1
Ekstradohet nga Italia e dënuara për mashtrim prej Wed Apr 27, 2011 5:22 am
Kosovarja
Anëtarë i ri

Policia e shtetit njoftoi të mërkurën se është ekstraduar nga Italia 46-vjeçarja Raimonda Asllani, e dënuar me 5 vite burg në mungesë, për mashtrim. Asllani u ekstradua nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës rreth orës 14:00.
E ekstraduara u shpall fajtore nga Gjykata e Tiranës, pasi ka mashtruar një shtetase duke i kërkuar dhënien e një sasie të konsiderueshme eurosh dhe lekësh, në shkëmbim të dy vizave amerikane, prej rreth 20.050 Eurosh, dhe 700.000 Lekësh.
Procesi i ekstradimit të Raimonda Asllanit vijoi me dorëzimin e saj në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pranë përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.