1
Lirohet nga arresti drejtori i kompanisë “Kosova e Re” prej Fri Dec 03, 2010 7:22 am
Juѕт٠
Stafi WebMaster


Prishtinë, 27 nëntor
Drejtori i kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”, Visar Rrustemi dhe këshilltari i tij Ahmet Milli janë liruar nga arresti pak orë pasi që Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e tyre. Dy të arrestuarit janë liruar nga arresti menjëherë pasi që janë marrë në pyetje nga hetuesit e Policisë së Kosovës dhe për lirimin e tyre nuk është dashur të zhvillohet procedurë paraprake para gjyqtarit të procedurës paraprake, pasi që prokurori nuk ka kërkuar mbajtjen e tyre në arrest. Lajmi për lirimin nga masa e arrestit të Visar Rrustemit është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës Muhamet Humolli, i cili, përpos që e ka konfirmuar këtë lajm, ka bërë të ditur se policia ka gabuar edhe në përshkrimin e veprave penale për të cilat dyshohet klienti i tij. “Rasti nuk ka shkuar fare në gjyq pasi që pas intervistimit nga hetuesit klienti im është liruar nga masa e arrestit”, ka thënë avokati Humolli, i cili ka pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se për të nuk ka asnjë provë, e cila do ta implikonte në kryerjen e veprave penale. Mirëpo, përkundër deklarimeve të avokatit Humolli, në komunikatën zyrtare të policisë të lëshuar dje (më 26 nëntor) thuhet: “Dy të dyshuarit, njëri kosovar shqiptar e tjetri kosovar turk, janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

