Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet prej Thu May 05, 2011 5:03 pm

Kosovarja


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Samsung ka paralajmëruar se modeli i saj i ri i telefonit të mençur, Samsung Galaxy S2 është i pajisur me Gorilla Corning Glass, që do të thotë se ky model posedon ekranin i cili është rezistent ndaj gërvishtjeve apo goditjeve të ndryshme.
Siç mund ta dini, përveç këtij opsioni, Samsung Galaxy S2 posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç me teknologjinë Super Amoled Plus, 480 x 800 piksel, si dhe procesorin me 1.2GHz.

Për më shumë, ky model përmban edhe dy kamera, njërën me 8 mega-piksel me mundësi incizimi në Full HD në 1080p dhe playback në 30 kënde për sekondë, si dhe atë për video komunikim e cila vjen me 2 mega-piksel.

Mirëpo këto nuk janë të gjitha karakteristikat e këtij telefoni, pasi që Samsung Galaxy S2 posedon edhe audio portin 3.5mm, A-GOS, Bluetooth 3.0, USB 2.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, DLNA Accelerometer, Light, Digital Compass, Proximity, Gyroscope, ndërsa opsionale është teknologjia e pagesave e njohur si NFC.

Samsung Galaxy S2 vjen në dy versione të memories, përkatësisht në 16 ose 32GB, bashkë me mikroSD kartelën e cila mund të përfshijë plus 32GB hapësirë magazinimi. /

http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi