Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Kosovarja


Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Mitrovicë, 21 mars - Përkundër disa incidenteve që kanë ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, sipas autoriteteve civile dhe atyre të sigurisë, gjendja është e qetë dhe thuhet se këto incidente nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së përgjithshme të sigurisë.
Në takimin e Komitetit për Siguri në Komunën e Mitrovicës, nënkryetari i Komunës, Riza Haziri, tha se në veri në dy javët e fundit kanë ndodhur disa incidente, por që nuk kanë qenë të natyrës së rëndë dhe nuk ka pasur të lënduar. Ai përmendi protestat e serbëve që kërkojnë ndalimin e patrullimit të njësive të trafikut të Policisë së Kosovës, mandej djegien e dy automjeteve, etj.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se këto protesta janë të organizuara nga strukturat paralele që kanë për qëllim mbajtjen e gjendjes kaotike në mënyrë që lirshëm të zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal dhe kontrabandën, raporton KosovaLive.
Në këtë takim u bisedua edhe për përgatitjet për procesin e regjistrimit të popullsisë. Nënkryetari Haziri, i cili është edhe kryetar i Komisionit Komunal për Regjistrim tha se janë përzgjedhur kontrollorët dhe regjistruesit, të cilët kanë nisur trajnimin për procesin e regjistrimit që do të nis me 1 prill.
Derisa në jug sipas tij, gjithçka po shkon mirë, ai kërkoi ndihmë nga strukturat e sigurisë për veri. Për qytetarët serbë është duke u shqyrtuar mundësia që regjistrimi të bëhet nga ndonjë mekanizëm ndërkombëtar, ndërsa për qytetarët shqiptarë që jetojnë në veri, duke përfshirë pjesën urbane dhe rurale regjistrimi do të kryhet nga KKR.
Në takim u shtrua edhe problemi i transportit për banorët shqiptarë të Kodrës së Minatorëve, pas konfiskimit të autobusit që e ka mbajtur atë vijë nga autoritetet e doganës. Avni Zaiti nga Policia Rajonale, tha se mungesa e transportit ka krijuar telashe të mëdha për ata banorë dhe si pasojë nuk ka funksionuar as shkolla as ambulanca.
Lidhur me këtë çështje, nënkryetari Haziri, ka thënë se deri sa të gjendet një zgjidhje, komuna do të aranzhojë një kompani që do të sigurojë transportin për këta banorë. Ai tha se transporti për banorët e Kodrës së Minatorëve, ashtu si për ata të fshatrave shqiptare të Leposaviqit dhe Zubin Potokut është siguruar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi