Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:07 pm

SHQIPJA E DRITËS


Kur për shkak të moshës nuk mund të vraposh, ec shpejt, vetëm ec kurrë mos u ndal.

NËNË TEREZA


Nëpër tokën varr

Kufoma të gjalla

Në këtë atelie pa kulm

Jeta dhe vdekja peng.

Vrapove e kërrusur

Për t’ia kthyer botës

Buzëqeshjet vertikalisht.

Të gjitha plagët i arnove

Me vellot e bardha të nuseve

Dhimbjen e pagëzove shpresë

Vetëm ata që i vriste uria

E njohin Migjenin

Apoteozën e misrit

E dinë përmendesh

Sikur Zotit

I përkulën kafshatës.


Vetëm ata që i përtypin plagët

E njohin këtë meteor të pafikur

Që ecën vrapon e kurrë nuk ndalet

Derisa t’i dalë dhimbjes në fund

Kush më mirë se fëmijët jetimë

E ndjejnë dorën e ngrohtë

Dhe pëshpëritin: NËNA TEREZË
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:08 pm

SHTIGJET E DRITËS

(Tim vëllai, Prof. Shemsedin Zogajt)


A është e jona

Kjo botë

Një grusht dhe

Një copë qiell

Apo do yje drite

T’i mbledh si lulet.

Unë jam vetëm unë

As më i gjatë se hija ime

As më i rëndë

Se një grusht dhe

As më i djegur

Se hiri i vendlindjes

Gjithmonë fyt për fyt

Me shtrigat e territ

Nëntë rrathët e Ferrit të Dantes

I ke kaluar zbathur

Sot e njëmijë vjet e ke ditur,

Se errësira s´del fare nga mallkimi

As dielli nuk nxeh me lutje

Pa shtegtim pa djersë pa gjak

E di se të dhembin ujëvarat e lotëve

Nëpër pentagramin e rrudhave

Por akordoje me zhurmën e erërave

Lahutën time të varur në mur

Lirshëm le të luhet e këndohet

Në Premierën e lirisë

Ani pse e fituam mbi prush

Ani pse e fituam mbi shkrumb

E fituam me gjak

Liria është liri

O vëllai im!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:09 pm

SHQIPJA NË HORIZONTET E BARDHA

(Mërgimtarit Zef Sokoli)


Unë jam

Sizif i gjallë

I verbuar nga dashuria

Feniks i djegur

Dhe kurrë më

As nga prushi

As nga hiri

S’u bëra

As zog

As gur

Unë jam

Zogu i diellit

Me Flamurin e Skënderbeut nën pupla

Me gjuhën e Naimit në këngë

Me lotin e Nënë Terezës në vaje

Unë kosovari i humbur

Deri në Horizontet e Bardha

Derdha lot

Kullova gjak

As memec nuk u bëra

Gjashtëdhjetë e katër vite fola me vete

Jam shqiptar i Kosovës

Atdheu im është Shqipëria.

Mbaj mjekër të gjatë

Sa një copë bjeshke

Sa një lis Pashtriku

Sepse malet më pagëzuan

Meteor drite

Me Formulën e Pagëzimit

Të përgjakur

Gjëma ime rri peng

Te Ura me harqe

Te gurra e Drinit të Bardhë

Te lisi me litarin e varur

Te oxhaku i kullës së djegur

Te shpata e përgjakur

E zvarranikëve të Karpateve

Te lapidarët e lirisë nën diell

Atdheun e lash në flak

I shkrumbuar ika

Trembëdhjetë net

Nëpër detin e trazuar

Trembëdhjetë ditë

Nëpër Ferrin e Dantes

Në mes të klithmës e vdekjes

Më pagëzuan Zef Sokoli

Titaniku i humbur

Pse ma kërkoni

Anamnezën e vrarë

Atje në Kosovën e rinuar e gjeni

Të gravuar me gjak

Në shkëmbinjtë e Kosovës

Në dheun e Shqipërisë

Betohem vetëm

Para flamurit me shkabë

Para shpatës së Skënderbeut

Te istikamet e Adem Jasharit

Tri herë betohem!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:09 pm

JETIMI I PËRLOTUR

(D.F.)


Jemi ndarë nëpër errësirë

Dhe kurrë s`më mori malli

As për babain e dehur

As për nënën e lazdruar.

Kam ikur

Si kali pa fre

Udhëve të botës

Jetim me prindër të gjallë.

I kam pirë

Lotët e mi si ujin

Vetëm helmin s’e gjeta

Mushkrit blozhdë

Në këtë moshë s’ruhen
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:09 pm

PRANVERË E RE

Nipave: Diellit Endritit Orgesit


Me Dr.Gregoriy Hahn

Në Baidenayse

Pinim kafe

E pyeta për vendlindjen

Kurrë

Mos e kërko pranverën

Pa lule më tha.

Gabim mund ta pagëzosh

Dhe ma bëri një fotografi

Me zogjtë e këngës sime
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:09 pm

NJË DEGË ULLIRI DHE NJË GUR

Shqiptarit nga Çamëria, Enver Kurli


Në kullën e gurit

Varur në trarët e nxirë

Një daulle e shqyer rri

Me çampare të ndryshkura.

Enverit dhinë që çalonte

Ia prenë katilët grekë

Nga lëkura e saj

Një copë e bëri çantë krahu

Me tjetrën qepi daullen e shqyer

Në çantën me lëkurë dhie

Enveri futi një degë ulliri

Një gur e një grusht dhe

Detin Jon e la me valë të tërbuara

Qershitë e lakuara deri në dhe

Në livadhin e pakositur

Plot dardha e mollë

Që dukeshin si pikturë e Da Vinçit

Në atelienë e furtunave

Duke ikur nga Çamëria

Enverit ende i kujtohen:

Hingëllima e kalit të bardhë

Gjëma kur e vranë Selmanin

Dasmat dhe vdekjet

Varret dhe djepat

Vallja dhe kënga Çame

Dheu Deti Jon dhe Çamëria

Një degë ulliri ia dha nënës

Me gjethe si krahë shqiponje

I tha ta vejë në arkë

Aroma le ta dehë në kapilare gjaku

Lotët mos t’i bien në dheun e rinuar

E babait i solli një gur

Për ta ndie zërin

E themeleve të mbetura shkret

Dhe me sy të përlotur

Ta shikojë gjeografinë e truallit.

E rëndë ishte

Ajo degë ulliri

Sa bjeshka

Sa guri

Sa dielli

Sa hiri

Sa flaka e Çamërisë
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:10 pm

VALLJA ME SHAMIA PREJ FLAKE

“Po vin krushqit rrethit malit,

Rexha i nanës n`grazhd të kalit”

Popullore


Vraçi e hante frenin me dhëmbë

I ra me patkoin e ri në ballë e hingëlloi

I çoi peshë dasmorët

Kush e di nga dhimbja

Apo krenohej me patkoin vrastar

Çou Rexho, çou

Herë gjoku herë vraçi

Dasmat na i kthejnë në vdekje

Buzëqeshjet pëlcasin nga lotët

E në vallet e pakryera

Digjen shamitë prej flake

Nën krismat kur vraçi shqelmon

Për lotët e nënës

Për nusen pa dhëndër.

Për dhëndrin në grazhdin e gjokut
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:10 pm

SI E NJOHA FAMILJEN ARBËRESHE


Plakun e njoha në vijat e ballit

Skalitur nga kësula e bardhë

Loken me shallin mbaruar në vegjë

Dhe opingat e lëkurës plot gërsheta

Arbëreshen e bukur e njoha

Në vallen ”Syrin e kam për nishan”

Dhe me bluzën plot me shqiponja

Kur hidhej e përdridhej si flutur

Familjen Arbëreshe e njoha

Kur e ruante gjeografinë e atdheut
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:11 pm

NËNAT E PËRLOTURA


Edhe përtej shkretëtirës

Nënat

Në Lëndinën e Pikëllimit

Si tufa të zeza reshë.

Te një mur me gur bjeshke

I varin do portrete

Në korniza të zeza

Nënat i presin:

Burrat djemtë nuset

Mbesat ... dallëndyshet

Nëpër asfaltin e zi

Ecin e ecin

E s’i luten as Zotit

Dhe me thonj gërmojnë

Edhe te rrapi i qarë

Edhe te lisat e prerë

Edhe te gurët e thyer

Nënave të përlotura

Kur u shërohen sytë

Kur u terën lotët

SHKOLLA E DJEGUR


Edhe Shota mësoi në istikame

Alfabetin e shkroi në gur

Kush tha se trupin e Gjergj Fishtës

E kanë hedhur në lumë.

Kur e varrosën Shaban Polluzhën

Nën akull dielli nxehte pishë.

Kur digjeshin shkollat

Korbat i zinte gjaku i zi.

Te shkolla e djegur

Mësuesi pa ditar

Me syze të thyera

Thirr nxënësit e ulur në hi.

Ku është Liridona Agoni Drita

Burimi Shqiponja Guri

Arbëri Arbëresha Çlirimi

Çlirimtarja Qëndresa Qëndrimi

Ti Flakon

Çka mban në duar

Pak hi po e ruaj

Mësues i dashur

Hirin e Abetares mbaj

E ti Mimoza

Pse je përgjakur kështu

Mësues

U bëra varrmihëse

Varrosa engjëj

Kam gërryer dhe me thonj

Kam mbuluar trupa me dhe

Me këta grushte të vegjël

Që vetëm ne e shkolla e djegur

Të mbijetojmë
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:11 pm

NËNAT E TË PAGJETURVE


Në njërën dorë mbajnë lule

I vendosin varr mbi varr

Në tjetrën bëjnë ADN-në

E unazave të fejesës

Zinxhirëve të kromozomeve

Të shkrumbuara nëpër zjarre

Me thonj gërmojnë nën rrënjë

Atyre nën dhe u falin ledhatime

E përmallime nënash

Nënat në asnjë pranverë

Nuk ankohen për thatësi

Nëpër lumenj lotësh

Mbysin vajet dhe durimin

Në tavolinat prej guri

Mjekët bëjnë ADN-në e nuseve

Djegur në dasmat e përflakura.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:11 pm

KËPUCA BUZË DETIT


Një grua me shami ngjyrë deti

Që kishte lidhur tri nyjë në fyt

E pyeta sa larg është Otranto.

Shikoj rreth e rrotull detin

Ma përkëdheli dorën

Sikur një Nënë e trembur ofshani:

Shumë i thellë është Otranto

Dhe valët përkundnin

Këpucën numër dyzet e dy

Të djalit të saj të martuar

Me nuse Gomonën
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:12 pm

ZGJIMI NË AGIMET E VONUARA


Çamëri

Je zjarr je flakë

Je gjaku që s`shter

Nga gurra Iliri

Vëllai dergjet nën lëkurën

E ogiçit të vrarë

Lisi me pesë degë të prera

Me pesë ujëvare gjaku zvarrë.

Në kullat pa dyer

Nëpër dritaret e thyera

Hyn e dalin shpendkeq

E në foletë e kukuvajkave

Rrotull janë gjarpinj të zi

Presin meny prej mish zogu

Çamëri

Zgjohu

Në agimet e vonuara

O sot o kurrë

Sepse pëlcet

Edhe orbita e diellit.

Çamëri

Zgjohu në shekullin e ri

T’i arnojmë plagët

Me nga një fanfare drite.

Për ta parë fillin e agut

Mos bëj gjumë as në terr.

Zgjohu

Zonja e rëndë Çamëri

Bëhu në orbitë rreze drite

E diellit tonë të ri
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:12 pm

E KAM NJË SHTËPI


E ngrita një kullë prej guri

Të mos mbesin zogjtë

Në furtuna detesh

Kurrë s`mund të më thuash

Qyqe rremi

E kam gravuar në mermer

Adresën e shtëpisë.

Në udhë të paudhë nuk mbeta

Pragun e mora nga kulla e gjyshit

Në plasaritje betejash

Me histori të pashkelur
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:12 pm

TRUNGU ME PESË DEGË


Lulen e këputur

E kanë hedhë në lumë

Ajo nëpër valë

Nëpër dallgë dhe unë

Lulja në lumin e ngrirë

Unë i tharë në erë

Ajo me blerim të vyshkur

Unë pa stinën pranverë

Lulja e këputur

Nëpër dallgë e valë

Trungu im i prerë

Në pesë degë i ndarë
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:13 pm

E KAM NJË ATDHE


E kam një shtëpi

Një shtëpi prej guri

Nga zjarri kur u dogj

Lindi prapë Flamuri

E kam një kala

Një kala prej shkëmbi

As shkrumbi as hiri

Nuk e luajnë vendi.

E kam një fole

Për zogjtë shtegtarë

Në Lladrocin rrëzë Dielli

Lule dhe behar.

E kam një Atdhe

Mbështjellë me liri

E kam një Atdhe

Atdheun tim Shqipërinë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:13 pm

VASHA SY SHKRUAR


Bari me dele isha

Syshkruara u turbullonte lumin

Qengjave të etur

Prita e prita

Kur u kthjell uji

E pashë buzëqeshjen e saj

Nëpër rrjedhën e gurrës.

Shkova te Kroi i Gurit

Edhe aty buzëqeshja e saj

Më tha m´i mbaj gërshetat

Sepse dua të pi ujë

Kur ia shtrëngova me duar

M’u duk se zura ylberin.

Atëherë u turbullua

Edhe Kroi i Gurit

Djalo, më tha

Pije lotin tim të kthjelltë

Që ta shuash etjen
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:13 pm

BËHEM FOTOSINTEZË DRITE


Kur të zë cunami i detit

Më thirr

Se bëhem digë prej guri

Mos të herrin furtunat.

Kur ke dhimbje

Bëhem loti yt

Në gjethet e trëndafilit

Fotosintezë drite bëhem

Kur të vriten gazi edhe loti

Më thirr të ta pushoj dhimbjen

Të ta shëroj harenë e djegur
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:13 pm

DY KËNGË A DY LOT


Dy këngë

Për zogun në kafaz

Dy lule

Për vashën

Për gjergjefin e saj

Dy dhimbje

Për ty

Në burgun e pa thurur.

Dy mallkime

Për farën e keqe

Dy buzëqeshje

Për fillimin e dashurisë

Dy këngë

Shumë këngë

Asnjë pikë loti
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:14 pm

UNË DASHUROVA


Cilën poezi t’ia them të dashurës

Nuk mund të digjem

Përditë për të si qiri i Naimit

Poetët e këtij shekulli

Me ngrohje globale

Shkruajnë për ata që s’vdiqën

E vashave u japin lule

Nëse i gjej poetët

Do t’u mësoj një elegji

Për pavdekësinë e dashurisë

Që të mos vajtojnë kurrë

Që të mos vdesin kurrë
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:14 pm

MË AFËR DIELLIT


A po nisemi

Në fundin e deti të shterur

Aty do t’i shohim

Mëkatet e thella te botës

A po nisemi

Deri në majat e Mont Everesit

Sa më afër diellit

Të kemi më shumë dritë
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:14 pm

VASHA ME GËRSHETA


Kur i lidh flokët gërsheta

Më duket se ylberi zbriti

Në sytë e mi të etur.

Nëpër fushën me lule

Më dukesh balerinë

Në skenën e blertë

Dashuri tinëzare.

Nëse ik përtej detit

Me varkën time të thyer

Do t’i mundim valët

Me këngën kurorë dashuri
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:14 pm

E DASHUR S’ PO TA GJEJ

AS VARRIN


Nuk jam Ago Ymeri

Me nishane në krah

Jam djegur zjarreve

Edhe sytë e dritës i fali

Ta ruaj dashurinë

Për ty.

Nuk jam Bestari

Që m’i trembe gjarpinjtë nga plagët

Ta dhashë besën se kthehem

Por u bëra darkë e dreqit

Dhe humba skutave

Derisa i mblodha për ty

Do lulebore.

Me nishane e shputa

Të djegura u ktheva për ty

Por s’po ta gjej as varrin

E dashur

Te guri i ndarjes

Ndez kandila drite në erë

Të ma bëjnë

Pak dritë të syve

Për kthimin


E unë prapë

Erdha nëpër terr

Me hartën e grisur

Pëllëmbë për pëllëmbë

Të kërkova në çdo skutë

Kur e gjeta varrin tënd

T’i lashë do lule të bardha.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:14 pm

EJA


Eja

Nëpër tymin

E shpirtit tim që kallet

E ma lidh plagën

Me një gjethe trëndafili.

Eja

Edhe nëse jam e vdekur

E harruar

Zemra- zemrës i flet

Në emër të dashurisë

Eja

Edhe nëse nuk më njeh

Të plagosur nga vetmia

Në shtratin tim të dhimbjeve.

Kur dola bregut të lumit

Portreti yt

Ishte bërë pikturë në valë
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:15 pm

DY


Dy

Këngë

Për zogun

Në kafazin prej hekuri.

Dy

Lule

Për vashat e malësisë

Në vegjë kur tjerrin dashurinë

Dy lot

Për ty

Në burgun e ndryshkur.

Dy këngë

Dy lule

Dy lot

Për ty malësore

Që ik me buzëqeshjen e kallur

Për mua që presë

E qaj për ty
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Jun 09, 2011 6:15 pm

VETMI


Kur të pashë

As s’të thirra në emër

As s’më shikove në sy

E kishe pas shaluar atin pa fre

Unë ika

Dola pas shkëmbit

Për ta kërkuar

Humbjen time shkretëtirës
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Poeti ynë LIMAN ZOGAJ

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi