Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Hapet panairi i drurit prej Thu May 05, 2011 4:55 pm

Kosovarja


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Është hapur panairi i drurit i gjashti me radhë Natyra 2011, në të cilin prodhimet e tyre po i ekspozojnë mbi 60 kompani përpunuese të drurit nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila tha se sektori i drurit më tepër është mbuluar me importe se sa me eksporte. “Sektori i drurit është një sektor i prekur mjaft dhe i cili më tepër është mbuluar më shumë me importet sesa me eksporte, sesa me produktet kosovare që zënë vend në tregun e Kosovës”, theksoi Kusari-Lila.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në mënyrë shumë të përkushtuar për rritjen e efektshmërisë, reduktimin e barrierave dhe burokracisë për rritjen e produktivitetit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu, theksoi se panairi është një mundësi e mirë që vendi të përmirësojë imazhin dhe të tërheqë sa më shumë investitorë. “Kosova ka nevojë për të përmirësuar vlerat dhe imazhin e vet, dhe paralel të ndikojmë në përmirësimin e ambientit për tërheqjen e investimeve dhe investitorëve të huaj”, tha Gërxhaliu.

Drejtori i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, tha se në vitin 2011 po vazhdojmë t’i intensifikojmë bashkëpunimet e ngushta me partnerët e ri, Federatën evropiane të prodhuesve të mobileve, të gjitha aktivitetet e shoqatës i adresohen prodhuesve kosovarë, duke kontribuar që sado pak të jemi afër njerëzve më të çmuar që ka shoqëria. Panairi është duke u mbajtur në zonën industriale në Prishtinë

http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi