Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Fytyra e njeriut në sipërfaqen e Marsit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fytyra e njeriut në sipërfaqen e Marsit

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Jun 17, 2011 10:42 am

Në sipërfaqen e planetit Mars sërish është zbuluar një vend i cili përngjan në fytyrën e njeriut. Mediat britanike shkruajnë se në këtë foto mund të vërehet se kjo fytyrë i përngjan aktorit komik të televizionit britanik, Alf Gernett.
Fytyra e fotografuar e cila i përngjan aktorit komik është bërë në kuadër të misionit Mars Express.
“Fytyra në Mars” është fotografuar edhe në vitin 1976 kur dy fluturake Viking, pa ekuipazh, hynë në stazën përreth Marsit.

Secila fluturake në sipërfaqen e Marsit lëshoi nga një lender, derisa orbiterët, nëpërmjet radios dërguan në Tokë 60.000 fotografi nga sipërfaqja e Marsit. Menjëherë pas kësaj ngjarje shkencëtarët e programit Viking vërejtën njërën nga fotot një formacion katërkëndësh të gjatë disa kilometra, i cili i përngjante fytyrës së njeriut.



Shkencëtarët ia përcollën këtë foto gazetarëve, më shumë si humor. Hulumtuesit dhe gazetarët identifikuan fytyrën si një formacion të pazakontë gurësh të krijuar nga erozioni. Një kënd më i ngushtë i fotografisë bëri që kjo copë shkëmbore të përngjajë në fytyrën e njeriut.



Tri vite më vonë dy shkencëtarë, ekspertë kompjuterësh, pa një përvojë paraparake në gjeologjinë e Marsit, duke punuar me kontratë për NASA-n, hasën në këtë fotografi derisa hulumtonin arkivin e Vikingut.

Eksperimentuan me një program për rritjen e fotografive dhe erdhën në përfundim se “fytyra” nuk është krijuar në rrugë natyrale. Më 2008 është bërë edhe një fotografi tjetër në të cilën shihet “smiley” i stilizuar. Ekspertët e spjeguan duke thënë se thjeshtë ky është vetëm një formacion shkëmbor dhe asgjë tjetër.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi