Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Duarthatë në duel me luanin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Duarthatë në duel me luanin

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 23, 2011 10:08 am



Al-Sayed Al-Essawy, 25 vjeçari nga Daqahila është i bindur se takimi i tij prej gladiatori kundër luanit do të tërheqë numër të madh të turistëve në Egjipt dhe është i bindur se luftën duhet ta zhvillojë, përkundër reagimeve nga mbarë bota.
Paralajmërimi i kësaj lufte të pazakontë ka nxitur shumë reagime, ndërsa grupet për mbrojtjen e kafshëve kanë filluar një peticion kundër kësaj ndeshje. Atë personalisht ky kundërshtim e ka befasuar. Ky njeri që e ka shpallë veten si “njeriu më i fortë në botë” është i zhgënjyer për shkak të reagimeve të tilla të opinionit botërorë, por nuk e ka ndërmend të tërhiqet, edhe nëse do ta mbajë sekret vendin ku do t’i dalë përballë bishës.

Ideja për t’u ndeshur me luanin i lindi që në moshën 13 vjeçare, kur e kuptoi se është tepër i fuqishëm. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vend mendon se tash është momenti i duhur për një gjë të tillë. Ai thotë se kundërshtarët e këtij dueli janë të keqinformuar, pasi ai nuk e ka ndërmend ta mbysë luanin, por vetëm ta mposhtë. Ai do të ndeshet me luanin duarthatë, ndërsa do ta vrasë vetëm nëse është e domosdoshme.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi