Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Ja se çfarë thonë ngjyrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ja se çfarë thonë ngjyrat

Mesazh nga EmoNa. prej Tue Dec 14, 2010 9:25 am

Ngjyrat dhe psikologjia kanë lidhje me njëra-tjetrën, nga e bardha dhe e kuqja mund të gjendet domethënia që fshihet pas çdo ngjyre.
E kuqja- Nëse e kuqja është ngjyra juaj atëherë fshihni një temperament pasional dhe ndonjëherë paksa agresiv; jeni kurajozë, spontanë, të sigurt në vetvete. Në alkimi, e kuqja është simboli i Diellit, i njeriut dhe luftës dhe në antikitet përdorej nga luftëtarët për t'u mbrojtur nga zjarri. E kuqja është një ngjyrë terapeutike, sepse stimulon organizmin. Nëse e zgjidhni në veshje, atëherë e kuqja ju bën më të hapur, më pasionalë; adrenalina dhe euforia juaj rritet më shpejt.


Portokallia- Është një ngjyrë që jep energji dhe vitalitet dhe simbolizon diellin e sapolindur dhe rritjen; në kulturën japoneze dhe kineze portokallia lidhet me dashurinë dhe gëzimin kështu që konsiderohet edhe si ngjyrë anti-depresive. Nëse e zgjidhni për veshje, atëherë do të thotë se jeni krijues, të vendosur dhe nuk keni probleme për të arritur suksesin. Ashtu sikurse të gjitha ngjyrat e gjalla prodhon humor të mirë për ata që e shohin. I shkon shumë femrave brune dhe atyre me lëkurë të zeshkët, për të gjithë të tjerat është e ndaluar!
E verdha- Nëse ju pëlqen e verdha, atëherë do të thotë se jeni të gëzuar, e doni jetën dhe ndiheni mirë me veten tuaj; kjo ngjyrë është e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake për të patur raporte me të tjerët. E verdha tregon personalitet të fortë dhe të drejtë, por edhe dëshirën për të ndryshuar dhe për të përqafuar të rejat. Përfaqëson dritën e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vëmendjen, rrit përqendrimin dhe energjinë muskulare. E vështirë për ta përdorur në veshje, sepse kërkon një fizik të tonifikuar, lëkurë të nxirë, ndaj më mirë është ta përdorni atë në verë.

Jeshilja- Është ngjyra e natyrës e ekuilibrit energjetik, qetësuese, freskuese. Për budistët jeshilja përfaqëson jetën dhe konsiderohet si dizintoksikuese për organizmin. U shkon shumë biondeve me lëkurë të çelët, e po ashtu edhe femrave brune apo me flokë të kuqe, me disa rezerva.

Bluja- Simbolizon harmoninë, të vërtetën, qëndrueshmërinë dhe intelektin; është një ngjyrë e ftohtë dhe ndihmon qetësimin e plotë dhe në përqendrimin e fortë mendor. Për fuqinë e saj qetësuese është shumë e mirë në rast stresi, nervozizmi, ankthi, pagjumësie dhe irritimi. Nëse ju pëlqen ta vishni shpesh do të thotë se jeni një person i rezervuar dhe diskret, por gjithnjë i vëmendshëm për stimujt dhe personat që të rrethojnë; ju pëlqen që të qëndroni i distancuar nga situatat kaotike dhe të viheni në provë për gjëra të rëndësishme. Të zgjuar dhe të kujdesshëm, mund të jeni miq të mirë me të tjerët.

Lejla- Sinonim i devocionit për besimin; vjollca arrin të influencojë në sistemin nervor dhe nuk këshillohet në rast ankthi dhe depresioni sepse evokon një lloj nostalgjie. E lindur nga bashkimi i të kuqes me blunë, kjo ngjyrë shpreh disi karakteristikat e tyre: sensualitet dhe spiritualitet. Ndalohet të përdoret nga femrat me flokë të kuq, duket bukur te biondet dhe brunet, sidomos në raste formale.

Kafja-Kjo është ngjyra e tokës dhe e drurit, ndaj lidhet me forcën, durimin në situata me emotivitet të lartë. Nëse e zgjidhni, atëherë jeni kokëfortë dhe ambiciozë, ju pëlqen të zhvilloni lidhje të thella dhe jeni të qëndrueshëm për familjen dhe traditat e së kaluarës. E vështirë të përdoret në veshje, sepse ju jep disa vite më shumë në moshë, i shkon biondeve sepse i jep një ton të ngrohtë, dhe u rri mirë edhe atyre femrave me flokë gështenjë.

E zeza- Përfaqëson boshllëkun, errësirën, dhimbjen, anulimin e çdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjënë; e zeza është një ngjyrë e ashpër e lidhur me fuqinë dhe autoritetin. Nuk këshillohet në raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund të ndikojë te humori dhe dhuron gjithnjë një mister të thellë dhe sensual. Megjithatë në veshje është shumë e përdorur sepse tregon gjithnjë elegancë dhe hijeshi, si dhe shkon më të gjitha ngjyrat e tjera.



E bardha- Përfaqëson pastërtinë, pafajësinë dhe freskinë, qartëson idetë dhe favorizon meditimin. E bardha përmbledh në vete të gjithë ngjyrat dhe për këtë simbolikisht përdoret për të shoqëruar pasazhe të ndryshme në jetë: në perëndim është ngjyra e martesës, ndërsa në lindje e funeraleve. Bashkë me të zezën përfaqëson dualitetin, gjërat e kundërta, të mirën dhe të keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe biondeve edhe bruneve. Nëse e zgjidhni për veshje, kjo do të thotë se jeni të sinqertë dhe ju pëlqen ta shihni botën të paqtë dhe të thjeshtë.

Ngjyra e gri (ngjyre hiri):

Kjo ngjyrë është më tepër e lidhur me gjërat praktike, të përjetshme, të rëndomta dhe solide në jetë. Grija e ekzagjeruar i bën njerëzit të mos ndjejnë thuajse asgjë. Megjithatë, qoftë edhe pak ngjyrë gri i shton produktit tuaj atë ndjenjën e fortësisë së gurit. Disa nuanca të grisë lidhen me moshën e vjetër, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit të drejtimit.


avatar
EmoNa.
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit http://ardhmeria-forum.4rumer.com/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi