Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Kosovarja


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Prishtinë, 29 mars - Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sipas të cilit zgjedhja e Behgjet Pacollit ka qenë jo kushtetuese mund të ndikojë stabilitetin e Qe0verisë së Kosovës, e me këtë edhe procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, të nisur në Bruksel. Kështu ka thënë Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore, në një deklarim për gazetën “Danas”, në të cilin ka theksuar se “rrëzimi” i Pacollit nga Gjykata Kushtetuese ka mundësi të shkaktojë edhe destabilizimi i koalicionit qeverisës të tubuar rreth HashimThaçit.
“Pacolli ka hyrë në koalicion me Thaçin me kushtin që të jetë president, andaj edhe mund të pritet që partia e tij të dalë nga koalicioni nëse Pacolli nuk arrinë ta ruaj këtë pozicion, dhe kjo do ta vënte në pikëpyetje edhe qeverinë, dhe,me këtë, edhe dialogun me Serbinë. Rrugëdalja e mundshme është në rizgjedhjen e Behgjet Pacollit, një gjë që teoretikisht është mundur, meqë ai ka të drejtë trë kandidohet”, ka thënë Bajrami për”Danas”, duke shpejguar se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shkelja nuk është bërë nga Pacolli, por nga parlamenti.
Por, sipas Bajramit, kjo mundësi nuk ka shumë gjasa, sepse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjatë zgjedhjes së presidentit duhet të jenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.
“Thaçi e Pacolli nuk mund ta sigurojnë këtë pa opozitën, e cila mundet që, sikur edhe herën e kaluar, të bojkotojë seancën. Por, nëse Thaçi do të arrinte të rizgjedhë Pacollin, dialogu do të mund të vazhdojë pa asnjë ndërprerje”, ka thënë Bajrami.
Kryeredaktori i Kohës Ditore ka përmendur për ”Danas” edhe një mundësi tjetër, sipas të cilës kryeministri Thaçi do të mund të gjente një tjetër partner për qeveri në vend të Pacollit, për shembull AAK-në e Ramush Haradinajt.
“Në atë rast dialogu do të mund të vazhdohej, ndoshta me një ndërprerje, e cila zyrtarisht ndoshta edhe nuk do të bëhej publike. Varianti i tretë është të hyjmë në një krizë të re prej së cilës dalja do të ishte në zgjedhjet e parakohshme, gjë që definitivisht do të thoshte edhe ndërprerje të dialogut në Bruksel”, ka thënë Bajrami. “Problemi qëndron në faktin se Qeveria e kosovës po bën bisedime me Serbinë pa konsensus parlamentar e shoqëror, dhe sa më jostabile dhe e lëndueshme të jetë qeveria, aq më të mëdha janë gjasat që dialogu të kërcënohet dhe, në instancën e fundit, të ndërpritet”.
Bajrami më tutje ka thënë se është e qartë që Kosova shumë shpejtë duhet të zgjedhë një president të ri, dhe nëse kjo nuk do të ndodhë është e mundur që rrugëdalja të kërkohet në zgjedhje të reja.
“Por, pa reformë të sistemit zgjedhor, vështirë se do të mund të arrinim deri tek një rezultat më kualitativ dhe një situatë më të shëndoshë politike”, ka konkluduar Agron Bajrami.

http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi