Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Historia e shteteve botrore prej Tue Mar 29, 2011 2:43 am

SerGio


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Historia e Norvegjisë

Norvegjezët janë pasardhës të vikingëve, një popullsi skandinave që luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë europiane mes viteve 800 dhe 1100. Gjatë periudhës vikinge, krahinat që sot janë pjesë e Norvegjisë, filluan të bashkohen gradualisht nën një mbret të vetëm. Mbreti Harald Hårfagre mori nën kontroll pjesën jugore dhe atë perëndimore të Norvegjisë pas betejës së Hafrsfjord-it, në vitin 880, dhe themeloi mbretërinë e tij me qendër në Avaldsnes në Karmøy.


Në vitin 995, mbreti Olav Tryggvason ndërtoi kishën e parë në Norvegji në Moster (Bømlo), dhe filloi konvertimin e norvegjezëve në fenë e krishterë. Pas betejës së Stiklestad-it, në vitin 1030, feja e krishterë u bë fe shtetërore e Mbretërisë së Norvegjisë. Pas një periudhe gati 100 vjeçare me luftë civile, në vitin 1130, mbreti Sverreætten arriti të shtrijë pushtetin e tij në të gjithë Norvegjinë. Mbretëria e Norvegjisë arriti kulmin e fuqisë së saj (në aspektin ushtarak, ekonomik dhe kulturor) gjatë sundimit të mbretit Håkon Håkonssen.


Familja mbretërore norvegjeze u bashkua me familjen mbretërore suedeze në vitin 1319 dhe më pas me atë daneze në vitin 1380. Anëtari i fundit i familjes mbretërore norvegjeze me të drejtë trashëgimi të fronit të Mbretërisë së Norvegjisë vdiq në vitin 1387. Norvegjia u bë pjesë e Bashkimit të Kalmarit (Kalmarunionen) së bashku me Danimarkën dhe Suedinë në vitin 1397. Në vitin 1450, Suedia doli nga bashkimi si mbretëri më vete. Norvegjia vazhdoi bashkëjetesën me Danimarkën në formën e një bashkimi personal të kurorës (Mbreti i Danimarkës ishte gjithashtu edhe mbret i Norvegjisë, por të dy shtetet do të ishin të pavarur në politikën e brendshme). Ky bashkim, i cili zgjati për 434 vjet, filloi të quhet në shekullin e 18-të, si "nata e 400 viteve" sepse Norvegjia ishte gjysma e dobët e bashkimit dhe praktikisht drejtohej nga Kopenhaga. Periudha 1570-1721, u karakterizua nga luftra shumëvjeçare të Mbretërisë Danezo-Norvegjeze me Mbretërinë e Suedisë dhe nga taksa të larta për të financuar këto luftëra. Me përjashtim të Luftës së Kalmarit, në përfundim të së cilës, në vitin 1613, u përcaktua se territoret e veriut i përkisnin Norvegjisë, të gjitha luftërat e tjera përfunduan me fitoren e Suedisë dhe humbje të territoreve norvegjeze: Bohuslän, Jämtland dhe Härjedalen.


Mbretëria Danezo-Norvegjeze ishte aleate e Napoleon Bonoparten ndërsa Mbretëria e Suedisë lidhi aleancë me Anglinë dhe Prusinë. Mbas disfatës së Napoleon Bonopartit, në paqen e Kiel-it në vitin 1814, Norvegjia iu dha nën sundim si shpërblim lufte Mbretit të Suedisë. Gjatë pranverës së vitit 1814, duke përfituar nga vazhdimi i veprimeve luftarake në Evropë, u mblodh parlamenti norvegjez në Eidsvold. Parlamenti miratoi me 17 maj 1814 Kushtetutën e Norvegjisë, "Grunnloven av 1814". E frymëzuar nga kushtetutat e SHBA dhe Francës, kushtetuta norvegjeze ishte tepër liberale për kohën e saj. Mbas një lufte të shkurtër mes Danimarkës/Norvegjisë dhe Suedisë, Norvegjia u bë pjesë e një bashkimi personal të kurorës me Suedinë. Danimarka mbajti sovranitetin mbi Groenlandën, Islandën dhe ishujt Farëje (Færøyene). Këto territore ishin deri në 1814 pjesë e Norvegjisë dhe administroheshin nga Norvegjia.


Pakënaqësia e norvegjezëve për bashkimin me Suedinë erdhi në rritje dhe në vitin 1905, Suedia u detyrua të njohë pavarësinë e Norvegjisë. Norvegjezët e shprehën vullnetin e tyre për shkëputje nga Suedia me një referendum ku vetëm disa qindra vota ishin në favor të bashkimit me Suedinë. Qeveria norvegjeze ia ofroi kurorën e Norvegjisë princit Carl të Danimarkës. Në një referendum të dytë, shumica e norvegjezëve me të drejtë vote përkrahu monarkinë si formë organizimi të shtetit dhe princin Carl si mbret të Norvegjisë. Në kurorëzimin e tij si mbret i Norvegjisë, princi Carl mori emrin Haakon VII. Familja mbretërore norvegjeze i përket, së bashku me familjen mbretërore të Danimarkës, shtëpisë princërore të Gjermanisë veriore Schleswig-Holstein-Sonderburg-Glücksburg (një nga degët e shtëpisë mbretërore Oldenburg).


Norvegjia ishte shtet asnjanës në Luftën e Parë Botërore. Qeveria norvegjeze mendoi të ndiqte parimin e neutralitetit edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me 9 prill 1940, Gjermania sulmoi Danimarkën dhe Norvegjinë. Mbas rreth 2 muaj luftimesh, Gjermania arriti të pushtojë të gjithë Norvegjinë. Pushtimi përfundoi me 9 maj 1945 me kapitullimin e forcave gjermane në Norvegji. Përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe frika e ekspansionit sovjetik shkaktuan një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të Norvegjisë. Norvegjia është një nga shtetet themeluese të NATO-s në vitin 1949. Norvegjia luajti një rol mjaft aktiv në krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1945. Norvegjezët kanë votuar 2 herë në referendum për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në 1974 dhe 1994. Në të dy referendumet, shumica e votuesve u shpreh kundër pranimit të Norvegjisë në Bashkimin Evropian.

2 Re: Historia e shteteve botrore prej Tue Mar 29, 2011 2:43 am

SerGio


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Artikulli kryesor Historia e Afrikës Jugore

Fosilet e paraardhësve të njeriut të gjetura në shpellat Sterkfontein, Kromdraai dhe Makapansgat tregojnë për jetesën e paraardhësve të njeriut të llojit Australopithecus africanus në këtë vend. Zbulimet arkeologjike tregojnë se fosilet më të vjetra që janë gjetur deri më tani janë 3,3 milion vjet të vjetra.

Banorët "autoktonë" të Afrikës së Jugut janë të ashtuquajturit Bushmen ose Hotentots. Pas vitit 1500, të gjendur midis dy grupeve migratore të etura për tokë e resurse natyrore, Zulut në veri e Evropianët në Jug, Bushmen gradualisht u zhdukën. Sot ato pothuajse nuk gjenden më.

Llogaritë që më së voni në vitet 1500 në këtë vend janë vendosur nga Afrika qendrore popuj të ndryshëm që flisnin Gjuhën Banatu (tani degë të saja Zulu, Sotho, Tswana, Xhosa etj.). Siç duket ky nuk ka qenë ndonjë valë e migrim porse një zgjerim e vendbanimeve përshake të thatësisë që zotëronte që nga viti 6000 p.e.s në Saharë Rreth 1600 jetonin më së paku 200 000 Koisian në jug dhe jug-perëndim të Afrikës Jugore të sotme.

Evropianët e parë që shkelen tokën e këtij vendi llogaritet të jenë Portugezët. Ata kërkonin që nga shekulli XV një rrugë detare për në Indi përgjatë bregdetit të Afrikës për të iu shmangur tregtisë me arabët, turqit dhe venerianët të cilët mbanin një lloj monopoli në tregun e bebernave.

Në vitin 1652 holandezi, Jan van Riebeeck themelon qendrën e parë (qytetin Kapstadt ) Evropiane në tokën e Afrikës së Jugut.

Në vitin 1910 Britania e Madhe e shpallë këtë vend si “Dominion” i pavarur i Komunueltit. Në këtë union të “bardhët” gjithnjë e më shumë e ndienin vetën të rrezikuar nga popullsia vendase dhe për këtë filluan të ndjekin politikë e Aparteidit (=të ndarë), politikë e cila ju siguronte dominimi sipas ideologjisë së Hendrik Frensch Verwoerd.. Në zgjedhjet më 26 maj 1948 si kryeministër emërohet Daniel François Malan i cili punonte për instalimin e një sistemi ku do të dominonin të “bardhët”.

Si pasojë e këtij sistemi vije edhe deri tek masakra në Sharpenville , pas së cilës vendet tjera afrikane e kritikojnë këtë vend për politikë raciste. Më 31 Maj 1961, Unioni Afrikan largohet nga Komunvelti Britanik dhe thirret “ Republika e Afrikës Jugore”. Që nga viti 1976 vendi përfshihet nga kryengritjet e popullsisë zezake, gjatë viteve 1985 – 86 shpallet “qarkullimi i kufizuar” e më 1990 gjendja e jashtëzakonshme. Frederik Willem de Klerk i cili ishte kryeministër gjatë viteve 1990 – 1994, vendos që të ndalojë politikën e aparteidit. Në bazë të kësaj politike lirohet nga burgu 27 vjeçar prijësi i zezakëve Nelson Mandela i cili më vonë zgjidhet edhe si kryetar shteti.

3 Re: Historia e shteteve botrore prej Tue Mar 29, 2011 2:44 am

SerGio


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Historia e Gjermanisë

Gjermania nuk ekzistonte si shtet I bashkuar dhe I pavarur gjer në 1871. Trojet Gjermane shiheshin si rajone të ndara nga njëra-tjetra dhe secili rajon kishte historinë dhe kulturën e tij.

Një nga luftërat e para dhe ndër më të mëdhatë të periudhës së sundimit romak ishte ajo e pyllit të Teutoburgut, ku forcat gjermane I bënë rezistencë dhe mposhtën ato romake.

Mbretëria e Frankëve

Në vitin 407 Frankët duke kaluar lumin Ren arritën të merrnin nën kontroll dhe të stabilizonin gjendjen në Gjermani. Mbretëria e Frankëve zgjati për shumë vite në mënyra të ndryshme. Nën sundimin e Karlit të Madh , I cili pushtoi Bavarinë në 788 dhe Sasoninë e Ulët në 804 dhe shpallet Perandor në 800, mbretëria përfshinte Francën dhe Gjermaninë e sotme, pasi disa zona bënë kryengritje dhe nuk I vuri dot nën pushtet

Lindja dhe vdekja e Nazismit

Pasi fituan zgjedhjet,nazistët erdhën në krye të Gjermanisë dhe Adolf Hitler u shpall Kancelar nga presidenti Paul von Hidenburg më 30 gusht të vitit 1933. Me vdekjen e Hidenburg (gusht 1934) Hitleri emërohet President por pa lënë postin e Kancelarit. Kështu ai e shpalli veten Führer(shef)i Gjermanisë. Menjëherë pas kësaj Hitleri dhe partia e tij zhdukën institucionet demokratike dhe partitë opozitare.

Në gjashtë vite sundim nazistët përgatitën vendin për luftën e dytë Botërore dhe miratuan ligjet diskriminuese për hebrenjtë dhe grupet e tjera me origjinë jogjermane. Hitleri filloi menjëherë spastrimin e Gjermanisë nga hebrenjtë në mënyrat më çnjerëzore. Një politikë e tillë u ndoq edhe për romët, homoseksualët dhe Dëshmitarëve të Jehovajit.

Pasi mori nën kontroll Austrinë në 1938 vazhdoi me Çekosllovakinë në 1938 dhe mori tokat Çeke sitë mbrojtura nga Gjermania. Por në 1945, Gjermania së bashku me aleatët e saj, Italinë Fashiste dhe Perandorinë Japoneze, munden nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Sovjetik. Lufta e Dytë Botërore që erdhi si pasojë e Gjermanisë solli një shkatërrim të Europës, milione njerëz të vdekur (6 milionë ishin hebrenj) dhe ndarjen e Gjermanisë më anë të murit të Berlinit.

Gjermania pas luftës

Në vitet shtatëdhjetë, Gjermania filloi një epokë të re. Feminizmi(lëvizje për të drejtat e gruas), ambjentalizmi dhe antinacionalizmi u bënë pjesë e indentitetit të Gjermanisë.Që nga viti 1968 Rote Armee Fraktion shkaktoi terrorizën në Gjermaninë Perëndimore. Muri i Berlini ra në vitin 1989 dhe më 3 tetor të vitit 1990 Gjermania u ribashkua.

4 Re: Historia e shteteve botrore prej Tue Mar 29, 2011 2:46 am

SerGio


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Banorët e parë të njohur në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara besohet të kenë ardhur aty gjatë një periudhe prej disa mijëra vitesh, e cila filloi diku rreth 15,000 - 50,000 vjet më parë, duke e kapërcyer Beringinë për në Alaskë.[1][2]Prova të qarta të vendosjes së këtyre kulturave në territorin që më vonë do të bëhej ShBA datojnë prej 14,000 vite më parë.[3]

Hulumtimet kanë zbuluar shumë për banorët e parë vendasë në Amerikën veriore siç shpejgohet nga Cyrus Thomas.[4] Njerëzit e Kolombosit bënë zbarkimin e parë të dokumentuar të botë-vjetërsve në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara kur arritën në Portoriko gjatë udhëtimit të tyre të dytë më 1493.[5] Juan Ponce de León, i cili arriti në Florida më 1513,[6] konsiderohet Evropiani i parë që shkeli pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, megjithëse sipas disa provave, John Cabot mund të ketë arritur Anglinë e re më 1498

Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni Britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën Britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-ta dhe shpallën pavarësinë më 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e madhe.[8] Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, zgjerimi i territorit amerikan drejt perëndimit filloi, mbi besimin në Fatin e Manifestit, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të okuponin të gjithë tokën e amerikës veriore nga lindja në perëndim, nga Oqeani Atlantik e deri tek ai paqësor. Më 1912, me hyrjen e Arizonës në Union, Shtetet e Bashkuara ia arritën qëllimit. Shtetet e Alaskës dhe Hawaiit u paranuan të dyja më 1959.

E ratifikuar më 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykatës supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të 19-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 nga Amandamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amandamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë që e pasuan atë garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjatha racave. Në vitet e mëvonshme, të drejtat civile u zgjeruan për gratë dhe amerikanët me ngjyrë, pas lobimit të aktivistëve socialë.Amandamenti i Nëntëmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane ndaloi diskriminimin gjinor në të drejtëne votës; më vonë, Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964 dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike.

Epoka Përparimtare shënoi një kohë të zhvillimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara, duke u zhvilluar në Të njëzetat hungëruese (Roaring Twenties). Sidoqoftë, Rënia e Wall Street më 1929 çoi tek Depresioni i madh, një kohë e rënies ekonomike dhe papunësisë së lartë. Rrjedhimisht, qeveria amerikane themeloi "New Deal" (Marrëveshjen e re), një seri e reformave dhe programeve që kishin për qëllim të asistonin ata që prekeshin nga Depresioni. "New Deal" kishte sukses të ndryshueshëm. Siqodoftë, kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e dytë botërore në Dhjetor 1941, ekonomia shpejt u rimëkëmb, madje aq sa ShBA-të u bënë superfuqi botërore në agim të Luftës së Ftohtë. Gjatë Luftës së ftohtë, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin dy superfuqitë e botës, por me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara mbetën superfuqia e vetme në botë.

5 Re: Historia e shteteve botrore prej Tue Mar 29, 2011 2:47 am

SerGio


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Demokratët dhe Republikanët

Në ndërkohë lindin konflikte në mes të shteteve të industrializuara veriore dhe shtete agrare jugore me fushat e pasura të mëndafshit që i mbanin me punën e skllaveve të cilët edhe i sundonin nga aspekti shoqërorë, kulturorë e politik. Konfliktet shumohen dhe ndër to merë një rolë të madh edhe përdorimi i skllaveve në prodhim si dhe shtypja e tyre. Nga këto konflikte lindin partitë e "Demokratëve" dhe "Republikanëve" si më të mëdhatë ballë-për-ballë njëra tjetrës.. Përgjatë kohës nën udhëheqjen e Abraham Linkëlit (A.Lincoln), shtete jugore nga Virgjinia deri te Teksasi, më 1860/61 shpallin secesionin dhe krijonin Konfederatën e Shteteve të Amerikës. Mirëpo Konfederata pëson humbje të rëndë në luftën e përgjakshme që në historinë e këtij vendi ka hyrë si Lufta e Secesionit nga 1861 deri më 1865. Skllavëria si formë e sistemit sundues me këtë bie poshtë edhe përkundër faktit që barazia qytetare e të zinjve (popullata me prejardhjeje Afrikane) nuk u arrit. Në kohën pasuese me ndihmën e mbrojtjes së lartë doganore dhe shtrirjes së rrjetit hekurudhorë vazhdon në shkallë të madhe përparimi i industrisë.

Më 1918 bëhet aneksimi i ishujve të Havait (Hawaii) dhe po të njëjtin vit Spanja i lëshon Filipinet, Guamanë (Guam) dhe Porto Rikën (Puerto Rico). Lëshimet që kishte bërë Spanja i mundësuanë në përgjithësi njohjen e ShBA-ve si fuqi e madhe botërore. Kështu me ndërtimin e kanalit të Panamasë të filluar më 1903/04 e të lëshuar në qarkullim më 1914 ShBA-ja e përmbyllë dominimin e saj në Amerikën e Mesme.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi