1
Dell: Bondsteel mund të mbyllet së shpejti prej Tue Mar 29, 2011 5:45 pm
Kosovarja
Anëtarë i ri

mbasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell ka bërë të ditur se funksioni i bazës ushtarake amerikane Bondsteel, në afërsi të Ferizajt, do të mbyllet së shpejti.
Në një intervistë për Balkan Insight, Dell ka thënë se janë vetëm një mit fjalët që Bondsteel është ndërtuar dhe përdoret për të shpërndarë energjinë apo fuqinë e SHBA-së në rajon. Ai tha se ky kamp, në fakt, është një barrë e rëndë financiare. Prandaj gjatë kësaj interviste ai ka thënë se si pjese e zhvillimit strategjik, asetet e ushtrisë amerikane në rajon do të tërhiqen.
Dell ka thënë se “Bondsteel është një detyrim i madh, një pronë shumë e shtrenjtë, dhe ne nuk dëshirojmë që ta mbajmë më shume sesa qe është e domosdoshme".
"Ne lirisht mund të flasim për rolin e SHBA-së këtu edhe pa kampin e Bondsteelit”, ka thënë Dell.
Gjithashtu ambasadori amerikan gjatë kësaj interviste ka thënë se Kosova është duke rënë në pozita më poshtë në agjendën e SHBA-së, pasi qe problemet e rajoneve të tjera marrin prioritet më të madh.
“Ju mund ta vëreni se presioni i ngjarjeve në vendet tjera, siç është gjendja e vazhdueshme ne Afganistan, apo edhe vala gjithnjë e në rritje e protestave në Lindjen e Mesme, i bën të gjithë politik-bërësit të merren me gjerat më të rëndësishme të ditës”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë.
Po ashtu ai ka thënë se “nuk është mire të jesh në ballinën e ‘The Washington Post’, pasi që kjo do të thotë që, ju jeni një vend në telashe”.
“Fakti që Kosova është hequr nga ballinat e gazetave, do të thotë që kjo është një shenjë e progresit të vazhdueshëm dhe e stabilitetit këtu”, ka thënë Dell për Balkan Insight, transmetoi Express.