Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Foljet

Shko poshtë

Foljet

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat May 21, 2011 9:32 am

Foljet

Njohuri të përgjithshme Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle).

Fjalët punon, u poqën, fle janë folje. Foljet kalimtare Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor:

Beni çdo ditë lexon gazetën.

Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:
Blerta çdo ditë vadit lulet.

Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.

Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin Zanës.
Ia afrova Zanës tufën e luleve.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.

Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur. Foljet veprore dhe joveprore Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën joveprore :

Forma veprore: laj, fshij, thaj
Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem

Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )
kurse joveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ). Kohët e Foljes Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja.

E tashmja tregon diçka që bëhet tani.
Fryn erë dhe bie shi.

E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës:
Frynte erë dhe binte shi.
Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi.

E ardhmja ka dy kohë të ardhmen
dhe të ardhmen e përparme.
E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do të kryhet në të ardhmen:
Do të bjerë shi.
E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen:
Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem mbaruar detyrat.

Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.

Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.

Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera,
e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je, mëso-v-a, mëso-v-e

Kohët e përbëra janë:
e kryera ( kam mësuar ),
më se e kryera ( kisha mësuar ),
e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ),
e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ).
Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse. Mënyrat e Foljes Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:
- si diçka e realizuar : Ne punuam.
- si diçka e dëshirueshme, e pritshme: Të punojmë apo të mos punojmë.
- si urdhër: Punoni!
- si habi: Punuakan!

Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këta kuptime quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra:
dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.

Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje:
Iliri po mëson.
Iliri nuk po mëson.
A po mëson Iliri ?

Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçkaqë dëshirojmë ose presim të ndodhë
Po të punosh do të fitosh.

Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:
Po të punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin.

Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi:
Sa qënka rritur !
Ju mësokeni shumë !

Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:
Shkofsh e ardhsh shëndosh !
U bëfsh njëqind vjeç !
Të raftë pika !

Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:
Punoni më mirë.
Mësoni më shumë.

Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veçanta për kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.

Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as kohë as vetë as numër.
Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja:
- pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.;
Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë,: punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë), gjet(ur) - gjet
thën(ë) - thën.
- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;
- përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;
- mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa mësuar, pa marrë etj.;

Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra. Veta dhe numri i foljes Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin
(unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato):

Veta I njëjës: unë punoj
Veta II njëjës ti punon
Veta III njëjës ai punon
Veta I shumës: ne punojmë
Veta II shumës: ju punoni
Veta III shumës: ato punojnë

Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin:

Unë punoj (Veta I njëjës)
Ne punojmë (Veta I shumës).
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi