Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Si te riparojme defektet e lëkurës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si te riparojme defektet e lëkurës

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Apr 09, 2011 3:35 pm

Si te riparojme defektet e lëkurës

Per te riparuar defektet e lekures dhe sa here qe jemi ne krize per pamjen tone te jashtme ndiqni recetat e specialisteve. Para se gjithash fjala çeles eshte peeling…

Eliminimi i qelizave te vdekura i dhuron lekures nje ngjyre te bukur dhe mbi te gjitha i lehteson ajrosjen. Fillojme nga trupi, duke kujtuar qe sidoqofte peeling eshte nje veprim agresiv ndaj lekures ndaj dhe duhet te behet ne menyre te bute dhe delikate.

Perseriteni perseri ne qofte se e shikoni te arsyeshme por me nje distance prej 8-10 ditesh. Ne qofte se keni pak probleme eshte i keshillueshem nje pastrues i lehte qe eshte dhe zbutes. Perdoreni kete solucion duke e hedhur ne nje shami teli te cilen pasi te keni lagur trupin ta perdorni ne vend te ferkueses se zakonshme.

Ne qofte se lekura juaj eshte shume e thare, eshte e nevojshme nje kure me e forte qe te largoje te gjitha qelizat e vdekura. Per kete rast ne ferkuesen prej teli te bute duhet te hidhni nje tas te vogel miell misri integral dhe nje tas te vogel me miell bajamesh te embla. Me pas vazhdojme si heren e pare duke e ferkuar lekuren per nje kohe te gjate por ne menyre delikate. Do te shikoni qe lekura do te behet e bute dhe elastike si kurre ndonjehere.

Ne qofte se beni pjese tek ato fatlume te pakta te cilat e kane lekuren e pademtuar, i lejoni vetes nje banje te kenaqshme per te pasur nje lekure kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumesht ne ujin e ngrohte te vaskes dhe qendroni per 20 minuta. Do te shikoni qe lekura juaj do te jete e bute dhe e kendshme ashtu siç keni enderruar gjithmone.

Nje sallate si dekolte

Qafa eshte nje pike qe lihet disi pas dore per sa i perket kujdesit te lekures. Atehere, ja nje maske e jashtezakonshme: Merrni nje sallate te tere, lajeni me kujdes dhe grijeni. Me pas aplikojeni sallaten e grire ne te gjithe qafen dhe ne pjesen e kraharorit. Mbajeni per 20 minuta. Sallata permban shume vitamina dhe eshte efikase per te gjitha llojet e lekures.

Duart ne plan te pare

Mos i harroni kurre. Jane gjithmone ne plan te pare te çdo lloj gjesti qe ju mund te beni. Merrni nje patate te patrajtuar, qerojeni, grijeni dhe perdoreni per te mbuluar siperfaqen e duarve tuaja per te pakten 20 minuta. Diten tjeter ne nje ene te gjere dhe te thelle hidhni nje liter qumesht te ciles do ti shtoni gjysme limoni te shtrydhur. Futini duart ne kete perberje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar butesisht gjate kesaj kohe. Ne qofte se i keni ne gjendje te rende merrni argjile perziejeni me pak uje te paster per te perfituar nje perberje ne forme kremi dhe lyejini duart me te. Mos lani duart tuaja deri kur argjila te jete thithur krejtesisht nga lekura.

Ne fytyre bajame dhe ananas

Ne qofte se do te bejme peeling ne fytyre ky duhet te jete shume i lehte. Sigurisht qe gjithçka varet nga gjendja e lekures suaj dhe nga deshira juaj. Ne qofte se pelqeni qe te reagoni me nje fare energjie merrni bajame te embla te grira holle dhe pastaj bashkojini me aq uje sa mjafton per te krijuar nje maske kremi. Perberjen aplikojeni ne fytyre duke e masazhuar lekuren por jo per nje kohe me te gjate se sa dy minuta. Me pas lajeni.

Ne qofte se lekura e fytyres suaj ka vetem nje shtrese mjaft te lehte qelizash te vdekura, perdorni lengun e ananasit i cili ka aftesi te mira per te zhvilluar peeling. Keshtu pasi te keni shtrydhur nje gjysme ananasi shperndajeni ne te gjithe fytyren. Mbajeni jo me teper se 5-6 minuta dhe lajeni fytyren. Perseriteni te njejten gje tre jave me radhe duke e aplikuar nje here ne jave. Ne kete pike jeni gati per te perballuar stinen me nje lekure te bukur dhe te rigjeneruar mire.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi