Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

 :: Mjeksia :: SST

Shko poshtë

Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Mar 17, 2011 10:55 am

Ka disa defekte të lindura të organit seksual mashkullor dhe këto defekte nuk janë shumë të shpeshta.

Dr. Dëfrim Koçinaj,
kirurg i fëmijëve
QKU - Prishtinë
Tel: 044 218 543

Në mesin e këtyre anomalive futen: hipospadia, mungesa totale e penisit, mikrofallusi (penisi i vogël), duplikacioni i penisit (dyfishimi i penisit), etj. Më e shpeshta është hipospadia e që është defekt i hapjes së kanalit që përçon urinën prej fshikëzës urinare jashtë trupit (uretra). Kjo hapje normalisht është në majën e penisit, ndërsa në rastet me defekt kjo hapje ndodhet më poshtë majës së penisit, biles deri në rrënjën e tij apo edhe më tej në qesen skrotale (herdhe).
Hipospadia është gjendje e rrallë, që ndodh 1 në 250 djem të lindur gjallë. Janë disa lloje hipospadish që klasifikohen në bazë të vendndodhjes së hapjes së uretrës, e që në përgjithësi ndahen në distale (afër majës së penisit të cilat janë më të shpeshta, por më të lehta) dhe proksimale (afër rrënjës së penisit, të cilat janë mjaft të rënda, por më të rralla).
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Mar 17, 2011 10:56 am

Çka shkakton hipospadinë?

Në të shumtën e rasteve shkaku i kësaj anomalie të lindur nuk është mirë i njohur. Trajtimi me hormone (progesteron) i nënës gjatë shtatzënisë mund ta rris rrezikun për këtë sëmundje. Poashtu dështimi i testiseve të fetusit për të prodhuar sasi të mjaftueshme të testosteronit apo mospërgjegja e organizmit të fëmijës ndaj testosteronit shton rrezikun e zhvillimit të hipospadisë apo dhe të problemeve tjera gjenetike.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Mar 17, 2011 10:56 am

Si paraqitet hipospadia, çfarë janë simptomat?

Hipospaditë e formave të lehta zakonisht nuk shfaqin simptoma, sidomos tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël.

Hispopadia nëse nuk trajtohen në mënyrë korrekte kirurgjikisht, atëherë fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit mund të kenë probleme gjatë aktit të urinimit duke e pasur çurgun e urinës jo të drejtë apo si spraj. Në raste më të rënda mund të kenë vështirësi në derdhjen e urinës gjatë qëndrimit në këmbë. Kjo gjë i bën ata të frikësuar për “defektin” e tyre, sepse ata fillojnë ta diferencojnë gjininë. Ata tanimë e dinë që janë djem dhe që detyrohen të urinojnë si vajza, prandaj këta mundohen ti shmangen shokëve të tyre duke u mbyllur në vete. Kjo është shumë serioze në aspektin psikologjik. Djemtë me hipospadi janë të predispozuar të kenë edhe testis retent (të ngecur lartë, pra jo të zbritur në qese).
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Mar 17, 2011 10:56 am

Si diagnostikohet hipospadia?

Hipospadia diagnostikohet me ekzaminim fizik qysh pas lindjes së pacientit, apo edhe më vonë gjatë rritjes së tij. Ndonjëherë është e nevojshme të bëhen disa teste tjera shtesë për të analizuar anomalitë e mundshme të bashkëshoqëruara të traktit urinar, siç janë ultrazëri apo ekzaminimet me kontrast me rëntgen (urografia intravenoze dhe cistografia miksionale).
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Mar 17, 2011 10:57 am

Si trajtohet kjo sëmundje?

Në të shumtën e rasteve kërkohet intervenimi kirurgjikal për të korrektuar vendndodhjen e hapjes së uretrës në vendin e gabuar. Intervenimi zakonisht kryhet gjatë vitit të parë të jetës, me saktësisht gjatë moshës 6 deri 18 muajsh, për të minimizuar efektet emocionale të kësaj eksperience, por mund të kryhet edhe më vonë. Identiteti gjinor tek fëmijët nuk definohet deri në moshën 18 muajsh, prandaj nëse nuk realizohet deri në këtë moshë, duhet shtyre edhe për 1,5 deri 2 vite që ai të vetëdijësohet dhe të ketë kontroll ndaj urinimit.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Mar 17, 2011 10:57 am

Ekzistojnë disa teknika kirurgjike në lidhje me trajtimin e kësaj sëmundje, varësisht tipit të hipospadisë dhe këto teknika përfshijnë repozicionimin e uretrës, korrektimin e vendndodhjes së hapjes së uretrës në kokën e penisit dhe rekonstruktimin e lëkurës së zonës përreth hapjes së uretrës. Ngaqë lafsha e penisit mund të nevojitet si material për reparimin kirurgjikal, djemtë me hipospadi nuk duhet të bëhen synet pa u rregulluar problemi i hipospadisë më parë.
Komplikimet të cilat në të shumtën ndodhin tek fëmijët e rritur, apo tek të rriturit, përfshijnë gjakderdhjen, infeksionin, ngushtimin e kanalit (uretrës), hapjen e ndonjë vrime të re (e ashtuquajtura fistula uretrokutane), rekurvimin (shtrembërimin) e penisit, etj. Përqindja e dështimit të këtij operacioni është mjaft e lartë, ajo shkon 10 deri 15%.
Shumica e djemve janë në gjendje të urinojnë në mënyrë të duhur në pozicionin në këmbë pas trajtimit kirurgjikal të kësaj anomalie. Poashtu shumica e fëmijëve të operuar për këtë sëmundje në moshën madhore nuk kanë probleme serioze seksuale dhe shumica janë fertil. Kjo gjë varet edhe prej anomalive shoqëruese.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Defektet e lindura të organit seksual mashkullor

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Mjeksia :: SST

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi