1
Konfiskohen pesticide dhe herbicide të ndaluara në Kosovë prej Sat Mar 19, 2011 7:27 pm
Kosovarja
Anëtarë i ri

Prishtinë, 19 mars - Njësiti i taskforcës për luftimin e kontrabandës i Policisë së Kosovës, bashkë me njësitin FAST 8 të Doganës së Kosovës me 18.03.2011 kanë kryer kontrollimin e një ndërmarrje ne rajonin e Gjilanit dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të pesticideve dhe herbicideve që janë të ndaluara për tu shitur në tregun e Kosovës.
Si rezultat i informatave që Policia kishte siguruar në rruge operative dhe hetimore me parë është vërtetuar se personi i dyshuar B. A., i lindur më 1962, pronar i kompanisë së kontrolluar, është duke shitur pesticide dhe herbicide të ndaluara.
Pas kontrollimit detaj në depon dhe lokalin e të dyshuarit është gjetur sasi e konsiderueshme e pesticideve GALITION-G-5 si dhe FOXIM, ku pas verifikimit ne listën e ,,Produkteve për mbrojtjen e bimëve të autorizuara për regjistrim ’’, e lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është dëshmuar se këto dy lloj të pesticideve është e ndaluar të importohen në Republikën e Kosovës.
Për shkak të nevojës së inspektimit të mallit në vend ngjarje kanë dale edhe inspektorët fitosanitar dhe së bashku me ta është bërë inspektimi i mallit të dyshuar.
Inspektoret fitosanitar kanë vendosur që ky mall të ndalohet përkohësisht, me arsyetimin se këto dy lloj pesticideve nuk figuronin në listën e pesticideve të lejuara për treg dhe import në Kosovë.
Janë konfiskuar 3210 kilogramë GALITION G-5, të ambalazhuar nga 1 kg, 1185 kilogramë pesticide të njëjta të ambalazhuar nga0,5 kg dhe 21.432 kilogramë Foxim.
Rasti është duke u hetuar nga drejtoria e krimeve ekonomike dhe korrupsionit sepse ka elemente dhe dyshim të bazuar për falsifikimit të dokumenteve lidhur me sjelljen e këtij malli ne Kosovë.