Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Nuk mund të kërkohet azil në Belgjikë prej Tue Mar 29, 2011 5:49 pm

Kosovarja


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sekretarin e shtetit për buxhet, politika familjare, migrim dhe azil të Belgjikës, Melchior Wathelet, me të cilin kanë biseduar rreth numrit të azilkërkuesve nga Kosova gjatë viteve 2009-2010 dhe më herët, që është i lartë duke marrë sipas kokës së banorëve.

Ministri Rexhepi theksoi se është biseduar për mënyrat e bashkëpunimit dhe mundësitë e verifikimit nëse të gjithë azilkërkuesit janë nga Kosova dhe se ekziston bindja që një numër i tyre nuk janë kosovarë.

Në këtë takim u tha se po ashtu do të ketë bashkëpunim shumë të ngushtë edhe në procesin e kthimit dhe akomodimit të personave të riatdhesuar.

Nga arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë procesit janë ndarë të kënaqur, sidomos në çështjet e parandalimit të migracionit ilegal, azilit dhe procesit të liberalizimit.

Ministri Rexhepi gjithashtu paralajmëroj edhe nënshkrimin e marrëveshjes për ripranim më shtetet e Beneluksit gjatë majit të këtij viti.

Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e kërkimit të azilit nga qytetarët e Kosovës, ku u theksua se tanimë nuk mund të kërkohet azil ekonomik në këto vende.

Me këtë rast ministri Rexhepi ka apeluar te qytetarët që të mos bien viktimë e agjencive të ndryshme duke premtuar se ministria do t’i hulumtojë këto raste dhe nëse ka arsye, edhe t’i ndiqen penalisht.

Sekretari Wathelet konfirmoi se Belgjika ka një numër të madh të azilkërkuesve, ku së paku një pjesë e tyre vijnë nga Kosova. Ai vlerësoi se janë të brengosur me numrin e madh të azilkërkuesve nga Kosova. Ai tha se nuk ka arsye të kërkimit të azilit ekonomik në Belgjikë nga kosovarët.

“Azilkërkuesit nuk do të pranohen më si refugjatë dhe do të kthehen në Kosovë. Njerëzit e meritojnë të dinë të vërtetën dhe të mos abuzohen nga njerëzit e caktuar”, ka thënë Wathelet.

http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi