1
Presidenti Pacolli vazhdon vizitën në Maqedoni prej Wed Mar 23, 2011 10:59 pm
Kosovarja
Anëtarë i ri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në ditën e dytë të vizitës në Maqedoni, i shoqëruar nga presidenti i këtij vendi Gjorgji Ivanov do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të biznesit të të dyja vendeve.
Pas takimeve të ditës së parë, në mbrëmje presidenti maqedonas Gjorgji Ivanov ka shtruar një darkë zyrtare për presidentin Pacolli dhe delegacionin e Republikës së Kosovës, në të cilën ai edhe një herë ka folur për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe ka shprehur gatishmërinë për angazhimin për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat.
Në agjendën e ditës së dytë të vizitës janë paraparë edhe disa takime në Shkup, si dhe vizita në komunën e Tetovës.