Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Shkaktari “i tepricës” së lëkurës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkaktari “i tepricës” së lëkurës

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Apr 09, 2011 8:26 am

Shkaktari “i tepricës” së lëkurës



Lëkurën e varur në raste të shumta e shkakton humbja e shpejtë ose jo e drejtë e peshës, kur personi ka humbur tepër shumë të masës së muskujve (pa llogaritur yndyrën).

Po japim një shembull, i cili mund të vërtetojë humbjen e muskujve gjatë dietës së dobësimit e që do ta bëjë lëkurën të lëshuar – p.sh., t’ia fillojmë nga 55 kilogramët dhe gradualisht gjatë disa ditëve t’i arrini 90 kilogramë. Dhe, pastaj, ia filloni dietës drastike nga e cila në një periudhë relativisht të shpejtë prej disa muajve humbni 40 kilogramë. Mirëpo, jo të gjithë kilogramët të cilët do t’i humbni do të jenë yndyrë trupore! Ndoshta 20 për qind të kilogramëve të humbur do të jenë muskuj – kjo gjë nuk është e zakonshme gjatë dietës drastike dhe rëndom fjala është për një sasi të goxha të madhe të përqindjes së muskujve. Në të vërtetë, edhe po të kishit “agjëruar” vetëm me ujë, muskujt do të ishin 60 për qind të peshës së humbur.

Të flasim ende për 20-përqindëshin në këtë shembull. Pas kësaj diete drastike e keni kthyer peshën tuaj të mëparshme, mirëpo përbërja e trupit tuaj ka ndryshuar. Ju tani keni afro 8 kilogramë muskuj më pak, mirëpo 8 kilogramë më shumë yndyrë trupore, edhe pse keni arritur peshën e mëparshme. Tani përqindja e yndyrës në trupin tuaj është shumë më e madhe sesa para fillimit të shëndoshjes.



A do të kishit dëshiruar që trupi t’ju dukej i fortë dhe i tendosur në këtë rast? Jo! Me afro 55 kilogramët, pjesët e trupit të cilat dikur kanë qenë muskuj, tani janë plotësuar me qeliza yndyrore. Përveç kësaj, yndyra merr vëllim më shumë se muskujt. Po të vazhdohej mënyra e njëjtë e dietës vetëm sa do t’i bëjë gjërat edhe më keq, sepse do të humbni muskuj, ndërkaq yndyra do të jetë gjithnjë e më e dukshme. Edhe më keq, ka mundësi të arrini peshën aty ku keni humbur shumë, mirëpo megjithatë do të jenë të mbuluara me shtresa yndyrore dhe me lëkurë.

Dhe, tani kini parasysh, nëse këtë gjë e bëjnë personat të cilët kanë qenë të detyruar të humbnin shumë kilogramë, madje edhe njëqind kilogramë, dhe çfarë do të shkaktojë te ata humbja edhe më e madhe e muskujve – p.sh. 40 për qind të peshës së përgjithshme – atëherë grumbullimi i yndyrës nën lëkurë do të jetë një problem shumë i madh.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi