Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:37 pm

BUZEGREMINES

Te pashe buzgreminës,
I shashtrisur thirra:"NDAL"!
Sa u dridha prej rrepinës,
zemra plasi, nuk jam gjallë!

Sa e pash ne mundim veten?
Ty ne atë rrokullimë !
Ma mirë unë te shkoj te tretem
Se ti te behesh viktimë !

Kjo jehone qe del nga honi,
Te shfaq syrin te perlotur !.
Me thuaj zemër çka ka ndodhur ?
Ne kete jetë kaq te ndotur !!!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:38 pm

KËSHTU VRITET PAFAJSIA !

S'ka çast që s'lindin vargje
jam rob i varur per poezi,
kerkojnë keto vise e keto pragje
te shkruash e të bësh risi !

Tek ecja ne rrugë me makinë
me lindi befas një varg pshertimë!
Nje drenushe e pafajshme si vetetime
u ndesh perpara e ra n'lendinë

Një deng lotesh se di nga erdhi
sa shpejt në gjendjen time nderroj stina !
Vërshimlot dhe drenusha derdhi
më shurdhoj atë çast oshëtima!

Në shpirt ndjeva një barrë të madhe
Ishte plaga e viteve të mia
E barta me vite deri në këto çaste
Te shkruaj se kështu vritet pafajsia !

PA TË - JAM I GJALLË - I VARROSUR !

Shkojnë ditët, netët unë sërish në vetëmi
Me vargje zbus mallin, pikëllimin!

Ka mbetur shumë në këtë tirani
në këtë shtërngatë e bëj udhëtimin!

Endem rrëpirës të ngjitem në majë
atje ku shqipet mund të ngjiten ,

Vetëm një shpresë më krijon uzdajë
më thotë do te vij të të bashkangjitem!

Cilën pergjigje të jap ! Jam i paditur!
Ajo - akuzën time nuk mund ta kuptojë !

E ndjej! Është yll që ndez një zemër të fikur
Në udhën e jetës sërish të rrugëtojë !

Ndaj ndjehem i vrarë , ndjehem i plagosur
Për Të ! E, pa Të, jam i gjallë -i varrosur !
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:38 pm

NUK JAM...

Nuk jam Lasgush qe flet per shije
As ti Nafija - poeteshe dashurie !

Nuk jam Mitrushi qe klith nga qelite :
- Eftipise e dashur - te lutem mos prit!

As Petro Marko s'jam - Heminguej i pashem,
Me Safon e dashur - kipce te ngjashem !

Nuk jam Dhimiter qe shenjezon ne qark
As ti Munevere qe me rrin perqark!

As Kadare se bej dot veten
Elena - Ti , qe me fal gersheten !

As Dritero qe ngrit dolli Devolli
perse Sadija dashuri i mbolli!

Une jam Pirg i dhembjes qe e ndjeva jeten
dashuria e vrare - me ndez veten !

Haperoj mes vuajtjes - s'kam cast gezimi !
Vetem kur del A...., si enxhull vegimi !

Dhe endem ne linje padurim e pres
cdo fjale e saj - i blerte mengjes!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:38 pm

QENIE E RRALLË

Në boten time je qenie e rrallë
edhe pse si frymemarrje - të mendoj shpesh
Je bere shi vere qe thatesirën ringjallë
del ylber që pas rrëmetit buzëqesh!

Pa fjalën tënde paskëtaj nuk e di
Do t'më mbese fije gëzimi në vepër ?
Mos nis rrëmeti i pikëllimit - orgji,
të ringrisë tendat në pikëllimin e vjetër !

Je berë diell për mua , më bleron trupi
Edhe vargjet e kengëve - dashuri kanë per jetën !
Në ëndërrën mrekulli që sa shpejt humbi
në parajsë si shenjt të dy ramë e fjetëm!

Te shikoja butësinë që e pate mbi çepalla
dhe buzëqeshjet e gjumit si margaritari !
Sa i lumtur isha, sikur sërish u ringjalla
dhe dola nga ëndërra sikur dal nga varri !
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:38 pm

PA TITULL

Ku ngeli përgjigja që une e vonova
Kjo kurrë ne jetë s'kish ngjarë !
Sikur një shekull në varr u shtrova
per te berë nje itinerar!

Në botën e ndërgjegjes hyra vrap
Ajo u kthye nga heshtja në jehonë,
Në horizontin e jetës nje dritë u hap
u zbeh në shtigje një zezonë !
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:39 pm

KËRKOJ...!

Kerkoj të them një fjalë
që skalit një zemër !

T'ia hapë horizontin që ka blerimi !

Ajo nuk është ëndërr
është qenie me emër

bëhet yll agimi në shtigje gëzimi!

Një buzëqeshje e saj
e shuan etjen time,

në shpirtin shkretëtirë prej zjarri !

Ndaj unë krijoj vargje
që shfaqin shumë gëzime

si lulet e pranveres - ugari!

Janë rima, simbole, janë kurorë
arrijnë t'ia stolisin bukurinë

per mirësinë që ka, per vepren që bën !

Ashtu dalin yjet në aurorë,
dhe grinden me errësirën ,

si unë që me shpirt i bëhem kurban!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:39 pm

MJEGULLIMË NË MUA

U ndal shiu dhe lotët reshtin
e trishtë pamja, mjegullimë në mua?
Në varreza të vdekurit sa thellë heshtin
Nuk kthejnë përgjigje pse u them : U dua!

I shkallmuar endem tek keto varreza
Se kam dashuritë që kisha jetësisht !
S'ka ngjyra të tjera zemra pos të zeza
Syve loti u shterr perfundimisht !

Ku ka force që më kthen buzeqeshjet!
Ku ka rreze qe me kthen ngrohtësinë ?
Nëse befas dalin ndonjeherë ngerdheshjet ,
s'ma kthejnë jo kurrë lumturinë !

Ndaj duhet të ik nga kjo botë e varfër
të shkoj atje ku kam shpirtin tim !
Se këtu gjithmonë e ndjej afër - sa afër
me vargje malli e marr n' përqafim!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:39 pm

BUZEGREMINES

Te pashe buzgreminës,
I shashtrisur thirra:"NDAL"!
Sa u dridha prej rrepinës,
zemra plasi, nuk jam gjallë!

Sa e pash ne mundim veten?
Ty ne atë rrokullimë !
Ma mirë unë te shkoj te tretem
Se ti te behesh viktimë !

Kjo jehone qe del nga honi,
Te shfaq syrin te perlotur !.
Me thuaj zemër çka ka ndodhur ?
Ne kete jetë kaq te ndotur !!!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:39 pm

KËSHTU VRITET PAFAJSIA !

S'ka çast që s'lindin vargje
jam rob i varur per poezi,
kerkojnë keto vise e keto pragje
te shkruash e të bësh risi !

Tek ecja ne rrugë me makinë
me lindi befas një varg pshertimë!
Nje drenushe e pafajshme si vetetime
u ndesh perpara e ra n'lendinë

Një deng lotesh se di nga erdhi
sa shpejt në gjendjen time nderroj stina !
Vërshimlot dhe drenusha derdhi
më shurdhoj atë çast oshëtima!

Në shpirt ndjeva një barrë të madhe
Ishte plaga e viteve të mia
E barta me vite deri në këto çaste
Te shkruaj se kështu vritet pafajsia !
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi