Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Filmi “The King’s Speech” fitoi Oskarin

Shko poshtë

Filmi “The King’s Speech” fitoi Oskarin

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Apr 03, 2011 3:40 pm

Filmi “The King’s Speech” fitoi Oskarin

Të dielën mbrëma është mbajtur ceremonia e 83-të e “Academy Awords” në Los Angeles. Drama mbretërore britanike,”The King’s Speech” (Fjalimi i Mbretit), fitoi çmimin kryesor si dhe tri shpërblime të tjera të Akademisë Amerikane.

Ylli britanik, Colin Firth, u shpërblye me çmim për aktorin më të mirë. Ai luan rolin kryesor në film, Mbretin George VI, i cili më vitet 1930 përpiqet të tejkalojë marrjen e gojës.

Nga 12 çmime për të cilat qe emëruar, Fjalimi i Mbretit fitoi gjithsej katër çmime, përfshirë Oskarin për regjinë më të mirë. Ndërsa falë punës së David Sidlerit, filmi u shpërblye për skenarin më origjinal. Oskari për aktoren më të mirë i takoi, Natalie Portman, e cila luan rolin kryesor në filmin Black Swan (Mjellma e zezë), një tregim që përshkruan jetën e vështirë të një balerine.

Melissa Leo fitoi të parin Oskar që u nda gjatë ceremonisë për aktoren më të mirë në rol dytësor në filmin “The Fighter”.

Aktori i të njëjtit film,Christian Bale, u shpërblye po ashtu për interpretimin më të mirë të një roli anësor.

Nga filmat e vizatuar, më i miri u shpall “Toy Story 3”.

Një tjetër vepër që u emërua për çmimin e filmit më të mirë ishte “The Social Network” (Rrjeti shoqëror), që tregon ecejaket e themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, ndërkohë që faqja elektronike që ai krijon bëhet fenomen botëror dhe përballet me gjyq. Filmi ishte favorit i hershëm për të fituar Oskarin kryesor pasi u shpërblye me katër çmime Globi i Artë muajin e kaluar. I emëruar për tetë kategori, filmi mori tri çmime Oskar.

Aktori Arun Sorkin fitoi oskarin e parë të “Rrjetit shoqëror” për përshtatjen më të mirë të skenarit. Dy çmime të tjera iu ndanë filmit për muzikën dhe montazhin më të mirë.

Nga filmat e huaj u nderua me çmim drama nga Danimarka, “In a Better World” (Në një botë më të mirë). I emëruar në këtë kategori qe edhe filmi grek, “Dogtooth” (Dhëmb qeni).
Drejtuesit e ceremonisë sivjet ishin aktorët James Franco dhe Anne Hathaway.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi