Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Jerusalem: E dënuan qenin me vdekje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jerusalem: E dënuan qenin me vdekje

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 23, 2011 9:40 am



Gjykata hebreje e rabinëve e dënoi një qen me vdekje me mbytjen me gurë nga frika se ai është reinkarnimi i një avokati i cili ka fyer gjykatësit.
Sipas BBC-së, qeni para disa javësh u fut në gjykatën financiare të Jerusalemit dhe nuk dëshironte të largohej prej aty. Kjo situatë njërit prej gjykatësve ia përkujtoi kohën e 20 viteve më parë kur gjykatësit kishin mallkuar njërin prej avokatëve tashmë të ndjerë që shpirti i tij të ringjallej si qen. Qeni i cili nuk dëshironte të largohej nga ndërtesa u zhduk para se të shqiptohej dënimi.

Njëri prej gjykatësve kërkoi nga fëmijët në lagjen Mea Shearim që ta ekzekutojnë urdhërin, respektivisht ta mbysin qenin me gurë në rast se e shohin në rrugë. Organizata e cila lufton për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve ka bërë një ankesë, ndërsa policia është duke e hetuar rastin. Hebrenjtë tradicionalë qentë i konsiderojnë si kafshë të papastra.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi