Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Hepatiti B

Shko poshtë

Hepatiti B

Mesazh nga Juѕт٠ prej Wed Dec 22, 2010 1:19 pm

Hepatiti B


Hepatiti
B është sëmundje e mëlçisë së zezë që karakterizohet me pezmatimin dhe
dëmtimin e qelizave të saj. Sëmundja shkaktohet nga virusi i Hepatitit B
(HBV) që është i pranishëm në gjakun dhe në të gjitha lëngjet e trupit
të personit të infektuar. Shumica e rasteve me hepatit janë akute, që do
të thotë se zgjatin më pak se një vit.
Gjashtë deri dhjetë përqind e
të infektuarve me Hepatitis B kalojnë në fazën kronike të sëmundjes, që
do të thotë se personi vazhdon të jetë shumë ngjitës për të tjerët dhe
rrezikon që të kalojë vetë në cirozë ose kancer të mëlcisë.
Hepatiti B
mund të transmetohet nga kontakti i gjakut ose lengjeve trupore të
personit të infektuar me çdo grisje në lëkurë ose në membranat mukoze të
një personi të shëndoshë.

Hepatiti B më së shumti transmetohet
nëpërmjet kontakteve seksuale, duke përdorur shiringa të përbashkëta dhe
me transfuzione të gjakut të infektuar -tamam si transmetimi i HIV-it
(virusi që shkakton AIDS).

Në disa zona të botës, Hepatiti B
është endemik dhe mund të transmetohet tek pasardhësit që lindin nga
nëna të sëmura dhe këta fëmijë bëhen mbartës kronikë pa simptoma të
sëmundjes

Në fillim personi i infektuar me Hepatit B nuk çfaq
asnjë nga shënjat e sëmundjes, pra mungesa e simptomave është shënja më
tipike e sëmundjes !. Disa të tjerë provojnë shënjat e një gripi mesatar
me temperaturë, dhëmbje trupi, humbje të oreksit dhe lodhje. Me
përparimin e sëmundjes, shumë njerëz çfaqin zverdhjen e përkohëshme të
lëkurës dhe urina e tyre bëhet e errët

Seksi i sigurtë dhe
evitimi i përdorimit të përbashkët të shiringave (për droga ose tatu)
janë masa të rëndësishme që ndihmojnë të mos transmetohet Hepatitit B
nga njeri person në tjetrin.

Hepatiti B bën pjesë në grupin e
sëmundjeve që transmetohen me rrugë seksuale (SST) dhe nga të gjitha
sëmundjet që transmetohen seksualisht, Hepatiti B, është ai që mund të
parandalohet më mirë sepse për këtë sëmundje ka një vaksinë që bëhet me
tre injeksione në gjashtë muaj.

Nga që Hepatiti B është shumë
ngjitës, të gjithë ata që kanë patur kontakte të afërta personale me një
person të infektuar me virusin, duhet të ekzaminohen dhe vaksinohen. Me
që ju jeni 40 persona me Hepatit B dhe burgu mund të jetë vënd
kontaktesh, është mirë që në burgun tuaj të bëhet vaksinimi kundër
Hepatitit B për të gjithë të burgosurit.

Hepatiti B është nga të
gjitha llojet e hepatiteve më i përhapuri në botë. Ata që infektohen me
Hepatit B kur janë fëmijë ka shumë mundësi të bëhen mbartës kronikë të
sëmundjes. Nga ata që infektohen me Hepatit B, një në dhjetë prej tyre
bëhet mbartës kronik i sëmundjes, ndërsa nëndë të tjetët janë raste
akute që zgjatin nga një deri në gjashtë muaj dhe gjatë kësaj periudhe
personi është vazhdimisht ngjitës.

Rreziku më i madh i Hepatitit B
kronik është përparimi i sëmundjes së mëlçisë së zezë. Një e katërta e
të githë rasteve kronike kalojnë ose në Cirrhosis të mëlcisë ose në
kancer të saj. Në rast se do të keni kontakte me fëmijët tuaj mund t’i
infektoni edhe ata, por ju nuk duhet të rroni me frikën e këtyre
mundësive fatale sepse sëmundjet e mëlçisë që thamë nuk i vuajnë të
gjithë dhe fëmijët mund të imunizohen me sukses. Tek personat që vuajnë
nga Hepatiti B akut, sëmundja zgjat gjashtë muaj dhe gjatë kësaj
periudhe personi është vazhdimisht infektues për të tjerët.

Ju që
e dini se jeni të infektuar me Hepatit B, duhet të ndjeni përgjegjësinë
për të mos e përhapur sëmundjen në njerëz të tjerë të shëndoshë. Askush
nuk është jashtë rrezikut të infektohet! Ka mundësi që shumë nga ju të
mos jenë shumë infektues për të tjerët, kjo varet nga antigeni që ju
mbartni dhe antikorpet që keni formuar. Këto antigjenë dhe antikorpe
zbulohen me një analizë gjaku. Ju duhet ta keni bërë këtë analizë që të
dini ju dhe doktori juaj shkallën tuaj të rrezikshmërisë

Përveç
gjithë këtyre që thamë ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm lidhur me
rregullat për seksin e sigurtë (ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë).
Përdorni kondomin dhe mbrojtje të tjera në çdo marrëdhënie seksuale që
do të kryeni. Njoftojeni partneren ose partnerin tuaj seksual ose çdo
partner tjetër që do të keni në të ardhmen, se ju jeni mbartës të
Hepatitit B dhe u thoni të vaksinohen kundër sëmundjes.

Hepatiti B
mund të transmetohet nëpërmjet çdo membrane mukoze të një personi të pa
infektuar, që vjen në kontakt me çdo lëng trupi të infektuar, përfshi
pështymën, spermën, sekrecionet vaginale dhe gjakun. Ndërkaq
koncentracioni më i madh i viruseve është në gjak. Mua nuk më pëlqen të
them “mos puthni “. Unë e lë këtë në dorën tuaj dhe të partnerëve tuaj
seksualë të vendosni se çfarë rreziku do të ngrini mbi vete

Partnerët
tuaj seksualë që tashmë mund ta kenë marrë virusin rekomandohet të
marrin globulina immune kundër Hepatitis B, që është një injeksion që
ndryshon nga vaksina. Këto duhet të bëhen brënda dy javëve pas
ekspozimit me virusin. Partneri duhet të vaksinohet kundër Hepatitit B.
Vaksinimi bëhet me tre injeksione në fillim, në muajin e parë dhe në
muajin e gjashtë. Ka shumë rëndësi që të bëhet injeksioni i fundit.
Vaksinimi kur bëhet komplet jep imunitet në 90 përqind të të rriturve
dhe në 95 përqind të fëmijve që vaksinohen.

Është mirë që të
gjithë fëmijët të vaksinohen për Hepatitin B. Mirë është të vaksionohen
edhe të rriturit, veçanërisht punonjësit e shëndetësisë...
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi