Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Filozofia dhe etika epikuriane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Filozofia dhe etika epikuriane

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 8:02 pm

HYRJE

Etika është shkenca mbi moralin ose etosin. Fjala moral rrjedh prej fjalëve mos-moris dhe ka domethënien e fjalëve zakon dhe karakter ose natyrë.
Termi etikë dhe pavarësimi i etikës si disiplinë e veçantë filozofike janë të lidhura me Aristotelin.
Si kategori të etikës janë: e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, virtyti, e mira më e lartë, vullneti i mirë, liria etj. Meqë pikëpamjet e moralit janë të shumta ato ndahen në: heteronome dhe autonome.
Sipas pikëpamjes heteronome burimi i moralit gjendet diku jashtë njeriut. Një etikë e këtillë heteronome është etika religjioze. Etika autonome thekson se burimi i moralit dhe i veprimit moral gjendet në vetë njeriun.
Sipas mënyrës së përcaktimit të qëllimit të moralit dhe të sjelljeve morale dallohet: etika hedonista, etika eidaimoniste dhe etika utilitariste.
Nën ndikimin e Epikurit u formua rryma filozofike e quajtur epikurizëm, e cila ishte rryma filozofike më e rëndësishme e periudhës heleniste.


Epikurianët

Epikuri jetoi në fund të shekkullit IV dhe shekullit III p.e.s. Poeti latin Lukreci, që jetoi në Romë në shekullin e I p.e.s, e ka zhvilluar doktrinën e tij në një poemë të gjatë dhe të njohur “De rerum natura” (Mbi natyrën).
Doktrina epikuriane ndahet në tre pjesë:
E para është kanuni ose logjika e cila përmbante tërësinë e normave dhe të rregullave të domosdoshme për kërkimin e së vërtetës.
E dyta ështl fizika, domethënë teoria mbi të cilën janë vënë në zbatim normat dhe rregullat e pjesës së parë.
E treta, më e rëndësishmja dhe arsyeja e ekzistencës së dy të tjerave është morali, që përcakton qëllimet që duhen ndjekur në jetën dhe që na jep mjetet për ti arritur.
Qëllimi i filozofisë sipas epikurianëve- i moralit të ndriçuar nga kanonika dhe fizika- është që të ndihmojë njerëzit për të gjetur lumturinë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofia dhe etika epikuriane

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 8:02 pm

Parimi epikurian i patrazimit të
shpirtit (Ataraksioni)

Doktrinën etike të Epikurit mund ta radhisim në hedonizëm, ngase edhe Epikuri e gjen vlerën më të lartë në njëlloj të kënaqësisë, d.m.th në lumturinë që vjen si pasojë e gjendjes së qetësisë, patrazimit, jodhimbjes në shpirt (ataraksioni). Ataraksi ishte e kundërta e mospërfilljes, apo e një qëndrimi mos kokëçarës. Ajo mbështetej te një pavarësi rrënjësore e brendshme që mund të paraqitej si dhe ndaj gjithë burimeve të kënaqësive.


Kushtet shoqëroro-historike të
lindjes së etikës epikuriane dhe stoike


Në zhvillimin e shoqërisë dhe të kulturës helene dallojmë dy periudha themelore: periudha helene dhe periudha helenistike. Periudha helene përfshin kohën e lulëzimit dhe të zhvillimit të fuqisë politike-ekonomike dhe të mëvetësisë të shteteve të vogla helene (polise).
Periudha helenistike-përfshin fazën e dobësimit dhe të varësisë së këtyre shteteve të vogla, së pari në sundimin e imperatorisë maqedonase dhe më vonë të Romës.
Në fazën e parë, qytetari i lirë helen mori pjesë aktive në jetën politike, në të gjitha aktivitetet publike të polisit të vet dhe këtë pjesëmarje e konsideronte moment të qenësishëm të veprimtarisë së vet në përgjithësi.
Kjo gjendje shpreh edhe në doktrinat etiko-filozofike helene që shprehen më mirë gjendjen shoqërore-politike të Heladës së periudhës helene dhe këto janë doktrina e Platonit dhe Aristotelit. Platoni e vështronte problemin etik si formë ose moment të problemit politik, përkatësisht moralitetin individual e vështronte lidhur me pozitën dhe veprimtarinë e individëve, përkatësisht të shtresave shoqërore në shtet. Gjithashtu edhe Aristoteli, duke e konsideruar njeriun kafshë politike e trajton problemin moral si pjesë të shkencësi mbi shtetin më të fuqishëm dhe me gjithëpërfshirës.
Meqë ajo përdor dituritë e tjera praktike dhe ligjërisht përcakton çka duhet bërë dhe çka duhet të abstenojmë, qëllimi i saj do të përfshinte qëllimet e veprimtarive të tjera dhe si i tillë do të perfaqësonte të mirën e përgjithshme njerëzore.
Por edhe pse ajo është e njejtë për individin dhe për shtetin, e mira e shtetit është qëllimi më i rëndësishëm dhe më i përsosur, qoftë kur edhe është fjala për realizimin e tij ose ekzistimin: kënaqësi është kur ralizohet ajo edhe për të vetmen krijesë, por është edhe më bukur kur kjo arrihet për gjithë popullin ose për shtetin. Në fazën e dobësimit dhe të shkatërimit të fuqisë politike të shteteve të vogla helene si dhe të jostabilitetit të përgjithshëm të shoqërisë helene (sidomos duke filluar nga shekulli II para erës sonë) është e kuptueshme edhe refleksioni etik bëhet tjetër, se nga shumë aspekte e ndryshon orientimin e vet dhe disa qëndrime. Ky refleksion u drejtohet disa problemeve të jetës individuale dhe të brendshme. Në qoftë se më parë qytetari helen e konsideronte pjesëmarrjen në jetën politike, në jetën e polisit detyrë dhe prej kësaj mund të priste edhe zgjidhjen e problemeve të veta personale, tani, forca e shtetit është shkallmuar dhe individit i mbetet të tërhiqet në vete, kurse etikanëve të meditojnë se si ky individ i mbështetur në vetvete, të ndërtoj një jetë të durueshme.
Këtë gjendje dhe përcaktimin objektiv të refleksionit etik të kësaj kohe Eduard Celeri e paraqet me këto fjalë, që gjetën mirënjohje te të gjithë historianët e filozofisë së kësaj periudhe:”Nëse,thotë ai,pyesim më afërsisht çfarë drejtimi i synimit moral në rrethanat e dhëna ka qenë i mundshëm dhe i domosdoshëm, atëherë tregohet se këtu kemi të bëjmë më pak me veprat krijuese sesa me ligjërimin e vazhdueshëm, më pak për veprimtarinë në drejtimin e jashtëm sesa për disponimin e brendshëm, më shumë për jetën publike sesa private”.
Rrethanat publike në Heladë ishin të pashpresë dhe ishte i vogël numri i atyre që përpiqeshin akoma ti shërojnë. Sipas asaj si qëndronin çështjet, as më të mirit nuk i dukej se ka mbetur diçka tjetër veç se të tërhiqet në vetvete ti kundërvihet fatkeqësive të jashtme, që kënaqësinë e vetë ta bëjnë të varur vetëm nga gjendja e brendisë së vet. Ngjashëm por në mënyrë frymëzuese, e pasqyron këtë kohë dhe gjendje të shpirtrave në të helenisti Millosh Gjuriq kur thotë:”Njeriut i duket se frzma etike, në kundërshtim me forën pasionuese dhe çuditërisht krijuese që shpërtheu dhe u përhap gjatë pushtimit të Luindjes dhe në luftërat diadogjike, u tërhoq në qetësinë fisnike si në pushimoren e fundit, ku secili obligim konsiderohet si vështirësi, barrë dhe trondidje, kurse jetohet vetëm për kënaqësinë intime”.
Etika e periudhës helenistike bëhet kryesisht individualiste, pasive dhe kuietiste. Epikuri për shembull, jepte këshillë se duhet ” jetuar fshehurazi (i tërhequr)”.
Në qoftë se i shtojmë edhe orientimin e saj kozmopolit që shprehet sidomos te stoikët, atëherë me këtë i kemi paraqitur karakteristikat e saj të veçanta.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofia dhe etika epikuriane

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 8:02 pm

Epikurizmi eshte njera nder shkollate periudhes heleniste ne filozofi.

Me epikurizem kuptojme teresin e pikpamjeve te Epikurit dhe ithtarve te ti.
Sipas Epikurit bota dhe sendet ne te duke perfshi edhe shpirtin perbehen prej atomeve si thermia te imeta dhe te pa dukshme.Atomet si qenie te para nuk i ka krijuar askush, dhe as nuk mund te zhduken, por jan te amshueshme.Ne lemin e etikes epikuri ishte hedonist i arsyeshem.Ne hyrje te te ashtuquajturit 'kopshti i epikurit' shkruante; ''Udhetar ketu do ta kesh mire, e mira me e larte eshte knaqesia'', sipas Epikurit knaqesia me e madhe dhe lumturia e vertet e njeriut qendron ne mungesen e dhimbjeve trupore dhe ne paturbullueshmerine shpirterore.Sipas Epikurit filozofia eshte nje lloj mjekesie shpirterore e cila ka per detyr ta tregoj rrugen e cila dergon drejt qetesis shpirterore.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofia dhe etika epikuriane

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 8:02 pm

Epikurizmi eshte njera nder shkollate periudhes heleniste ne filozofi.

Me epikurizem kuptojme teresin e pikpamjeve te Epikurit dhe ithtarve te ti.
Sipas Epikurit bota dhe sendet ne te duke perfshi edhe shpirtin perbehen prej atomeve si thermia te imeta dhe te pa dukshme.Atomet si qenie te para nuk i ka krijuar askush, dhe as nuk mund te zhduken, por jan te amshueshme.Ne lemin e etikes epikuri ishte hedonist i arsyeshem.Ne hyrje te te ashtuquajturit 'kopshti i epikurit' shkruante; ''Udhetar ketu do ta kesh mire, e mira me e larte eshte knaqesia'', sipas Epikurit knaqesia me e madhe dhe lumturia e vertet e njeriut qendron ne mungesen e dhimbjeve trupore dhe ne paturbullueshmerine shpirterore.Sipas Epikurit filozofia eshte nje lloj mjekesie shpirterore e cila ka per detyr ta tregoj rrugen e cila dergon drejt qetesis shpirterore.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofia dhe etika epikuriane

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:24 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi