Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

KOLLA E MIRË/KOLLA E KEQE

Shko poshtë

KOLLA E MIRË/KOLLA E KEQE

Mesazh nga Juѕт٠ prej Wed Dec 22, 2010 1:21 pm

KOLLA E MIRË/KOLLA E KEQE


Kolla e mirë është një nga sëmundjet ngjitëse më të rënda të fëmijërisë. Por sot me vaksinimin e fëmijëve, shenjat e kësaj sëmundje tek fëmijët e vegjël janë zbutur mjaft dhe rastet e rënda janë rralluar.
Sëmundja është shumë ngjitëse, pra fëmija duhet mbajtur larg nga fëmijët e vegjël të cilët nuk janë të vaksinuar, veçanërisht foshnjet. Disa fëmijë, mbas kalimit të kollës së mirë mund të zhvillojnë një infeksion dytësor, si bronkiti dhe pneumonia.


Shenjat
Java e parë
• Shenja të një kolle apo të një ftohjeje të zakonshme
• Temperaturë e lehtë
Java e dytë
• Përkeqësim/rëndim i kollës me kriza të shpeshta, të cilat mund të zgjasin edhe një minutë, kollë e ngjashme me të kënduarit e gjelit, mbas të cilës fëmija ka vështirësi të marrë frymë.
• Mbas një krize kolle, fëmija mund të vjellë.
Nga java e tretë deri në të shtatën
• Kolla përmirësohet, por mund të përkeqësohet dhe fëmija të ketë një bronkopneumoni.
• Mbas javës së tretë fëmija nuk është më ngjitës.


çfarë mund të bëni?
• Gjatë krizave të kollës qëndroni pranë fëmijës, se për të kjo periudhë mund të jetë shumë e mundimshme. Mbajeni të ulur mbi gjunjët tuaj, lehtësisht të përkulur përpara. Vendosni pranë një legen, në mënyrë që kur të kollitet, të mund të pështyjë sekrecionet që ka dhe ndoshta edhe të vjellë. Më tej
legenin pastrojeni mirë me ujë të përvëluar, për të mënjanuar përhapjen e infeksionit.
• Nëse fëmija gjatë vakteve të ushqyerjes kollitet dhe vjell shpesh, ushqejeni në orare më të shpeshta dhe nëse është e mundur, menjëherë pas kalimit të një krize kolle.
• Mundohuni të luani dhe zbaviteni, sepse duke ia larguar vëmendjen, mund të ketë më pak kriza kolle. Megjithatë, mos e lodhni, apo mos e ngacmoni shumë sepse kjo mund të shpërthejë një krizë kolle.
• Flini në një dhomë me fëmijën gjatë natës, në mënyrë që të jeni pranë, kur kalon ndonjë krizë kolle
• Mos i lejoni askujt të pijë duhan në dhomën ku qëndron fëmija, apo pranë tij dhe mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe qetësuese të kollës, pa rekomandimin e mjekut.


Drejtohuni urgjent tek mjeku në rast se:
• gjatë një krize kolle fëmija juaj merr ngjyrë blu dhe nuk arrin të marrë frymë.
• mendoni që fëmija juaj ka kollën e mirë.


Si të ndihmojmë një fëmijë 0-1 vjeç, me kollë?
Në foshnjet e vogla, kolla e mirë është e rrezikshme, sepse mund të ndodhë që gjatë krizave të kollës
fëmija nuk arrin të marrë dot frymë. Fëmija juaj do të ketë nevojë për një vëmendje të veçantë dhe në rast se mjeku e gjykon të arsyeshme, mund të shtrohet për disa ditë në spital. Në rast se vjell shpesh, mund të ketë probleme edhe me ushqyerjen, prandaj duhet ta ushqeni sa më shpesh që të jetë e mundur, veçanërisht mbas çdo krize kolle.

Krizat e kollës
Në rast se foshnja ka një krizë kolle, vendoseni në shtrat shtrirë me barkun përmbys dhe me këmbët lehtësisht të ngritura me jastëk, apo mbështeteni me fytyrë përmbys mbi gjunjët tuaja. Qëndroni me të
deri kur nuk ka pushuar kolla dhe fillon të marrë frymë normalisht. Mbas një krize kolle apo të vjellave,
përkëdheleni për ta qetësuar.


SKARLATINA
është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus, që godet në përgjithësi fëmijët në moshën e shkollës, veçanërisht në muajt e dimrit dhe të pranverës. Periudha e fshehtë shkon nga 7 në 28 ditë.
Si dallohet
Në fillim shfaqen disa njolla të mëdha të kuqe në të dyja faqet, që duken sikur janë goditur me shpullë
dhe janë më të ngrohta se pjesët e tjera të fytyrës. Fëmija nuk ka temperaturë. Pas dy – tre ditësh këto njolla përhapen edhe në trup, krahë dhe këmbë: kanë pamjen e një pulle me qendrën më të qartë dhe anët më të kuqe dhe të ngritura, që dallohen nga pjesa e lëkurës që nuk është prekur. Në pritje të pediatrit Kontrolloni temperaturën: nganjëherë mund të ketë një ngritje të vogël (37 gradë), kur shfaqen
njollat në fytyrë. Nëse ka kruarje, mbajani thonjtë e shkurtër që të mos kruhet.
Si kurohet
Nuk ka terapi të veçanta: skarlatina në përgjithësi kalon vetë brenda dhjetë ditësh. Nganjëherë lëkura e prekur mbetet e ndjeshme për disa kohë pas shërimit: që të mos skuqet përsëri, është mirë që të mos nxirret fëmija në diell, të mos bëhen kalime të shpejta nga e ngrohta në të ftohtë ose banja shumë të nxehta.


HEPATITI
është një infeksion i qelizave të mëlçisë, që mund të shkaktohet nga tipe të ndryshme virusesh.
Më të përhapurit janë:
• virusi i hepatitit A, që merret duke ngrënë ushqime të infektuara, të gjalla apo të gatuar pak (fruta deti, perime) dhe
• virusi i hepatitit B, që transmetohet nëpërmjet gjakut të infektuar, nëpërmjet raporteve seksuale ose gjatë lindjes, nëse nëna është mbajtëse e virusit. Hepatiti A ka një periudhë inkubacioni të fshehtë prej 3-6 javë, ndërsa hepatiti B nga 3-6 muaj.


Si dallohet
Në të dy rastet sëmundja fillon me temperaturë, të vjella, diarre, dhimbje gjoksi. Pas disa ditësh shfaqet verdhëza, që ngjyros në të verdhë lëkurën dhe sytë. Megjithatë, hepatiti A tek fëmijët nën dy vjeç shpesh godet edhe pa dhënë shenja të dukshme, ndërsa Hepatiti B rrallë mund të shoqërohet me ngjyrën e verdhë të fortë të urinës dhe jashtëqitjes. Në pritje të pediatrit Nëse fëmija ka temperaturë, shqetësime gastriti mos i jepni asnjë mjekim, as kundra temperaturës deri në ardhjen e pediatrit. Pezulloni ushqimin e zakonshëm, duke i dhënë fëmijës vetëm ujë me sheqer.
Si kurohet
Nuk ekziston terapi kundër virusit të hepatitit. Megjithatë, sëmundja mund të parandalohet me anë të vaksinimit, që për hepatitin B është i detyruar për të gjithë të sapolindurit dhe fëmijët që kanë mbushur 12 vjeç.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi