Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Jashtëtokësorët vërtet aterruan në Roswell?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jashtëtokësorët vërtet aterruan në Roswell?!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Apr 11, 2011 6:30 pm



FBI publikoi një dokument të vitit 1950, i cili zbulon se jashtëtokësorët vërtet aterruan në New Mexico.

FBI publikoi online mijëra dokumente që ishin klasifikuar si sekrete me titull “Vault”. Ndër to është edhe një dokument, të cilin agjenti Guy Hottel ia dërgoi drejtorit të FBI-së më 1950.

Në dokumentin me titull “Pjata fluturuese”, agjenti Hottel zbulon se hetuesit e forcave ajrore kishin parë tri të ashtuquajtura pjata fluturuese në New Mexico.

“Për pjatat thuhej se ishin në formë rrethore me pjesën qendrore të ngritur dhe me diametër rreth 15 metra. Në pjata ishin nga tre jashtëtokësorë të cilët kishin formë si të njerëzve, por ishin të gjatë më pak se gjysmë metri”, tha Hottel. Trupat e tyre, sipas tij, ishin të veshur me një pëlhurë shumë të mirë.

Hottel tha se hetuesi i forcave ajrore, emri i të cilit është censuruar, i kishte rrëfyer atij se pjatat janë zbuluar në New Mexico për faktin se Qeveria Amerikane kishte një sistem të fortë të radarëve në atë rajon, ndërsa besohet se këta radarë kishin penguar mekanizmin e kontrollit të pjatave fluturuese. Por agjenti special nuk provoi të bëjë hetime të mëtutjeshme lidhur me këtë rast.

Publikimi i dokumenteve sekrete do t’u japë material të ri atyre që besojnë në teoritë e konspiracionit, të cilët me vite thonë se qeveria e ka fshehur këtë rast. Qyteti Roswell në New Mexico u bë i famshëm pas raportit se një pjatë fluturuese ishte rrëzuar në shkretëtirë në afërsi të bazës së atjeshme ushtarake më 2 korrik 1947. Trupat e jashtëtokësorëve, siç thuhet, po ashtu janë gjetur dhe është bërë obduksioni, por qeveria amerikane vendosi ta heshtë këtë rast.

Zyrtarët ushtarakë një ditë pas kësaj ngjarjeje nxorën një komunikatë për media ku thuhej se zërat e shumtë për pjatat fluturuese u bënë realitet, pasi që pjesëtarëve të njësitit ushtarak në Roswell iu qeshi fati t’i zbulojnë pjatat fluturuese.

Pasuan titujt bombastikë të gazetave si: “Forcat ajrore kapën jashtëtokësorët”. Megjithatë vetëm 24 orë më vonë ushtria ndryshoi rrëfimin duke thënë se objekti për të cilin mendonin se ishte pjatë fluturuese në të vërtetë është një balon meteorologjik i cili ishte rrëzuar në një fermë aty afër.

E pabesueshme, por mediat dhe opinioni e pranuan këtë sqarim pa dyshuar fare. Roswell po ashtu u zhduk nga lajmet deri në fund të viteve të 70-ta, kur disa nga zyrtarët ushtarakë thyen heshtjen.

Dokumenti tjetër me titull “Urgjente” dërguar drejtorit të FBI-së, i publikuar si pjesë e dokumenteve të FBI-së “Vault”, po ashtu përmban pohimet se më 1947 është zbuluar një pjatë fluturuese në formë gjashtëkëndore.

Në këtë dokument thuhet se pjata fluturuese i përngjan një balloni meteorologjik dhe se pjata fluturuese i është nënshtruar testeve, shkruan Daily Mail.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi