Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Ushqimet që shërojnë zemrën, ulin yndyrat dhe luftojnë tumorin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ushqimet që shërojnë zemrën, ulin yndyrat dhe luftojnë tumorin

Mesazh nga Juѕт٠ prej Wed Dec 22, 2010 1:13 pm

Ushqimet që shërojnë zemrën, ulin yndyrat dhe luftojnë tumorin

Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojnë në mënyrë optimale. Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Në fakt, secili ushqim në këtë listë mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogëlimi i kolesterolit, mbrojtja ndaj sëmundjes së zemrës dhe kështu me radhë. Ushqehuni me këto ushqime të shëndetshme dhe filloni të ndiheni më të shëndetshëm.

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershitë

Kur flasim për ushqimet më të shëndetshme aty kemi edhe qershitë. Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Qershitë janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava)

Gujava është një frut i vogël tropik që mund të jetë i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 për qind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procesojë shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk përgatiten. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve të forta të qelizave. Por, struktura qelizore e këtij fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si është natyral. E përveç të tjerash ky frutë ofron vlerat ushqyese pa sodium që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i gjen… e di çfarë duhet të bësh?

Fasulet

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fibër, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të tria në një pako.

Lakrat

Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2 për qind. Gram për gram ofron vitaminë C sa një portokall dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitaminë A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtëse.

Spinaqi

Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të parit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru) dhe dementis (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.

Qepët

Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupi ky qepa ka efekt. Qepët përmbajnë enzimë të fuqishme që luftojnë kancerin, konsumimi i qepës ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karotat

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potentë të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës së urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut.

Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karotë në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

Lakra e shtëpisë

Lakra është një shtëpi përplot me vitaminë K dhe C. Vetëm një grusht me lakër ofron 91 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminë K, 50 për qind të vitaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitaminë B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakra ofron 11 për qind më shumë vitamina C se sa portokallet.

Brokoli

Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filxhan) me brokoli të ziera ofron 200 për qind të vitaminës C të rekomanduar (prapë më shumë se portokalli), gati ka po aq vitaminë K, dhe rreth përgjysmë të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A, së bashku me folate, fibër, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmban gati dy herë më shumë sasi të proteinave sesa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës.

Lakra jeshile

Lakra jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidant të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filxhan me lakër jeshile të ziera përmbajnë 1328 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A dhe deri 90 për qind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.

Hithrat

Po i njëjti bar, i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filxhan me flet të hithrës ofron 535 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e hithrave, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibrës dhe potasës. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitaminë A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi