Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Hipnoza - metodë esperimentale

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:12 am

HIPNOZA ME MEDIKAMENTE

Një ndër mjetet më efikase për induktimin e gjendjes hipnotike në mënyrë të dhunshme, pra pa dëshirën e mediumit ose tek personat rezistues, janë medikamentet narkotike. Përdorimi i kësaj metode lejohet vetëm nën kotrollin e mjekut kompetent, pasi efektet negative të narkotikëve i dimë të gjithë dhe kjo besoj nuk do koment, por, sa për njohuri, po ua cek këtu.

Te hipnoza me ndihmën e medikamenteve, në vend të futjes në gjumë hipnotik në mënyrë normale, përdoren narkotikë të përshtatshëm, të cilët jepen në doza të vogëla, ashtu që nuk provokojnë narkozë por vetëm relaksim duke arritur shtensionimin e muskujve, provokimin e gjendjes euforike, ndryshimin e ndjenjave emocionale e deri te halucinacionet e ndryshme.

Qëllimi është që vetëdija të ngushtohet (kufizohet) e më këtë manipulim te arrihet deri te gjendja që i përngjan hipnozës. Por, dhënia në doza më të mëdha, mund të provokojë gjendje kome ose edhe vdekjen e mediumit, prandaj, mu për këtë, përdorimi i saj është i sanksionuar me ligj.

Llojet e medikamenteve narkotike, që njihen edhe si droga psikoaktive, janë të shumta. Disa prej tyre si alkooli, nikotina dhe opiumi, njihen që nga lashtësia dhe janë konsumuar shekuj me rradhë. Një numër shumë i madh drogash, që përdoren si qetësues në mjekësi, janë produkt i hulumtimeve mjekësore të kohëve të fundit.

Disa të tjera si LSD-ja ose PCP-ja janë shfaqur në tregun e paligjshëm këto dekadat e fundit, por ekzistojnë edhe disa lloje tjera që ende janë të panjohura për psikofarmakologjinë.

Eshtë e njohur se CIA është e interesuar për 47 lloje drogash dhe ka kryer e kryen edhe tani eksperimente të ndryshme më njerëz. Këtë e vërteton edhe Timot Liri, i cili një kohë të gjatë kishte punuar si agjent i CIA-s, i cili thotë se në Amerikë ekzistojnë afër 30.000 njerëz të cilët me anë të drogës i kontrollon CIA.

Për induktim të hipnozës përdoren me sukses barbituratet si amobarbitali, metoheksitali dhe nembutali.

Ato shtensionojnë muskujt duke prodhuar një gjendje euforie dhe me shtimin e dozës bien deri te gjumi. Edhe heroina dhe opiatet tjerë si kodeina, morfina si dhe drogat sintetike si metadoni, darvoni etj., që zakonisht përdoren në mënyrë të paligjshme, ndikojnë në sistemin nervor duke provokuar ndjesi euforie, të këndshme etj., që çojnë deri te gjumi hipnotik.

Por ndër narkotikët më efektive janë drogat psikodelike të cilat nganjëherë edhe quhen droga halucionagjene, pasi provokojnë gjendje halucinacioni, por gjithashtu kanë efekte të tjera edhe tek sjellja dhe përceptimi.

Ato, duke ngacmuar sistemin nervor, jo vetëm që bëjnë ndryshimin e ndjenjave emocionale por gjithashtu ndryshojnë edhe përceptimin e botës së jashtme. Ndër këto droga, më të përhapurat janë LSD-ja (dietilamidi i acidit lisergjik); meskalina (që nxirret nga një lloj kaktusi) si dhe kanabisi (prej nga e kanë bazën si mariuhana ashtu edhe hashashi).

Edhe pse mariuana nuk është vërtet një drogë psikodelike, kur merret në doza të mëdha, ajo shkakton përjetime halucinogjene. Efekti i këtyre drogave përfshin iluzione pamore me ngjyra të ndezura dhe mendime të gjalla ëndërrore, ndjesi ekzistence jashtë trupit, ose ndjesi uniteti midis trupit dhe objekteve tjera etj.

Pra, në fakt, personit të cilit i jepen këto lloje drogash, humb pushtetin e kontrollit të vetëdijshem dhe automatikisht futet në një sferë tjetër të psikës që i përngjan gjendjes hipnotike. Por përdorimi në masë më të madhe i drogave psikodelike bie edhe deri te vdekja e individit. Për secilin terapeut që merret me hipnozë janë të njohura këto ndikime të narkotikëve në psikën e njeriut, prandaj edhe secili prej tyre, varësisht nga njohuritë dhe përvoja personale, preferon dhe u jep përparësi llojeve të caktuara të këtyre preparateve.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:12 am

HIPNOZA ME PËSHPERITJE


Ndoshta keni pasur rastin të vëreni në jetën e përditshme se kur dikush pëshpërit , zgjon tek ne më tepër kurreshtjen dhe vetëvetiu e drejtojmë vëmendjen kah ai. Këtë efekt mund ta shfrytëzojmë për ta orientuar vëmendjen e mediumit në atë që i themi.

E filloni dialogun me mediumin me tonin e zërit normal. Gjatë bisedës filloni ta ulni tonin e zërit, por atë duhet ta bëni gradualisht, ashtu që mediumi të mos e kuptojë se atë po e bëni me qëllim. Bisedoni gjithnjë e më qetë deriasa zëri juaj të mos kalojë në pëshpëritje.

Në të shumtën e rasteve, do të vëreni se edhe mediumi vetvetiu do të fillojë të pëshpëris duke krijuar raport të përbashkët me ju. Eshtë e domosdoshme që biseda të zhvillohet në ambient të errët dhe me muzikë relaksuese, si dhe tema e bisedës të jetë e lidhur me gjumin.

Nëse e vëreni se mediumit po i mbyllen syt, atëherë vazhdone bisedën duke u përqendruar gjithnjë e më thellë rreth gjumit, e në qoftë se ai nuk i mbyll sytë, atëherë thuani: ,,Ju lutëm mbyllni sytë dhe relaksohuni. Po e ndieni vetën mirë, çdo gjë me ju është në rregull.

Gjatë çdo frymëmarjeje po futeni thellë e më thellë në gjumin hipnotik duke ndjerë një ndjenjë kënaqësie dhe qetësie..." Pastaj vazhdoni me tekstin e zakonshëm, derisa ta bini mediumin nën pushtetin e gjendjes hipnotike. Pas kësaj, mund të filloni gradualisht ta ngrini tonin e zërit deri në nivel normal ose mund të vazhdoni me pëshpëritje.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:12 am

HIPNOZA ME NDËRPRERJE

Ky lloj induktimi i gjumit hipnotik është treguar shumë i suksesshëm, pasi pas disa ndërprejeve që bëjmë gjatë procesit hipnotik, na mundëson marrjen e informacioneve nga mediumi për veprimet pozitive ose negative të sugjestioneve të dhëna, pra cili sugjestion e pengon dhe cili i jep kënaqësi. Kështu që kjo metodë na mundëson që t'u përshtatemi reaksioneve individuale të mediumit.

Procesi zhvillohët kështu: Vendoseni mediumin në një vend të përshtatshëm, kolltuk ose krevat dhe sugjeroni; ,,relaksojeni plotësisht të gjithë trupin. Merrni frymë qetë dhe thellë.

Gjatë çdo frymëmarrjeje po zhyteni thellë e më thellë në një ndjenjë të këndshme qetësie shpirtërore e trupore. Asgjë nuk mund t'ju pengojë. Tani koncentrohuni në këmbët tuaja. Po e ndieni se si këmbët po ju rëndohen, gjithnjë e më të rënda po ju bëhen. Tani i keni shumë të rënda, si plumb të rënda...

Edhe duart po ju rëndohen. Gjithnjë e më të rënda po ju bëhen, gjithnjë e më të rënda.

Tani edhe duart i keni shumë të rënda - plumb të rënda...Edhe sytë po ju rëndohen. Kapakët e syve gjithnjë e më të rëndë po ju bëhen - gjithnjë e më të rëndë. Aq të rëndë u janë bërë sa ju nuk po mund t'i mbani më hapur. Ata janë bërë plumb të rëndë. Ju nuk po mund t'i hapni, por një gjë të tillë as që po e dëshironi... Po ju pushton ndjenja e rëndësisë. Gjithnjë po ndiheni më i lodhur, gjithnjë e më i lodhur..."

Këtu ndaloni përafërsisht një minutë, pastaj vazhdoni: ,,Ende jeni i qetë dhe po ndieni kënaqësi. Në këtë gjendje, secila pjesë e trupit tuaj është freskuar dhe ju po ndiheni jashtzakonisht mirë. Kur të numëroj deri në tre, këmbët dhe duart do t'ju lirohen dhe do t'ju bëhen prapë të lëvizshme, si dhe sytë do të mund t'i hapni. Një,dy,tre. Këmbët dhe duart i keni prapë të lira dhe sytë mund t'i hapni. Hapni sytë! Jeni i freskët dhe po ndiheni këndshëm".

Pastaj filloni ta pyetni mediumin se si dhe sa kanë ndikuar sugjestionet tek ai. Pasi të informoheni për efektet e sugjestioneve, vazhdoni prapë me thellimin e atyre që kanë pasur ndikim më të dobët. P.sh., në qoftë se mediumi thotë se në duar ose diku tjetër nuk ka ndier rëndësi, në vazhdim duhet t'i thelloni sugjestionet në atë pikë.

Vazhdimi i hipnozës mund të duket kështu: ,,Relaksojeni prapë gjithë trupin. Mbyllni sytë dhe filloni të merrni frymë qetë dhe thellë. Lirohuni plotësisht. Po e ndieni vetën mirë dhe këndshëm. Gjatë çdo frymarrjeje po zhyteni thellë e më thellë në një gjendje të këndshme qetësie shpirtërore e trupore. Po ndieni nevojë vetëm për gjumë dhe këtë as që po e kundërshtoni.

Përkundrazi, ju po keni dëshirë të flaktë për t'u futur në këtë gjendje gjumi të këndshëm. Po e ndieni se si ajo kënaqësi po ju shpërndahet nëpër gjithë trupin. Po i dorëzoheni me gjithë shpirt këtij pushteti... Tani koncentrohuni vetëm në duart tuaja. Po e ndieni qartë se si ato po ju rëndohen, po ju bëhen gjithnjë e më të rënda.

Ato po ju rëndohen gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë. Tani i keni shumë të rënda, si plumb të rënda. Aq të rënda sa që ju ato as që po mund t'i lëvizni. Po e ndieni se në to ju më nuk keni pushtet. Te dy duart i keni të rënda si plumb dhe plotësisht të palëvizshme. Ju më nuk po mund t'i lëvizni. Po merrini frymë qetë dhe me ritëm, dhe me çdo frymëmarrje po zhyteni thellë e më thellë në gjumin hipnotik - gjithnjë e më thellë..."

Këtu prapë ndaloni përafërsisht një minutë. Pastaj prapë vazhdoni: ,,Edhe një herë po e ndieni atë qetësi të përkryer. Çdo fjalë imja po depërton thellë në ndërdijen tuaj dhe atje po mbetet e regjistruar. Ju po e dëgjoni me vëmendje çdo fjalë që po ua them.

Kur të numëroj deri në tre, duart tuaja prapë do të lirohen dhe do të jenë të lëvizshme, si dhe do të mund t'i hapni sytë. Do ta ndieni vetën të kthjellët dhe këndshëm. Por prapë kur ta kërkoj këtë nga ju, menjëherë do të relaksoheni dhe do të zhyteni në këtë gjumë të këndshëm. Një,dy,tre. Hapni sytë! Duart i keni të lira dhe të lëvizshme. Jeni i kthjellët dhe po ndiheni shumë mirë..."

Pastaj prapë e pyetni mediumin se si është ndier gjatë procesit; për efektet e sugjestioneve etj. Në qoftë se ka vërejtje vazhdoni prapë me thellimin e sugjestioneve në ato pika ku efekti i ndikimit ka qenë i dobët, e në qoftë se nuk ka vërejtje vazhdoni me thellimin e gjumit hipnotik.

Përsëritjet e vazhduara tek mediumi krijojnë refleksin e kushtëzuar, kështu që, krijimi i këtij refleksi regjistrohet thellë në psikën (ndërdijen) e tij dhe vetëm përsëritja e cilitdo sugjestion krijon tek ai automatikisht efektin e dëshiruar...

Vazhdoni me thellimin e gjendjës hipnotike: ,,Relaksohuni plotësisht. Merni frymë qetë dhe thellë.Veç po merrni frymë thellë dhe qetë. Gjatë secilës frymëmarrje po zhyteni thellë e më thellë në qetësinë e këndshme shpirtërore. Duart dhe këmbët po ju rëndohen, gjithnjë e më
shumë po ju rëndohen. Aq të rënda sa që ju nuk po mund më t'i lëvizni.

Janë bërë si plumb të rënda. Edhe kapakët e syve po ju rëndohen. Gjithnjë e më të rëndë po ju bëhën. Aq të rëndë sa që nuk po mund t'i mbani hapur. Ata po ju mbyllen fort. Ju më nuk mund t'i hapni. Po merrni frymë thellë dhe me ritëm. Po i dorëzoheni këtij pushteti të
përkryer të gjumit hipnotik..."

Prapë ndaloni për një minutë. Pastaj vazhdoni: ,,Asgjë nuk po ju pengon. Vetëm zërin tim po e dëgjoni dhe asgjë tjetër nuk po ju intereson, vetëm zëri im. Çdo fjalë imja po depërton thellë në ndërdijen tuaj. Gjatë çdo fjale ju po futeni thellë e më thellë në gjumin e këndshëm hipnotik. Në këtë gjendje qetësie po fillojnë t'ju hapen dyert e ndërdijes suaj. Gjithçka që po ju them po depërton lehtë në ndërdijen tuaj dhe atje po mbetet pashlyeshëm e regjistruar.

Do të veproni ashtu siç do t'ju them unë. Sa herë që ta përmendi fjalën DIO, ju menjëherë do të bini në këtë gjendje që jeni tani. Do të mjaftojë që vetëm një herë t'ju them DIO që ju automatikisht të bini nën këtë pushtet të këndshëm shpirtëror. Ky është detyrim absolut që duhet t'i nënshtroheni. Ju dëshironi t'i nënshtroheni, prandaj edhe do ta zbatoni..."

Pas kësaj pushoni prapë një minutë... pastaj vazhdoni: ,,Do të numëroj deri në tre dhe ju do të mund t'i hapni sytë, t'i lëvizni duart dhe këmbët, dhe do të ndiheni shumë i kthjellët dhe i qetë. Të gjitha ato që ua kam thënë u janë regjistruar thellë në ndërdijen tuaj dhe ju do të veproni gjithnjë në përputhje me to, derisa vetëdija nuk do të di asgjë. Një,dy,tre. Hapni sytë! Po ndiheni shumë mirë, çdo gjë me ju është në rregull. Jeni shumë i kthjellët. Duart dhe këmbët i keni të lehta dhe të lëvizshme. Jeni plot forcë dhe energji..."

Pas arritjës të gjumit hipnotik nëpërmjet kësaj metode, nëpërmjet një lloj refleksi të kushtëzuar, si dhe me regjistrimin e shifrës DIO, induktimi tjetër i saj kërkon kohë vetëm prej disa sekondash.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:13 am

HIPNOZA ZINGJIRORE

Procesi i aplikimit të kësaj metode është i njëjtë si tek hipnoza grupore, por forca ndikuese tek kjo metodë, për shkak të kontakteve të drejtëpërdrejta mes mediumëve, është shumë më efektive.

Edhe tek hipnoza zingjirore, pjesëmarrësit marrin pozicion në formë rrethi, por kapën mes veti dorë për dore.

Në mes të rrethit e përforconi një objekt të shndritshëm dhe u thoni mediumëve që të shikojnë atë objekt vezullues.

Pasi të kenë qëndruar në atë pozitë për disa minuta, urdhëroni ata që t'i mbyllin sytë dhe sugjeroni që t'i parashtrojnë vetvetës qetësi dhe kënaqësi. Këtë ndjenjë mund ta përforconi edhe më me anë të sugjestioneve përkatëse.

Pastaj vazhdoni me sugjestione: ,,Ju po e ndieni vetën shumë mirë, çdo gjë me ju është në rregull. Vetëm për gjumë po mendoni dhe për asgjë tjetër. Po e ndieni se si energjia po qarkullon mes jush.

Ajo po qarkullon nga njëri tek tjetri e kështu me rradhë, dhe po formon qarkun e mbyllur... Ju po merrni frymë qetë dhe thellë dhe gjatë çdo frymëmarrjeje po futeni gjithnjë e më shumë në këtë gjendje të këndshme. Po zhyteni gjithnë e më thellë në këtë gjendje të këndshme gjumi - gjithnjë e më thellë..." dhe kështu vazhdoni me sugjestionet e preferuara deri sa të arrini induktimin e gjendjës hipnotike. Edhe te hipnoza zingjirore, sikurse te hipnoza grupore, do të ishte mirë që gjatë seancës të jetë së paku një individ i cili ka qenë më herët nën ndikim të hipnzës.

Kjo metodë, që ndryshe quhet edhe metodë ,,infektuese", është shumë efektive për hipnotizimin e personave rezistues, sidomos kur në rreth gjendën më tepër se dy persona që i nënshtrohen këtij pushteti. Mediumi rezistues futet në mes tyre, dhe kur këta dy i nënshtrohen gjendjës hipnotike, provokojnë gjendje të njëjtë edhe tek ai.

Përveç efektit ndikues, që është më i madh në grupacion, që e kemi cekur te hipnoza grupore, te hipnoza zingjirore faktor tjetër shumë i rëndësishëm është edhe kontakti direkt i pjesëmarrsëve nëpërmjet lidhjës së duarve, pra ,,infektimi" i tyre, të cilin prof. Mathias nga Zürichu e përshkruan kështu: ,,E gjithë jeta vegjetative dhe shpirtërore e njeriut bazohet në themelet e biopolaritetit elektrofiziologjik.

Proceset biologjike krijohen nga proceset e elektroneve që i kushtëzojnë atomet.

Pra, bëhet fjalë për veprim reciprok të forcave pozitive dhe negative, të cilat kalojnë nga njëra tek tjetra, e që kushtëzohen me proceset e ngarkimit dhe shkarkimit, të cilat pandërprerë zhvillohen në çdo stacion (qelizë) të organizmit.

Mund të supozojmë se ne kontaktin direkt të disa personave arrihet deri te ekuilibrimi i këtyre forcave. Në qoftë se ato, te njëri ose te disa pjesmarrës, tërhiqen në drejtim pozitiv ose negativ, ndikojnë edhe te pjesëmarrësit tjerë, të cilët atë edhe e ndiejnë..."

Edhe pse ky ndikim shkencërisht ende nuk është sqaruar sa duhet, metoda është shumë efektive dhe përfundon zakonisht me sukses, prandaj shfrytëzojeni!

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:13 am

HIPNOZA E FËMIJËVE

Sugjestibiliteti te fëmijët varet shumë edhe nga mosha e tyre, p. sh. fëmijët e moshës mbi 10 vjeç hipnotizohen shumë më lehtë se sa fëmijët nën këtë moshë. Fëmijët e moshës mbi 10 vjeç, e sidomos adoleshentët, siç thamë, hipnotizohen shumë lehtë, prandaj te ata mund të zbatohet çdo lloj metode, ndërsa tek fëmijët nën këtë moshë preferohen zakonisht metoda indirekte.

Fëmija nuk duhet të jetë i informuar, as nga ju e as nga prindi për procesin e hipnotizmit që to të zbatohet mbi të. Me fëmijët duhet të bëni variacione të ndryshme për të mënjanuar te ai praninë e frikës.

Fëmijës nuk duhet t'i sugjeroni direkt, por në mënyrë traverse, nëpërmjet ndonjë loje të cilën fëmija e adhuron. P. sh. kërkoni nga fëmija që ta sjellë kukullën që e adhuron më së shumti.

Pastaj filloni t'i sqaroni fëmijës se kukulla është e sëmurë dhe duhet patjetër të shërohet. Filloni të bisedoni me kukullën: ,,Ti je e sëmurë, por unë do të shëroj. Shtrihu në krevat dhe mbylli sytë". Këtu lute edhe fëmijën që të shtrihet së bashku me kukullën, duke i sqaruar se kukulla nuk po kupton, prandaj duhet ai t'i tregojë se çfarë të bëjë.

Pasi të arrini ta bindni fëmijën që të shtrihet së bashku me kukullën, vazhdoni me sugjestione: ,,Tregoj kukullës se çfarë duhet të bëjë për t'u shëruar. Mbylli sytë. Ja edhe kukulla duke ju parë juve po i mbyll sytë. Kukulla po bënë gjithë atë që po e bëni edhe ju. Ajo po mësohet nga ju, por ju duhet t'i tregoni pak më gjatë që të mësohet edhe më mirë. Do t'i mbani sytë e mbyllur deri kur t'ju them unë t'i hapni prapë, pasi po t'i hapni ju edhe kukulla do t'i hap dhe nuk do të shërohet. Tani filloni të merrni frymë thellë - thellë, edhe kukulla, duke ju parë juve po merr frymë thellë-thellë. Me çdo frymëmarrje po ju lirohen duart edhe këmbët; edhe kukullës gjithashtu. Tani do t'i tregoni kukullës se si mbahen sytë gjatë të mbyllur dhe si rrihet gjatë qetë i shtrirë. Ju po e ndieni vetën shumë mirë; po merrni frymë shumë lehtë; këmbët dhe duart i keni shumë të lehta; po sheh një ëndërr shumë të mirë, por zërin tim po e dëgjon shumë qartë dhe mirë. Do ta bësh gjithë atë që do ta sugjeroj unë. Kjo është shumë me rëndësi që kukulla juaj të mund të jetë sërish e shëndoshë, prandaj gjithçka që do t'ju them unë do ta
zbatoni me përpikëri dhe kukulla juaj do të shërohet..."

Shumica e fëmijëve i pranojnë sugjerimet e juaja, dhe i nështrohen pa rezistencë gjumit hipnotik, duke mos i kuptuar variacionet e lojës suaj. Por, është mirë që sugjestionet të thellohen edhe më, për të qenë efekti më i sigurt.

Pasi ta hipnotizoni fëmijën dhe i jepni sugjestionet e caktuara, preferohet që, para nxjerrjës nga kjo gjendje, t'i jepet edhe shifra, e cila do t'ju ndihmojë shumë për induktimin e hipnozës së ardhshme: ,,Gjithçka që ju kam thënë i keni mbajtur mend dhe të gjitha do t'i zbatoni vetëdijshëm. Duke filluar nga ky moment, vetëm kur t'ju përkdhel tri herë flokët, ju do t'i mbyllni sytë dhe do të bini në këtë gjendje që jeni tani. Dhe prapë do të jeshë i qetë si tani dhe do të ëndërrosh ëndrra të bukura... Kur të numëroj deri në tre, ju do t'i hapni sytë dhe do të dilni nga ky gjumë i këndshëm. Do të ndiheni shumë mirë, do të jeni shumë i qetë dhe duart e këmbët do t`i keni prapë në gjendje normale. Një,dy,tre. Hapini sytë! Jeni plotësisht i zgjuar, i freskët dhe po ndiheni shumë mirë."

Gjatë induktimit të gjendjës hipnotike te fëmijët, duhet t'u kushtojmë kujdes të posaçëm mendimeve tona, pasiqë ndërdija e fëmijëve është shumë e pastër si dhe vetëdija e padjallëzuar ende, mendimet tona pranohen shumë lehtë nga ai, e në rast se janë negative, jo vetëm që do të mungojë suksesi, por mund të lëmë edhe pasoja në psikën e tij të pastër.

Gjithashtu te fëmijët mund të përdorni edhe teknika të tjera, por me rëndësi është që më fëmijën të lidhni raport miqësor dhe procesi i hipnotizimit duhet të zhvillohet gjithnjë në prani të njërit ose te dy prindërve, pasi ashtu fëmija e ndien vetën shumë të sigurt dhe rezistenca ndaj sugjetioneve të hipnotizuesit është më e zbehtë.

Një ndër teknikat tjera është edhe teknika me anë të tregimit të ndonjë përralle, teksti i së cilës duhet të koincidojë (i fantazuar nga hipnotizuesi) me sugjestionet e procesit hipnotik. Por, siç thamë më lartë, me rëndësi është raporti miqësor, pasi pa një raport të tillë ai nuk do të pranojë të bashkupojë miqësisht me ju. Fëmija duhet të shtrihet në krevat dhe hipnotizuesi (në prani të prindit), pasi e urdhëron që t'i mbyll sytë, fillon t'i tregojë ndonjë përrallë dhe gradualisht e futë në pushtetin e gjumit hipnotik.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:13 am

HIPNOZA E NJERËZVE TË MOSHUAR

Njerëzit e moshuar zakonisht janë shumë rezistentë ndaj ndikimit të gjumit hipnotik, prandaj edhe procesi i hipnotizimit të tyre kërkon

kohë dhe durim.Pasi që ata karakterizohen nga vetitë e pjekura të personalitetit, vështirë i nënshtrohen ndikimit të sugjestioneve, sidomos kur ato bëhen nga personi me moshë me të re se ata.

Gjithashtu, te njerëzit e moshuar, rol të madh luan edhe motivacioni. P.sh. në qoftë se
ai (ajo) është i sëmurë dhe hipnozën e sheh si mjetë ndihmës për shërim, atëherë edhe sugjestibiliteti do të jetë më i rritur e edhe efekti më i suksesshëm etj.

Induktimi i gjumit hipnotik te njerëzit e moshuar duhet patjetër të fillojë me aplikimin e testeve të sugjestibilitetit, pasi një induktim direkt, zakonisht përundon me dështim.

Me aplikimin e testeve të sugjestibilitetit, ne vërtetojmë shkallën sugjestibile te të moshuarve dhe, pasi disa nga testet e sugjestibilitetit gjithmonë përfundojnë me sukses, forcojnë bindjen ndikuese të tyre mbi ta.

Pasi ta zbatoni ndonjërin nga testet e sugjestibilitetit me sukses, vazhdoni me induktimin e gjendjes hipnotike.

Teknika më e përshtatshme konsiderohet ajo e rënies së duarve, e kombinuar me ndonjë teknikë tjetër.Urdhërojeni mediumin që t’i mbyll sytë dhe t’i mbajë duart të zgjatura në pozitë horizontale dhe filloni me sugjestionet: „Duart tuaja po rëndohen, gjithnjë e më të rënda po bëhen.

Gjithnjë e më shumë po ju rëndohen, gjithnjë e më shumë.“ Gjatë çdo përseritjeje të sugjestionit bëni një pauzë të shkurtër për të fituar në kohë, pasi pas disa minutash asnjë individ i ri, e lëre më një i moshur, nuk mund t’i mbajë duart në atë pozicion.

„Duart tuaja aq të rënda po bëhen sa që ju nuk po mund t’i mbani më. Janë bërë si plumb të rënda.Ato po fillojnë të lëvizin, po fillojnë të bien.

Ato po bien gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë dhe ju as që po e kundërshtoni një gjë të tillë, përkundrazi, po ndieni një kënaqësi. Sa më shumë që po ju bien duart aq më shumë po ju shtohet kënaqësia.“

Pas tensionit disaminutësh, lëshimi i duarve provokon ndjenja të këndshme, pasi me rënien e tyre fillon edhe çtensionimi i muskujve dhe kështu shpejtohet edhe procesi i hipnotizimit.„Ato po bien gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë.

Sa më shumë që po ju afrohen gjunjëve, aq më thellë po futeni në këtë gjendje të këndshme gjumi... Duart tuaja i prekën gjunjët dhe ju po ndieni një ndjenjë të këndshme.

Po e ndieni se si ajo ndjejë po fillon t‘ua përshkojë të gjithë trupin dhe ju po ndieni një qetësi të mrekullueshme.

Ja, po fillon nga këmbët, nëpër bark, gjoks, duar e deri te koka.Asgjë nuk po ju pengon.Të gjithë trupin tani e keni të relaksuar dhe të përfshirë nga një ndjenjë e këndshme. Po ndiheni mirë dhe po i nënshtroheni këtij pushteti duke u thelluar thellë e më thellë në këtë gjumë hipnotik.

Jeni plotësisht i qetë dhe çdo gjë me ju është në regull. Zërin tim po e dëgoni shumë qartë dhe kthjellët.Asgjë tjetër nuk po ju intereson përveç zërit tim.Po ndiheni gjithnjë e më i lodhur, gjithnjë e më i lodhur.

Thellë - thellë po futeni nën pushtetin e këtij gjumi të këndshëm hipnotik.Vetëm zërin tim po e dëgjoni dhe asgjë tjetër - vetëm zërin tim...“

Nuk duhet harruar se gjatë induktimit të gjumit hipnotik te njerëzit e moshuar, edhe shikimi duhet të ketë forcë magnetike, por edhe zëri duhet të jetë i shprehur me ton magnetik.

Për njerëzit e moshuar, por edhe për ata që janë rezistentë ndaj hipnozës, zbatohet edhe një lloj teknike tjetër, ku si mjet ndihmës përdoret një aparat i vogël për elektrizim.

Në këtë teknikë, mediumit i jepet në njërën dorë një elektrodë e këtij aparati, ndërsa më dorën e majtë, hipnotizuesi e merr elektrodën tjetër.Forca e rrymimit përmban
2 miliampera, ndërsa tensioni 50 volt.

Aparati posedon edhe rregullatorin, me të cilin e ulim ose e rrisim tensionin, varësisht prej situatës.Posa ta prekim mediumin me dorën e djathtë, ne mbyllim qarkun e rrymimit dhe ai e ndien se si atë pjesë të trupit, ku e kemi prekur me dorë të djathtë, po ia përshkon një fërgëllimë e këndshme.

Efekti është veaçanërisht qetësueskur mediumit i preket balli, qafa ose zverku. Procedimi është plotësisht i parrezikshëm, si për mediumin, ashtu edhe për hipnotizuesin.Posaçërisht është efikas kur kombinohet me teknikën e ledhatimit mesmerik.

Edhe biofidbeku, siç e kemi cekur më herët, është aparat shumë praktik që ka sot përdorim të gjërë si në mjekësi ashtu edhe në organet e policisë.Ky aparat elektronik, i cili i shndërron ndryshimet fiziologjike në sinjale zëri me intensitet të ndryshëm, mediumit i vihet në sipërfaqe të trupit nëpërmjet elektrodave ose nëpërmjet një transmetuesi për t’i kapur këto sinjale.

Sipas pozitës së gjilpërës që gjendet në aparat, mund të konstatojmë ndikimin e sugjestionit të dhënë dhe, varësisht nga efekti i ndikimit, i menjanojmë sugjestionet joefikase dhe i stimulojmë ato efikase duke i përsëritur nga disa herë.

Për dallim nga aparati elektrizues, ku mediumi e ndien qarkullimin e rrymës, te ky aparat ai nuk ndien asgjë, pasi aktivitetet fiziologjike si: valët e trurit, rezistenca e lëkurës, tensioni i gjakut, temperatura etj., kalojnë nëpërmjet elektrodave deri te gjilpëra treguese e aparatit, nga ku ne marrim përgjigje për gjendjën e tij emocionale nga sugjestionet e parashturuara.

Pasi që ku aparat përdoret edhe si „detektor i gënjeshtrave“, për këtë qëllim mund të përdorët edhe në hipnozë.Mediumit i parashtrohen pyetje të ndryshme dhe gjatë çdo përgjigjeje në të cilën mundohet të gënjejë, shkaktohen tek ai reagime emocionale të cilat e vënë gjilpërën e aparatit në lëvizje, nga ku ne edhe konstatojmë vërtetësinë e përgjigjeve dhe, në bazë të tyre, e vazhdojmë procedurën e mëtejme të hipnotizimit, gati gjithnjë me sukses.

Lexues të nderuar, këto që ua paraqita deri më tani ishin vetëm disa nga teknikat dhe metodat e ndryshme për induktimin e gjumit hipnotik, nga numëri shumë i madh ekzistues i tyre.

Po qe se i keni zbatuar ushtrimet për zhvillimin e aftësive hipnotike dhe keni përfituar aftësi të tillë, aplikimi i saj në kombinim me njërën nga teknikat e lartëpërmenduara me siguri do t’ju sjell rezultat, pasi që, siç do ta shihni edhe vetë më vonë, të gjithë njerëzit nuk reagojnë njëjtë ndaj teknikave që aplikoni, prandaj, për të pasur sukses, gjithmonë duhet t’i zgjedhur teknikat që i përgjigjen karakterit të individit i cili duhet hipnotizohet.

Gjithashtu, me rëndësi është edhe përshtatja e fjalorit me atë të mediumit. Bisedat, e sidomos sugjestionet, duhet t’i përshtatën shkallës së ngritjës intelektuale të tij, sepse ato ndikojnë vetëm atëherë kur pranohen nga gjuha e ndërdijes së mediumit duke u transformuar në fotografi psikike.Kusht për këtë janë sugjestionet e kuptueshme dhe të qarta.

Arritja e hipnozës së parë me sukses për ju do të jetë përjetim i paharruar. Fakti që keni arritur që në personin tjetër të ndikoni me fjalë sugjestive do ta forcojë aq shumë sigurinë dhe vetëbesimin sa që do ta ndryshojë edhe medimin tuaj për shumë dukuri.

Kur ta zbuloni këtë dimension të ri, nuk do të jeni më ai njeri i mëparshëm. Do të pësoni, në njëfarë mase, ndryshim personaliteti dhe do të krijoni bindje plotësisht të reja, si mbi njeriun ashtu edhe mbi shoqërinë, natyrën e kosmosin në përgjithësi.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:13 am

Prandaj, për të pasur sukses tentativat e para, po ua përkujtojmë edhe njëherë disa regulla:

1.Zhvillimi i aftësive hipnotike: koncentrimi – shikimi magnetik – zëri magnetik.

2.Gjetja e medimit të përshtatshëm: testet e sugjestibilitetit.

3.Relaksimi trupor: frymëmarrja e thellë dhe e qetë - relaksimi i këmbve, duarve, trupit, kokës.

4.Relaksimi shpirtëror: ndjenja e qetësisë dhe kënaqësisë - hapja e dyerve të ndërdijes.

5.Sugjestionet e dëshiruara.

6.Zgjimi nga hipnoza: dhënia e shifrës - rikontrollimi i sugjestioneve të mëhershme - sugjestionet përfundimtare.

Në fund po cek edhe diçka që është me rëndësi.Në qoftë se gjatë gjendjës hipnotike mediumi humb kontrollin me ju dhe nuk reagon në sugjestionet tuaja ose në sugjestionin për t’u zgjuar nga gjendja hipnotike, mos u shqetësoni! Mos krijoni panik!

Gjëja më e rëndësishme në këto momente është ruajtja e qetësisë shpirtërore. Mos tentoni ta ndërprisni hipnozën në mënyrë të shpejtë, pasi nuk do të keni sukses, por mundohuni me sugjestione përkatëse ta zgjoni atë.

Nëse edhe pas kësaj nuk keni sukses, lëreni mediumin në atë gjendje, pasi ai vetë, pas një kohe, do të kalojë, nga gjendja hipnotike në gjendje gjumi normal dhe zgjimi i tij atëherë do të jetë i lehtë.

Sepse, siç thotë K.Tepperwein: „Çdo njeri që fle edhe hipnotizohet“. D.m.th., çdo njeri, para se ta zërë gjumi, kalon nëpër fazat e gjendjës hipnotike, por pa vetëdije dhe pa kontroll nga jashtë.

Edhe një herë po e cek: në qoftë se u përmbaheni udhëzimeve të dhëna, suksesi me siguri nuk do të mungojë.Provojeni!

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:14 am

AUTOHIPNOZA

(Hipnotizimi i vetvetes)
Çdo gjë që është folur për hipnozën (heterohipnozën) dhe për sugjestionin, si procese të hipnotizimit, vlejnë edhe për autohipnozën.

Dallimi qëndron vetëm në faktin se në këtë rast ne jemi vetëhipnotizues. Pra, vetë vendosim se çfarë do t'i sugjerojmë vetes. Ndoshta duket pak e çuditshme - që njeriu mundet vetveten ta hipnotizojë, por kjo është plotësisht e saktë.

Ashtu sikurse mund ta hipnotizoni individin tjetër, ashtu mund ta hipnotizoni edhe vetveten.

Edhe te autohipnoza përmbajtja e sugjestioneve tona duhet t'u përshtatët qëllimeve, të cilat me anën e autohipnozës dëshirojmë t'i realizojmë. Sugjestionet duhet t'i formulojmë si gjithnjë me përmbajtje pozitive ose indiferente, por kurrsesi të mos jenë me përmbajtje negative a as të bëjmë presion mbi vetveten. Gjithashtu, është shumë
me rëndësi që, para formulimit të sugjestioneve, t'i largojmë urdhëresat dhe ndalesat.

Sikurse me anë të hipnozës dhe sugjestioneve që mund të arrijmë zhvillim psikik e fizik, shërim nga shumë sëmundje, përmirësimin e shëndetit tonë, dukjen tonë, arritjen e sukseseve në shkollë ose në punë, eliminimin e shprehive negative e shumë të arritura
tjera, ashtu njëjtë edhe me anë të autohipnozës mund t`i arrijmë po ato efekte në vetvete.

Dallimi këtu është vetëm në atë, që personi i
hipnotizuar është njëkohësisht edhe dhënësi i sugjestioneve e edhe "medium" i cili duhet t`i pranojë ato, pra sugjestionet e dhëna nga vetvetja.

Kulmin e forcës së autohipnozës e paraqesin fakirët indianë me demonstrimet e tyre mahnitëse. Një forcë të tillë autohipnotike paraqesin edhe dërvishët tanë si dhe shumë individë e sekte të ndryshme.

Fakirët indianë si dhe njerëzit që posedojnë këtë aftësi, me forcën e vullnetit të vetë e bien vetveten në një gjendje të thellë autohipnotike, ku vërehen të gjitha simptomet e vdekjës ose siç quhet në mjekësi - vdekje klinike.

Në këtë gjendje të thellë autohipnotike, ata provokojnë edhe dukuri fenomenale si: ecja nëpër zjarrë, qëndrimi nën dhe disa ditor, qëndrimi i tyre lakuriq në temperatura tepër të ulëta etj.

Gjithashtu edhe juve, të nderuar lexues, u janë të njohura raste të shumta kur individë të ndryshëm kanë humbur vetëdijen vetëm pse kanë parë raste fatkeqësish, rrahje, kanë përjetuar frikë ose edhe gëzim të madh etj.

Ka raste kur individi me sistem të dobët nervor nga tronditja, duke parë ndodhi të pakëndshme për të, ose nga pranimi i ndonjë lajmi tragjik, ka vdekur në vend etj.

Pasojë e të gjitha këtyre është autosugjestioni, i cili në mënyrë të rrufeshme ka ndikuar në qendrat përkatëse të trurit.

Pra, kur ndikimi i rastësishëm anësor mund të influencojë aq fuqishëm, shpesh edhe me pasoja fatale, në individin përkundër vullnetit të tij (si më lartë), pse atëherë atë forcë të mos e kthejmë dhe shfrytëzojmë me vullnet të koncentruar dhe të ushtruar për nevojat tona progresive (si fakirët indianë)?

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:14 am

SI ARRIHET AUTOHIPNOZA?

Autohipnoza, që rrjedh nga fjala greke ,,auto" vetë dhe ,,hipnozë" gjumë, mund të zhvillohet në disa mënyra. Por, për ta lehtësuar këtë proces, është e preferuar që së paku një herë para kësaj t'i shtroheni hipnozës.

Gjatë kësaj seance, hipnotizuesi i mirë ua sugjeron shifrën, të cilën ua regjistron në ndërdije ose në kasetofon, dhe sa herë që ta përsëritni atë shifër ose e dëgjoni në kasetofon, do të bieni në gjendje hipnotike, pra, në autohipnozë.


Por, nëse një mundësi e tillë nuk ju ofrohet, atëherë duhet ta ndiqni rrugën e vetëhipnotizimit, e cila është pak më e vështirë dhe kërkon më shumë kohë, por e realizueshme. Për ta arritur autohipnozën duhet, sikurse te induktimi i heterohipnozës, të krijoni atmosferë të qetë, mund të lëshoni muzikë relaksuese dhe mundësisht të krijoni gjysmerrësirë.

Uluni në pozitë të përshtatshme dhe para jush vendoseni një objekt vezullues (të ndritshëm, mund të jetë edhe bateri xhepi) ose ndonjë objekt tjetër (fotografi, vizatim etj) i cili do të ndikojë në lodhjën e syve. Mund ta vëni edhe pasqyrën para vetes dhe ta fikësoni vetën në mes të syve, siç e kemi cekur te shikimi magnetik.

Mundeni ta filloni induktimin e gjumit hipnotik edhe direkt me autosugjestione, pa fiksuar kurrfarë objekti vezullues etj.

Por për ta shpejtuar procesin dhe për të qenë efekti më i suksesshëm, pasi që, siç theksova më herët, drita e fortë dhe mashtrimet e ndryshme optike provokojnë lodhjen e syve dhe bie deri te gjumi, po ju preferojmë objekte të tilla.

Fiksojeni objektin vezullues, kurse në ndërkohë, në mënyrë të koncentruar dhe intensive sugjeroni vetvetes: ,,Po e ndiej veten shumë mirë, por shumë të lodhur.

Vetëm për gjumë po mendoj - vetëm për gjumë.

Kapakët e syve po më rëndohen, gjithnjë e më shumë po më rëndohen. Ata më janë
bërë shumë të rëndë, si plumb të rëndë. Aq të rëndë sa që nuk po mund t'i mbaj të hapur".

Në qoftë se e ndjeni që sytë po ju mbyllen, atëherë mbyllni, e në qoftë se jo, atëherë
thelloni sugjestionet. ,,Po qëndroj plotësisht i relaksuar. Sytë i kam të mbyllur. Këmbët dhe duart plotësisht të lira. Jam plotësisht i qetë.

Frymëmarrjen e kam të thellë dhe ritmike. Po e ndiej veten shumë këndshëm.
Gjatë çdo frymëmarrjeje po zhytem thellë e më thellë në këtë qetësi të këndshme shpirtërore." Këtu pushoni përafërsisht një minutë.

Pastaj vazhdoni duke u koncentruar nga këmbët: ,,Tani po koncentrohem në këmbë. Po e ndiej shumë qartë se si këmbët po më rëndohen. Ato po më bëhen gjithnjë e
më të rënda - gjithnjë e më të rënda. Këmbët i kam shumë të rënda, si plumb të rënda. Aq janë të rënda sa që unë ato nuk po mund t'i lëvizë.

Tani edhe duart po më rëndohen. Po e ndiej shumë qartë se si po më rëndohen. Po më pushton një lodhje gjithnjë e më e madhe, për atë edhe po bëhen më të rënda. Edhe duart tani i kam shumë të rënda, si plumb të rënda. Aq janë të rënda sa që nuk po mund t'i lëvizë. Po e ndiej veten gjithnjë e më të lodhur - shumë shumë të lodhur.
Asgjë nuk po më pengon.

Tani po e dëgjoj vetëm zërin tim dhe për asgjë tjetër nuk po më intereson - vetëm për zërin tim. Po e ndiej shumë qartë se si shkallë-shkallë po zhytem thellë-thellë në një gjendje të këndshme shpirtërore, por zërin tim po e dëgjoj. Po ndihem shumë mirë
dhe jam shumë i qetë. Po i dorëzohem këtij pushteti të këndshëm, por zërin tim gjithnjë po e dëgjoj, mirë dhe qartë.

Në këtë gjendje të këndshme qetësie po hapen dyert e ndërdijes sime.Gjithçka që po flas po depërton lehtë dhe thellë në ndërijen time. Aty po regjistrohet dhe unë do të veproj sipas urdhërave të saj..."

Pastaj vazhdoni me sugjestionet e dëshiruara të cilat duhet t`i përgatitni më herët. Pasi t`i përfundoni sugjestionet e dëshiruara vazhdoni me sugjestionet për daljen nga gjendja autohipnotike: ,,...Dhe prapë po ndiej në vetvete një qetësi të këndshme. Në këtë qetësi të këndshme çdo fjalë e imja po regjistrohet thellë në ndërdije.

Do t'i dëgjoj ato fjalë dhe do të veproj sipas tyre dhe do të ndihem shumë mirë. Nga dita në ditë në çdo drejtim po ndihem mirë e më mirë.

Kur të numëroj deri në tre do të dal nga kjo gjendje autohipnotike.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:14 am

Autohipnoza


Këmbët dhe duart do më jenë prapë normale, të lira të lehta dhe të lëvizshme, siç kanë qenë më parë. Do t'i hapë sytë dhe do të ndihem shumë mirë. Do të jem plotësisht i kthjellët dhe plot energji. Një,dy,tre. Po i hapi sytë. Çdo gjë me mua është në rregull."

Sugjestionet e lartëpërmendura mund t'i regjistroni edhe në kasetofon dhe t'i dëgjoni kur të bini për të fjetur. Pasi që në atë kohë jeni edhe ashtu i lodhur dhe organizmi kërkon pushim, edhe ndikimi i sugjestioneve do të jetë më i madh dhe suksesi nuk do të mungojë.

Aventurat me autohipnozë janë plotësisht të ndaluara. Meqë në atë gjendje nuk ekziston as hapësirë e as kohë, mundësitë manipulese janë të panumërta e që më së shumti dëmtojnë vetë të autohipnotizuarin, prandaj edhe autohipnoza preferohet të aplikohet vetëm me udhëzim të terapeutit.

Ka raste nga literaturat e ndryshme, siç kam dhe raste nga vetë përvoja ime, kur ndividi të cilit i është dhënë autohipnoza për raste shërimi, me kalimin e kohës, e ka keqpërdorur atë duke kaluar pragun e së lejuarës.

Duke u munduar t'i realizojë pasionet e brendshme, të cilat në gjendje normale nuk ka mundur t'i plotësojë, mediumi ka shfrytëzuar gjendjen autohipnotike, duke i realizur ato në ,,ekranin e brendshëm" psikik dhe, natyrisht, në atë gjendje duke i përjetuar si në
realitet, pas një kohe ai ka kaluar në gjendje halucinacioni, nga ku nuk ka mundur të bëjë më dallimin e realitetit nga fantazia dhe kështu është detyruar të kërkojë ndihmë në qendrën psikiatrike.

Në atë gjendje ku nuk ekziston koha e as hapësira, aty ku jemi të pafuqishëm dhe njëkohësisht të plotfuqishëm, të penguar por edhe shumë të lirë; aty ku mund të shndërrohemi në çdo formë që dëshirojmë, të gjendemi në çdo kohë të historisë; aty ku mund t'i realizojmë të gjitha pengesat e botës reale, ku mundemi edhe të
fluturojmë, deri edhe në pafundësi etj. etj., duhet të kemi shumë kujdes
gjatë hedhjës së hapave drejt introspeksionit shpirtëror.

Pra, duhet të kemi shumë kujdes, pasi kemi të bëjmë direkt me shpirtin dhe mund të
na kushtojë shumë shtrenjtë.

Juve, lexues të nderuar, që pretendoni ta zbatoni këtë metodë në vetëvete ose edhe t'ua preferoni të tjerëve, u kisha udhëzuar që ta aplikoni metodën me anë të kasetofonit. T'i regjistroni sugjestionet induktuese, sugjestionet efektive dhe ato të daljës nga kjo gjendje në kasetë magnetofoni dhe t'i dëgjoni ato kur të shtriheni për të fjetur, ku edhe përjashtohet çdo mundësi abuzimi.


Me këtë nuk dua të krijoj panik, por dëshiroj t'u tregoj edhe anët tjera të medalonit për t'ua kompletuar në mënyrë sa më të plotë informacionet mbi autohipnozën. Pasi zbatimi i autohipnozës në sferat tjera progresive është poashtu i pakufishëm, e sidomos në mjekësi.

Në pjesët e ardhshme do të bëjmë fjalë më gjërësisht rreth efektit të hipnozës, si në mjekësi ashtu edhe në drejtime tjera, të cilat do t'i ilustrojmë edhe me sugjestionet përkatëse.

Prandaj, për të mos i përsëritur sugjestionet dy herë, mund t'i zhfrytëzoni dhe t'i zbatoni sugjestionet e heterohipnozës për autohipnozë, por duhet që ato t'i
përshtatni në vetën e parë njëjës. Për shembull, nga ,,Ju jeni...", në ,,Unë jam...", e kështu me radhë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:15 am

PËRDORIMI I HIPNOZËS NË MJEKËSI

SHËRIMI ME ANË TË HIPNOZËS

Përdorimi i gjumit hipnotik për shërime të ndryshme daton që nga kohët më të lashta dhe më të janë shërbyer zakonisht klerikët fetarë.

Këtë e ilustrojnë edhe fjalët e Hipokratit: ,,Sëmundjen, nga e cila vuan trupi, shpirti e sheh shumë mirë me sy të mbyllur". Por, përdorimi i hipnozës si mjet shërues, masovikisht filloi të zbatohet nga mjeku F.A.Mesmer, në bazë të së cilit edhe e gjithë kjo u quajt ,,mesmerizëm".

Këtë valë të ,,mesmerizmit" në Angli e përhapi mjeku dr. John Ellitson, kështu që më 1843 në Londër u themelua spitali ,,mesmerik".

Pastaj vazhdoi hapjen e spitaleve edhe në shumë qytete të tjera si në Dablin, Edinburg etj.

Për hipnozën si mjet shërues u interesua edhe Freudi, i cili e përdori me të madhe në shërimin e pacientëve të tij, dhe atë me sukses të madh.

Me përsosjen e anestetikëve në vitet e fundit të shekullit 19, përdorimi i hipnozës filloi të zbehet, por gjatë luftë së parë botërore, pasiqë mjekët në situata të tilla nuk kishin gjithmonë anestetikë, prapë u kërkua riaktivizimi i saj për të ndihmuar të plagosurit e shumtë.

Në vitet e pasluftës, shumë mjekë filluan ta aplikojnë hipnozën në ordinancat private të tyre si dhe në shumë spitale ku punonin ata. Në vitin 1946, kirurgu amerikan Kolman e përdori hipnozën gjatë një intervenimi kirurgjik në lukth; pastaj, në vitin 1953, mjeku Anglez Over Ford e aplikoi në intervenimin kirurgjik të Apendix-it (zorrës qorre), e kështu me radhë...

Operimi i parë, i bërë në ndikimin e hipnozës dhe i regjistruar në shiritin e filimit celuloid, u zhvilluan në vitin 1959 në Angli. Pacientia ishte një 25 vjeçare, mësuese e vallëzimit. Asaj gjatë operimit iu tha se ndodhej në piknik, kështu që fare nuk e ndjeu dhembjen.

Gjithashtu janë të njohuar rastet e intervenimit me anë të hipnozës gjatë operimeve të rënda dhe të komplikuara, posaçërisht në rastet kur, për arsye shëndetësore, nuk lejohej të përdorej anestezia. Në një rast pacientia e hipnotizuar, jo vetëm që nuk pati dhembje, por as
gjakderdhje nuk kishte.

Gjithashtu, asaj i është sugjeruar se pas operimit, gjatë marrjes së ushqimit, asgjë nuk do t'i pengojë, nuk do të kollitet, nuk do të vjellë dhe të gjitha këto u realizuan...

Pas kongresit botëror për hipnozën dhe sëmundjet psikosomatike (psikofiziologjike) që u mbajt me 1965 në Paris, ku u lexuan shumë referate që verifikonin ndikimin pozitiv të hipnozës në mjekësi, në shumë fakultete të mjekësisë, hipnoza u fut si lëndë obliguese për mjekët e ardhshëm.

Përdorimi i hipnozës në mjekësi është shumë i madh. Ajo, siç e cekëm disa herë, zëvendëson anestetikët dhe shpejton procesin e shërimit. Në stomatologji ajo është shumë e përhapur dhe një numër i madh stomatologësh, sidomos në Britani, Gjermani, Zvicër etj., aplikojnë këtë metodë me sukses shumë të madh në nxjerrjen e dhëmbëve pa dhembje, ndërsa në Itali është hapur shkolla speciale për nxjerrjen e dhëmbëve me hipnozë.

Gjithashtu, me hipnozë bëhen lindje pa dhembje. Në Britani është shumë e popullarizuar lindja me anë të hipnozës dhe është metodë shumë e preferuar.

Në Itali është e njohur klinika "Bianko", në Limbiat, 15 km afër Milanos, ku bëhen lindjet pa dhembje me anë të hipnozës, nën përkujdesjën e dr. Giampiera Mosokania.

Duhet thënë se hipnoza, si metodë psikoterapeutike, mund të përdoret si mjet mjaft efikas në parandalimin e frikës, duke u mundësuar kështu miliona grave lindje pa dhembje dhe pa pasoja tjera.

Në ditët tona, duke jetuar gjithnjë nën tensione psikike, nën trandje, shpesh të përcjella me emocione të forta, njerëzit gjithnjë e më shumë po u nënshtrohen sëmundjeve psikofiziologjike, që kanë si pasojë: të thatin të lukth ose zorrë, astmën, hipertoninë (ngritjen e tensionit të gjakut) etj.

Në të gjitha këto sëmundje, hipnoza mund të ndihmojë shumë. Në librin e tij ,,Hipnoza në klinikën e sëmundjeve të brendshme", studiuesi rus P.I.Bulj, shkruan se si në Petërsburg ka bërë kërkime 15 vjeçare në shërimin e këtyre sëmundjeve, në mëse 6000
pacientë.

Kështu për shërimin e të thatit të lukth jep këto rezultate: nga 92 pacientë - 30 janë shëruar plotësisht vetëm me hipnozë; 33 janë shëruar plotësisht me hipnozë dhe me anë të medikamenteve; ndërsa 29 të tjerë kanë pasur përmirësime të dukshme (kanë pushuar dhembjet, të vjellat etj); këta të fundit kanë qenë pacientë, të cilët nuk kanë mundur të hipnotizohen.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:15 am

Autori thotë se suksesi varet nga thellësia e gjumit hipnotik.

Për shërimin e astmës është përdorur metoda e njëjtë. Nga 200 pacientë (128 femra dhe 72 meshkuj) të moshës 10-60 vjeçare, kanë rezultuar këto rezultate: 84 janë shëruar plotësisht dhe janë liruar nga spitali; 56 të tjerë kanë pasur shërime të dukshme (sulmet kanë qenë të rralla); ndërsa te 60 pacientë të tjerë (30%) nuk ka pasur kurrfarë efekti, sepse nuk kanë mundur t'i nënshtrohen lehtë gjumit të thellë hipnotik.

Gjithashtu, nga tensioni i lartë i gjakut, janë shëruar 160 pacientë (60 meshkuj dhe 100 femra), të moshës 20-60 vjeçare. Prof. Bulj thotë se nuk duhet ta konsiderojmë hipnozën si mjet universal për shërimin e të gjitha sëmundjeve, por shton se hipnoza në kombinim me medikamente ose me metoda tjera terapeutike është terapi mjaft efikase për shërimin e një vargu sëmundjesh.

Hipnoza gjithashtu mund të shërbejë edhe si metodë mjaft e suksesshme për shërimin e shumë sëmundjeve psikike dhe neurotike, dhe atë në mënyra të ndryshme.

Na është e njohur psikoanaliza e Freudit, i cili pacientët e vet i kthente në kohën e mëparshme (me hipnozë) dhe i kërkonte konfliktet, situatat, të cilat kanë mundur të jenë faktorë e sëmundjës.

Te sëmundjet e rënda psikike, intervenimi me anë të metodës hipnotike lejohet vetëm në disa raste të jashtëzakonshme, përndryshe, në këso rastesh, psikologët nuk preferojnë të hipnotizohet i sëmuri, sepse është konstatuar se hipnoza tek disa sëmundje provokon efekt negativ dhe thellon sëmundjën edhe më.

Por, në kombinim me disa medikamente, efeki i saj është shpresëdhënës për shërimin e
pjesërishëm të disa simptomeve, të provokuara nga këto sëmundje të rënda psikike.

Edhe për alkoolizmin, narkomaninë si dhe pirjen e duhanit, që janë gjithnjë në rritje e sipër, hipnoza mund të përdoret si mjet mjaft efikas në parandalimin, e edhe në shërimin e këtyre sëmundjeve të varësisë, por këtu duhet vullneti dhe dëshira e pacientit për t'u shëruar.

Gjithashtu, varet edhe shkalla e helmimit nga këto elemente.

Hipnoza mund të ndihmojë edhe në lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve seksuale.
Impotenca tek meshkujt dhe frigjiditeti (ftohtësia) te femrat, janë probleme mjaft të përhapura në mbarë rruzullin tokësor, diku më shumë e diku më pak.

Hipnoza mund të ndihmojë të tejkalohen këto vështirësi të cilat, si sëmundje psikogjene, provokohen nga shumë faktorë, siç janë:mungesa e dashurisë, edukimi dhe qëndrimi i gabuar ndaj seksit, frika nga mossuksesi, problemet apo ngarkesat familjare, turpshmëria etj.

Në këto raste, barërat nuk mund të ndihmojnë gjatë, ato janë të efektit të kufizuar.

Edhe psikoterapia e edhe sugjestioni ndonjëherë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve, ndërsa hipnoterapia, pavarësisht nga të arriturat e reja mjekësore,
mbetet ende metoda më efikase për largimin e gjykimeve të gabuara mbi seksin dhe shërimin e plotë të kësaj sëmundjeje.

Gjithashtu, kur jemi këtu, nuk mund të mos e përmendim edhe eksperimentin të cilin e ka zhvilluar dr. K. Tepperweini, i cili për ta vërtetuar ndikimin e hipnozës në organizmin njerëzor, para ekspertëve mjekësorë, demonstroi këtë proces:

Një vajze, e cila nuk kishte gjinjë të zhvilluar normalisht e që dëshironte të kishte zhvillim normal të tyre si vajzat e tjera, si dhe për t'i bindur ekspertët për forcën e madhe të hipnozës, ia nxiti zhvillimi e te dy gjinjët në gjendjen e dëshiruar prej saj. Për ta thelluar edhe më shumë bindjen mbi forcën e hipnozës, dhe për të shmangur çdo dyshim për ndonjë veprim manipulues, ai së pari i sugjeroi asaj, pra pacientës, e cila gjendej në gjendje të thellë hipnotike, se njëri gji do t'i rritet në madhësinë e caktuar brenda një jave.

Dhe, pas një jave, ai e arriti madhësinë e cakuar të njërit gji, derisa gjiri tjetër mbeti në madhësinë e mëparshme.

Pastaj, prapë derisa pacientia gjendej në gjendje të thellë hipnotike, i sugjeroi se edhe gjiri tjetër, brenda një jave, do ta marrë madhësinë e gjirit të parë. Dhe prapë, pas sugjestionit, gjiri tjetër arriti madhësinë e caktuar dhe atë, më shpejt se i pari.

Kohët e fundit në Amerikë janë duke u bërë kërkime eksperimentale për mundësinë e trajtimit me hipnozë te të sëmurëve nga AIDS-i.

Kjo posaçërisht ka të bëjë me të infektuarit që kanë rezultuar si pozitiv në testet HIV, dhe tek të cilët ende sëmundja nuk ka kaluar në formë aktive.

Prof. Roni Berger nga Universiteti i Nju Jorkut, i cili që disa vite merret intensivisht me dukuritë e hipnozës, mendon se, sipas teorisë së sotme mbi AIDS-in, stresi dhe frika te të prekurit nga ky sindrom, janë faktorë kryesor të cilët përshpejtojnë zhvillimin e simptomeve të kësaj sëmundjeje vdrekjeprurëse.

Nëse intervenohet në kohën e duhur, duke eliminuar sindromin e frikës dhe stresit, dhe duke e rritur vetëbesimin te pacientët e infektuar, do të mund të ngadalsojmë edhe
zhvillimin e shpejtë të simptomeve të sëmundjës, e ndoshta, shpreson ai, edhe parandalimin e plotë të saj.

Sipas kërkimeve më të reja psikoimunologjike, është vërtetuar se psika mund të ndryshojë sistemin imun të organizmit tonë dhe në këtë mënyrë do të mund t'i shërojmë shumë sëmundje, e edhe AIDS-in, përfundon ai.

Edhe pse, gjatë gjithë historisë së saj, hipnoza si mjet shërues ka hasur në sfida të mëdha, prapseprapë ajo i ka tejkaluar ato me sukses dhe sot është radhitur përkrah degëve tjera të mjekësisë si mjet ndihmës në shërimin e shumë sëmundjeve.

Pjesa vijuese, ku do të bëhet trajtimi i këtyre problemeve edhe praktikisht si dhe do të jepen sugjestionet përkatëse për to, nuk e ka për qëllim që nga ju lexuesë të nderuar të krijojë individin mjek.

Qëllimi i këtij sqarimi është që ju të njoftoheni dhe të aftësoheni që në raste, kur
intervenimi mjekësor është i pamundur ose i pasukseshëm, atëherë në bashkëpunim me mjekun, të jepni kontributin tuaj në këtë drejtim human.

Siç e dini, shëndeti i njeriut (ku shpesh është në pyetje edhe jeta e tij) është shumë i çmueshëm, prandaj nuk do të ishte e arsyeshme që të merrni një përgjegjësi aq të madhe duke u munduar të luani rolin e mjekut.

Mjeku, i cili nga ana e organeve kompetente është cilësuar si individ i specializuar dhe i është dhënë titulli dr., i bartë të gjitha përgjegjësitë ligjore për veprimet e veta me pacientë.

Me këtë nuk dua të them se ju nuk guxoni ta përdorni hipnozën për shërim, por përdorimi i saj duhet t'i përshtatet edhe situatës.

P.sh. ju mund ta
përdorni atë për largimin e vetive të padëshiruara, sëmundjeve të varësisë, largimin e streseve e depresioneve etj, por nuk u kisha preferuar që hipnozën ta përdorni, pa praninë e mjekut, te sëmundjet e rënda, ose në me rastin e intervenimet e ndryshme kirurgjike, në ato stomatologjike ose në largimin e dhembjeve gjatë lindjës etj., pasi për pasojat e mëvonshme përgjegjësia do të bie mbi ju.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:34 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi