Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Kosovarja


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Elbasan, 25 mars – Tragjedia rrugore që ndodhi pasdreken e sotme në rrugën Elbasan-Përrenjas, i mori jetën dy grave, punonjëse të organizatës amerikane “World Vizion” si dhe shkaktoi plagosjen e shtatë të tjerëve, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën, njofton NOA.

Bashkëpunëtori i agjencisë NOA raportoi nga vendngjarja, se aksidenti ndodhi rreth orës 16.15 në afërsi të Xibrakës, kur një fugon ku ndodheshin shoferi dhe tetë persona në bord, po kthehej nga Pogradeci pas një aktiviteti të zhvilluar.

Ndërsa po i drejtoheshin Tiranës, papritur fugoni është përfshirë në një aksident si pasojë e përplasjes me një autoveturë me targa amerikane që e drejtonte një i ri nga Pogradeci.

Rezultati i përplasjes ishte fatal. Në vend kanë vdekur dy gra. Kurse pesë pasagjerë të tjerë morën plagë në shkallë të ndryshme. E përpos tyre, të plagosur mbetën edhe shoferi i fugonit dhe ai i veturës.

Bashkëpunëtori i agjencisë NOA raportoi nga spitali i Elbasanit duke konfirmuar se të vdekura mbetën Sonila Aliaj, 33 vjeçe nga Tirana dhe File Shehu, 36 vjeçe nga Tirana, që të dyja, punonjëse të “World Vizion”, organizatës së njohur joqeveritare që vepron në Tiranë, Elbasan dhe rrethe të tjera të vendit, prej afro një dekade e gjysmë.

Tetë persona të plagosur gjenden aktualisht në urgjencën e spitalit të Elbasanit, kurse në Morgun e Qendrës Spitalore u dërguan dy gratë e vdekura.

Mësohet se Ramiz Hajredin Liçaj, 37 vjeç, shofer i fugonit, nga Dibra është plagosur e po ashtu dhe shoferi i veturës, Tauland Bregu, 20 vjeç nga Pogradeci. I riu Bregu ndodhej i vetëm në makinë.

Të plagosur të tjerë në aksident janë: Ermelinda Rukaj, 23 vjeç nga Tirana, Vera Kallça, 52 vjeçe nga Tirana, Donika Neziri, 34 vjeçe, nga Lapraka, Tiranë dhe Nexhmije Rama, 50 vjeçe nga Tirana.

Mjekët bëjnë të ditur se në gjendje kritike për jetën janë dy ndër tetë të plagosurit e aksidentit. Në orën 18.10, të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës për një mjekim më të specializuar.

http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi