Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Endrrat e vetëdijshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:12 am

Endrrat Lucide përkatësisht ëndrrat e vetëdijshme

Për herën e parë e përdori termin “ëndrrat lucide” shkencëtari Holandez Frederik Van Eeden në fillimin e shekullit XX-të. Kurse vetë termi lucid vjen nga latinishtja lucidus që do të thotë i shkëlqyeshëm, i ndritshëm; i qartë, i kthjellët.

Me një fjalë tjetër ëndrrat Lucide nuk janë asgjë tjetër përveç vetëdija e njeriut i cili gjendet në mesin e ëndrrës dhe atë e drejton në mënyrë të vetëdijshme, ashtu siç ai dëshiron.

Individi është i vetëdijshëm se është në gjumë dhe flenë po ashtu është i vetëdijshëm se gjendet në i zhytur në botën e ëndrrave dhe ai tani e merr timonin në duart e veta dhe manipulon sipas dëshirës me botën e ëndrrave, ai nuk është i kufizuar as nga bota fizike, as nga vendi, nga koha as nga morali individi është krejtësisht i lirë.

Ai mund të eci në kohë, të shkojnë në kohën e kaluar sa ia dëshiron në thellësinë e historisë, mund të ecin në kohën e ardhshme (futur), bile me profetizuar edhe vdekjen e vetes apo të tjerëve përkatësisht fatin, mund të shkojë me mija vitet përpara.

Madje mund të shkoi në planet tjera bile edhe në Galaktikë, të fluturojë (Matrix Style), të vizitojnë vendet që kurrë nuk ka qenë përpara. Mund të shndërrohet në një person tjetër, mund të shndërrohet po ashtu edhe nga mashkulli në femër ose anasjelltas, ose mund të shndërrohet me ndonjë kafshë, ose bime ose në diçka tjetër.

Po ashtu mund të dalin me dashurin ose dashurën të bëjnë aventurier së bashku, madje mund të kenë dashuri ose marrëdhënie seksuale pa kufi.

Mos të flasim mund të takohet me shpirtrat e të vdekurve, mund të mësojë gjërat që nuk i di, ta hapin njohurin e vetë në ço lëmi shkence në mënyrë të pakufizuar, po ashtu të pasurohet me përvojat e llojllojshme, pastaj për tu shëruar nga ndonjë sëmundje, këshillime për t’i kapërcyer problemet aktuale, këshillime me udhëheqin shpirtëror, ndikimin në vetë zhvillimin psikik dhe fizik etj. etj. etj.

Dallimi nga ëndrrat e zakonshme, për ëndërrta zakonshme është i vetmi realitet, që do të thotë se në atë gjendje njeriu nuk është i vetëdijshëm për jetën e vetë në këtë realitet.

Pra i vetmi realitet që ekziston për njeriun në ëndërrta e zakonshme është ajo botë imagjinare - ëndrra. Për dallim nga kjo, te ëndërrta e quajtura "LUCIDE" përveç realitetit ëndrra ekziston edhe realiteti tjetër - bota e vërtetë e njeriut, e që kjo bëhet e mundshme kur njeriu është i vetëdijshëm edhe pse ndodhet në gjumë. Pra ai e dinë se ndodhet në gjumë - ëndërr.

Te ëndërrta e zakonshme njeriu nuk është në gjendje të bëjë asgjë përveç që në mënyrë pasive ta përjetoj ngjarjen "sikurse në ndonjë film" që e përjeton ngjarjen me emocione.

Kurse te ëndrra lucide është "ëndërrimi i vetëdijshëm", dhe pikërisht ajo mundësi që ëndrra të kontrollohet nga personi që e sheh atë. Gjatë ëndrrave lucide, ju mund të merrni pjesë aktivisht në ngjarjet dhe t'i formësoni ato apo t'i krijoni në njëfarë mënyre.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:12 am

Pakëz histori sa i përket ëndrrave lucide

Deri para dhjetar viteve ëndërrta lucide ishin nga bota shkencore vetëm një dukuri e një imagjinatës pa vlera shkencore dhe si të tilla fare nuk ekzistofshin.

Sepse vetëdija e njeriut gjatë gjumit tejkalon në pavetëdije. Kurse sipas shkencëtarëve materialist ëndrrat lucide nuk ishin asgjë tjetër përveç një fiksion, dukuri okulte pa vlerë shkencore.

Pas viti 1970 shkencëtari i njohur Dr. Stephen LaBerge dhe Alan Worsley bënin shumë eksperimente laboratorike në dhomat e fjetjes përkatësisht gjumit dhe ia dhanë një kahe tjetër “ëndrrave lucide” duke përmbysur mendimet e shkencës empirike deri tanishme.

Ashtu rrëzohet miti i deritanishëm i ëndrrave dhe nga këto eksperimente e marrin kahen shkencore dhe njeriut i hapet një botë e re, epi i ri duke zbuluar edhe një botë të re që deri tani në qarqet shkencore temë e anatemuam.

Një paraqitje telegrafike ëndrrave lucide gjatë historisë së njerëzimit
Edhe pse ëndrrat lucide fillojnë të trajtohen shumë vonë në rrafshin shkencorë përkatësisht pas vitit 1970, por ato ishin të pranishëm në gjirin njerëzor që nga zanafilla e njeriut.

Ku i gjejmë edhe sot e kësaj dite në gojëdhënën e fiseve primitive, në dokumentet e shkruara, nga tradita, antropologjia, etnografia, arkeologjia etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:12 am

Aborigini

Gjatë historisë dhe kulturës si dhe qytetërimit të njerëzimit, fiset e llojllojshme të planetit tonë jo vetëm se u besofshin ëndrrave lucide por ato i përdoreshin për nevojat e veta, me një fjalë ishin udhërrëfyese për të zgjedhur problemet e fisit, lufta, sëmundjet etj.

Një prej këtyre fiseve ishin banorët e vjetër të Australisë të quajtur sot e kësaj dite Aboriginet, që gjenden në Australi më se 40 000 vjet. Ky fis i shfrytëzonte ëndrrat lucide për të udhëtuar në botën e ëndrrave (Dream Time), për të kërkuar përgjigjet për nevojat e fisit.

Ecja në kohë apo në botën e ëndrrave në mënyrë të vetëdijshëm për të arrit deri te shpirtrat e parëve të tyre si dhe deri edhe te “Krijuesi i botës”. Ashtu kishin kontaktet me parët e tyre, ku merreshin prej tyre këshilla, udhëzime për të zgjedhur problemet aktuale të fisit.

Ky fis përvojat e veta nga bota e ëndrrave lucide i paraqitnin në artin figurativ si fjala vjen, pikat e ngjyrosura me vizat e llojllojshme.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:12 am

Afrika

Po ashtu është i njohur edhe në Afrikë fisi i vjetër i quajtur Shamanë, të cilët po ashtu i shfrytëzofshin ëndrrat lucide si ndihmesë dhe udhërrëfyes për t’i zgjedhur problemet e fisit. Ata kishin kontaktet nëpërmes ëndrrave lucide me parët e tyre, prej të cilëve kërkofshin këshillime, udhëzime bile edhe për t’i shëruar anëtarët e sëmurë të fisit.

Shamanët dallohen nga Aborginët, sepse tek Aborginët të gjitha anëtarët e fisit mund të ëndërrojnë dhe t’i përjetojnë ëndrrat lucide kurse te Shamantë jo, vetëm Shamani.

Shamani i viziton shpirtrat e vdekur, ai këshillohet me shpirtrat e të parëve dhe ai në fund i ndihmon anëtarëve të fisit për t’i shëruar nga sëmundjet e llojllojshëm, ndërmjetëson në mes politikanëve dhe shpirtrave të parëve për çështje politikës etj.

Shamani e kishte një pozitë të lartë dhe autoritet të madh në kirakinë e fisit.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:12 am

Tibet

Joga tibetane në mënyrë të vetëdijshëm i ka ushtruar dhe stërvitur për t’u zhytur në botën e ëndrrave lucide, bile tibetanët, ëndrrat e tilla i quheshin “realitet”. Është e njohur një anekdotë: disa perëndimorë dëshironin për të ngjitur në bjeshkët e Himalajeve.

Dhe një prej tibetianëve thote: “Sa të çuditshëm janë perëndimorët, e mundojnë trupin për të dalë në këto bjeshkët e larta, në vend që ta lënë trupin të pushojnë dhe të dalin me trupin shpirtëror dhe t’i shijojnë këto bjeshkët e bukura!”

Sipas tibetianëve si jeta e përditshme ashtu edhe jeta pas vdekjes janë një realitet, që nuk është asgjë tjetër përveç një ëndrrës.

Ata e shfrytëzojnë ushtrimet shpirtërore për t’ia arrit deri tek ëndrrat lucide.

Kur trupi shpirtëror e lëshon trupin fizik, dhe individi si i tillë vazhdon të jetojë në botën e ëndrrave. Po qe se individi vetëdijesohet kësaj vërtetës atëherë ai është i çliruar nga rrethi dhe rishtas rilindë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:12 am

Malezia

Fisi i njohur Seno nga Malezia, besonin që bota e ëndrrave ndërlidhet me botën e shpirtrave. Ashtu çfarë do ëndërrt sipas tyre është mjaft e rëndësishëm.

Sepse ëndrrat çfarë do llojit ato qofshin mund të përmbajtën porosinë e shpirtrave, të cilët mund t’iu ndihmojnë fisit për t’i kapërcyer problemet, sëmundjet dhe konfliktet e fisit.

Fëmijët i mësojnë që nga mosha më e njomë që të dinë t’i përdorin ëndrrat lucide për t’i mposhtur rreziqet e jetës.

Ky fis para Luftës së Dytë Botërore kishte një qytetërim dhe kulturë të lartë lidhur me botën e ëndrrave. Fatkeqësisht nën ndikimin e komunizmit shkatërrohet kjo traditë e lartë e botës së ëndrrave lucide.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Roma

Gjatë vitit 451 para Krishtit mjeku i njohur me emër Gennadius brengosej nga “mungesa e besimit”, ai nuk besonte se jeta vazhdon edhe pas vdekjes.

Robert van de Castel në librin e tij e shpjegon se si ky mjeku i quajtur Gennadius, e përjeton një ëndërr lucide.

Në botën e ëndrrës i shfaqet një djalosh që e shoqëron me një pamje impozante, cili e fton që ta shoqëroi. Udhërrëfyesi i ëndrrës e çon në një vend, ku dëgjohet një muzikë e mrekullueshëm, që ai kurrë nuk e kishte dëgjuar diç aq madhështore.

Dhe mjeku e pyeti shoqëruesin, “çfarë është kjo muzikë magjike”? Djaloshi i përgjigjet: “kjo muzikë është himni i bekimit dhe i shenjtërisë!

Që e përkujton Qiellin përkatësish parajsën!” Djaloshi vazhdon dhe e pyeti mjekun, “ku ai gjendet tani?” Mjeku i përgjigjet: “unë gjendem në dhomën e fjetjes, në shtrat.”

Por Gennadius pas kësaj ëndrrës kurrë nuk dyshoj më në ekzistencën e jetës andej varrit. Dhe ai pohon se është gjet nëpërmes kësaj ëndrrës lucide përpara portës së parajsës.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Shekulli XX

Njerëzit gjatë historisë ëndrrat lucide i kanë emërtuar me termet e llojllojshme, kuptohet me përputhjen e qytetërimit dhe të kulturës.

Kurse emërtimin që ne e përdorim “ëndrrat lucide” e kanë djepin nga shkencëtari holandezë Frederik Van Eeden, i cili e përshkrojë dukurinë ë ëndrrave lucide në librin e njohur “Studimet mbi ëndrrat” që e pa dritën më 1914.

Ai eksperimentoi më se 9 tip ëndrrave të llojllojshme për një hark kohorë prej 16 viteve, kështu tipin e shtatë (7) e quajti “ëndrra lucide”.

Ashtu ai gjatë kohës 16 vjeçare nga 20. janar 1898 deri më 26 dhjetor 1912 i regjistroi 352 ëndrra lucide. Pas botimit të librit në fjalë, ai u maur kryesisht me ëndrrat e veta personale deri në vdekje.

Pas viteve 1960

Në kohën e zbulimit shpirtëror dhe të lirisë. Grupet muzikore si fjala vjen, The Doors, Moody Blues dhe Jefferson Airplane këndofshin për ndryshimin e vetëdijes dhe mbi ndriçimin e mendjes.

Ëndrrat lucide e personifikojnë shpirtin dhe mënyrën e menduarit të gjashtëdhjetës (1960), ashtu kuptohet vetvetiu se rinia filloi të zgjojë kureshtje dhe të merren me këtë tematik.

Ati Coonan, specialist në fushën e ëndrrave lucide na përkujton se muzika ka nxitë interes për ëndrra dhe për Zotin (Break through to the other side). Po ashtu gjatë këtyre viteve është kontributi i pamohueshëm Stephen LaBerge në hulumtimet e ëndrrave lucide.

Stephensoni i përjetoi ëndrrat e para lucide në moshën gjashtë vjeçare. Cili u gjet nën ujë dhe i thotë vetes: “oh, si të marr frymë?” i vërejti se kjo është ëndërr dhe filloi të gjurmojnë thellësinë e oqeanit dhe t’i kërkojnë thesaret e mbytur në fund të detit dhe përjeton aventurierë me piratët e detit.

Nga mosha 6 vjeçe deri më 23 nuk i kujtohet as një ëndërr lucide. Nga natyra ishte i mbyllur në vetvete dhe në bodrum ai filloi të punojnë bomba.

Diplomoi nga matematika në Universitetin e Arizonës. Madje u interesuar shumë për studime budizmit tibetian, zen meditacion, tai chi dhe psikologjia.

Në këtë moshë përjetojë një ëndërr lucide, dhe vendosi që kryekëput të hulumtoi botën e ëndrrave. Ma vonë u punësuar në Stanford një prej laboratorët e saj.

Një prej eksperimenteve të para deshi të shohin se çfarë ndodh njeriut gjatë ëndrrave lucide. Kur individi gjatë fjetjes ose gjumit arrin fazën REM, asistenti i tij e zgjojë, se e ka lexuar kur ka kapërcyer në këtë fazë dhe nuk ka harruar të ëndërrojnë.

Sipas Dr. LaBerge nuk janë të gjitha ëndrrat lucide të përdorshme.

Po ashtu konstaton truri atij që ëndërron jep valët e posaçme gjatë ëndërrimit lucid, që e pohon vetëdija gjatë ëndërrimit.

Gjatë vitit 1980 , refuzohet referati i tij, që gjoja nuk mund t’i besohet. Ai nuk dorëzohet por gjatë verës mbledh hulumtimet e veta edhe njëherë. Këtë radhë në këndvështrimin studimet psikofiziologjike të ëndrrave, cili pohon se posedon argumentet e forta për ekzistencën e ëndrrave lucide.

Në një intervistë në revistën e njohur Life dr. Stephen LaBerge pohon, se ëndrrat e tija lucide i shfrytëzon për të përjetuar përvojat e reja nga jeta, që gjatë fazës së zgjuar u frikësonte. Një prej shembujt e tillë, kur u ngjitë në Himalaje mre një maicë pa maka, dhe papritmas ka vërejtur se ai ëndërron. I shtriri duart dhe kërcej në ajër dhe fluturoi.

Sipas dr. LaBerge çdo i dhjeti njeri mund të mësojnë t’i përjetojnë ëndrrat lucide.

Madje ai e zhvilloi tekniken induktive përkatësisht metodën MILD, që nuk është asgjë tjetër përveç zgjimin nga gjumi dhe ëndrra dhe pas një pushimit të shkurtër kohorë rishtas flejë dhe vazhdojmë me botën e ëndrrave, për tu vetëdijesuar se jemi të zhytur në botën e ëndrrave.

Po ashtu ai e shpiku edhe “Dream Light”, një vegël që e bartim me vete si syzat dhe shërben për ta konstatuar fazën e REM. Kur vegla konstaton se ai që ëndërron gjendet në këtë fazë, fillon të ndezën dhe shqimen dritat e kuqe, që i ndihmon të ëndrrës lucide.

Ëndërruesi ndezjen dhe shqimen e dritave i përjeton si pulsin e ëndrrës dhe në këtë mënyrë i kujton se ai gjendet i zhytur në mesin e ëndrrës.

Dr. Stephen LaBerge u përkushtuar ëndrrave lucide për njerëzit të cilët dëshirojnë ti njohin ëndrrat.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

ËNDËRRA

Njerëzit janë të prirur të shohin ëndërra dhe të punojnë duke ëndërruar dhe sajuar (thurur) ëndërra me fije të ndryshme të jetës, kudo dhe kurdoherë .

Ashtu janë të mësuar dhe të krijuar disa njerëz.Këto ëndërra kanë veti dhe karakteristika të veçanta për jetën e njeriut.

Njeriu ëndërron dhe fantazon edhe kur nuk është në gjumë.Ai dëshiron të ushqejë trurin me ëndërra, të punojë dhe të lëvizë me ëndërra nëpër shtigjet e jetës.

Këta njerëz quhen “ëndërragji”. Në shpirt dhe në zemër e kanë folenë e ëndërrave. Ata mëndojnë se me ëndërrime e kanë më lehtë ta ndërtojnë dhe ta përciellin hapin e jetës.

Kësi soi vetëm i bëjnë vetit qef, sepse më ëndërra nuk ndërtohet jeta. Këto ëndërrime gjatë punës dhe angazhimeve, njeriun nuk e ndihmojnë, por e pëngojnë ardhmërinë dhe ngritjen e veprimtarisë së tij intelektuale dhe njerëzore.

Ëndërrat fluturojnë në horizontin e mëndjes së njeriut, shkundin krahet në hapësirën e gjerë të fantazisë dhe pa pritmas lëndojnë krahët e ardhmërisë për jetë më të mirë dhe reale të njeriut.

Në këto momente fluturimi i tyre (ëndërrave) vështirësohet dhe me droje bije poshtë nga ishin nisur më parë. Tani njeriu lëviz si thnegla në rrafshin e ftohur të jetës .

Ëndërrat zakonisht janë dy farësh: ëndërrat në gjumë dhe ëndërrat zgjuat që dallojnë njera me tjetren.Kjo e fundit nuk e vlen të sajohet, është e panatyrshme – artificiale dhe pengon përspektiven e njeriut.

Mirëpo ëndërrat janë të pranishme përherë në jetën e përditëshme të njeriut, si natën, si ditën – më tepër kur flejmë, shpeshherë pa dëshirën e njeriut.

Ato (ëndërrat) shpeshherë i ngjajnë rrezeve të diellit që nxejnë zemrën dhe driçojnë shpirtin, i ngjajnë natyrës të mbushur me lule dhe erë të këndësshme, qingjave që lodrojnë në livadhin e dëshirave rinore kur vie stina e pranverës, pyllit me drunjë të gjatë deri në qiellin e lartë të pafund të jetës, gjetheve të pemëve të këputura nga era e vjeshtës që fryen furishëm, zogjëve që cicirrojnë mbi degët e qershisë dhe të bojlisë, ujit që buron dhe gurgullon nën gurët e kafshuar nga dhëmbët e kohës dhe të ngrirë nga ftohtësia e borës që bie…

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Ëndërrat në netët e thurura me fijet e errësirës

Këto ngjajshmëri kanë një histori të veçantë në fushëbetejën e jetës së njeriut.

Ato (ëndërrat) trazojnë shpirtin dhe zemrën e njeriut, shpeshherë, pa prit e pa kujtuar çelin (ndiçojnë), por edhe errësojnë horizontin e fytyrave të njerëzëve.

Kështu ato (ëndërrat) të trembin në befasi dhe ashiqare të trazojnë mëndjen dhe të zgjojnë nese je në gjum, pa prit e pa kujtuar.

Kjo ngjan, më tepër kur nata është e thurur me fijet (pejtë) e errësirës, kur nuk doken yjët as hëna në qiellin e kaltër, kur shpendkeqët fluturojnë në hapsirën e erësuar dhe ndjellin fatkeqësinë e njeriut, kur egërsirat e malit lëvizin , ulurojnë pa frikë dhe pa droje ...

Sa vështirë është të shohësh ëndërra të këtij lloji. Në këto momente njerëzit i kap frika prej territ dhe lëvizjeve të padëshirueshme të këtyre qenjëve të netëve të mbuluara me perdet e errësirës të lëshuar mbi natyrën e hapur të kohës së shkuar.

Atëherë njerëzit duke mënduar se frikën do ta kalojnë më lehtë bijnë në gjum, Flijnë, flijnë dhe nuk dëshirojnë të zgjohen deri sa të zhduket errësira, të lind dielli dhe të ikin shpëndkeqët dhe egërsirat. Mirëpo përseri i kap frika duke fjetur, në ëndërr.

Këcejnë nga shtrati dhe bijnë në tokë : të frikësuar , të ndjerësitur , të lodhur, të raskapitur…

Vonë e kuptojnë se ishin në ëndërr . Në këto momente ndalen dhe kërkojnë ndihmë nga të tjerët e pranishëm, vonë fillon këndellja e tyre…

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Ëndërrat që tëngërliten në thellësinë e lumit të jetës

Ëndërrat çdo natë janë të pranishme, por ato nuk reflektohen me ngjyra të njëjta të jetës.

Ka ëndërra të bardha, të përziera me ftohtësinë e borës që bije në natën e errët të dimrit, ëndërra të kuqe të përziera me brushën e dashurisë dhe të lumturisë rinore, ëndërra të zeza të thurura nga lamshi i hidhët i kohës së shkuar dhe ëndërra me ngjyra të përziera :bardh, kuq dhe zi .

Kur përzihen këto ngjyra të ëndërrave njeriu nuk e gjen rrugën, është i humbur dhe tani vështir e ka të gjejë lehtë rrugën e jetës dhe të veçojë ngjyrat e përziera të jetës .

Disa nga këto ëndrra tërngëliten lehtë, tëposhtës, marrin turr dhe bijnë në thellesinë e lumit të jetës që gjarpëron dhe rokullis guralecat e mbetur nga koha e shkuar.

Disa të tjera (ëndërra) fluturojnë në qiellin e kaltër të jetës , marrin forma të ndryshme, ashtu siq është jeta e njeriut, kur flen dhe zgjohet prej gjumit.

Disa njerëz gjithnjë frikohen dhe nuk dëshirojnë të bëjnë krahasimin e ëndërrave me perspektiven dhe ardhmërinë e tyre dhe të merren me ëndërra pa arsye dhe pa nevojë .

Ata i përkasin njerëzve që dëshirojnë ta shikojnë punën e vet, jetën reale dhe nuk merreen me punën e të tjerëve .

Por frika dhe trazimi nga ëndërrat kanë rrënjët thellë në shpirtin e njeriut, nuk e lënë të qetë, si natën kur flejnë, si ditën kur janë zgjuat, prandaj detyrohen pa dëshirën e tyre të merren me përmbajtjen e tyre : herë në favor të tyre, herë në dëm të tyre - sipas ëndërrës që ka parë dhe ka përjetuar…

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Përplasja në fushën e ëndërrave

Ëndërrat janë më tepër shqetsuese, se sa në të kundërten, në veçanti kur paraqiten gjatë gjumit të rëndë.

Njeriu i lodhur dhe i trazuar gjatë punës së përditëshme, ndonjëherë dinjëteti dhe karakteri i tij është prekur pa ndonjë arsye, është rënduar pa pritur e pa kujtuar nga të tjerët.

Këto shqetësime (probleme) vështirë i ka ti menjanojë dhe ti zbusë në shpejtësi. Duhet pasur durim derisa të menjanohen.

Në këto momente mungon fuqia, arsyeja dhe dituria, shpeshherë - tani lëvizjet e jetës përplasen në fushën e andërrave dhe nxisin pa arsye hapin e njeriut për të ecur pa orientim të duhur.

Kjo ngjan si ditën ashtu edhe natën, por nata ka karakteristika të veçanta për njeriun.

Natën njeriu më tepër e kalon në gjumë, por nese është i lodhur, i trazuar, vështirë e ka që të bëjë gjumë të rehatshëm. Kur e merr gjumi, papritmas dëgjohet kërhama, pengesa në frymëmarje shtohet .

Shënjat e jetës së tij kanë ndryshuar dhe kanë marrë kahje tjetër.Rotullohet herë në një anë, herë në anën tjetër duke dëshiruar të jetë në ëndërr.

Këto ëndrra tani janë disa farësh.

I njgjajnë jetës së përditëshmë të njeriut : jetës në familje, jetës në fushë, jetës në arë , jetës në shoqëri dhe jetës kudoqoftë .

Në këto raste njeriu herë lavron fushën (arën) e jetës, herë e lenë ndjerrë, herë hudhë farën e zgjedhur të ardhmërisë me duartë e plasaritura të peshës që e rëndon, herë shetit rrugëve të panjohura të jetës, herë, hypur në kal, herë në gomar, here në shpinën e të tjerëve …

Shalimi dhe kalirimi i këtyre (shtazëve dhe njerëzve) është interesant, kur e shikojnë të tjerët .

Kur kalëron kalin vrapi i kalit është i shpejt, Njeriu në këto momente lavderohet që po kaliron me kal dhe si me krih po fluturon.

Por kur i hip në qafë njeriut mbetet i shtanguar dhe i neveritshëm.… Ndërsa kur i hyp gomarit, këmbët i prekin në tokë, mëgjithatë gomari ka një shpejtësi specifike dhe papritmas e rrëxon në fushë të vrapimit .

Rrëzimi nga shpina e gomarit është karakteristike, shpeshherë me thyrje të gjymtyrëve të trupit.

Kjo shetitje dhe rrëxim me lëndim nga gomari e zgjon nga gjumi dhe kupton se kishte qenë ëndërr. Ofshan, merr frymë thellë …

Ëndërra ka disa karakteristika të veçanta, prandaj nuk është lehtë të kuptohet dhe të realizohet.Secili mundohet të analizojë dhe të realizojë ëndërrën.

Ajo e trazon zemrën dhe shpirtin e njeriut , shpeshherë dhe e mbulon realitetin e jetës me pluhurin e kohës së shkuar...

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Misteri i Ëndërrave
Eksplorimi i ëndrrave

Për shkencën është akoma një mister. Përse ëndërrojmë? Cili është kuptimi i fantazive tona gjatë natës?

Cdo natë, në ëndrrat tona na shfaqen imazhe të ndryshme dhe të çuditshme. Cfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje kaq misterioze që askush nuk mund të ta thotë me siguri.

Kanë provuar t'i interpretojnë psikanalistë, poetë dhe ciganë. Kush mund t'i shpjegojë ëndrrat? Kanë një domethënie apo janë vetëm një seri e impulseve elektrike? Për çfarë shërbejnë dhe si formohen?

Cfarë ndodh kur ëndërrojmë?

Kur mbyllen sytë dhe kur humbet kontakti me botën e jashtme, ne bëhemi spektatorë të imazheve fantastike njësoj si të ishim para një filmi, i cili na jep një emocion të fortë.

Muskujt e trupit janë thuajse të paralizuar, ndërsa truri në disa faza të caktuara të gjumit bëhet aktiv, tamam si në gjendjen kur jemi zgjuar.

Në vitet të 50-të, kur William Dement, sot një nga shkencëtarët më të famshëm të gjumit, formuloi këtë hipotezë duke studiuar gjumin e maceve, komuniteti shkencor mendoi menjëherë se i riu kishte gabuar. Në realitet, kjo shënoi një pikë të rëndësishme në studimin e gjumit dhe atë të ëndrrave.

Një zbulim revolucionar

Ekzaktësisht para 50 vjetësh zbulohet se ëndrrat (si vizione të çuditshme) ndodhin pikërisht në fazën e gjumit, e cila është e karakterizuar nga një lëvizje e shpejtë e syve e quajtur REM. (Rapid Eye Movement). "Ajo çka ne ëndërrojmë, ndodh me të vërtetë në trurin tonë", shpjegon Demet.

Cshtë e vërtetë se kur një njeri ëndërron që merr pjesë në një lojë tenisi, sytë e tij nën qepalla spostohen nga e majta në të djathtë, ashtu siç do të bënte në realitet.

Në këtë optikë, fakti që shpeshherë ëndrrat mbahen mend, sipas disa shkencëtarëve, mund të jetë një mekanizëm i mbrojtjes së trurit: përndryshe rrezikojmë ta ngatërrojmë atë me realitetin, me sekuenca të vazhdueshme për mirëqenien psikike të secilit

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Mesazh i pavetëdijshëm apo impuls i rastit?

Shumë vjet para ardhjes së neuroshkencës, Sigmund Freud i kishte atribuuar ëndrrës fenomenin shkencor. "Për babanë e psikanalizës, ëndrrat janë "mesazhe të ardhura nga vetja", janë mesazhe të cilat inkoshienca dërgon te koshienca nga ana e vetëdijshme e mendjes njerëzore", shpjegon psikoterapeutja Edmonda Guzzardi.

Në këtë kuptim, vizionet që na shfaqen natën kanë një gjuhë simbolike për të shfaqur instinktet e ndaluara (që për Frojdin janë veçanërisht të natyrës seksuale).

Kalojmë rreth 6 vjet të jetës duke ëndërruar dhe pothuajse 50 mijë orë.Endrrat janë aktiviteti i tretë i mendjes, ndryshe nga të arsyetuarit dhe nga gjumi i thellë. Njerëzimi i ka konsideruar gjithmonë thelbësore, duke pyetur se çfarë kuptimi do të kishin.

Egjiptologët kanë zbuluar një libër, në të cilin egjiptianët interpretonin simbolet e ëndrrave. Romakët dhe grekët besonin në anën parashikuese të ëndrrave, duke i dalluar "ëndrra të bardha" dhe "ëndrra të zeza".

Sipas dy studiuesve, ëndrrat nuk janë gjë tjetër veçse impulseve nervore. Falë instrumenteve si Pet, ose tomografia e lëshimit të pozitroneve, të cilat janë të afta për të treguar zonat e ndryshme të trurit, është formuluar një metodë e quajtur "aktivimi dhe sinteza".

Kufiri i ëndrrave do të ishte një shkarkim i impulseve nervore që nga një pikë e vogël, aktivizon qelizat e kores së trurit. Këto shkarkime provokojnë imazhe dhe ndjenja që më pas truri i "sintetizon" sipas një domethënieje rastësore.

Ashtu siç ndodh edhe në laborator, ku realizohet stimulimi elektrik në disa zona të trurit. Mund të ndodhë që dikush dëgjon një muzikë dhe dikush kujton një lojë të fëmijërisë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:13 am

Në zbulim të unit

Studiues të tjerë kanë pohuar se impulset nervore që sinjalizohen janë të rastësishme, por ka shumë mundësi që të shkojnë për të stimuluar vetëm disa qeliza nervore, ato që janë më aktivet gjatë ditës. Një shembull?

Nëse trembeni gjatë ditës, në darkë zonat e trurit që kontrollojnë emocionet e frikës do të jenë më aktive. Kjo hipotezë, ndryshe nga të tjerat, duket se po arrin të bashkojë psikanalizën dhe neuroshkencën, edhe pse sot koshienca e trurit njerëzor nuk lejon të hedhë dritë në këtë mister.

Endrra si fenomen mental është lëndë e psikanalizës. Por është e qartë që argumenti u intereson edhe shumë disiplinave të ndryshme sepse futet thellë në studimin e asaj çka ndodh gjatë gjumit", shpjegon psikanalisti dhe neurofiziologu Mauro Mancia.

Duke pasur parasysh se teksa ëndërrojmë, truri i njeriut ndryshon, disa shkencëtarë kanë provuar të studiojnë në trurin e atyre që flenë.

Pierre Maquet, studiues në Universitetin e Liegos, ka vendosur një Pet te disa vullnetarë, për të verifikuar se cilat zona cerebrale janë të aktivizuara gjatë gjumit.

Në fazën e mesme janë më aktive zona frontale dhe parietale e kores së trurit. "Nuk ka asnjë moment në të cilin truri ynë pushon, ky është dënimi ose fati ynë", tregon Mancia.

Një gjë është e sigurt: të ëndërrosh është e nevojshme. Kjo tezë është arritur duke eksperimentuar disa vullnetarë. Por përse ëndërrojmë? Gjatë kohës janë realizuar hipoteza të ndryshme.

Sipas disave, funksioni i tyre është në mënyrë tipike neurologjik. Pa ëndrra, që kanë si detyrë të mbajnë minimalisht "motorin cerebral", truri nuk do të funksiononte siç duhet.

Ndërsa sipas neurofiziologut Allan Hobson, në ëndrra truri ripërpunon materialin e imagjinuar gjatë ditës dhe fikson në kujtesë për një kohë të gjatë eksperiencat më të fundit.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Fri Mar 18, 2011 9:14 am

Zonat e trurit

Në fillim të viteve të 80-të, Francis Crick, fitues i çmimit Nobel për përcaktimin e strukturës së ADN-së, dhe Graeme Mitchinson hodhën një hipotezë të re: ëndërrojmë për të harruar.

Sipas tyre, faza REM shërben për të pastruar trurin nga kujtimet "e këqija", informacione të kota të marra gjatë ditës, të cilat mund të kenë pasoja negative dhe të padëshirueshme.

Hipotezat e dy studiuesve shpjegojnë vetëm pse shohim ëndrra nga më të çuditshmet dhe më absurdet.

Gjithçka e programuar

Në disa raste, ëndrrat lejojnë kapërcimin e episodeve negative që hasen gjatë ditës. Në këtë mënyrë ato arrijnë të mbajnë një ekuilibër mental. Për Frojdin, nëse nuk do të kishte ëndrra, dëshirat e ndaluara të cilitdo do të prodhonin episode psikopatike dhe neuroza.

Ndërsa për psikologun Mario Bertini, truri i njeriut sillet si një kompjuter, duke alternuar momente të realizimit të komandave dhe momente të tjera riprogramimi. Organizon dhe mbledh informacionet gjenetike që i përkasin individit me të dhëna personale.

Kjo do të shpjegonte edhe motivin, për të cilin të sapolindurit e kalojnë 70 për qind të gjumit të tyre në fazën REM. A është si të kishin nevojë për të imagjinuar sa më shumë informacione që lidhen me sjelljen njerëzore.

Ëndrrat kanë qenë gjithmonë frymëzim për artistët. Një vepër e piktorit surrealist Salvador Dali

Mendja nuk fle asnjëherë. Muskujt paralizohen dhe vetëm zemra dhe mushkëritë vazhdojnë punën e tyre

Tre imazhe të realizuara nga tomografia e lëshimit të pozitroneve: në foton e parë, truri i një njeriu që është zgjuar.

Në të dytën, truri i një njeriu në gjumë, por jo në fazën REM. Në foton e tretë, fotoja e trurit të një personi në fazën REM, d.m.th gjatë një ëndrre

Sa flemë dhe sa ëndërrojmë? Varet nga mosha: shumë në muajt e parë të jetës dhe më pas vjen në rënie.

Një foshnjë fle rreth 16-18 orë në ditë, duke ëndërruar në pjesën më të madhe të kohës.

Të rriturit flenë 7-8,5 orë në ditë duke u dedikuar vetëm 20-25 për qind ëndrrave

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Endrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:40 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi