Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Pa kulm në kokë por trashëgoi alamet pasuri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pa kulm në kokë por trashëgoi alamet pasuri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 23, 2011 10:05 am

Max Melitzer (65 vjeçar) me vite jeton i pastrehë në parkun e Salt Lake Cityt, ndërsa këto ditë mësoi se jeta e tij do të ndryshojë me themel.
Hetuesi privat David Lundberg njoftoi se ky njeri pa kulm mbi kokë me prejardhje nga Utah është trashëgimtar i një shume të mëdha parash. Nuk zbuloi se për sa para bëhet fjalë, por mediat raportojnë se pasurinë ia la trashëgim vëllai pas vdekjes.

Hetuesi arriti ta gjejë Maxin në park me një karrocë përplot gjëra të cilën e barte me vete dhe ia kumtoi lajmin. “Më ai nuk do të jetojë në rrugë ose në depot e braktisura”, tha hetuesi për AP-në. “Do ta ketë rastin të jetojë një jetë normale, të ketë shtëpi, të kujdeset për veten, të blejë rroba të reja, ushqim dhe të paguaj shërbimet mjekësore”.

Lundberg punoi intensivisht dy muaj në këtë rast, ndërsa atë e angazhoi familja e të ndjerit nëpërmjet një agjencie avokatësh nga New Yorku. Max tash për tash nuk dëshiron të flasë me gazetarët, ndërsa familja e tij me siguri se do të organizojë një konferencë për media pas takimit me të.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi