Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Trajtime per syte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Trajtime per syte

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Apr 09, 2011 3:34 pm

Trajtime per syte

Eufrazia eshte bime njevjeçare, gjysmeparazite, e cila lidhet te rrenjet e barerave. Lulet jane me ngjyre te bardhe ose roze me pika te verdha te ndritshme ne qendren e lules. Shija e bimes eshte e hidhur. Bimen mund ta gjejme neper livadhe dhe neper te gjitha vendet e mbuluara me bar. Ne mjekesine popullore perdoret e gjithe bima ne lulezim. Kjo bime perdoret per sherimin e semundjeve te syve, te konjuktovitisit (qepalles), blefaritisit, iridociklitisit. Perveç efektit te saj ne skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e perdorimit te eufrazise edhe ne semundjet serioze te syrit, si katarakti, madje edhe dobesimi i shikimit.

Hurma

Perdorimi i shpeshte i frutit te hurmes, çon ne mosprekjen e semundjeve te syrit dhe sidomos te alergjise.

Patatja

Patatja i ngjan bukes, ndonese per nga perberja e vitaminave dhe kriperave minerale u perngjan perimeve. Ajo permban sasi te medha te kaliumit si element kryesor per organizmin e njeriut. Ne mjekesine popullore ajo perdoret ne rastet e alergjive te syve si dhe kur poshte tyre jane krijuar rrathe te zinj. Pritet nje fete e vogel patateje dhe me pas e presim ne gjysme. Secila prej fetave vendoset poshte syve dhe lihen aty per 20 minuta. Ky veprim perseritet disa here ne mbremje.

Trendafili

Ne 100 ml vere zihet 50 gr flete luleje trendafili te majit. Me ujin e trendafilave lahen syte dhe fletet vendosen ne sy per pak kohe. Kjo menyre do te çonte ne permiresim te skuqjes se syve. Nje tjeter kure per qetesimin e skuqjes se syve eshte larja e tyre me lengun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do te zgjase deri sa mos te kete me probleme.

Manaferra

Per te permiresuar shikimin e dobet pihet çdo dite nje gote me leng karrote. Per te permiresuar shikimin gjate nates perzihen 30 pika leng manaferrash me 50 grame uje. Kjo mase pihet tri here ne dite. Gjithashtu mund te pihen dy gota me leng manaferre ne dite. Per te lehtesuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen per 15 minuta.

Vitamina

Vitaminat dhe mineralet jane te domosdoshme per funksionimin sa me mire te syve. Vitamina A permireson shikimin naten. Ushqime te pasura me vitamine A jane perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezet, djathi dhe gjalpi. Vitamina B, redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmoje syte qe jane te ndjeshem ndaj drites. Ushqime te pasura me vitamine B1, B2, B3, B6, B12 jane makaronat, buka, qumeshti, kerpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçite. Karoteni ndihmon ne forcimin e syve te dobet. Ushqime te pasura me karoten jane karrotat, lakrat dhe bishtajat.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi