Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Një virus i zakonshëm ngadalëson sëmundjen AIDS

Shko poshtë

Një virus i zakonshëm ngadalëson sëmundjen AIDS

Mesazh nga Juѕт٠ prej Wed Dec 22, 2010 1:20 pm

Një virus i zakonshëm ngadalëson sëmundjen AIDS

Një virus i padëmshëm dhe i zakonshëm ndër njerëzit vonon zhvillimin e sëmundjes AIDS, bëhet e ditur nga një studim i botuar më 03-03-2004 në revistën e famshme mjeksore New England Journal of Medicine.

Ky virus qëndron në trupin e njeriut me vite dhe ndërkohë ndërthuret me sëmundjen HIV, domethënë me virusin AIDS me të cilin janë 40 milion njerëz në botë të sëmurë dhe 30 milion të tjerë kanë vdekur tashmë. Edhe virusi i padëmshëm, i njohur si GBV-C, edhe ai HIV ndikojnë mbi të njëjtat qeliza.

Shkencëtarët e Universitetit të Ajovës (University of Ioëa) në SHBA zbuluan se meshkujt të sëmurë me HIV por jo më me virusin GBV-C pas 5-6 vjetësh vdiqën afërsisht tre herë më shpejt sesa meshkujt që akoma kishin virusin GBV-C. Pra, pa praninë e virusit GBV-C, virusi HIV duket se sulmon më me forcë. Norma e mbijetesës 10- vjeçare ishte 75% për meshkujt qe i kishin të dy viruset, 39% për ato që nuk e kishin patur kurrë virusin GBV-C dhe 16% për ato që e patën larguar virusin GBV-C nga trupi i tyre. Pra, virusi GBV-C nuk mund të shërbejë si vaksinë, sepse ai nuk i bëhet pengesë ndotjes me virusin HIV. Gjithashtu, shkencëtarët zbuluan se virusit GBV-C i ndihet pasoja vetëm pas 18 muajve që njeriu është ndotur me virusin HIV. Nga ana e tij, virusi GBV-C përhapet në të njëjtat mënyra si përhapet virusi HIV.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi