Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

9 mënyra për parandalimin e kancerit të gjirit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

9 mënyra për parandalimin e kancerit të gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Apr 18, 2011 6:53 pm

9 mënyra për parandalimin e kancerit të gjirit

Në bazë të shoqërisë amerikane të kancerit, afro 200,000 raste të reja më kancerin e gjirit janë diagnostikuar dhe më shumë se 40,000 femra do të vdesin këtë vit nga kanceri i gjirit në Amerikë.
Edhe pse ekspertët thonë se nuk ka një mënyrë të sigurtë që t’a parandaloni këtë sëmundje, mund të bëni shumë që të ulni rrezikun e zhvillimit të saj. Më poshtë keni 9 mënyrat më të mira që mund të ulin shanset që të keni kancerin e gjirit.

HUMBNI PESHË
Të qënit mbipeshë ose obezë ka rezultuar se rrit mundësinë e kancerit të gjirit, sidomos tek femrat pas menopausës, kur- pasi vezoret nuk prodhojnë më estrogjen- pjesa e madhe e estrogjenit të femrës vjen nga indet dhjamore. Nga kërkimet rezultoi ,se kanë mundësi më tepër femrat që marrin peshë të rritura sesa femrat që kanë qenë mbipeshë që të vogla. Pa marë parasysh këtë fakt, nëse jeni mbipeshë, konsultohuni me doktorin, ose me një dietologe për ndryshimet që duhet të bëni në dietën tuaj. Një mënyrë tjetër për të humbur peshë është dhe aktiviteti fizik i përditshëm dhe mënyra të tjera shëndetshme.

USHQEHUNI SIC DUHET

Edhe pse studimet nuk janë shumë të sigurta nëse marrja e yndrnave ka një lidhje të drejpërdrejtë me kancerin e gjirit, ekspertët pranojnë se një dietë me përqindje të lartë yndyrnash con në shtimin e peshës. Ata këshillojnë një dietë të balancuar të bazuar në ushqimet bimore, duke përfshirë fruta dhe perime, dhe duke limituar njëkohësisht konsumimin e ushqimeve të procesuara dhe mishin e kuq.

USHTROHUNI CDO DITË

Ushtrimi fizik i përditshëm nuk është thelbësor vetëm për gjithë shëndetin në përgjithësi, por mund të ulë dhe rrezikun për kancerin e gjirit. Sipas një studimi, 1.25 deri në 2.5 orë ecje të shpejtë në javë ul rrezikun për kancer gjiri tek femrat me 18%, kurse ecja e 10 orë në javë e ul akoma edhe më shumë. Gjithashtu mund të vraponi, ti jepni bicikletës, notoni dhe të jeni të motivuar. Synoni për 45- 60 minuta ushtrime ose aktivitet fizik të moderuar të paktën 5 ditë në javë

LIMITONI ALKOLIN

Konsumimi i alkolit ka një lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit.( dhe me lloje të tjera kanceri), dhe ky rrezik rritet me sasinë e alskolit që konsumohet.

Krahasuar me jo konsumeset, femrat që konsumojnë një pije alkolike në ditë kanë një rrezik shumë të vogël për kancerin e gjirit, ndërsa femrat që pijnë dy deri në pesë pije në ditë kanë rrezik rreth 1.5 herë të femrave që nuk pijnë. Nëse dëshironi patjetër të pini, limitojeni në një pije në ditë.

USHQEJENI ME GJI BEBIN

Kërkimet e fundit tregojnë se femrat të cilat ushqejnë me gji bebet e tyre kanë një rrezik disi më të vogël për kancerin e gjirit, sidomos nëse vazhdoni me dhënien e gjirit në dy vitet e para. Edhe pse në ditët e sotme ushqimi me gji është mjaft i rrallë, duhet ti ushqeni të paktën disa muaj. Ekspertët mendojnë se ushqimi me gji ul rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat sepse ul gjithashtu dhe numrin total të cikleve menstruale që një femër kalon, duke e ekspozuar atë në nivele më të ulta hormonesh në lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit.

QËNDRONI LARG DUHANIT TË DORËS SË DYTË

Edhe pse kërkimet nuk kanë treguar se duhuanpirëset kanë një rrezik për kancerin e gjirit, studimet kanë sygjjeruar se përqëndrim i lartë duhani të dorës së dytë mund të shkaktojë kancer gjiri te bartësit.

SHMANGNI KANCEROGJENËT E MJEDISIT

Shkenctarët kohët e fundit po mundohen shumë që të gjejnë lidhjen midis faktorëve të mjedisit dhe kancerit të gijrit. Të një interesi të lartë janë substancat e mjedisit që gjenden në laboratorë të cilat kanë karakteristika si të estrogjenit, të cilat teorikisht mund të rrisin rrezikun për kancerin gjirit. Përshembull, substancat që gjenden në disa plastika, disa produkte kozmetike, si dhe pesticide si DDE duket se përmbajnë karakteristika të estrogjenit. Një lidhje e fortë midis faktorëve të mjedisit dhe kancerit të gjirit akoma nuk duket të jetë gjetur, por ekspertët sygjerojnë shmangien e substancave të dyshimta për siguri.

TAKOHUNI ME NJË MJEK PËR TESTIN KLNIK TË GJIRIT

Përvec ekzaminive të përmuajshme të gjirit( vetë), ekspertët rekomandojnë që femrat duhet të shkojnë tek mjeku për testin klinik të gjirit cdo tre vjet nëse janë nën 40 vjec dhe cdo vit nëse janë mbi 40 vjec. Ato mund ti zbulojnë ndryshimet që femrat nuk kapin dot kur e bëjnë vetë kontrollin në shtëpi. Mjekët mund ti ofrojnë femrave informacionin për parandalimin e kancerit të gjirit, duke llogaritur historinë familjare si dhe mënyrën e jetesës. Zbulimi i hershëm është thelbësor në parandalimin e kancerit të gjirit që ai të përhapet dhe të jetë më i vështirë për t’u luftuar.

BËNI NJË MAMOGRAFI

Testet që bëni vetë për gjirin janë një mënyrë e efektshme që të familjariozheni më mënyrën se si gjoksi juaj duket dhe ndjehet, në mënyrë që të kuptoni menjëherë ndryshime që mund të tregojnë për kancer gjiri. Gjithsesi , mamografitë janë standarti i artë për të zbuluar kancerin e gjirit dhe rekomandohen për femrat duke filluar nga mosha 40 vjec, ose dhe më herët nëse mjeku jua këshillon. Edhe pse mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, mund t’a zbulojë atë hapat e parë dhe t’a parandalojë nga përhapja dhe të bëhet një gjëndje kërcenuese për jetën.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi