Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Kotësi mbi kotësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kotësi mbi kotësi

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Dec 04, 2010 3:00 pm

Kotësi mbi kotësi

Kotësi mbi kotësi

Kotësi mbi kotësi, çfar nevoja nxjerr njeriu prej gjithë mundimit nën diell. Një gjenerat shkon, një gjenerat arrin, por toka rrin gjithnjë e njejtë e nuk ndryshon asgjë. Dielli lind, dielli perendon dhe prap shpejton kah pjesa prej nga edhe lind, siellet dhe kthehet në të njejtën pikë ku edhe ristarton çdo herë, era fryen në mes ditë, pastaj sillet dhe ndalet, sillet e pshtillet, dhe prap kthehet. Gjithë lumejt derdhen në det, çdo pikë mbush një hapsirë të detit, por prap deti nuk është kurr plot, qëndron në nivelin që ishte më parë, lumejt marrin hecjen e tyre, rrjedhin pa pushim asnjë minut nuk pushojn, por asnjë nuk mundet mi spiegu arsyet e tyre pse ecin, pse rrjedhin dhe nga? Nuk ngihet syri kurr në të shiquar, dhe kurr veshi nuk është i ngirë në të ndëgjuar, është diçka që na tërhjek vëmendjën e na shtyn për të menduar, çka ka qenë do të jetë, çka është bërë do të bëhet, nuk ka asgjë të re nën diell. A ka ndogjë që mund të thuhet: Kjo është e re! Bash kjo ka qenë në shekuj që na ka prur deri këtu. Nuk jetë më kujtimi i të vjetërve, pastaj as për ata që do të jenë, do të ruhet kujtimi në ata që do të arrijn pas. Çka është e shtrebërt nuk mund të drejtohet, dhe ajo që mungon nuk mund të njihet. Kush e rrit dienin e rrit dhimbien, kush vuan e rrit dienin, një vuan sepse është, e një nuk vuan sepse nuk është e dhimbja duhet të jetë atëherë kur një është asgjë. I dishmi ka syt në ball, por i marri ec në terr. Gjithëçka është bërë prej pluhurit, e gjithëçka do të kthehet në pluhur. Prej shumë brengosjeve krijohet ëndrra, e prej shume fjalëve diskutimi i të marrit. Ma mirë është me shku te shtepia ku qahet se sa te shtepia ku bëhet festa, sepse ajo është e mbramja e çdo njeriu e kush jeton do të mendon. Ma i mirë është fundi i diçkaje se sa fillimi. Syt shohin shumë gjëra të bukura, njeriu do të ketë gjëra të mira, por do të vin ditët e tmerrshme dhe ajo e mira zhduket, humb forcën, por e gjitha është asgjë. Do të jesh i gëzuar, do ti ndjekësh rrugët e mira, do të posedosh shumë gjëra, por mbi të gjitha këto gjëra qëndron diçka tjetër që quhet kotësi. Kotësi mbi kotësi gjithëçka është kotësi, si me një të fryer të erës gjithëçka mbaron.
CaKi
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi