Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Bakteriet e ulçerës në stomak ndërrojnë formë

Shko poshtë

Bakteriet e ulçerës në stomak ndërrojnë formë

Mesazh nga Juѕт٠ prej Wed Dec 22, 2010 1:21 pm

Bakteriet e ulçerës në stomak ndërrojnë formë

Helikobakteriet janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Nga këto pozicione bakteriet nisin një proces malcimi i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulçerë dhe mbas një kohe të gjatë mund t''''i japë shtysë tumoreve në stomak. Por procesi dëmtues shfaqet vetëm në disa të infektuar, jo tek të gjithë.

- Bakteriet përmbajnë një lëndë që quhet BabA dhe që u mundëson atyre ngjitjen pas membranës mukozore, thotë profesor Thomas Bor?n që udhëheq një grup ndërkombëtar hulumtuesish në Ume? të Suedisë të cilët kanë përpiluar tashmë pjesë të mëdha të të fshehtave pas aftësisë së ndërlikuar ngjitëse të bakterieve të ulçerës në stomak.

BabA veçon disa lëndë të veçanta sheqerore në sipërfaqen e qelizave të cilat ndryshojnë në paraqitje duke u varur nga se cilit grup gjaku i përket individi, A, B, ose 0. Aty nguliten bakteriet dhe vjedhin mjetet e jetesës nga sheqeri.
Ndryshimi që bëjnë bakteriet u jep atyre disa përparësi: përhapen më lehtë ndërmjet individëve me grupe të ndryshme gjaku, kështu mund të infektojnë shumë vetë dhe në këtë mënyrë kanë mundur të përhapen në të gjithë botën.
- Bakteriet kanë aftësi befasuese për t''''u përshtatur dhe sillen si një kameleon, thotë Thomas Bor?n.
Efekti ngjitës ndryshon nga një lloj bakterie në një tjetër si dhe me kohën, çfarë mund të shpjegojë simptomat e ndryshme të infeksioneve. Prej nga pothuajse asnjë reaksioni deri tek plagë të rënda stomaku.
Shpresat janë të arrihet të zhvillohen ilaçe të reja që pengojnë lidhjen dhe ndërpresin procesin e ngjitjes. Një vaksinë e mbështetur tek lënda BabA është gjithashtu duke u provuar midis të tjerash nga grupi i Ume?''''s. Ajo mund të stërhollohet tashmë dhe le të shpresojmë se mund të bëhet më e efektshme.
- Kjo na jep mundësi të skicojmë vaksina të posaçme sipas mënyrës që bakteriet u përshtaten mjediseve të ndryshme, thotë Thomas Bor?n.
Gjatë shqyrtimit hulumtuesit mblodhën 59 farefisni të ndryshme bakteriesh të përhapura në Peru si dhe mbi 300 vende të tjera si në Suedi, Japoni dhe Spanjë. Ata gjetën lidhje të ngushta me lëndët sheqerore të grupeve të gjakut në 95 përqind të të gjitha motërzimeve bakteriesh.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi