Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Hipnoza - metodë esperimentale

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:14 am

HIPNOZA NDËR SHEKUJ


Të gjitha lëmitë të definuara shkencore (empirike), burimin e kanë në paragjykimet, bestytnitë etj, me një fjalë, në magjitë e ndryshme. Hipnoza në këtë rrafsh, edhe pse e pranuar shkencërisht, edhe sot e kësaj dite nuk është liruar plotësisht nga sharlatanizmat, absurditetet dhe keqkuptimet.

Fenomenet e hipnozës, padyshim janë të njohura për njerëzimin që nga kohët më të lashta, pasi për to ekzistojnë të dhëna historike dhe zakonisht janë shfrytëzuar për nevoja fetare e mjekësore.



Shënimet e ruajtura nga popujt e lashtë që jetonin rreth lumenjëve Efurat dhe Tigër, tregojnë se populli më i vjetër, i njohur për kulturë në botë - Sumerët, qysh 4000 vjet p.e.r. e kanë njohur hipnozën dhe janë shërbyer me të.

Gjithashtu është i njohur edhe miti për Eskulapin, i cili te sëmurit ishëronte në atë mënyrë, që së bashku me barërat popullore, u pëshpëriste në vesh fjalë sekrete magjike. Në Indi, Asiri dhe në vendet e tjera të Lindjës së Largët, hipnoza përdorej kryesisht për të rritur rolin e fesë në masat e gjëra të popullit.

Si klerik pranohej vetëm ai që zotëronte në mënyrë të mjaftueshme hipnozën. Gjatë ceremonive fetare, predikuesit e fesë duke folur kryeninveprime të çuditshme me anë të duarve; bërtisnin kur i lexonin ,,librat e shenjtë" dhe në këtë mënyrë arrinin t'i sugjestiononin dëgjuesit, apo edhe ta hipnotizonin ndonjërin prej tyre, i cili pastaj kthehej në një kukull që u nënshtrohej verbërisht urdhërave të klerikut.

Të tjerët mund të humbisnin zërin, t'u paralizoheshin këmbët etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht, i magjepsnin të gjithë të pranishmit, e sidomos ata që hipnotizoheshin. Në këtë mënyrë përhapej dhe forcohej bindja në masat e gjëra të popullit, se klerikët ishin të pajisur me forca të mbinatyrshme. Një besim tipik mbizotëron edhe sot në mesin e besimtarëve Sufit.

Në Egjiptin e Vjetër, gjithashtu është përdorur hipnoza si metodë terapeutike. Në papirusin e vjetër, 3000 vjet p.e.r., i ashtuquajturi ,,Papirusi i Ebersonit", janë përshkruar metoda me të cilat janë shëruar njerëzit, e që s`janë gjë tjetër, pos metoda të hipnozës.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:14 am

Klerikët egjiptas njëherit ishin edhe si mjekë popullor.

Për hiponotizimin e të sëmurëve ata përdornin një pllakë të shndritshme metalike, që ia vinin të sëmurit para syve, për t'ia lodhur sytë (kjo metodë e fiksimit përdoret edhe sot), si dhe metodën e të përshkuarit me duar nëpër trupin e të sëmurit, të përcjellë me fjalë të posaçme ,,magjike".

Kështu është e njohur thënia, që figuron në një dokument të vjetër egjiptas: ,,...vendosi në të pëllëmbët e duarve që t'ia qetësosh dhembjet dhe thuaj se do të shërohet".

Asokohe kanëekzistuar edhe faltore, ku të sëmurit kanë kaluar natën duke ju lutur Zotit që t'i shërojë. Më e njohura ka qenë faltorja e Serapsit në Kanape dhe faltorja e Izdinit. Hipnozën e kanë njohur edhe grekët e vjetër si ,,gjumë i faltorës".

Ata, të cilët shkonin për t'u shëruar (për të fjetur) në faltore, duhet të përgatiteshin nëpërmjet dietave dhe ritualeve të ndryshme, për t'u arritur gjumi hipnotik - Atëherë klerikët (deri sa ata flinin) u afroheshin dhe u pëshpërisnin atyre sugjestionet e caktuara, e që ata, nën ndikimin e atmosferës së faltorës dhe besimit në të, të aktivizonin forcën e tyre shëruese.

Para se të binin për të fjetur, të sëmurët këshilloheshin, se duhet t'u përmbahen dhe t'i kryejnë të gjitha veprimet që ,,Zoti do t'ua thotë gjatë gjumit". Të nesërmën, kur ata zgjoheshin, klerikët ua interpretonin ëndrrat dhe i këshillonin edhe njëherë seriozisht se duhet t'i përmbahen vullnetit të Zotit, në qoftë se dëshironin të shëroheshin

Pasi në atë kohë, sikurse edhe sot, disa njerëz nuk i nënshtrohen sugjestionit hipnotik, në shumë faltore, arritja e gjëndjes hipnotike bëhej nëpërmjet bimëve të caktuara narkotike.

Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak. Shkrimtarët romakë, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda për t'i vënë në gjumë njerëzit, veçanërisht metodën e prekjës së trupit me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e ,,fjalë magjike". vazhdon...
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:14 am

Metoda e hipnozës në formë të ,,gjumit të faltorës" u praktikua deri kah mesi i shekullit të gjashtë. Më pas këtë metodë, gjithnjë e më shumë, filluan ta përdorin murgjit kristianë, duke arritur shërime të çuditshme me anë të lutjeve, ujit të bekuar, prekjes me anë të duarve e
metodave tjera.

Me këto rituale u morën edhe mbretërit, si dhe vetë Papa. Në Dhiatën e Re mund të lexojmë: ,,Do t'i vendos duart në të sëmuritë dhe ata do të ndihen më mirë..."

Hipnoza, posaçërisht u praktikua në Indi. Jogistët indianë, me qëllme të posaçme religjioze, kanë provokuar në vetvete gjendje të njëjtë si të gjumit. Atë gjendje e kanë arritur duke e vështruar një objekt me shikim të fiksuar, deri sa u lotonin sytë. Ata, në fakt, provokonin gjendje autohipnotike, dhe pastaj me forcën habitëse të vullnetit të tyre, demonstronin fenomene të ndryshme, që edhe sot e kësaj dite janë të pashpjegueshme.

Në mesjetë, shfaqjet e ndryshme të hipnozës filluan të shpjegohen në mëyrë mistike, metafizike e fetare, si futje e djallit në trupin e njeriut, dhe nën këtë pretekst fillon edhe ,,gjuetia e shtrigave".

Klerikët kudo gjurmonin të ,,djallëzuarit" (të pushtuarit nga djalli); mëkatarët që ia kishin shitur shpirtin djallit. Të dyshimtët torturoheshin në mënyra të ndryshme, që të pohonin bashkimin me frymën e keqe. Për ta vërtetuar bashkëpunimin me djallin, të dyshimtët (sidomos gratë), hidheshin në ujë (lumë) me këmbë dhe duar të lidhura.

Në qoftë se ata fundoseshin atëherë ishin të pastër, e në qoftë se rrinin mbi sipërfaqe, vërtetohej një bashkëpunim i tillë dhe pastaj pasonin ndëshkimet duke i djegur për së gjalli, në mënyrë që bashkë me trupin e mekatarit-ës të bëhej hi edhe djalli (demoni).

,,Pavarësisht se çfarë është objekti i besimit tuaj, qoftë i vërtetë qoftë i imagjinuar, do të arrini rezultat të njëjtë". Këta rreshta që i ka shkruar natyralisti dhe mjeku Theophrastus Bombastus nga Honhenheimi (1493-1541), i njohur me emërin humanitar Paracelsus, disa shekuj më parë, na i vërteton sot psikologjia moderne. Paracelsusi ndër të parët u mor me ndikimin e poleve magnetike në organizmin e njeriut. Ai vërtetoi se agjensi vendimtar i shërimeve të përgjithshme është ,, mjeku i brendshëm", pra vetë besimi.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:14 am

NGA ,,MAGNETISMUS ANIMALIS" DERI TE HIPNOZA



Në vitin 1646, Athanasius Kircher (1606-1680), në librin e tij ,,Eksperimentum Mirabile", tregon se si e ka hipnotizuar gjelin. Kjo ishte paraqitja e parë për të ashtuquajturën ,,hipnozë e shtazëve".

Astronomi, prof. Maximilian Hell (1720-1792) bëri disa kurime magnetike. Ai i punonte magnetët në formë të organeve të sëmura dhe ato i lidhte në pjesët e sëmura të trupit. Me këtë mënyrë të kurimit ai arriti suksese të papritura: shëronte 60 - 70% të të sëmurëve.


F.A.Mesmer

Në fund të shekullit XVIII u bënë përpjekjet e para për ta shpjeguar natyrën e hipnozës. Një ndër personalitetet që i filloi kërkimet në baza shkencore ishte dr. Franz Anton Mesmer (1734-1815). Në moshën 32 vjeçare,

Mesmeri përfundon studimet e mjekësisë duke mbrojtur disertacionin ,,Ndikimi i planeteve në trupin e njeriut". Kështu ai e formoi teorinë e veçantë të quajtur ,,Magnetismus animalis" (magnetizëm shtazor), për shërimin e njerëzve nëpërmjet ,,fluidit" magnetik. Ai erdhi deri te
njohuritë e reja, se për paraqitjen e kësaj dukurie (hipnozës) nuk nevojitet kurrfarë magnetizmi qiellor ose mineral, por është e mjaftueshme vetëm një pjesë e veprimit ,,fluid" për ,,magnetizimin" e të sëmurit.

Mesmeri fjalën hipnozë nuk e kishte përmendur kurrë, sepse në atë kohë nuk njihej ky nocion, dhe për një periudhë mjaft të gjatë kjo dukuri u quajt mesmerizëm.

Mesmeri njihet si baba i hipnozës dhe me të fillon lindja e hipnozës moderne. Ai ,,fluidin" e vet e përcillte tek i sëmuri, duke e shikuar dhe duke e prekur me shuplakë të dorës, nga lartë deri poshtë. Ky pasim edhe u quajt ,,shikim i mesmerit". Më vonë ai e ndryshoi metodën e shërimit.

Në një bazen me ,,lëng të magnetizuar" shfaqeshin disa shufra të metalta, të cilat pacientët duhet t'i kapnin me duar, në atë mënyrë që ,,rryma magnetike" të kalonte prej njërit te tjetri. Gjithashtu, edhe atmosfera karizmatike të cilën e skenonte vet Mesmeri, duke lëshuar muzikë
relaksuese, duke e errësuar sallonin dhe duke lëvizur vetë prej njërit pacient te tjetri, i mbështjellë me një pelerinë të zezë, provokonte gjendje sugjestive. Sigurisht, që ky sugjestion dhe autosugjestion i vetë pacientit, si rrjedhim nga pritjet e ndera, provokonte te pacienti krizën e pritur të shërimit.

Sapo një pacient binte në atë krizë, shembulli i tij provokonte krizën edhe tek të tjerët. Me sukseset e veta të shërimit, ai arriti famë shumë të madhe, sa që ndër pacientët e tij kishte edhe anëtarë të oborrit mretëror francez, si Maria Antoaneta etj.

Mirëpo, në qarqet mjekësore ai u bë i padëshiruar, kështu që u formua një komision për t'i vërtetuar këto dukuri, i përbërë nga anëtarë të Akademisë Franceze: Gullotini, Joirei dhe Sollina D` Arcetasi dhe anëtarë të tjerë të Akademisë së Shkencave: De Baryt, Franklini etj. Ky komision e hodhi poshtë teorinë e ,,magnetizimt fluid" si jo shkencor dhe e ndaloi përdorimin e mëtejmë duke e vlerësuar atë si metodë mashtruese.

Edhe pse Mesmeri filloi nga parashikimet e gabuara, megjithatë, dha nismën që në fushën ndërkombëtare të dijes të shqyrtohet hipnoza.

Me atë edhe u bë avangardist i psikologjisë moderne. Mesmeri, përndryshe ishte edhe njëri ndër personalitetet më me kultur në kohën e vet, i njohur jo vetëm në Vjenë e Paris, por edhe në mbarë Evropen. Ishte adhurues dhe mbrojtës i muzikës së Mocartit, dhe kompozitori i famshëm për këtë mbrojtje të artit, iu revanshua duke e përjetësuar në libretën e operës së tij ,,Cosi fan tutte".
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:15 am

HIPNOZA E PARË

Mesmerizmi u ndalua, por adhurues të shumtë të tij nuk pushuan së eksperimentuari.

Sipas literaturës, hipnozën e parë arriti rastësisht ta provokojë një nxënës i Mesmerit - Markiz Pijsiger, të cilën e quajti ,,somnabulizëm artificial". Pijsigeri, duke u munduar ta shërojë një djalosh (Viktorin ), vëren se djaloshi, në vend se të reagojë në prekjet e tij, thjesht, flinte në një gjumë plotësisht tjetër nga gjumi normal.

Dhe, ja çudia! Kur e urdhëroi që të zgjohet, djaloshi u zgjua dhe bëri disa hapa me sy të mbyllur. Dhe, kështu, me sy të mbyllur, djaloshi sillej si njeri i dëgjueshëm, duke i zbatuar ato që e urdhëronte Markizi. Pasi zgjohet, atij nuk i kujtohej asgjë nga përjetimet gjatë kohës së këtij gjumi të çuditshëm.

Pra, ishte kjo në të vërtetë hipnoza e parë, të cilën një njeri e aplikoi në tjetrin, dhe nga atëhrë fillojnë kërkimet intensive të kësaj paraqitjeje dhe ,,mesmerizmi" ose ,,somnabulizmi artificial" fillon të praktikohet në mbarë botën.

Pastaj paraqiten teori të ndryshme duke e emërtuar me nocione të ndryshme si: ,,biomagnetizëm", zoomagnetizëm" etj.

Nxitje të mëtejme shkencës mbi sugjestionin hipnotik i dha portugezi Faria (1755-1819), me prejardhje nga kolonia portugeze Goa, por i shpërngulur në Paris në vitet e fundit të jetës. Ai në Indi i kishte studiuar paraqitjet hipnotike dhe kishte përfunduar, se për provokimin e gjumit hipnotik, hipnotozuesit nuk i nevojitet kurrfarë ,,fluidi", siç besonte Mesmeri, por gjumin hipnotik e provokon vet sugjestioni.

Në vitin e fundit të jetës (1819), ai demonstroi në Paris ekzibicione publike para më se 5000 njerëzve, duke konstatuar se secili njeri mundet, me anë të dëshirës dhe fantazisë së tij, të ndikojë në njeriun tjetër, ose edhe në masën publike, nëse ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Paraqitjet e tij publike si dhe vepra e tij ,,De la cause du somneil lucide en etude sur la nature de l'homme,,

(Mbi motivet e ëndrrave të zgjuara në kornizat e studimeve të natyrës njerëzore), e publikuar po ashtu në vitin e fundit të jetës së tij, bënë senzacion të madh në opinion. Në atë vepër hipnotizuesin e quan ,,concentrateur", të hipnotizuarin ,,concentre" ndërsa gjumin hipnotik ,,concentration" ose ,,sommeil lucide".

Disa vite më vonë, mjeku i syve James Braid (1795-1841) nga Anglia u mundua që në mënyrë shkencore ta shpjegojë fenomenin e hipnozës.

Duke i vrojtuar veprimet e ,,magnetizuesit" zvicerian Lafontein dhe duke i parë ato paraqitje si të pabesushme, fillon edhe vetë të mirret me to.

Ai për seancat e veta shfrytëzonte gruan, një shok dhe shërbëtoren. U befasua kur arriti t'i vërë të gjithë në gjumë hipnotik duke ua mbajtur para syve një kopsë që shkëlqente.

Nga përvoja si kirurg i syve e dinte se fiksimi i gjatë i ndonjë objekti që shkëlqen, provokon lodhjen e syve dhe pacientin e vë në te gjumë. Atë gjumë ai e quajti HIPNOZË, dhe me këtë emër ai i zëvendësoi nocionet e mëparshme.

Ai në librin e tij "Neurohypnology or the rationale of nervous slepp considered in relation with animal magnetism" (Neurohipnologjia, ose principi nervor racional i gjumit, në raport me magnetizmin shtazor), denigron teorinë e ,,fluidit magnetik" dhe i pari filloi ta praktikojë hipnozën në intervenimet kirurgjike, si dhe në sfera tjera mjekësore: tek epilepsia, dhembjet e kokës, neurozat etj.

Merita e tij më e madhe qëndron në atë, se ai i pari e sqaron se hipnoza është gjendje e posaçme e sistemit nervor, pranë së cilës njeriu posaçërisht i nënshtrohet sugjestionit
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:15 am

KOHA E EKSPLIKIMEVE

Në fund të viteve të 70-ta të shekullit XIX, u formuan dy kuptime themelore për esencën e hipnozës. Protagonistët e ,,Shkollës së Parisit" e lidhën hipnozën me patologjinë.

Ata konsideronin se hipnoza është një gjendje abnormale. Një ndër udhëheqësit kryesor të kësaj shkolle ishte Jean Martin Charcot (1825-1894), mjek në spitalin e Parisit ,,La Salpetriere" dhe profesor i anatomisë patologjike. Si neurolog gëzonte reputacion ndërkombëtar dhe studimet e tij për sëmundjet nervore ishin epokale.

Charcot erdhi në përfundim se hipnoza është vetëm një provokim artificial i histerisë. Ai ishte edhe një kundërshtar i madh i drejtimit tjetër të quajtur ,,Shkolla e Nancysë".

Derisa ,,Shkolla e Parisit" e drejtuar nga dr. Charcot eksperimentet i bënte me njerëz të sëmurë psikikë, ,,Shkolla e Nancysë" eksperimentonte me njerëz normalë. Këtë shkollë e udhëheqnin dr. A.A.Liebeault dhe prof. Hypolyke Bernheim. Ndër nxënësit e shumtë të
kësaj shkolle ishin edhe Freudi (Frojdi), Foreli, Caue etj.

Sipas Liebeaultit dhe Bernheimit, hipnoza redukohet në sugjestion të pastër. Njeriu është, me gjasë, i gatshëm që të bjerë nën sugjestionin e rrethit, dhe si i tillë paraqet objekt të volitshëm për hipnozë. Ai i cili nuk dëshiron të hipnotizohet, nuk mund të shërbejë kurrë si medium.

Këta dy mjekë që i kanë shëruar mbi 12.000 pacientë, dhe që njihen edhe si novatorë të psikologjisë moderne, konsiderojnë se hipnoza është funksion i sjelljeve normale, duke e kundërshtuar kështu tezën e neurologut Charcot, i cili konsideronte se hipnoza është formë e
histerisë dhe për këtë shkak edhe e rrezikshme.


Sigmund Freud


,,Shkolla e Nancysë", padyshim, i dha interpretim racional kësaj dukurie. Por as ajo nuk e sqaroi hipnozën plotësisht, duke u mbështetur vetëm në sugjestione dhe asgjë më tepër.

Në të njëjtën kohë, Sigmund Freudi (1856-1939), së pari me Breuerin e pastaj në Paris me Charcotin, provoi ta shfrytëzojë hipnozën për qëllim shërimi tek të sëmurët neurotikë. Por, duke e parë se të gjithë njerëzit nuk mund të hipnotizoheshin, heq dorë nga kjo metodë.

Ndryshe nga teoritë tjera, idetë e Freudit janë filtëruar përmes qarqeve akademike dhe profesionale, edhe pse me një ndërprerje, ato u zhvilluan dhe u aplikuan deri në ditët e sotme.

Sipas teorisë së Freudit, përvojat tona të fëmijërisë së hershme, e sidomos ato me karakter seksual, kanë ndikim të vazhdueshëm mbi ne dhe janë në të shumtën e rasteve bazë e problemeve tona emocionale, si të rritur.

Ai mendonte se shumë nga këto harrohen ose regjistrohen përbrenda (në ndërdije) dhe, për këtë arsye, ne nuk i dimë shkaqet e vërteta të problemeve ose sëmundjeve, sepse këto shkaqe janë të regjistruara në shtresën e pavetëdijshme.

Kështu që ai, nëpërmjet gjendjes hipnotike, mundohej t'i zbulonte shkaktarët e pasojave negative në psikën e të sëmurit dhe t'i eliminonte ato.

Ai e regresonte pacientin në kohën e fëmijërisë dhe kërkonte shkakun që, sipas tij, gjithmonë ishte i lidhur me motive seksuale, kështu që edhe raportin mes hipnotizuesit dhe pacientit e konsideronte si raport me motive erotike.

Freudi, pasi konstaton se çdo pacient nuk mund të hipnotizohej, hoqi dorë nga terapia me hipnozë, por teoritë e tij psikoanalitike përdoren edhe sot e kësaj dite si terapi mjaft të suksesshme në shërimin e shumë sëmundjeve shpirtërore.

Një ndër nxënësit e ,,Shkollës së Nancysë" ishte edhe Emil Caue (1857-1926), farmacist i njohur, i cili i dha hov zhvillimit të autosugjestionit. Ai thotë se hipnoza në fakt është gjithnjë edhe autohipnozë.

Hipnotizuesi provokon te mediumi pak a shumë vetëm përfytyrimin e ndikimit të dëshiruar, i cila pastaj realizohet me ndihmën e autohipnozës. E formuloi thënien: "Veprimin tonë nuk e nxit vullneti, por aftësia e ekspozimit".

Nga kjo erdhi në konkludim se, secili mund ta hipnotizojë veten, dhe kështu filloi t'u sqarojë pacientëve të vet se nëpërmjet autosugjestionit mund t'i shërojnë sëmundjet e tyre. ,,Mësohuni që vetë ta shëroni vetvetën, atë mund ta bëni.

Unë personalisht nuk e kam shëruar askënd, mundësia e shërimit gjendet në ju, vetëm duhet ta thërrisni dhe ta aktivizoni".

Edhe shkencëtari rus I.P.Pavlov (1849-1936) dhe ithtarët e tij, hipnozën e interpretuan si gjumë parcial, pra gjendje mes asaj të fjetur dhe asaj të zgjuar. Në koren e trurit të madh mbeten stacionet e zgjuara të cilat mundësojnë kontaktin mes pacientit dhe hipnotizuesit.

Bazë themelore e kësaj teorie ishte eksperimenti i bërë me një qen. Kafsha e mësuar që të zgjohet në zërin e ziles për ta marrë ushqimin, nuk reagonte në zhurmat tjera, pavarësisht se a ishin më të forta apo më të lehta.

Nga kjo, ai nxorri hipotezën se stacionet e caktuara për gjumë kanë ndikuar në koren e trurit të qenit.

Pas një varg provash, Pavlovi i shpjegon kështu idetë e veta: ,,Çdo ngacmim i zgjuar ose ngacmim i cili përsëritet në mënyrë sistematike, dhe nëpërmjet kanaleve nervore arrin
pikën e caktuar në koren e trurit, bie, herët ose vonë, deri te fjetja e detyruar, pastaj gjumi, përkatësisht hipnoza".

Edhe pse Pavlovi me eksperimentin e vet të quajtur ,,Refleksi i kushtëzuar" i dha shumë shkencës së fiziologjisë, dhe për këtë u shpërblye me Çmimin Nobel për mjekësi, eksperimentet e tij u hapën rrugë keqpërdorimeve nga më të ndryshmet, për të cilat do të bëjmë fjalë më vonë.

Zhvillim të mëtejmë hipnozës i dha edhe dermatologu Johannes Heinrich Schultz (1884-1970) i cili e zhvilloi një metodë speciale terapeutike të quajtur ,,Treningu autogjen". Fjala ,,autogjen" ka prejardhje nga greqishta e vjetër dhe do të thotë: ai që vetë prodhon.

Qëllimi i atij treningu është relaksimi me ndihmën e koncentrimit dhe ndikimi në vetvete. Në vitin 1932 ai botoi librin me të njëjtin titull ,,Treningu autogjen - relaksim me anë të koncentrimit", i cila provokoi interesim të madh në opinion. Vetë Schultzi shpresonte se, një ditë, kjo metodë do të futet edhe në edukimin e fëmijëve dhe rinisë. Prof. Schultzi i përcaktoi të gjitha rregullat themelore:

1.Ushtrimin e peshës (relaksimin e muskujve)

2.Ushtrimin e nxehtesisë (provokimin e nxehtësisë në gjithë trupin)

3.Ushtrimin e zemrës (qetësimin e zemrës)

4.Ushtrimin e frymëmarrjes (qetësimin e frymëmarrjes)

5.Ushtrimin e barkut (rregullimin e organeve të stomakut)

6.Ushtrimin e kokës (balli i ftohtë)

Gjithashtu, në mënyrë të saktë janë të përcaktuara edhe pozicionet në
të cilat duhet të zhvillohet ,,treningu autogjen".

1.Pozicioni shtrirë

2.Pozicionin, të cilin trupi e merr gjatë mbështetjës në karrigë

3.Në të ashtuquajturin pozicion i kalorësit

Metoda e ,,treningut autogjen", deri te e cila Schultzi erdhi nëpërmjet hipnozës, përdoret si terapi e suksesshme edhe në ditët e sotme dhe, në shumë shtete, shpenzimet i mbulojnë sigurimet shëndetësore.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:15 am

KOHA MODERNE


Hipnoza mori hov më 1933 pas botimit të librit ,,Hipnoza dhe sugjestioni" nga autori Klark Hol.

Atëherë filluan, posaçërisht në Angli dhe Amerikë, kërkime të shumta eksperimentale dhe klinike, të cilat u munduan që, më në fund, ta sqarojnë fenomenin e hipnozës dhe të tregojnë rëndësinë e saj.

Kështu, në vitin 1936 fillon edhe një epokë e re e hipnozës, e quajtur nga Horsley epoka e narkoanalizës. Edhe pse kjo mënyrë e të hipnotizuarit njihej nga lashtësia, tani zuri vend të rëndësishëm në mjekësi dhe qarqet e tjera shtetërore si në polici, ushtri etj.

Hipnoza me anë të barbiturateve u përdor gjatë kohës së luftës nga amerikanët. Psikiatrit amerikanë, sidomos Babinski dhe Vensani, duke punuar me ushtarë të sëmurë neurotikë nëpërmjet hipnozës, dhe duke e parë se të gjithë të sëmurët nuk mund të futeshin në atë gjendje me rrugë normale, e praktikuan në mënyrë sistematike metoden e
narkoanalizës.



Në Francë, ithtarë të kësaj metode në vitin 1945 ishin: Site, Kasa, Deley e të tjerë, të cilët njëherit i kanë edhe meritat e posaçme për futjen e saj në mjekësinë legale, si mënyrë e diagnostikimin pas josukseseve të mënyrave të zakonshme.

Me përdorimin e suksesshëm të narkoanalizës në mjekësinë legale për hipnotizim, në rrethet e ekspertëve gjyqësorë u shtua interesimi për hipnozën dhe filloi aplikimi i saj si mjet shumë efikas për zbulimin e së vërtetës dhe u quajt ,,serumi i së vërtetës".

Kështu, në vitin 1959, në SHBA, me dekret të posaçëm ligjor, u pranua dhe u lejua përdorimi i të dhënave të nxjerra me anë të hipnozës. E njëjta gjë pasoi edhe në shumë shtete tjera si Francë, Brazil, Indi etj.

Mirëpo, edhe pse kjo metodë në njërën anë pati efekt shumë pozitiv për zbulimin e shumë rasteve kriminale, që ishin enigmë për policinë, në anën tjetër, në atë kohë, në shumë shtete diktatoroale, filloi të keqpërdorej funksioni i saj, duke u bërë armë e fuqishme dhe shumë e
rrezikshme jo vetëm për individin, por edhe për mbarë shoqërinë.

Në vitin 1955 edhe Shoqata Britanike ,,British Medikal Association" paraqiti fakte për dobinë e hipnozës në shërimin e psikoneurozave si dhe mundësinë e aplikimit të saj në fushën e anestezizë (hipnoanestezion) për lirimin nga dhembjet gjatë lindjes, gjatë intervenimeve kirurgjike etj. Për këtë, të gjithë studentëve të mjekësisë dhe mjekëve u rekomandohej që të njiheshin në mënyrë fundamentale me hipnozën.

Tri vite më pas, shoqata për sëmundje mentale e Shoqërisë Mjekësore Amerikane vendosi që instruksionet nga hipnoza të përfshihen në të gjitha shkollat mjekësore si dhe në qendrat tjera postdiplomatike mjekësore.

Hipnoza, vitet e fundit, më së shumti përdoret në psikologji dhe psikiatri për shërimin e shumë çrregullimeve shpirtërore, por, gjithashtu ajo përdoret me sukses edhe në obstetrikë, stomatologji etj.

Në Amerikë hipnoza është duke gjetur zbatim gjithnjë e më të gjërë në kurimin e të sëmurëve nga kanceri, e sidomos atyre që vuajnë nga mortaja e shekullit- AIDS-i.

Kjo ka të bëjë pasaçërisht me pacientët që në teste kanë rezultuar pozitivisht, por tek të cilët ende nuk ka filluar zhvillimi i kësaj sëmundje në formë aktive.

Sot në botë qendra të ndryshme ( SHBA, Rusi, Evropë, Kinë, Indi etj.) merren seriozisht me studimin e hipnozës në mënyrë shkencore, duke e përdorur atë në lëmenj të ndryshëm,gjithnjë në plan më të gjërë.

Në vendin tonë (në të gjitha trojet shqipëtare), mund të them lirisht se interesimi për hipnozën në shkallë institucionale ka qenë nën çdo nivel.

Edhe pse në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe ceket se hipnoza është degë e shkencës, në shtetin amë, gjatë sistemit komunist, aplikimi i saj trajtohej si sharlatanizëm dhe aplikuesin e saj mund ta sillte në situata të pakëndshme.

Edhe në vitet e ,,pushtetit demokratik" nuk është vërejtur ndonjë përmirësim në këtë drejtim.

Gjithashtu, edhe në Kosovë dhe në trojet tjera të banuara me shqipëtarë nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret institucional.

Derisa në Serbi (ish Jugosllavi) ekzistonte dhe ekziston edhe sot instituti i posaçëm ku bëhen eksperimente të ndryshme me shtazë e me njerëz, te ne hipnoza injorohet mu nga ata të cilët duhet të ishin më kompetentë për të.

Ndoshta ky mosinteresim është si rrjedhojë e mungesës së informacioneve përkatëse e profesionale për këtë drejtim dhe faktorëve tjerë, por, kohët e fundit, vërehet një interesim më i shtuar për këtë lëmi, jo vetëm tek masa e caktuar e njerëzve, por edhe tek ata të cilët duhej ta praktikonin që me kohë. Sot njoh mjaftë specialistë mjekësorë, të cilët hipnozën e përdorin si terapi ndihmëse përkrah atyre të zakonshmeve.

Gjithashtu, ka filluar edhe përkthimi dhe botimi i literaturës së huaj, si dhe botimi i librave nga autorët tanë, që është një tregues pozitiv se hipnoza dhe parapsikologjia në përgjithësi kanë filluar të trajtohen në nivelin që e meritojnë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:15 am

Ç'ËSHTË HIPNOZA?

Në një anketë që kam bërë në lidhje me hipnozën, në pyetjen: ,,Çfarë ju bie ndër mend kur përmendet hipnoza?" mora këto përgjigje: ,,misteri", ,,gjumë", ,,çmenduri", ,,punë dreqi", ,,mashtrim", ,,nuk ekziston", ,,nuk e di" etj., dhe, në të vërtetë, në lidhje me hipnozën gjithçka mbetet paqartësi (fshehtësi), prandaj, një definicion i plotë për hipnozën është vështirë të jipet.

Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë ,,gjumë". Vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfardo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës.

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si degë e shkencore dhe definohet si: ,,...gjendje e afërt me gjumin, në të cilën mund të vihen njerëzit ose kafshët e larta me anë të sugjestionit për t'i mjekuar nga ndonjë sëmundje ose për t`i bërë që të sillen sipas vullnetit të dikujt".

Prof. Çarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thotë: ,,Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetdijes, të cilën e karakterizon rritja e koncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit".

Ndërsa, Shoqata e Mjekëve Britanikë e definon hipnozën kështu: ,,Hipnoza është gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetvetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm".

Edhe pse gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madh gjatë ëndërrimeve gjendet në gjendje inhibicioni, ajo prapseprapë ndryshon shumë nga gjumi. Kështu kërkuesit kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibicionit, si dhe shkalla e intensitetit të tij, është shumë më e vogël te gjumi hipnotik.

Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozës nuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madh, por vetëm nëpër zonat e caktuara të kores, ashtu që, në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale.

Me inhibicion në hipnozë më së shumti janë të qëlluara zonat motorike të kores së trurit të madh.



Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se, në mes të gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj ,,gjysmë vetëdijeje". Në atë gjendje, funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë më aktive. Në gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk e humb kontaktin me botën e jashtme, gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesit dhe atë me një sugjestibilitet shumë të rritur.

Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale në koren e trurit të madh ndryshohet shpejt, alfa-valët humbin plotësisht, ndërsa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadalë dhe alfavalët nuk humbin plotësisht.

Në gjumin normal mediumi nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik, dëgjon edhe pëshpërimat më të vogëla. Në gjumin normal, aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara etj.

Në qarqet mjekësore sot janë të pranishme dy rryma. Njëra rrymë e konsideron hipnozën si kontinuitet të gjendjës normale të vetdijes, derisa rryma tjetër si gjendje e ndryshueshme e vetdijes. Rryma e parë quhet shkalla e imitimit të rolit, ndërsa e dyta shkalla e disocimit.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:15 am

NDIKIMI I HIPNOZËS

Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje,vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj.

Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: tëthatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhëmbje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është ,,ilaç" që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit.

Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t'i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ.

Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë.

Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t'i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër shfaqje të ndryshme publike.

Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi ,,regresim i kohës" ose ,,kthim në të kaluarën", në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.

Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit. Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa cenzura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t'i sugjerohen jo vetëm ndjshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo.

Kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç`gjë do të bëjmë fjalë në pjesën ,,Keqpërdorimi i hipnozës".

Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.

Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë - katalepsia.

Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen.

Eshtë i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t`i menjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike.

Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.

Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.

Kërkimet e parreshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:17 am

NDIKIMI I HIPNOZËS
Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje,vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj.

Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: tëthatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhëmbje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është ,,ilaç" që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit.

Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t'i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ.

Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë.

Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t'i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër shfaqje të ndryshme publike.

Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi ,,regresim i kohës" ose ,,kthim në të kaluarën", në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.

Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit. Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa cenzura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t'i sugjerohen jo vetëm ndjshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo.

Kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç`gjë do të bëjmë fjalë në pjesën ,,Keqpërdorimi i hipnozës".

Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.

Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë - katalepsia.

Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen.

Eshtë i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t`i menjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike.

Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.

Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.

Kërkimet e parreshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:05 am

SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI


NATYRA E MENDJES

Sipas fizikës, realiteti objektiv është vetëm lëvizje e vazhdueshme e llojeve të ndryshme të energjisë, të cilat njeriu i regjistron falë organeve shqisore dhe sistemit nervor. Kështu që, çdo gjë që përjetojmë gjatë gjithë kohës, vjen deri tek ne nëpërmjet shqisave. Shqisat: të pamurit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të shijuarit, të prekurit si dhe shqisa e gjashtë ( e padefinuar ende), janë të ndërtuara për të kapur llojet e veçanta të ngacmimeve, për të cilat ne bëhemi të vetëdijshëm përmes proceseve të ndijimit dhe përceptimit.

Sipas psikologjisë së sotme, ndijimi konsiderohet si proces pasiv, përmes së cilit ngacmimet kapen nga receptorët ndijues dhe shndërrohen në impulse nervore, ndërsa përceptimi si një proces më aktiv, në të cilin impulset nervore përcillen përmes sistemit nervor deri në tru, ku bëhet organizimi dhe interpretimi i tyre. Pasi që mjedisi ku jetojmë është i mbushur mengacmime të llojllojshme, ne, në çdo moment, përjetojmë një numër të madh të tyre.

Meqenëse s'mund t'i përgjigjemi njëkohësisht, këtij numëri kaq të madh të ngacmimeve të jashtme, ne i zgjedhim dhe u kushtojmë vëmendje vetëm një numëri të kufizuar të tyre, të cilat kanë ndikim më të thellë në jetën tonë. Kështu që, gjatë eksperiencës, ne mësohemi që t'i kapim vetëm të dhënat që kanë të bëjnë me qëllimet tona, dhe ky frymëzim dhe ndikim në psikën tonë quhet sugjestion.

Me të arritur ngacmimet në tru, siç thamë, ato organizohen dhe interpretohen.

Ne e posedojmë, sipas psikologjisë, natyrën e dyfishtë të mendjes: vetëdijen (mendja e ndëgjegjshme) dhe ndërdijen (mendja e pandërgjegjshme). Këtu nuk janë në pyetje dy mendje të ndryshme, por dy fusha të aktivitetit brenda mendjes. ,,Për ta kuptuar më mirë funksionin e mendjes suaj - thotë Xh. Marfi, paramendojeni atë si një kopsht. Ju jeni kopshtari që tërë ditën diçka mbjell (mendon v.j.). Atë që e keni mbjellur në ndërdije, do ta korrni në trupin tuaj në marrëdhënie me botën e jashtme". Me fjalë të tjera: ju jeni mendimi juaj.

,,Ndërdija mund të krahasohet me tokën ku rriten të gjitha llojet e bimëve, si ato të mirat, ashtu edhe ato të dëmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim, qoftë i juaji apo i imponuar, është shkas, ndërkaq të tjerat janë vetëm pasoja". Mu për këtë duhet t'u kushtohet rëndësi mendimeve, sugjestioneve, pavarësisht se a janë tuajat apo të huaja, sepse, kur ato i pranon vetëdija, kalojnë në ndërdije, pastaj si forcë krijese, nga thellësitë e ndërdijes udhëheqin veprimet e individit.

Kështu që, tek ata individë që janë më të ndieshëm emocionalisht, edhe sugjestionet më të thjeshta bëjnë efektin e vet, qoftë pozitiv, qoftë negativ.

Duhet ta kemi parasysh se, për pranimin e sugjestioneve, rolin kryesor e luan vetëdija. Këtë e vërtetojnë edhe eksperimentet e shumta që i kanë bërë psikologët dhe ekspertet me anë të hipnozës. Pra, ndërdija i pranon si të gatshme të gjitha sugjestionet që vijnë nga vetëdija.

Qofshin të mira apo të liga, të vërteta apo të pavërteta etj. P.sh: në qoftë se hipnotizuesi (pasi që nën hipnozë sugjestioni pranohet plotësisht) i sugjeron mediumit ta pranojë identitetin e një individi tjetër, ose të shndërrohet në fëmijë etj., ai pa kundërshtim do ta pranojë rolin e imponuar.

Ngjashëm do të ndodhë p.sh. edhe në qoftë se mediumit i sugjerohet se po i kruhet koka, po i dhembë dhëmbi, po kollitet etj. Këta shembuj na tregojnë sesa është e fortë forca e sugjestionit apo autosugjestionit të pranuar si të vërtetë.

Prandaj, përmbajuni atyre sugjestioneve që i kontribuojnë fatit, shëndetit dhe kënaqësisë suaj.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:05 am

Ç'ËSHTË SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTION?
Njerëzit sugjestionin e përcaktojnë në mënyra të ndryshme. Prof. Ch. Baudauin thotë: ,,Sugjestioni është krijim i një ideje nëpërmjet ndërdijes", ndërsa psikologu Fritz Lambert konsideron: ,,Gjithçka që në ne ndikon shpirtërisht, është sugjestion, sepse në momentin kur i nënshtrohemi ndikimit shpirtëror lind besimi që i përgjigjet atij ndikimi".

Kurt Tepperwein thotë: ,,Sugjestioni është thelbi i çdo ndikimi hipnotik". Prof. G. Lazanov në librin e tij ,,Sugestiologia", botuar në Sofje më 1971, paraqet 27 karakteristika, me të cilat autorë të ndryshëm u munduan ta përcaktojnë konceptin e sugjestionit.

Me sugjestion, kryesisht dhe më së shpeshti, nënkuptohet pranimi i një ideje apo mendimi të huaj. Sipas fjalorit, fjala sugjestion, që rrjedh nga latinishtja, do to të thotë frymëzim, zgjuarje e mendimeve të caktuara në mendjen e dikujt, gjegjësisht, pranim në procesin mendor, në kuadër të së cilit ndonjë mendim pranohet, adaptohet a jetësohet.

Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj sugjestionit të njëjtë, varësisht nga dëshira, besimi dhe vullneti i tyre. Ja një shembull klasik nga libri i Xh. Marfit ,,Forca e ndërdijes": ,,Merreni me mend sikur i afroheni ndonjë udhëtari të zbehtë në anije dhe i thoni: -Dukeni shumë keq. Sa i zbehtë që jeni?! Sigurisht vuani nga sëmundja e detit. Më lejoni t'ju përcjell deri në kabinën tuaj... Udhëtari me siguri edhe më shumë do të zbehet. Sugjestioni juaj është bashkuar me frikën e tij.

Por, po nëse i drejtoheni p.sh. marinarit me të njëjtat fjalë, varësisht nga temperamenti, marinari do t'ju buzëqesh ose do t'ju fyej. Në këtë rast, sugjestioni ka hasur në rezistencë, sepse në mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortë se nuk mund të sëmurët nga sëmundja e detit.

Në këtë rast, marinari nuk i frikohet sëmundjes së detit; ai është i bindur se kurrë nuk mund të mposhtet, prandaj, sugjestioni negativ tek ai nuk ka mundur të ngjallë frikë. Ndërsa, tek udhëtari i parë, sugjestioni në plan të parë e vë frikësimin e tij të fshehur nga të menduarit, dhe mu kjo forcë e brendshme e drejton jetën e secilit prej nesh".

Por edhe diçka duhet ta kemi të qartë: sugjestioni ndikon vetëm atëherë, kur me ndihmën e autosugjestionit pranohet si i vërtetë. Pra, që të pranohet sugjestioni, duhet atë ta pranojmë, dhe në imagjinatën tonë, ta transformojmë në autosugjestion.

Kështu që, çdo sugjestion, i cili vie nga jashtë, në fakt është autosugjestion, dhe të gjitha paraqitjet hipnotike janë pasojë e sugjestioneve, gjegjësisht, autosugjestioneve.

Nga jeta e përditshme e dimë se ndikimi i faktorit psikik në organizmin e njeriut (përgjithësisht), si dhe në organet veç e veç, është shumë i madh. Posaçërisht janë të ndieshme enët e gjakut. Kur njeriu ka frikë ose gëzim të papritur, mund të ketë si pasojë apopleksinë etj.

Të gjithë e kemi të qartë se, para ndryshimit të disponimit, ndryshohet ngjyra e fytyrës. Pastaj, një fëmijë është në gjendje ta ndërpresë tërë orkestrën, në qoftë se para tyre befas lëpin një limon. Gjithashtu, na është e njohur se, nëse dikush tërheq pirunin nëpër pjatë, mund të na
nxisë të dridhura nëpër trup, ndonjëherë edhe vetëm mendimi në një gjë të tillë e bën efektin e njëjtë.

Apo, në qoftë se në një sallë koncerti dikush papritmas bërtet ,,ikni zjarri!", nuk është rast i rrallë kur, jo vetëm individët, por edhe masën e gjërë e kaplon paniku, ashtu që të gjithë fillojnë të ikin dhe bërtasin. Ose, në aeroplan ku është frika e pranishme vazhdimisht,një provokim më i vogël, nxit panik marramendës etj.

Në qoftë se në rastet e lartpërmendura, të pranishmit së pari pyesin: ku është zjarri? Ku është defekti? Në cilën pjesë?, atëherë, ai më nuk është sugjestion i suksesshëm, pra nuk është pranuar nga masa, sepse është përzier gjykimi kritik normal dhe ka krijuar rrugën e gjykimit
normal.

Kur tregëtari lavdëron mallin, i riu i fletë vajzës, nëna e ledhaton fëmijën etj., të gjitha këto, diku më shumë e diku më pak, në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, kryejnë ndikim sugjestiv.

Sesa do të jetë i suksesshëm sugjestioni, në radhë të parë varët nga sugjestibiliteti i personit (ose grupit), si dhe nga cilësitë sugjestive të sugjestionit. Pa marrë parasysh se për çfarë flet dhe me ç`fakte disponon, ne më shumë do t'u besojmë atyre fjalëve që mund të na i thotë ndonjë personalitet i lartë apo ndonjë person më i vjetër, sesa kur ato rrjedhin nga goja e ndonjë personi të ri ose të rëndomtë.

Për ne, gjithsesi sugjestioni është me interes si mundësi më e shpejtë dhe më e mirë për mësim dhe shërim. Në librin e tij, Lazanov më së shumti ndalet në sugjestopedi - mësim me ndihmën e përdorimit të sugjestionit, sepse atëherë mund t'i zbulojmë, jo vetëm rezervat e personalitetit tonë në lidhje me kujtesën, por edhe shumë mundësi të tjera si p.sh.: mund të aktivizohen procese të ndryshme intelektuale, mund të formohen shprehitë e të folurit bukur etj. Lazanovi gjithashtu thekëson rezultatet e programit të madh kërkimor, të ndërmarrur në bashkëpunim me UNEKS-in, lidhur me mësimin e gjuhëve të huaja.

Rezultatet ishin befasuese, sepse shpejtonin procesin e mësimit të gjuhëve të huaja për pesë-gjashtë herë. Mënyrat e mësimit janë të ndryshme dhe gjasojnë me ato të hipnozës. Por te mësimi me sugjestopedi, pjesëmarrësi nuk futet në gjendje hipnotike, por mbetet në gjendjen e quajtur alfa, as gjumë as hipnozë.

Gjatë çdo seance shpejtohet mësimi i gjuhëve të huaja dhe gjithnjë rritet kapaciteti i të mbajturit mend. ,,Ka raste, thotë Lazanov, kur pjesëmarrësi i ka mbajtur në mend mbi 100 fjalë gjatë një seance, derisa mesatarja e të mbajturit mend të fjalëve të huaja është 50.

Përdorimi i sugjestionit është i madh edhe në mjekësi për shërimin e neurozave, astmës, alergjisë, të thatit në bark etj., në përgjithësi te të gjitha sëmundjet psikofiziologjike. Sidomos Freudi dhe shumë të tjerë pas tij, e kanë përdorur këtë mënyrë të shërimit.

Freudi, siç e kemi cekur edhe disa herë, pasi vëren se të gjithë pacientët nuk mund t'i hipnotizojë, e zhvillon metodën e njohur të psikoanalizës e cila, krahas metodave tjera, përdoret edhe sot e kësaj dite si terapi shumë e suksesshme, e që është e bazuar plotësisht në mënyrën e shërimit verbal, pra nëpërmjet sugjestionit. Një metodë të tillë e përdoren edhe E. Caue, Schlutzi etj.

Gjithashtu, me anë të sugjestionit është arritur (pa anestezi) operim pa dhembje te pacientët. Për intervenim kirurgjik pacienti është përgatitur 20 ditë me radhë, me anë të bisedave dhe sugjestioneve për operim pa dhembje. Më në fund, intervenimi është kryer plotësisht me
sukses, pa dhembje, dhe me një shërim të shpejtuar pas intervenimit.

Ky intervenim kirurgjik u xhirua edhe në film dhe u paraqit në Kongresin Ndërkombëtar për Mjekësi Psikosomatike, që u mbajt në Romë, në vitin 1967.

Nëpërmjet bisedave dhe sqarimeve bindëse, të zhvilluara në ambiente të posaçme duke i folur me zë të ulët pacientit që gjendet i shtrirë dhe i relaksuar, mjeku ndikon në psikën e tij në mënyrë sugjestive. Shërimi zgjatë disa ditë, varësisht nga sëmundja.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:05 am

FORCA E SUGJESTIONIT DHE AUTOSUGJESTIONIT

Sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin forcën, e cila me veprimin e vetë shumë herë tejkalon të gjitha prashikimet tona.



Por nuk duhet harruar se kjo forcë mund të jetë e drejtuar si në kuptimin pozitiv ashtu edhe në atë negativ. Kërkimet eksperimentale në kohët e fundit kanë rezultuar se gjurmët e kujtesës në tru krijohen dhe nga përshtypjet e pranuara nën nivelin e vëmendjes sonë, dhe se ato, edhe pse në gjendje të zgjuar nuk jemi të vetëdijshëm, kanë ndikim në veprimet tona. Në favor të këtij supozimi që thamë më lartë, shkojnë edhe rezultatet e disa kërkimeve masive që janë bërë në SHBA, pa dijeninë e pjesëmarrësve.

Si ilustrim po i paraqesim dy shembuj:

Shikuesve të BBC (bi-bi-sisë) një mbrëmbje iu paraqit spikerja me fjalë se ata mund të marrin pjesë në një eksperiment, kuptohet në qoftë se dëshirojnë, e për të cilin do të marrin sqarime në fund të emisionit. Kërkesa e vetme ishte që të shikohet me kujdes emisioni njëorësh
televiziv.

Në fund të emisionit u paraqit prapë spikerja dhe i luti teleshikuesit që t'i lajmërohen redaksisë me anë të një letre, në qoftë se kanë vërejtur diçka të pazakonshme gjatë emisionit.

Habia ishte e madhe kur u vërtetua se një numër i madh teleshikuesish i kishin dërguar letrat e tyre, në të cilat shkruanin se gjatë emisionit u ishte imponuar mendimi: "Piri e theu rekordin botëror"!

Eksperimenti tjetër u zhvillua në një kinema amerikane gjatë projektimit të një filmi. Pas përfundimit të filmit, gati të gjithë të pranishmit nxituan në bifenë e kinemasë me nevojë të papërballueshme për Coca-Cola, e që nuk ishin në gjendje të sqaronin se pse e bënin këtë.

Pra, për çfarë është fjala? Në të dy rastet u zbatua sugjestioni me ndihmën e stimulimit sublim. Disa herë gjatë emetimit të emisionit televiziv ose filmit në kinema u ekspozuan sekuenca me mesazhe nga rekordi i Pirit ose me thirrje që të pihet Coca-Cola, me zgjatje prej një të qindtat e sekondës ose edhe më shkurt, të cilat syri i njeriut, për shkak të shpejtësisë, nuk mund t'i vërejë, por ato valë të dritës, të shndërruara në impulse nervore, përcillen nëpërmjet nervit optik deri në tru, ku, siç thamë, interpretohen dhe varësisht prej mesazhit reagohet.

Pasojat nga aplikimi i një sugjestioni me ndihmën e stimulimit sublim nëpërmjet medias masovike, siç është televizioni, me qëllim ndikimi në ndryshimin e qendrimeve të njerëzve, mund t'i merrni me mend!...

Sistemi nervor qendror dhe ai periferik janë në lidhje të ngushtë mes veti. Gjithashtu, secili organ, secila qelizë, qëndron nën ndikimin e përhershëm të sistemit nervor parasimptik. Ashtu sikurse organizmi i njeriut që përbën një tërësi të përbashkët, ashtu edhe çrregullimet në
cilindo organ do të influencojnë në organin tjetër.

Sistemi nervor është shumë i ndieshëm dhe në ngacmime të ndryshme reagon në mënyra të ndryshme. Si shembull ilustrativ po marrim kompozicionin e një treni, ku lokomativa, padyshim, është pjesa më e rëndësishme, sikurse që është truri tek njeriu.

Në qoftë se treni rastësisht ndesh në pengesa, do të shkatërrohen përveç lokomativës edhe vagonat që janë të lidhur me të. Ashtu edhe tek njeriu, secila tronditje shpirtërore shkakton ndryshime të dëmshme edhe në organet e veçanta.

Përveç këtyre, vagonat kanë edhe parashtysat si dhe pjesë tjera amortizuese, sikurse trupi i njeriut që ka pjesë të posaçme për këtë qëllim, sepse, përveç sistemit nervor qendror dhe atij periferik, ekziston edhe sistemi autonom për zemër, zorrë, mushkëri etj., i cili në raste të përgjithshme nuk u nënshtrohet ndikimeve të dëshirës. Në qoftë se në rastin e mësipërm, ndeshja e lokomativës është jashtëzakonisht e fortë, atëherë është e mundur që, përveç lokomativës, të shkatërrohen edhe vagonat, pa marrë parasysh amortizatorët.

Po në të njëjtën mënyrë, traumat e paprituara psikike munden që në rrethana të ndryshme të çrregullojnë punën e organeve të veçanta në atë masë, sa që funksioni i tyre i mëtejmë është i pamundur, kështu që mund të vie edhe deri te vdekja.

A do të vie kjo më herët a më vonë, varet nga forca e tronditjes shpirtërore.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:05 am

NDIKIMET E SUGJESTIONIT DHE AUTOSUGJESTIONIT


,,Unë askujt asgjë nuk i predikoj. Unë thjesht i mësoj njerëzit të bëjnë atë që dëshirojnë ta bëjnë. Në mes meje dhe atyre nuk ekziston konflikt, por bashkpunim. Në ta nuk ndikoj unë, por forca që ekziston në ta. Unë i mësoj si të shërbehen me të..." - kështu thoshte farmacisti
i njohur francez nga Nanci, Emil Caue (Emil Kue), në librin e tij ,,Si ta zotërojmë vetën". Caue e mendoi një sistem shumë të thjeshtë të sugjestionit dhe autosugjestionit, i cili u bë i njohur dhe shumë i përhapur në botë.

Në barnatoren e Caues hyn një njeri dhe kërkon një ilaç, i cili jepej vetëm me recetë. Caue, për të mos e kthyer të dëshpruar, në vend të ilaçit ia mbush një gotë me ujë të destiluar dhe e udhëzon për përdorim. Pas një jave kthehet njeriu i shëruar plotësisht duke e falënderuar farmacistin për ilaçin që e shëroi.

Caue erdhi në përfundim, se atë e shëroi autosugjestioni, sepse ai as që kishte pirë ilaç, por ujë të destiluar, dhe prej atëherë filloi interesimi i tij për sugjestionin dhe autosugjestionin dhe formoi formulën shumë të njohur: ,,Nga dita në ditë, në çdo aspekt, jam mirë e më mirë".

Kurt Tepperwein, mjek gjerman, udhëheqës ndërkombëtar për kërkime me hipnozë, në librin e tij ,,Shkolla e lartë e hipnozës" na jep një shembull nga Tibeti, ku disa mjekë kishin shkuar për hulumtimin e disa ,,çudirave" që i bënin klerikët tibetas (Lamët).

Pas 20 vjet ushtrimesh, disa nga këta klerikë kishin arritur që të hidheshin në ajër dhe të mbeteshin një kohë mjaftë të gjatë ashtu horizontalisht (pezull), afër një metër mbi tokë. Njëri nga mjekët gjatë bisedës, grindet me një klerik tibetas dhe ai i nervikosur i thotë: "Pas një viti, në këtë ditë, do të vdisni!" Pas kthimit në vend, përkundër rezistencës që u bënte, mjeku i nënshtrohet sugjestioneve (të klerikut tibetas) dhe sa më afër që afrohej ajo ditë, ai e ndiente vetën më keq. Dy ditë para asaj dite, kërkon ndihmë në klinikë.

Kolegët vërtetojnë se nuk ka kurrfarë çrregullime organike dhe e tërë ajo ishte autosugjestion i pastër i klerikut tibetas. Atëherë vendosin që ta hipnotizojnë dhe i dhanë sugjerime të thella hipnotike: ,,Tani do të hyshë në një gjumë të thellë dhe do të flësh katër ditë e katër netë..." ...dhe, kur u zgjua pas katër ditësh, i thanë se ,,dita e gjykimit" kaloi. Kështu i ,,sëmuri" u shërua shpejt dhe vazhdoi punën si mjek.

Rastin tjetër që koincidon me të parin, por që pati një epilog tragjik, na e përshkruan autori Xh.Marfi. Një kushëri i tij, gjatë qëndrimit në Indi, viziton një parashikues telepatikë. Ai, duke shikuar në sferën e qelqit, ia zbulon një sëmundje të zemrës dhe ia parashikon vdekjen gjatë kohës së hënës së re.

Kushëriri kur kthehet në shtëpi u tregon për këtë parashikim anëtarëve të familjës , madje e shkruan edhe tastamentin. Sugjestioni i fuqishëm ia pushtoi ndërdijen, sepse ai iu dorëzua atij. Kushëriri vdiq ashtu siç qe paralajmëruar, duke mos ditur se ai vetvetës ia kishte shkaktuar vdekjen.

Shembuj të këtillë na jep edhe Frojdi, i cili u mor edhe me zakonet sociale dhe religjioze te popujve primitivë. Në disa fise ishte krijuar besimi i shenjtë, se secili që prek ndonjë plaçkë të shenjtë, duhet patjetër të vdesë. Një kryeparë nga Zelanda e Re, la një pjesë të racionit të drekës në rrugë. Kaloi atypari një rob i fortë dhe i shëndosh dhe, pasi ishte i uritur, mori dhe hëngri atë që kishte lënë kryepari.

Duke ngrënë, atypari kalon një anëtar i atij fisi dhe i tmerruar i tregon se ai ishte ushqim i kryeparit dhe se me këtë kishte thyer besimin e shenjtë. Robi, i fortë dhe i shëndosh siç ishte, me të dëgjuar këtë, i kapluar nga frika fillon të dridhet dhe pas pak rrezohet për tokë. Të nesërmen, pa aguar dielli, vdes.

Edhe Jungu na jep shembuj të tillë: një grupi zviceran, gjatë qëndrimit në Afrikë, ia sjellin një grua të sëmurë nga hematoksia për shkak të një aborti. ,,Ne - thotë Jungu, vetëm i përkulëm krahët, duke u thënë se mjekësia jonë është ende e paaftë për të bërë diç në këtë rast".

E dërguan ashtu te magjistari. Ai e mblodhi fisin dhe filloi ritualin me këngë dhe lojë, derisa magjistari me të sëmurën qëndronin në mes. Duke bërë lëvizje të ndryshme, ajo ra në një lloj gjumi, atëherë ai i tha të sëmurës se ,,satanai kishte hyrë në të". Lëviznin rreth e rrotull, derisa
e gjetën një zgavër afër gardhit, e atëherë magjistari tha: ,,Këtu kaloi satanai!" E mbylli zgavrën dhe gruaja me të vërtetë u shërua!...

Në shekullin e IX jetonte mjeku i famshëm persian Razes. Njëherë atë e thërrasin që ta shërojë sulltanin Emir që vuante nga një paralizë e rëndë. Mjeku Razes i luti që të dalin të gjithë jashtë dhe ta lënë vetëm me sulltanin. Atëherë, ai papritmas, nxjerr shpatën dhe duke u çjerrë dhe bërtitur në sulltanin (shpatëzhveshur), iu kërcënua: ,,Tani do të therë që më thirre në këtë kohë"! I frikësuar dhe i nemitur nga ky qëndrim, sulltani kërcen në këmbë, nxjerr shpatën, por... mjeku Razes kërcen mbi kalë dhe ik.

Më vonë, natyrisht, sulltani e shpërbleu për këtë shërim dhe e pranoi si mjek në pallatin mbretëror. Nga këta shembuj, e që ka me qindëra të tillë, e që ndoshta ju kanë ndodhur edhe juve lexues, shihet qartë se sa është e fortë forca e sugjestionit dhe ndikimi i tij në rrjedhat e jetës së përditshme të njeriut.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:05 am

ZHVILLIMI I AFTËSIVE HIPNOTIKE
NJOHJA E VETVETES
Para se të fillohet me zbatimin e hipnozës në praktikë, duhet që t'i zhvillojmë në një shkallë të caktuar disa aftësi psiko-fizike. Deri më tani ne bëmë fjalë vetëm për anën teorike tëhipnozës: historinë e saj, definicionin dhe sugjestionin si fazë e parë e stadeve pasuese, kurse, nga kjo pjesë, do të trajtojmë anën praktike të hipnozës: teknikat, llojet e posaçme dhe veprimin e saj.

Para se të fillojmë me zbatimin e hipnozës në praktikë, siç thamë, duhet t'i zhvillojmë disa aftësi psiko-fizike e, para së gjithash, kontrollin e rreptë ndaj vetvetes. Pa e arritur një kontroll të tillë, ne nuk mund t'i neutralizojmë e dhe t'i zhdukim të metat tona, e për këtë na duhet durim dhe koncentrim të mendimeve. Vetëm me vullnet dhe dëshirë, të gjitha këto arrihen shumë lehtë.

Në literaturën e autorëve të ndryshëm mund të hasni shpesh në medime, se për induktimin e gjendjes hipnotike nuk duhen kurrfarë ushtrimesh, unë, megjithatë, në qoftë se dëshironi të bëheni një hipnotizues komplet, në kuptim të plotë të fjalës, iu kisha preferuar që t'i zbatoni ushtrimet që do të pasojnë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:06 am

Hapi i parë që duhet bërë në këtë drejtim është orientimi i caktuar, pra QËLLIMI.

Pa qëllim nuk ka koncentrim, kurse koncentrimi është burimi i sukseseve. Për të pasur sukses duhet me çdo kusht të besoni në realizimin e qëllimeve që ia keni parashtruar vetes, e që në këtë rast është aftësia për hipnotizim. Duhet të besoni në aftësitë tuaja. Në qoftë se ju nuk i besoni vetvetes, atëherë si do të mund të kërkoni nga të tjerët që t'ju besojnë?! Aq sa keni vetëbesim, aq edhe do të arrini.

Vetëm ai njeri që kontrollon vetën mund të sundojë mbi të tjerët, pra rrethit të vetë mund t'ia imponojë vullnetin e tij. Me fjalë të tjera, ai duhet të jetë zotërues dhe dirigjues i dëshirave dhe vullnetit të vetë, e jo rob i tyre.


Sundimi mbi vetveten ka për qëllim që individi ta fitojë dhe forcojë ndjenjën e vetëbesimit, e me këtë edhe ndjenjën e superioritetit ndaj rrethit të vetë. Këto veti mundet secili individ, me ushtrime që do t'i cekim më vonë, t'i zotërojë dhe t'i zbatojë. Për të arritur sa më mirë ta njohim vetveten, e nëpërmjet kësaj edhe arritjen e forcës për të hipnotizuar, duhet ta zbatojmë metodën e psikologut të njohur Sigmund Freudit - Psikoanalizën.

Kjo metodë, e cila është shumë e përshtatshme dhe shumë praktike, duhet të zhvillohet në mbrëmje, para se të bini në gjumë. Pasi të rehatoheni në shtrat, mbyllni sytë dhe mundohuni t'i ringjallni përsëri në mendime aktivitetet të cilat i keni bërë gjatë ditës, nga momenti kur jeni zgjuar e deri në momentin e shtrirjës në shtrat. Mendoni për gjthçka! Jo vetëm për ato që i keni bërë ose përjetuar ju personalisht, por edhe për ato që i keni vërejtur ose dëgjuar edhe tek te tjerët.

Pasi ta kaloni ,,shiritin filmor" të ditës në mendime, do të ishte mirë që pranë vetës ta keni edhe një fletore dhe laps. Fletën e fletorës ndajeni në dy pjesë: në njërën anë shënoni simbolin +, për veprimet pozitive, ndërsa në anën tjetër simbolin - , për veprimet negative. Pasi t'i keni shënuar veprimet që i konsideroni si pozitive ose si negative, atëherë analizoni dobitë dhe dëmet që i keni pasur nga këto veprime.

Pastaj mendoni dhe shënoni se çfarë duhet bërë në përspektivë. Për veprimet negative mundohuni të gjeni rrugëzgjidhje sa më të mirë, duke i menjanuar pasojat e tyre, ndërsa për veprimet pozitive, kërkoni mundësi që dobitë e tyre të shtohen edhe më. E kur është fjala për veprimet e individëve të tjerë, atëherë shënoni se çfarë do të bënit dhe si do të silleshit ju po të ishit në vendin e tyre...

Këtë mënyrë psikoanalitike, mundësisht ushtrojeni së paku tri herë në javë. Kjo metodë është mënyra më e mirë për ta njohur vetveten në mënyrë të përgjithshme, por edhe të tjerët, dhe njëkohësisht rrit aftësitë e të mbajturit mend, zhvillon koncentrimin dhe menjanon vetitë negative të personalitetit.

Koha e pakët që do ta humbni për ushtrim, do t'ju kompensohet disa fish dhe atë ju do ta vëreni që në javën e parë. Por, mos harroni: duhet ta kemi gjithnjë parasysh parashtrimin e qëllimeve të dëshiruara, pa marrë parasysh se për çfarë veprimi është fjala.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:06 am

KONCENTRIMI

Arritja e qëllimeve të parashtruara fillon me ushtrimin e koncentrimit.

Koncentrimi, siç thamë, është burimi i sukseseve dhe paraqet çelësin e aftësive të larta punuese. Sëmundje e kohës sonë konsiderohet mungesa e koncentrimit, mungesa e harmonisë së brendshme dhe asaj të jashtme. Shumë njerëz e konceptojnë nocionin koncentrim në mënyrë të gabuar. Ata mendojnë se koncentrimi vlen vetëm për ata që mëtojnë drejt një zhvillimi të lartë shpirtëror. Kjo është e gabuar.

Koncentrimi është çështje e jetës së përditshme. Për të qenë i koncentruar nuk nevojitet ndonjë përgatitje e posaçme ose ndonjë ushtrim i rëndë. Në fakt, duhet që gjithë atë që e bën, ta kryesh me vëmendje të përqëndruar; që gjatë çdo pune, gjatë çdo detyre të thellohesh me të gjithë qenien brenda qëllimit të caktuar që të mund ta realizosh atë në mënyrë të drejtë.

Koncentrimi pra, nuk është ndonjë forcë konvulsive, nuk është ndonjë orvatje e detyruar, por vetëm orientim tjetër, në të cilin fuqitë tona bëhën më të rregullta dhe aplikohen më mirë, ndërsa energjia, e cila ishte e shkapërderdhur, kursehet, sepse atë që e bëjmë në mënyrë të koncentruar na merr më pak kohë, ndërsa nervave tona më pak fuqi.

Duhet të cekim se ekzistojnë dy drejtime koncentrimesh: ai i vetëdijshmi dhe ai i pavetëdijshmi. Koncentrimi i pavetëdijshëm arrihet pa kurrfarë mundi, sepse rrjedh si nxitje ose e shprehisë ose e interesimit të madh, derisa koncentrimi i vetëdijshëm arrihet më me vështirësi.

Por, në qoftë se koncentrimi i vetëdijshëm bëhet në mënyrë të organizuar mirë, pas një kohe ai realizohet sikurse koncentrimi i pavetëdijshëm. P.sh., gjatë bisedës në një ambient të lirë, ju nuk keni nevojë për koncentrim të vetëdijshëm, aty koncentroheni pavetëdijshëm, derisa në një ambient tjetër masiv, ku janë prezentë njerëz me respekt etj., ju duhet ta aktivizoni koncentrimin e vetëdijshëm.

Në librin ,,Sistemi im i suksesit", autori Oskar Shelbah në lidhje me koncentrimin thotë: ,,Koncentrimi është faktori më i rëndësishëm me rastin e punës mendore të njeriut të suksesit; me ndihmën e tij bëhet i mundur, jo vetëm mendimi i vetëdijshëm logjik, por edhe mendimi i ndërdijshëm logjik si krijim, do të thotë krijim produktiv shpirtëror.

Të koncentrohesh do të thotë: të përmbahesh, të përqëndrohesh në një pikë, e pastaj këtë ta vësh nën dritën e qartë të vetëdijes, d.m.th., ta kapësh dhe ta kuptosh me të gjitha hollësitë e saj".

Ushtrimet për arritjen e koncentrimit janë të shumta dhe të ndryshme, por këtu do t'i cek vetëm disa, të cilat konsiderohen si më të sukseshmet:

a) Para se të shkoni për të fjetur, bëjeni shprehi që rrobat tuaja t'i rregulloni me kujdes, duke iu dhënë më këtë rast ai veprim një kënaqësi të veçantë.

b) Çdo obligim mundohuni ta kryeni me vullnet deri në fund, pavarësisht nga pengesat dhe vështërsitë që ju paraqiten; mudohuni t'i menjanoni ato pa shqetësime, si pengesa e vështërsi normale.

c) Merreni një libër dhe lexojeni në një vend publik, zakonisht në ndonjë qendër ku frekuentimi i masës është i dendur dhe ka shumë zhurmë, duke u munduar që ta kuptoni përmbajtjen e tekstit, pa u shqetësuar apo dekoncentruar nga zhurma. Një gjë të tillë mund ta provoni edhe në shtëpi, nën zhurmën e kasetofonit ose televizionit etj.

d) Merreni një gotë të mbushur me ujë në dorën e djathtë, përkatësisht me krahë të zgjatur, duke e mbajtur atë në atë pozitë 2-3 minuta dhe gjatë kësaj kohe të mos ju derdhet asnjë pikë ujë. Pastaj provojeni edhe me dorën e majtë. Koha e ushtrimit zgjatet gradualisht, për çdo javë nga një minut, derisa të arrini që gotën ta mbani në atë pozitë së paku 10 minuta.

e) Merreni ndonjë fotografi të ndonjë personaliteti që e adhuroni ose të ndonjë anëtari të familjes, vendoseni para syve dhe vështrojeni për një minut, dhe pastaj, pas mbylljes së syve, mundohuni ta përfytyroni atë figurë shpirtërisht, mundësisht me të gjitha detajet. Ky ushtrim është ndër ushtrimet më të mira të koncentrimit vizual, dhe duhet të ushtrohet derisa të arrihet, që symbyllurazi të shihet fotografia, e tillë çfarë është në realitet.


Pasi të arrini t'i përvetësoni këto ushtrime, mund të vazhdoni me të tjerat. Por, nuk është e preferuar që të kalohet në ushtrimin tjetër pa e përsosur të para, pasi që të gjitha ushtrimet janë të lidhura ngusht mes veti dhe efekti i dëshiruar i tyre do të japë rezultat vetëm kur të zotërohen që të gjitha në mënyrë të plotë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:06 am

FORCIMI DHE STABILIZIMI NERVOR


Me arritje të dëshiruar të koncentrimit, ju faktikisht keni arritur edhe një lloj stabilizimi nervor. Forca nervore paraqet kushtin kryesor për arritjen e ,,magentizmit" personal dhe aftësinë e hipnotizimit, sepse i dobëti nuk mund të mbisundojë mbi më të fortin.

Fjala nerv, rrjedh nga latinishtja që do të thotë: dell, damar. Në kuptim figurativ do të thotë:

a) gjendje e përgjithshme e njeriut, sjellje, qëndrim a ndjeshmëri që varet nga gjendja e acaruar e sistemit nervor;

b) tërësia e energjive të brendshme, që ve në veprim njeriun për të arritur diçka;

c) forcë e brendshme për të shprehur diçka;

d) pjesa më e rëndësishme, thelbi i diçkaje etj.

Kjo do të thotë se sistemi nervor paraqet kordinatorin kryesorë në funksionimin dhe harmonizimin e organizmit në përgjithësi. Pra, nëpërmjet nervave, truri baraspeshon funksionimin e të gjitha organeve, e ky funksionim, në të vërtetë, është vetë jeta.

Prandaj, vetë stabilizimi i sistemit nervor ka rëndësi shumë të madhe, jo vetëm për arritjen e ndonjë qëllimi të dëshiruar, por edhe në gjithë kontinuitetin e rrjedhave të jetës.

Njerëzit nervoz janë njerëz me nerva të dobëta ose të sëmurë dhe kështu ata nuk mund të kenë forcë sugjestive e aq më pak hipnotike. Simptomet që tregojnë nervozën janë të ndryshme si: brejtja e thonjëve me dhëmbë, luhatja në karrige, shëtitje nëpër dhomë, gjestikulimi gjatë bisedës, lëvizja e ndonjë objekti nëpër duar etj., pa pasur ndonjë shkas.

Këto simptome, në qoftë e vërehën, duhet patjetër të menjanohen. Duke i menjanuar këto veprime, njëkohësisht i shërojmë edhe nervat.

Për t'i menjanuar këto simptome përdoret metoda e relaksimit. Kjo metodë është e njëjtë si ajo e psikoanalizës, por kjo ka një përparësi, sepse mund të zbatohet në çdo vend dhe në çdo kohë, si ditën ashtu edhe natën.

Duhet ta merrni pozicionin që ju përshtatet më së miri, ulur ose shtrirë. Mbyllni sytë dhe filloni t'i largoni të gjitha brengat dhe mendimet negative që ju shqetësojnë. Pastaj filloni të meditoni se duhet gjithnjë t'ju shmangeni këtyre vetive negative, të cilat, në fakt, janë simptome të nervozës.

Menjanoni çdo dyshim në suksesin tuaj, pasi që dyshimi është armiku kryesor i sukseseve. Pasi të jeni relaksuar, përpiquni të mendoni (përfytyroni) ndonjë sekuencë nga një ngjarje që
ju sjell kënaqësi shpirtërore, pra, ndonjë ngjarje që ju ka lënë përshtypje të thella pozitive në ndërdijen tuaj, e cila me anë të relaksimit do t'ju ringjallë prapë ato kënaqësi dhe do ta harmonizojë edhe gjendjen tuaj shpirtërore.

Ushtrimet duhet të zgjasin prej 5-15 minuta. Por munden, sipas vullnetit dhe dëshirës, të vazhdohen edhe deri në 30 minuta e më tepër.Në qoftë se gjatë ushtrimit të metodës së psikoanalizës keni vërejtur se keni veti të shumta negative, atëherë edhe ushtrimet duhet të
përsëriten më shpesh, së paku një herë në ditë.

Nuk është me rëndësi se i çfarë karakteri është mendimi a përfytyrimi, me rëndësi është që ju të arrini ta ndryshoni gjendjen shpirtërore në kuptim pozitiv brenda këtyre minutave, nga gjendja e tendosur në gjendje të qetë, e kjo bëhet vetëm duke përfytyruar ndonjë rast, siç thamë më lartë, me përshtypje të forta pozitive.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:06 am

SHIKIMI MAGNETIK


Sytë thuhet sa janë pasqyra e jetës, që duhet të jetë e vërtetë. Ata kanë rëndësi të veçantë në jetën e njeriut.

Shumica e njerëzve kësaj shqise i japin prioritet ndaj shqisave tjera, sepse në krahasim me shqisat tjera, kjo shqisë komunikon me një pjesë më të madhe të trurit dhe ne i besojmë më shumë informacinit pamor se çdo lloji tjetër të informacionit ndijor.




Kjo shqisë, që nganjëherë krahasohet me një ,,videokamerë të gjallë", ka rëndësinë kryesore (bashkë me ,,zërin magnetik") për induktimin e gjendjes hipnotike. Sytë kanë pushtet shumë të fuqishëm dhe janë si gjenerator reflektues, kështu që, ushtrimi i shikimt magnetik luan rol
shumë të rëndësishëm në ndikimin e një individi mbi tjetrin.

Në qoftë se gjatë një bisede me një individ, ne e shikojmë atë në sy, si dhe ai neve, ndikimi dhe pranimi i sugjestionit nga ai, do të jetë shumë më i madh se sa kur vështrimi i tij reflektohet diku tjetër. .

Ndikime të tilla nuk vërehen vetëm te qeniet njerëzore, por në raste të shumta edhe tek bota shtazore e edhe te llojet më të ulëta. P.sh. gjarpëri vetëm me një shikim ,,magnetik" e detyron bretkocën t'i afrohet, kurse ai e pret viktimën me kokën lart, dhe kur ajo i afrohet në distancën e caktuar 10-15 cm, me një lëvizje të shpejtë e gëlltit atë.

Është interesant të cekët se aq i madh është koncentrimi i gjarpërit, sa që edhe po t'i afrohemi deri në një metër largësi, ai nuk e vëren praninë tonë, pra nuk reagon. Por edhe gjatë asaj kohe, po të lëvizet bretkoca ose të ndërpritet shikimi i gjarpërit, do të ndërpritet edhe gjendja e bllokadës së krijuar dhe bretkoca do të ndërmarrë veprim mbrojtës.

Pastaj kemi edhe shembullin e hutinit, i cili në mënyrë të njëjtë si gjarpëri, rri i shtanguar dhe vetëm me shikim i detyron viktimat e veta, në këtë rast zogjët, që t'i futen në gojë pa kundërshtim... Këto raste i cekëm vetëm për ta vërtetuar forcën e madhe ndikuese që kanë sytë.

Sytë paraqesin edhe anën e brendshme emocionale. Vetëm me një shikim ne sy mund ta dimë se në çfarë gjendje shpirtërore është individi, prandaj edhe ushtrimi i shikimit magnetik është më se i domosdoshëm (jo vetëm për induktimin e gjendjes hipnotike, por edhe për paraqitjet në jetën e përditshme).

Për ta zhvilluar shikimin magnetik, për të pasur ndikim mbi individët e tjerë, duhet t'u përmbaheni disa rregullave gjatë ushtrimeve sistematike:

a) Njëherë në ditë duhet t'i pastroni sytë në këtë mënyrë: Duhet të futet koka (pjesa e fytyrës) në një enë të mbushur me ujë të pastër e të vakët dhe të hapën sytë. Në qoftë se gjatë kësaj kohe, për arsye të ndryshme, ndieni ngacmime të përcjella me djegije në sy, nuk duhet të frikësoheni. Kjo ndjenjë e pakëndshme pas disa ditësh do t'ju largohet dhe ju do ta ndjeni ndikimin mirëbërës të këtij veprimi. Për të qenë efekti më i shpejtë, këtë ushtrim mund ta përsëritni dy herë në ditë.

b) Në këtë ushtrim duhet t'i ushtroni edhe lëvizjet e kokërdhakëve të syve që të shikojnë në drejtime të ndryshme. Së pari duhet që shikimin ta drejtoni nga ana e majtë në të djathtë (ose anasjelltas) aq sa është e mundur 10-12 herë, pastaj shikimin ta drejtoni lart e poshtë (ose anasjelltas), prapë, aq sa është e mundur, 10-12 herë. Ky ushtrim është mirë të bëhet më shpesh, 3-4 herë në ditë.

c) Gjithashtu, edhe masazha e syve ka ndikim të madh. Me gishtat tregues duhet që t'i fërkoni sytë (duke mos i shtypur fort). Së pari kapakët e sipërm të syrit, nga ana e brendshme në drejtim të anës së jashtme, pastaj në të njëjtën mënyrë të veproni edhe me kapakët e poshtëm të syve, 8-10 herë. Edhe ky ushtrim preferohet që të bëhet dy herë në ditë. Pas 10 ditësh të këtyre ushtrimeve mund të kaloni në ushtrimin e shikimit magentik.

d) Uluni në një karrigë dhe vendosini duart në gjunj. Shikimin drejtojeni në një pikë të cilën e ke vënë (vizatuar) në mur ose diku tjetër, në lartësinë e syve tuaj dhe në largësi 1-1,5 m. Fiksmi duhet të zgjasë 5 min. dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet që t'i mbyllini kapakët e syve, e as të bëni ndonjë lëvizje tjetër të muskujve të fytyrës. Ky ushtrim ndoshta në fillim do të duket i vështirë, sidomos për ata që i kanë sytë e dobët, por pas ca ditësh do ta përvetësoni.

e) Uluni para pasqyrës dhe përqëndrojeni shikimin në mes të syve tuaj, në figurën e reflektuar në pasqyrë. Për fillim do të ishte mirë që atë pjesë ta markoni me ndonjë simbol ose ngjyrë. Edhe këtu si në ushtrimin a), duhet që të shikoni pa i mbyllur kapakët e syve dhe pa bërë lëvizje të muskujve të fytyrës. Në fillim ky ushtrim duhet të zgjasë nga 5 minuta, më pas, për çdo ditë mund t'i shtohet nga një minut, derisa të arrihet koha prej 10 minutash. Brenda këtyre 10 ditëve duhet që ta koncentroni vëmendjen tuaj vetëm në mënyrën e frymëmarrjes që ajo të jetë e thellë dhe me ritëm. Ndërsa pas 10 ditësh, koncentrimin mund ta orientoni në një dëshirë të caktuar, p. sh.: ,,Unë dëshiroj të bëjë këtë e këtë...". Pasi të arrini që shikimin ta mbani 10 minuta, mund të kaloni në ushtrimin tjetër.

f) Zgjedhni disa fotografi të ndryshme, mundësisht me ngjyra, nëpër revista dhe vendosini para vetës në tavolinë në largësi 30-50 cm. Fiksojeni vëshrimin në njërën nga ato, në mes të syve të individit që ndodhet aty (në fotografi). Do të ishte mirë ta zgjidhni fotografinë e ndonjë individi që ka shikim të thellë e të mprehtë. Së pari duhet që të ushtroheni, që ta shikoni atë individ në sy për 10 minuta, e pastaj për çdo ditë deri sa ta arrini kohën e dëshiruar (do të ishte mirë mbi 20min.). Gjatë kësaj kohe, derisa e shikoni individin e zgjedhur, duhet ta
urdhëroni (me mendime të koncentruara) që t'i kryej veprimet e dëshiruara prej jush.

Ky ushtrim është edhe testim i aftësive të fituara gjatë ushtrimeve të mëparshme dhe njëkohësisht aplikimi i kësaj force në praktikë. Dilni në rrugë dhe fiksojeni një individ që po vie në drejtimin tuaj. Ecni edhe ju në drejtim të tij dhe, kur të afroheni në distancën e caktuar 10-20 metra, shikojeni direkt në mes të syve me shikim magnetik dhe koncentrohuni me mendime se në cilën anë të rrugës, djathtë apo majtë, t'ju largohet.

Ta keni parasysh, se gjatë koncentrimit duhet ta përytyroni sa më qartë në mendime ngjarjen që duhet të ndodh, pra ta shihni ngjarjen përpara me ,,syrin shpirtëror", të kryer ashtu siç dëshironi. Pasi ta kesh kaluar këtë ushtrim me sukses në disa persona atëherë provojeni edhe një tjetër. Dilni në rrugë dhe përcilleni një individ nga prapa, në distancë 2-4 metra.

Drejtojeni shikimin magnetik në pjesën e prapme të kokës dhe koncentrohuni duke e urdhëruar: "Ti duhet ta kthesh kokën në anën e majtë (ose të djadhtë)... ". Por veprimi duhet të jetë si në rastin e parë, i vizualizuar në ,,ekranin shpirtëror" si i kryer. Këtë urdhër përserite disa herë, derisa individi ta bëjë atë veprim që e keni urdhëruar ju. Kur ta arrini këtë atëherë ju keni arritur që të keni ndikim mbi individin tjetër vetëm me forcën e shikimit dhe mendimit të koncentruar.

Në qoftë se në rastet e para nuk korrni sukses, nuk duhet asesi të dëshproheni por duhet të vazhdoni me persona tjerë, deri sa t'ia arrini, sepse suksesi varet shumë edhe nga gjendja përkatëse shpirtërore e personit në të cilin mundoheni të ndikoni.

Mos harroni, se këtë forcë mund ta orientoni edhe për qëllime negative që hyjnë në rangun e magjisë së zezë, por ju këshilloj që çdo tentativë e ndërmarrë në atë drejtim, do t'ju kthehet si bumerang i shumfishtë, sepse vetë dialektika e ligjeve të natyrës është e organizuar në këtë mënyrë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:06 am

ZËRI MAGNETIK
Zëri është i rëndësishëm për indukimin e gjendjes hipnotike, aq sa edhe shikimi. Ndryshimet e shpejta, të shkaktuara nga ndonjë objekt vibrues, quhen: valë zanore. Këto valë zanore që dëpërtojnë nëpërmjet ajërit, përngjajnë në valëzimet e ujit të shkaktuara nga hedhja e ndonjë guraleci.

Por edhe këto valë zanore ndryshojnë, varësisht prej frekuencës, amplitudës dhe timbrit, që d.m.th., tingujt e lëshuar nga goja duhet të kenë volum të caktuar (që matet me decibël). P.sh. frymëmarrja normale varion rreth 10 decibël, biseda normale rreth 60 decibël, autobusi rreth 90 decibël, bumbullima rreth 120 decibël, e kështu me rradhë.

Mbi 130 decibël fillon pragu i dhembjes, p.sh. motori i aeroplanit që varion rreth 150 decibël ose raketa kozmike rreth 180 decibël etj.

Pra, gjatë bisedave, si gjatë indukimit të gjendjes hipnotike, si në jetën e përditshme, duhet të ushtrohemi që ta përdorim tingullin me volumin e caktuar, varësisht prej rastit të imponuar, gjë që na prezenton para të tjerëve si një personalitet të vendosur, tërheqës etj.

Dhe automatikisht krijojmë përshtypjen e simpatisë tek ata, e njëkohësisht edhe pushtetin mbi ta. Gjatë jetës së përditshme, edhe ju lexues të nderuar, keni raste takimesh me individë të ndryshëm. Sigurisht se keni vërejtur se secili nga ata kur flet ka zërin e tij karakteristik, gjë që paraqet volumin e caktuar të zërit për personin e caktuar.

Kështu që, një individ nëpërmjet modulimit të zërit të vet, ose na tërheq ose na refuzon, pavarësisht nga kuptimi i fjalive që i shqipton. Këto ishin disa karakteristika mbi rëndësinë e zërit. Ju zërin momentalisht e keni ashtu siç e keni, por për ta bërë zërin ashtu siç dëshironi, pra magnetik, duhet t'i vazhdoni ushtrimet që do t'ju paraqesim më poshtë.

Eshtë shumë e rëndësishme që këto ushtrime të zhvillohen në mënyrë të koncentruar. Çdo fjalë që do ta përdorni duhet të jetë e qartë dhe e kuptueshme. Gjithashtu, është me rëndësi edhe shqiptimi i zanoreve; ato duhet të shqiptohen pa kurrfarë shtese e as nuance.

a) Së pari duhet të filloni me leximin e ndonjë libri ose artikulli gazetaresk. Fjalët më të gjata, ndani në rrokje; përsëriteni secilën rrokje veç e veç, pastaj gjithë fjalën në tërësi p.sh.: hipnozë - hi-pno-zë. Fillo me rrokjen e parë ,,hi", duke e përsëritur disa herë ,,hi","hi","hi"..., pastaj tjerat me rradhë, e pastaj gjithë fjalën - hipnozë. Kur ta përvetësoni këtë aftësi, kaloni në ushtrimin tjetër.

b) Ky ushtrim rekomandohet të bëhet në ndonjë vend, mundësishit sa më të qetë. Mund ta zhvilloni si në ambient të mbyllur (dhomë) ashtu edhe në natyrë. Duhet të uleni në një vend ku do ta ndieni vetën këndshëm, dhe përballë jush duhet ta paramendoni një individ tjetër. Së pari përfytyroni një individ, në të cilin besoni se keni ndikim, e me kohë (pas disa ditësh), filloni t`i përytyroni individët për të cilët mendoni se ndikojnë mbi ju. Këtë ushtrim duhet ta zhvilloni për çdo ditë nga 15-20 minuta. Shikoni me shikim magnetik në individin e përfytyruar dhe filloni t'i flisni atij me zë magnetik. Bisedën mund ta përgatitini edhe më herët; temat mund të jenë të ndryshme, me rëndësi është që zëri juaj duhet të ketë efekt ndikues mbi të përfytyruarin.

Gjatë bisedës (së përfytytruar) nuk është e preferuar të gjestikuloni. I gjithë trupi juaj duhet të jetë në gjendje stabile, si dhe koncentrimi duhet të jetë maksimal.

Pasi të besoni se keni arritur efekt ndikues edhe tek personat që më parë kanë pasur ndikim mbi ju, atëherë filloni me pyetje provokuese, të cilave ai do t'ju kundërvihet (gjithnjë në përfytyrim), e ju, gjatë gjithë këtyre provokimeve, nuk duhet të reagoni.

Duhet të jeni i qetë dhe gjakëftohtë. Këtë ushtrim që e cekëm më lartë si dhe ushtrimet e mëparshme, e edhe ato që do të pasojnë, duhet të merren në mënyrë shumë serioze, edhe pse në dukje të parë duken si fantazi, ilzione, lojë fëmijësh etj., sepse në fakt, ndikimi i tyre ka efekt të madh. Ata që i njohin ligjet e psikës (shpirtit) e dinë këtë, por edhe ne në pjesën: sugjestionet... e kemi cekur këtë. Për informim dhe njohuri më të thella ju rekomandoj disa libra si: ,,Forca e ndërdijes" nga autorit Xh.Marfi, ,,Sistemi im i suksesi" nga O. Shelbah,
,,Sugjestioni dhe autosugjestioni" nga E. Caue etj.

c) Pasi të besoni se jeni i sigurt në bisedat tuaja me individin e përfytyruar, atëherë kaloni në ushtrimin direkt me individë realë. Ky ushtrim është i njëjtë me të mësipërmin (b), por ndryshimi qëndron në atë se tani kemi kontakt fizik dhe psikik me individë realë.

Edhe këtu preferohet, si më sipër, që së pari të filloni me ndonjë individ mbi të cilin besoni se keni ndikim, e pastaj me të tjerë që kanë ndikim mbi ju. Mos harroni: gjatë bisedës shikimi duhet të jetë gjithnjë magnetik.

Do të habiteni edhe ju vetë (në qoftë se i keni përvetësuar ushtrimet e cekura) se çfarë ndikimi do të kenë fjalët tuaja dhe sa i pushtetshëm do të jeni mbi të tjerët.

Pasi t'i keni kryer këto veprime me sukses, atëherë ju i keni përvetësuar aftësitë e ndikimit mbi të tjerët, që janë shumë të rëndësishme për hapat e mëtejmë, për të cilën gjë do të bindeni edhe
vetë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:07 am

VEPRIMI NË PRAKTIKË

Pasi të jeni aftësuar me ushtrimet, të cilat i kemi sqaruar në pjesën e mëparshme, mund të kaloni në aplikimin e gjumit hipnotik në praktikë.

Procesi i hipnotizimit zhvillohet në shumë mënyra dhe kalon nëpër disa faza. Pavarësisht se ku realizohet hipnoza, qoftë në ordinancë, shoqëri apo vend publik etj., themelorja është që të zgjojmë interesim tek të pranishmit, e sidomos te mediumi, si dhe të krijohet atmosferë disponuese duke biseduar për anët pozitive dhe efektet e këndshme të hipnozës. Dhoma duhet të jetë e ngrohtë, pa zhurmë, pa ndonjë erë të keqe, pak e errësuar dhe preferohet të ketë muzikë të lehtë relaksuese.

Natyrisht, që këto kushte nuk mund t'i plotësojmë në çdo rast, këto zakonisht vlejnë për aplikimin e hipnozës klasike dhe në vende të mbyllura. Por, ekzistojnë edhe shumë lloje teknikash të tjera të cilat mundësojnë vënien në gjumë hipnotik të secilit individ, pavarësisht
nga rrethanat që mbizotërojnë, qofshin ato subjektive apo objektive, për të cilat do të bëjmë fjalë më vonë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:07 am

SI GJENDET MEDIUMI I PËRSHTATSHËM

Për eksperimentet e para hipnotike preferohet që të zgjedhet mediumi i cili më parë ka qenë nën ndikimin e hipnozës, pasi personi i hipnotizuar më parë i nënshtrohet më lehtë hipnozës, që do ta lehtësojë punën dhe do t'ua shtojë sigurinë për veprime të mëtejme. Gjithashtu, për fillim preferohen edhe adoleshentet (12-16 vjeç), pasi ata i nënshtrohen më lehtë gjendjes hipnotike.

Edhe gjinia femërore i nënshtrohet më lehtë pushtetit hipnotik, prandaj për fillim mund ta aplikoni edhe në femra. Zakonisht preferohet që mediumi të mos i takojë familjës së ngushtë, pasi anëtarët e familjës, duke qenë në kontakte të përditshme me ju, nuk ju besojnë dhe këtë çështje nuk e marrin seriozisht, kështu që eksperimenti mund t'ju dështojë, që do të shkojë në dëm të sigurisë suaj për hapa të mëtejmë.

Edhe personat që janë mësuar me urdhëra (shërbëtorët ) i nënshtrohen lehtë hipnozës.

Gjithashtu meduim të mirë janë personat sugjestibilë (të ndijshëm); pastaj personat që posedojnë fantazi të bujshme; personat me flokë ngjyrë të kuqe ose bjond; personat me ten delikat etj. Pasi ta keni bërë studimin e karakteristikave të caktuara të
mediumit, filloni dialogun me të.

Siç e kemi cekur edhe më lartë, duhet të krijohet atmosferë sa më e këndshme për mediumin. Për ta ditur mendimin e mediumit mbi hipnozën, duhet që t'i parashtroni pyetje që kanë të bëjnë me këtë temë.

Në rast se mediumi ka bindje pozitive për këtë dukuri, atëherë induktimi i gjendjes hipnotike do jetë i i lehtë, por nëse ai posedon bindje negative, që janë raste më të shpeshta (pasi hipnoza si lëmi është shumë pak e njohur në mesin tonë dhe shpesh krahasohet me nocionin magji, e nocioni magji tek njeriu i rëndomtë mirret si sinonim i së keqës, që në fakt nuk është e vërtetë.

Sqarime më të hollësishme rreth magjisë kam dhënë në librin ,,Parapsikologjia..."), atëherë duhet që nëpërmjet dialogut, nga logjika e tij të largohen (eliminohen) të gjitha ato mendime e bindje të gabuara negative, të cilat ai i ka pranuar e kultivuar më herët në lidhje me hipnozën.

Mediumi duhet të bindet se ju ia dëshironi të mirën në mënyrë më të sinqertë. Pra ju, gjithçka që bëni, e bëni për të. Për të krijuar siguri tek ai, ju duhet që t'i sqaroni, se ai çdo mbrëmbje kur bjerë për të fjetur ose në mëngjes para se të zgjohet, kalon një kohë të shkurtër nëpër disa
nga fazat e gjendjes hipnotike, por pa vetëdije.

Gjithashtu edhe ditën, kur është i koncentruar diku p.sh., kur është duke shikuar nga dritarja, kur është duke vozitur automjetin, kur është duke medituar etj., ai në ato çaste gjendet në pushtetin e një gjendjeje të lehtë hipnotike. Pra, mediumi gjithsesi duhet të bindet për efektet pozitive që ka hipnoza, duke menjanuar çdo premisë droje a frike për të.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:07 am

TESTET E SUGJESTIBILITETIT

Pasi të keni krijuar raporte pozitive me mediumin, filloni me testet e sugjestibilitetit, për ta testuar sugjestibilitetin e tij. Ato janë të shumta, por unë po ua paraqes, si gjithnjë, më të rëndësishmet.

Testi i baraspeshës I

Mediumin e urdhëroni që të qëndrojë në këmbë drejt, me këmbët e bashkuara dhe duart e mbështetura për trup, kurse sytë t'i mbyllë. Ju qëndroni prapa tij me shuplakat e duarve të mbështetura lehtë mbi shpatullat e tij.

Duke e vështruar me shikim magnetik, ju i sugjeroni me zë magnetik se do të numëroni deri në 10 ( nuk është e thënë të numërohet patjetër deri në 10, mund të numërohet edhe deri në 5 ose dhe deri në 3, me rëndësi është efekti) dhe gjatë thënies së secilit numër, ai do të ndiejë një forcë të fuqishme e cila do ta shtyjë prapa.

Gjithashtu i sugjerohet që atë forcë mos ta kundërshtojë, por të lirohet nën pushtetin e saj, pa pasur frikë se do të rrëzohet, pasi ju që rrini prapa do ta mbani. Pastaj filloni të numëroni:"

1-Ju po e ndieni një forcë që po ju shtyn prapa.

2-Ajo po bëhet gjithnjë e më e fuqishme.

3-Gjithnjë e më e fuqishme.

4-Ju nuk po mund ta përballoni atë.

5-Ju po bini gjithnjë e më shumë nën pushtetin e saj.

6-Ju po bini gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë.

7-Ju nuk po mund ta përballoni atë.

8-Ju po bini, po bini.

9-Gjithnjë e më shumë po bini prapa.

10-Ju ratë, por unë po ju mbaj, mund t'i hapni sytë etj."

Ndodh shpesh që mediumi të bjerë ende pa arritur numërin 10. Këtu qëndron edhe një fshehtësi: gjatë numërimit, shuplakat tuaja të mbështetura për shpatullat e meduimit, duhet t'i tërhiqni lehtë prapa, kështu që mediumi, pasi i ka sytë e mbyllur, i nënshtrohet provokimit mashtrues dhe lëviz bashkë me shuplakat tuaja prapa, duke u bërë pa vetëdije pre e lojës, sakaq efekti i testit do të ketë sukses.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:08 am

Testi i baraspeshës II

Mediumin e urdhëroni të qëndrojë si në testin e mësipërm, por sytë duhet t'i ketë të hapur. Ju qëndroni para tij, ndërsa prapa tij e urdhëroni të qëndrojë personi i tretë i cili do ta mbajë në rast se rrëzohet ( është rregull dhe obligim i detyruar, që gjatë induktimit të gjendjes hipnotike, për shkaqe keqpërdorimi, të jetë prezent edhe personi i tretë, për ç`gjë do të bëjmë fjalë në pjesën keqpërdorimi i hipnozës).

Gishtin tregues ia afroni 5-10 cm. para syve duke e urdhëruar që shikimin ta drejtojë në maje të tij. Pastaj e vështroni me shikim magnetik dhe filloni t'i sugjeroni me zë magnetik, se do të numëroni deri në ...10 dhe, gjatë secilit numër, ai do të ndiejë një forcë të fuqishme se si po e shtyn prapa; i sugjerohet që mos ta kundërshtojë atë forcë, por të lirohet nën pushtetin e saj.

Pastaj filloni të numëroni si në testin e mësipërm:"

1-Ju po e ndieni një forcë që po ju shtyn prapa.

2-Ju po bini gjithnjë e më shumë në pushtetin e saj

3-... e kështu me radhë."

Edhe në këtë test qëndron një fshehtësi, një lloj truku: Ju duhet që gishtin tregues ta afroni ngadalë drejt syve të mediumit, që tek ai do të provokojë ndjenjën mashtruese të frikës, dhe në mbrojtje, instiktivisht e pavetëdije, ai do të tërhiqet prapa.

Te dy këto teste, zakonisht përfundojnë me sukses. (Për të mos e përmendur rregullisht fjalën-magnetik, duhet ta keni parasysh se të gjitha veprimet, si shikimin, dialogun, lëvizjet etj. duhet t'i bëni nën atë forcë, me të cilën jeni pajisur më parë, pra nën forcën magnetike).
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sat Mar 19, 2011 11:08 am

Testi i shtrëngimit të duarve

Mediumin e urdhëroni që t'i lidh gishtat e te dy duarve mes veti dhe t'i shtrëngojë. Pastaj ju ia vendosni duart tuaja mbi të tijat, duke i sugjeruar se kur të numëroni deri në ...10, ai nuk do të mund t'i zgjidh ato. Gjatë thënies së secilit numër i sugjeroni se duart e tij gjithnjë e më shumë po shtrëngohen. Filloni të numëroni:"

1-Duart tuaja po ju shtrëngohen.

2-Gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shumë.

3-Ato po bëhen gjithnjë e më të rënda.

4-
Po bëhen shumë shumë të rënda.

5-Gjatë secilit numër ato gjithnjë e më shumë po ju shtrëngohen.

6-Ato janë salduar mes veti.

7-Edhe po të provoni t'i zgjidhni nuk do të mundeni; ato gjithnjë e më shumë do t'ju shtrëngohen.

8-Gjithnjë e më shumë po vijnë duke ju shtrënguar .

9-Ato janë shtrënguar plotësisht.

10-Ju nuk mund t'i zgjidhni, provojeni."

Në qoftë se mediumi nuk mund t'i zgjidh duart, atëherë testi është zhvilluar me sukses dhe induktimi i gjendjes hipnotike tek ai është 70-80% i sigurt.

Pas mbarimit të testit me sukses, sugjestionin duhet ta ndërpresim kujdesshëm. Kjo bëhet duke numëruar deri në tre në këtë mënyrë: ,,Kur të numëroj deri në tre, duart tuaja do të zgjidhen, ato do të jenë plotësisht të lira.

1-Duart tuaja po ju lirohen, po i ndieni shumë të lehta.

2-Gjithnjë e më shumë po ju lirohen, gjithnjë e më të lehta po i ndieni.

3-Ato janë plotësisht të lira dhe të lehta, mund t'i zgjidhni ngadalë."
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hipnoza - metodë esperimentale

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi