Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Android me 33 për qind të tregut në SHBA prej Sun Apr 03, 2011 4:36 am

Juѕт٠


Stafi WebMaster
 Stafi WebMaster


Kompania e hulumtimeve comScore ka publikuar të dhëna lidhur me pjesëmarrjen që sistemet operative kanë sot në tregun amerikan.

Android është i pari, si platforma më e madhe e Google me 33 për qind, në krahasim me 26 për qind sa kishte vitin e kaluar, dhe kjo është një rritje e konsiderueshme për liderin.

Në vendin e dytë pas platformës Android gjendet sistemi operativ i kompanisë Research In Motion (RIM), pjesëmarrja e së cilës ka rënë nga 33.5 në 28.9 për qind.

Pjesa e tregut që mban Apple me iOS pothuajse ka mbetur e pandryshuar në tregun amerikan, pasi që ajo mban 25.2 për qind, në krahasim me Microsoft ka rënë nga 9 në 7.7 për qind të tregut.

HP është në vendin e pestë me sistemin e saj operativ webOS, i cili mban 2.8 për qind të tregut, që është një rënie prej 1.1 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Për sa i përket prodhuesve, Samsung zë vendin e parë më 25 për qind të tregut, e përcjellur nga LG me 21 për qind, ndërsa më pas vijnë edhe prodhuesit tjerë të njohur si Motorola me 16 për qind, RIM me 8.6, dhe Apple me 7.5 për qind.

http://www.ardhmeria-forum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi