Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Rregullimi i botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rregullimi i botës

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Dec 04, 2010 2:56 pm

RREGULLIMI I BOTËS

Ishte ditë e diele. Një burrë zgjohet herët në mëngjes merr në dorë gazetën dhe për të hequr lodhjen e një jave të tërë mendoj ta kalojë të gjithë ditën në shtëpi.
Por, pikërisht në këtë moment vjen i biri dhe e pyet kur do të shkojnë së bashku në park.

Burri ia kishte dhënë fjalën të birit se këtë fundjavë do ta çonte në park. Por, ngaqë nuk kishte fare dëshirë që të dilte nga shtëpia atë ditë, ishte i detyruar të gjente një pretekst.

Në atë kohë e shikoi gazetën dhe e pa se atë ditë ishte shpërndarë një fletë shtesë me hartën e botës. E mori hartën e grisi në copa të vogla dhe pastaj iu drejtua të birit:

- Po arrite ta rregullosh hartën e botës do të çoj në park

Dhe mendoi me vete: Shpëtova, edhe profesorit më të mirë të gjeografisë po t'ia japësh këto copa të hartës nuk e rregullon dot para mbrëmjes.

Por, nuk shkuan as dhjetë minuta dhe kthehet i biri me vrap duke bërtitur:

- Baba e rregullova hartën, tani mund të shkojmë në park

Babai në fillim nuk besoi dhe kërkoi ta shikoj me sytë e tij. Por, kur e pa se i biri e kishte rregulluar me të vërtetë hartën, e pyeti i habitur.

- Si arrite ta rregullosh aq shpejtë hartën e botës?

I biri iu përgjigj:

- Shumë thjeshtë. Në faqen mbrapa hartës së botës ishte figura e njeriut. Unë e rregullova njeriun, në këtë mënyrë u rregullua e gjithë bota.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi