Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Ka ndërmend të lus një milion njerëz t’ia dhurojnë nga një dollarë (Video)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ka ndërmend të lus një milion njerëz t’ia dhurojnë nga një dollarë (Video)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Jul 01, 2011 12:03 pm

Chris Coon 29 vjeçar nga New York-u planifikon që në katër deri në pesë vitet e ardhshme t’i lus një milion njerëz që t’ia dhurojnë nga një dollarë, shkruan Huffington Post.
Chris me anë të “eksperimentit sociologjik” siç e quan ai, dëshiron të grumbullojë para për ta blerë një shtëpi për dy vajzat e tij, të cilat momentalisht flenë në rrugë dhe konsiderohen si të pastrehë.

Prej fillimit të qershorit ai ka lutur 3.462 veta për nga një dollarë. Në faqen e internetit City Room kanë llogaritur se nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë shifrën prej një milion njerëzve do ta mbërrijë vetëm në vitin 2054.

Gjatë eksperimentit ai do të marrë shënime dhe për secilin që ia dhuron një dollarë Chris do ta shkruajë gjininë dhe kombësinë.

“Çdo ditë do të shënojë se sa njerëz kam pyetur, sa veta ma kanë falë nga një dollarë dhe sa kam shpenzuar”, tha Chris. Të gjitha të dhënat i publikon në faqen e internetit askamillion.com. Hulumtimin e tij nuk e konsideron lypje por “punë” që ka rregullat e veta.

“Nuk e filloj punën para orës 13 sepse njerëzit në mëngjes nguten për të shkuar në punë dhe nuk kanë kohë të më dëgjojnë. Nuk i mërzis njerëzit të cilët janë duke ngrënë sepse nuk është e hijshme, po ashtu nuk kërkoj para as kur jam në tren ose në stacionet e trenit”, tha Chris. Ditën e parë kishte lutur 500 veta për t’ia dhuruar nga një dollarë dhe “fitoi” 127 dollarë. Prej fillimit të operacionit ka grumbulluar 1205 dollarë.


Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi