Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:56 pm

Do mundohem t'ju jap një përshkrim dhe një krahasim të pikëpamjeve të Frojdit, Jungut dhe Fromit mbi besimin fetar dhe format e shfaqjes së tij.

Do të fillojmë diskutimin tonë duke parashtruar idetë e Zigmund Frojd në lidhje me religjionin.
Frojdi analizon thellësisht problematikën e fesë tek libri “ E ardhmja e një iluzioni “, i botuar me 1927 dhe që për Fromin mbetet një ndër librat më të mirë të Frojdit (mjerisht i papërkthyer në shqip - shënim J@mes_Douglas). Kujtojmë se besimi fetar dhe sidomos krishtërimi, kishin filluar të sulmoheshin në Evropë që nga periudha e iluminizmit.

Filozofë iluministë si Volteri apo Dideroi nën emrin e arsyes kritikonin fort fenë si shfaqje të injorancës dhe paditurisë së popullit. Trashëgimtarë të kësaj prirje ishin edhe Nice dhe Marksi. Kështu për Nicen “Zoti ishtë një përgjigje e rëndomtë dhe e vrazhdë, një mungesë delikatese kundrejt mendimtarëve”. Ndërsa për Marksin “religjioni është opium për popullin” (frazë aq shumë e cituar edhe gjatë të kaluarës sonë socialiste - shënim J@mes_Douglas).

Frojdi i përthith këto mendime ateiste duke i përshtatur dhe i vendosur nën kornizën e sistemit psikoanalitik. Kështu për Frojdin besimi nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i konflikteve dinamike mes idit, unit dhe mbiunit të studiuara nga psikanaliza tek individi dhe të shfaqura tek feja në një skenarë më të gjërë.
Për Frojdin feja lindte nga nevoja e njeriut për të bërë të durueshme mjerimin dhe palumturinë e tij. Për disa individë feja mund të ishte një përgjigje ndaj ankthit, por në të njëjtën kohë, sipas Frojdit, ajo ishte e dëmshme për mendjen njerzore. Kështu Frojdi arriti në atë pikë sa të përcaktonte fenë si “një narkotik me të cilin njeriu kontrollon ankthin e tij, por mpin mendjen e tij”.

Feja nuk ishte në gjendje të përballonte kritikat e shkencës dhe ishte e detyruar të dukej gjithmonë e më shumë një iluzion. Ndërsa shkenca moderne për Frojdin, nuk ishte një iluzion pasi ajo ishte e vetëdijshme për kufijtë e veta.
Besimi fetar e kishte fillesën e tij në pafuqishmërinë e njeriut përpara forcave të jashtme të natyrës. Ai lindte në stadet e hershme të zhvillimit njerzorë, kur njeriu akoma nuk mund të përdorte arsyen e tij për t’u bërë ballë forcave të jashtme të natyrës, dhe duhet t’i mposhte ato me ndihmën e forcave afektive. Duke u ndeshur me forca të rrezikshme dhe të pakontrolluara, njeriu kishte nevojë të ndihej nën mbrojtjen e dikujt, nën mbrojtjen e “Babait” i cili zotëronte një forcë dhe urtësi shumë të lartë të cilën njeriu mund ta meritonte vetëm nëse i nënshtrohej atij dhe duke iu shmangur thyerjes së rregullave të tij.
Në këtë mënyrë, sipas Frojdit feja është një përsëritje e përvojës jetësore fëminore. Njeriu u bën ballë përvojave kërcënuese si fëmija që i bën ballë pozitës së tij të pambrojtur duke u mbështetur te babai, duke u mahnitur për forcën e tij dhe duke e pasur frikë atë. Feja për Frojdin bazohet mbi koncepte të vdekura përderisa ato janë iluzione të bazuara tek dëshirat e njeriut.

Mirëpo Frojdi nuk kufizohet vetëm duke thënë se feja është një iluzion. Ai mendon se feja është e rrezikshme, sepse shenjtëron institucionet të pavlera njerzore dhe më keq akoma, i mëson njerëzit t’ju besojnë iluzioneve dhe u ndalon që të mendojnë në mënyrë kritike. Frojdi madje përgjithson duke pohuar se pengesa për të menduar në mënyrë kritike në lidhje me ndonjë objekt apo fushë të caktuar, shpie në dobësimin e të menduarit kritik edhe në fusha të tjera dhe në të njëjtën kohë në uljen e aftësisë së arsyes në tërësi.

Një tjetër e metë e fesë sipas Frojdit është se ajo e mbështet moralitetin në parime shumë të paqëndrueshme. Në qoftë se domethënia e normave etike bazohet në atë se ato janë porosi të perëndisë, atëherë e ardhmja e etikës vihet në varësi nga besimi tek Zoti. Mirëpo duke qënë se sipas Frojdit të qënurit fetar të njerëzve do dobësohej gjithnjë e më shumë atëherë bashkë me fenë do shkatërrohen edhe vlerat tona morale (duket ndikimi i qartë i Nices, i famshëm për shprehjen e tij “ nëse Zoti vdes kush do na i japi Urdhëresat Morale - shënim J@mes_Douglas).

Rreziku që Frojdi sheh tek feja ka të bëj me faktin se idealet e tij vetiake janë pikërisht ato koncepte të cilat, sipas mendimt të tij, i kërcënon feja: arsyeja, pakësimi i vuajtjeve njerëzore dhe moraliteti.

Qëllimi i vërtetë i zhvillimit të njeriut për Frojdin është arritja e të vërtetës nëpërmjet lirisë dhe kjo gjë bëhet e mundur duke parë me guxim realitetin në fytyrë dhe duke kapërcyer fiksimin fëmijërorë. Njeriu duhet të heqë dorë nga iluzioni i ekzistencës së Zotit dhe të bëhet një i rritur që lë shtëpinë prindërore.
Vetëm njeriu i lirë dhe i rritur, i cliruar nga pushteti i autoritetit, mund ta kuptojë drejt botën rrethuese. E vetëm në këtë rast,sipas Frojdit, nëse do të bëhemi të rritur dhe te cliruar nga autoriteti do të fillojmë të mendojmë për veten.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:57 pm

Tani le të kalojmë te pikëpamjet e Karl Gustav Jungut në lidhje me besimin fetar. Pikëpamjet e Jungut janë krjetësisht të kundërta me ato të Frojdit.
Për Jungun ndjenja fetare është një gjendje e shkaktuar nga një forcë që ndodhet jashtë nesh. Jungu më pas e interpreton konceptin e të pandërgjegjshmes si koncept fetar.
Sipas tij e pandërgjegjshmja nuk mund të jetë thjesht pjesë e psikikës individuale, ajo nuk i nënshtrohet kontrollit të kurrkujt dhe na jepet neve nga jashtë. Si rrjedhojë e kësaj Jungu arrin në konkluzionin se për shkak të vetë natyrës së të pandërgjegjshmes ndikimi i saj te ne është vetë fenomeni fetar.

Duket e habitshme, por faza e parë e interpretimit jungian të Zotit është si të thuash një zgjatim i teorisë se Frojdit mbi fenë. Ashtu si tek Frojdi, feja si nënshtrimi i plotë ndaj Zotit, është në një farë mënyre, një rikthim në barkun e nënës për të bërë ankthin më të durueshëm.
Por në një fazë të dytë projektimet fetare tek psikikja shtrihen përtej të kaluarës personale të individit duke shkuar drejt një faze teleologjike që ka të bëjë më shumë me të ardhmen.

Imazhi i Zotit nuk është i prodhuar nga përvojat psikike si imazhë i përvojës atërore. Përkundrazi marrëdhënia me babain tokësor mund të marrë një kuptim fetar sepse është e ndërtuar mbi një model që sipas Jungut ka ekzistuar më parë, si të thuash një trashëgimi e marrëdhënies së Zotit me njeriun. Kjo është një pikëpamje krejtësisht e kundërt me pikëpamjet e Frojdit i cili e sheh marrëdhënien Zot-njeri si model i ngritur mbi marrëdhënien atë-bir, dhe jo anasjelltas sic e sheh Jungu.
Në rrafshin e psikikës njerzore, sipas Jungut mundemi të kemi vetëm intuitën e absolutes, duke qënë se ne jemi të kufizuar si qënie. Pra intuita e absolutes është një aftësi e psikikës sonë. Si rrjedhim njerëzit janë “esencialisht fetar”, tek ata është i pranishëm një instikt fetar, që është pjesë integruese e strukturës së tyre psikike.
Të mohosh inkstiktin fetar do të thotë të kuptosh vetëm pjesërisht jetën psikike dhe do të sillte si rrjedhim shqetësime psikike me pasoja serioze për shëndetin e njeriut.
Për Jungun, jeta psikike është një ndërthurje e shumë instikteve që mund t’i ndajmë në instikte ruajtëse dhe instikte shpirtërore, mes të cilave edhe etika dhe religjioni.
Dominimi i njëanshëm i njërit prej tyre do të conte në prishjen e ekuilibrit dhe kjo do të conte në prishjen e strukturave të personalitetit.
Me një të tillë pohim Jungu nënvizon një prej aspekteve karakteristike të sistemit të tij interpretativ, pra origjinën shpirtërore të shqetësimeve tona psikike.

Jungu jep një koncept interesant edhe për ëndrrën. Në jetën e njeriut ëndrra shërben si një mesazher i të pandergjegjshmes dhe i “arketipit të vetes” që është qëndra e përgjthshme e personalitetit të ndërgjegjshmëm dhe të pandërgjegjshëm. Ëndrra për Jungun përfaqëson një prej ndodhive më të pasura dhe aktive. Nëpërmjet ëndrrave arrihet drejt imazhit hyjnor, duke kaluar përmes botës së pulsioneve. Ajo na tregon nëpërmjet të folurës simbolike, rrugën për të shprehur në mënyrën më të mirë të mundshme potencialet tona njerzore dhe shpirtërore. Të mos e dëgjosh “zërin” e ëndrrës, ta harrosh apo ta zhvlerësosh atë sjellë një humbje energjie dhe merr kuptimin e një rezistence ndaj një thirrje që shpesh ka përmbajtje specifikisht hyjnore. (J@mes_Douglas)

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:57 pm

Pasi pamë këndvështrimet e papajtueshme mes Zigmund Frojdit dhe Karl Jungut në konceptimin e fesë le të kalojmë tani te një tjetër emër i madh i psikanalizës, Erik From. Fromi mes opozitës së papajtueshme dhe përputhjes së plotë të interesave dhe qëllimeve të psikanalizës dhe fesë zgjedh një pozicion të ndërmjetëm duke treguar se raportet midis këtyre dy fushave janë shumë të ndërlikuara për t’i futur në një zgjedhje aq të thjeshtuar.
From quan “besim fetar” çdo sistem mendimi dhe veprimi, të bashkëndarë nga një grup, në të cilin individi gjen orientim dhe një objekt adhurimi.

Sipas Fromit çdo njeri ka nevoja fetare, pasi çdo njeri ka nevojë për një sistem orientimi dhe një sistem adhurimi që manifestohen në mënyra të ndryshme, prandaj sipas tij pyetja nuk është nëse një njeri është apo jo fetar, por cila është feja e tij.

Fromi braktis konceptin e përgjithshëm të fesë dhe bën një dallim të formave të ndryshme fetare. Ai arrin të ndajë besimet fetare në dy forma: religjone humaniste dhe religjone autoritare.
Tek religjonet humaniste virtyti parësor është kapaciteti i vetrealizimit, jo ai i nënshtrimit .
Ndërsa tek fetë autoritare kemi njohjen nga ana e njeriut të një fuqie mbizotëruese prej së cilës varet fati i tij dhe ndaj së cilës duhet të nënshtrohet dhe ta adhurojë.
Tek fetë autoritare kemi të theksuara konceptet e mëkatit, vuajtjes, fajit dhe bindjes ndërsa tek fetë humaniste theksohen gëzimi dhe liria.
Tek fetë autoritare kemi imazhin e një Zoti kërcënues dhe hakmarrës që i shtohen idhujtaria dhe adhurimi i verbër. Ndërsa fetë humaniste na paraqesin imazhin e një Zoti të dashur dhe mëshirplotë, që do të mirën e njeriut dhe mbështet lirinë e tij.
Përfundimisht, duke reflektuar mbi sistemet e ndryshme fetare dhe mendimtare, të zhvilluara gjatë historisë njerzore, Fromi mendon se teologjia kalviniste, dhe pjesa e parë e Testamentit të Vjetër janë sisteme autoritare. P.sh, Fromi i bën një interpretim interesant “mëkatit fillestar”, duke e parë Zotin si një qënie xheloze dhe egoiste që ndëshkon përpjekjet e njeriut për të njohur “të mirën” dhe “të keqen”.
Ndërsa sistemet mendimtare dhe fetare humaniste sipas Fromit janë: Budizmi, Krishtërimi, Sokrati, Spinoza, Isaia, Taoizmi, misticizmi në hebraizëm dhe krishtërim etj.

Duket sikur Fromi mban një pozicion agnostiku, ku nuk shprehet qartë dhe madje s’i intereson edhe aq pohimi apo mohimi i ekzistencës së Zotit por më shumë pohimi apo mohimi i “Njeriut” si qënie e plotë dhe e realizuar dhe këtë e shpreh mjaft mirë në fjalitë e mëposhtme:
“Jemi apo s’jemi ne besimtarë, besojmë vallë në domosdoshmërinë e fesë së re, apo të fesë pa fe, apo në ruajtjen e traditës judeokristiane, të gjithë ne nëse na intereson thelbi dhe jo lëvozhga, njeriu dhe jo kisha, mundemi të bashkohemi për mohimin e vendosur të idhujtarisë dhe në këtë pohim do të gjejmë më shumë besim se sa në cfarëdo gjykimi pohues mbi Zotin. Dhe atëherë, pa dyshim do të ketë më shumë bindje dhe dashuri vëllazërore” (J@mes_Douglas)

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:57 pm

Pasi kemi bërë një përshkrim dhe një krahasim të pikëpamjeve të Frojdit, Jungut dhe Fromit mbi besimin fetar dhe format e shfaqjes së tij, mund të kemi një panoramë të qartë të konceptit të religjonit të vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Nëse keni mendime në lidhje me pikëpamjet e këtyre tre autorëve në lidhje me fenë jeni të lirë t'i shprehni ato.
Mund të shprehni lirisht mendimin tuaj, gjithashtu, në lidhje me besimin fetar nga një këndvështrim psikologjik apo filozofik.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:57 pm

Shume teme interesant J@mes.

Une mendoj si Jung dhe Fromi marre se bashku, ose te pakten keshtu me duket, po ta le ty te gjykosh se nga cili anoj me teper.

E ke parasysh ate thenien e budistave "Pergjigja eshte brenda teje", epo per mendimin tim kane te drejte. Njeriu eshte si nje bote me vete, dhe eshte Zot i botes qe ndodhet brenda tij. Nje bote e ndryshme fizikisht nga ajo ne te cilen bejme pjese , por konceptualisht shume shume e ngjashme. Po e nis kete analizen me vete qenien njerezore, duke patur parasysh ate qe thashe me siper, njeriu si Zot i botes qe ndodhet brenda tij, dhe nisur gjithashtu nga besimi personal bazuar ne misticizem mbi "botet" dhe natyren fraktale dhe holografike te botes me te gjitha te dukura e te padukura, materiale dhe ate psiqike...

Le te shohim faktet, le te shohim veten. Kush jemi ne, kush jam une, ose me mire te them çfare jam?
Nga ana materiale do thoja se jam nje organizem biologjik, pra nje organizem, nje grupim kompleks i miliona qelizave individuale te specializuara ne pune te ndryshme. Grupimet e qelizave krijojne organe,dhe teresia e organeve perben organizmin. Gjera qe dihen nga klasa e gjashte e fillores. Pra une ne te vertete qenkam rezultat i bashkepunimit ne menyre te organizuar te nje popullsie te madhe qelizash individuale.
Ajo qe verej eshte se çdo qelize ne thelb perpiqet te mbijetoje per veten, dhe se vete fakti qe jane ne grup eshte funksional i qellimit te rritjes se probabilitetit per mbijetese, probabilitet ky shume i vogel per te mos thene jo-ekzistent nese do perballonte ambientin e vetme. Pra ne thelb çdo qelize individuale punon per mbijetesen e vet, me aq sa mund ta lejoje natyra e nje qelize, eshte egoizmi per mbijetesen vetjake ajo qe e shtyn te jetoje ne koloni qelizash te tjera. Megjithate , edhe pse arsyeja e pare eshte krejtesisht egoiste, ne momentin qe nje qelize eshte pjese e nje organizmi vetiu lind nevoja e respektimit te disa rregullave qe nuk i sherbejne asnje individi ne veçanti por vete organizmit, pra te gjithave bashke. Lind nevoja e parimeve qellimeve te perbashketa, dhe kjo arrihet nepermjet nje ideali te perbashket , nepermjet nje besimi tek nje ideal.

Pikerisht qellimi i perbashket i te gjitha qelizave te organizmit tim bejne ate qe une jam, krijojne ndergjegjen time qe megjithese eshte produkt i shume qelizave shfaqet si UNI, une jam UNE dhe nuk jam NE, sepse UNE jam interesat e berbashketa te te gjithe qelizave qe banojne trupin tim. Vendimet qe marr per mireqenien time, qofte instiktivisht qofte duke perdorur arsyen, tejkalojne interesat individuale te çdo qelize apo grupi qelizash. Mjafton te kujtoj se me sa moskokeçarje injorojme plaget e lehta ne lekure apo derrmimet e muskujve kur behet fjale per te punuar, megjithese ne çdo plagosje sado e lehte qofte vdesin me mijra qeliza, kjo nuk eshte aspak problem, sepse sakrifikimi i nje pakice per te bere te mundur vazhdimin e shumices eshte ne fakt normaliteti per organizmin tone. Sepse une nuk jam ato qeliza qe u vrane, une jam teresia e tyre, sado ato jane pjese e imja, ato nuk jane UNE. Apo vendimet e arsyetuara nga vete ne kur per hir te gjithe trupit detyrohemi te presim nje kembe apo nje dore te infektuar, vendim i dhimbshem por i nevojshem.
Apo apo rastin me te zakonshem, gjate nje mardhenie seksuale, thjesht per qef, sa mijra qeliza vdesin?
Valle si arrihet kjo shkalle vetemohimi i banoreve te trupit tone? A ekziston dhe brenda nesh nje lloj "feje" ku zoti jemi ne, ku ne te njejten kohe jemi burimi i kesaj "feje", por jemi dhe produkti i kesaj "feje"? Besoj se po.

Si perfundim ne jemi nje IDE, nje ideal, jemi po aq qenie fizike si produkt i njesive biologjike qe na perbejne, po dhe aq shpirterore. Vetedija jone eshte ne fakt pavetedija e çdo qelize qe pa u kuptuar drejton jeten e nje qelize ne dobi te te gjithe organizmit.

Dhe ja une jam nje individ, qe jetoj mes nje grupi njerzish, jetoj sepse vetem do kisha shume pak probabilitet te mbijetoja, ne thelb une jam egoist dhe mendoj per mbijetesen time, por duke qene se jetoj ne nje shoqeri te organizuar jam i detyruar ti nenshtrohem disa rregullave qe nuk jane per te miren e askujt ne veçanti por te te gjitheve ne pergjithesi.
E keshtu historia perseritet... nuk eshte e veshtire te behet lidhja mes meje si individ ne shoqerine njerezore dhe nje qelize ne organizmin tim.


Si perfundim, a ekziston zoti fetar? Po ekziston si produkt i pavetedijes masive te besimtareve te nje feje te caktuar, ekziston si nje organizem shoqeroro-kulturor. Ashtu si nje organizem biologjik rritet dhe zhvillohet, ashtu dhe nje organizem shoqeror rritet dhe zhvillohet me anen e rekrutimit te sa me shume besimtareve, sa me shume pasues, aq me i fuqishem ky organizem shoqeror.
Ne stadin e tanishem te shoqerise njerezore nuk ekziston akoma nje organizem qe i bashkon te gjithe rracen njerezore ne interesa te perbashketa, por jemi akoma ne nje faze primitive ku shume organizma qe jane ne fakt ideale apo ideologji, luftojne me njeri tjetrin per dominim dhe asimilim te tjetrit. Mjafton te shohim shoqerine njerezore, ne fillim i ndare ne fise, pastaj fiset ne popuj, pastaj popujt ne shtete, dhe tani po shohim ate qe quhet globalizimi, nje shtet i madh boteror. Cili "zot" do asimiloje te tjeret dhe do fitoje luften per ekzistence?

Meqe me ra ndermend, besoj se eshte pikerisht kjo ajo qe masonet si dhe vete Aleister Crowley quante "The Great Work"(Vepra e Madhe), New World Order(Rendi i Ri Boteror), nje shtet, nje fe, nje zot, nje organizem gjigand ne te cilin ne jemi dhe do jemi qelizat.
Heret ose vone ky eshte drejtimi i evolucionit te organizmave shoqerore, nje rend global, nje ideal global. Sigurisht qe menyrat per te arritur ne kete rend jane te ndryshme, ose ato autoritare, ose ato bazuar ne lirine njerezore. Por duke patur parasysh natyren abuzuese qe njeriu ka kundrejt lirise, zgjidhja e vetme eshte ajo autoritare.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:57 pm

Pergezime per temen !
Po jap edhe une nje mendim te pare timin duke menduar ti rikthehem ndoshta me vone te njejtit diskutim.

Me shume se sa nje ide timen rreth fese, do te doja te shprehja idete e mia rreth ideve te trios se lartpermendur.
Personalisht e shof Froydin me pragmatik ( per aq sa mund te jete nje psikolog ) se sa dy te tjeret, keshtu qe jam i prirur te kem me shume pika te perbashketa me idete e tija. Mendoj se me kapacitetet e sotme te njeriut dhe me "kufizimet" perceptuese te tij, eshte me e pranueshme te mendohet se Zotit i jane veshur atribute te figures aterore se sa e anasjellta. Theksoj se kjo ka nevoje per diskutim ne vetvete pa anashkaluar Jungun, por gjithsesi mbetet me e perceptueshme.
Nga ana tjeter, me lejoni te them se Jungu me duket me interesant dhe origjinal ne menyren se si i parashtron idete e tij mbi fene ( nenvizoj se nisem nga materiali i James Douglas pasi nga Jung nuk kam lexuar ) Pra shpjegimet Jungiane me duken me te fantazuara se sa survejime praktike shkencore.

Per sa i perket Fromit, instiktivisht jam i prirur ta mendoj ndryshe, ose me mire ta anashkaloj nen aspektin fetar. E them kete sepse mua nuk me intereson nje ide e cila ngrihet mbi perkufizime dhe atribute te tjera te konceptit te "fese", por idete e ngritura mbi konceptin tradicional. E pra, nese Fromi me perkufizimet e tij ma quan Krishterimin si nje fe Humaniste, atehere une thjesht jam totalisht indiferent ndaj kesaj ideje.

Shpresoj qe tema te vazhdoje nen kete debat konstruktiv !

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:58 pm

Tani, varet se çkupton me Zot.

Per mua Zoti absolut dhe i gjithedijshmi dhe i gjithefuqishmi nuk ekziston si nje qenie e veçante qe ka krijuar boten dhe tani rri e ben sehir .
E kam shprehur ne tema te tjera kete punen e zotit, se si e mendoj une. Ne fakt evolucioni jone eshte i shkruar qe ne atom, qe ne njesine me te vogel te universit, si nje fare e vogel dhe e padukshme, nje algoritem apo informacion i thjesht dhe elementar qe ne vetvete nuk permban aspak informacionin e asaj qe do te behet, por potencialin per tu bere ajo qe do behet. Ne atom eshte shkruar me anen ligjeve elementare te kimise qe jane "ADN" nese mund ta quajme keshtu te krijimit te molekulave te thjeshta organike dhe inorganike. Ne keto molekula organike dhe inorganike marra se bashku eshte "ADN" per te krijuar qelizat e para te thjeshta. Ne keto qeliza te thjeshta ndodhet ADN ajo qe njohim ne qe ka potencialin te na krijoje ne si qenie kaq komplekse. Me siguri ne ADN nuk eshte shkruar me perpikmeri çdo tipar i yni, por eshte shkruar rruga dhe ligjet qe qelizat duhet te ndjekin per te krijuar nje qenie komplekse si ne.
Ne vete kemi "ADN" te nje niveli me te larte qe na jap nje sere karaksterishtikash qe na lejon te krijojme organizmat shoqerore, e keshtu me rradhe ne pafundesi.
Mirpo ashtu si ne nuk jemi aspak te ndergjegjshem mbi ate qe ndodh ne trupin tone, ashtu dhe "Zoti" nuk eshte i ndergjegjshem mbi ate qe ndodh ne te. Me kuptimin ne te cilin perdora konceptin ZOT nuk e kisha llafin per nje qenie absolute dhe te gjithefuqishme. Nje qenie e tille eshte thjesht ideali qe çdo atom dhe qenie e gjalle apo e vdekur ka per te krijuar organizma gjithnje e me kompleks dhe gjithnje e me inteligjente per te arritur kete ideal.
Ekzistojne vetem zotat lokal, me shtresa, ne jemi nje lloj zoti per boten tone te brendshme, dhe jemi thjesht nje qelize per boten e jashtme. Por te lutem mos e keqkupto kete "zot" , kete koncept qa kam une me konceptin mbi zotin qe kane fetaret. Per mua zoti fetar eshte produkt i shoqerise njerezore, as qe ka lidhje me krijimin e universit, eshte thjesht nje inteligjence qe me shume mundesi nuk ka dijeni per ekzistencen tone si njerez, eshte nje inteligjence produkt i psikologjise masive, produkt i vete njeriut, por qe ne te njejten kohe ndikon ne jeten e besimtareve te asaj feje apo, nese mund ta pergjithesojme, ne jeten e anetareve te asaj shoqerie apo kulture.
Nuk ekziston asnjehere varesia ne nje drejtim te vetem, pra nuk mund te themi qe ky "zot" eshte thjesht produkt i jone dhe nuk ka asnje ndikim tek ne, ose qe ne jemi produkt i tij dhe nuk kemi asnje ndikim mbi te, natyrshem lidhja eshte e dyanshme, zoti i njerezve (nese mund ta quaj keshtu) nuk mund te ekzistoje pa njerezit , dhe njerezit vetiu nuk do mbijetonin dot te organizuar pa nje "zot" qe ti bashkoje ne qellime te perbashketa.

Zoti i gjithesise ai absoluti eshte thjesht pavetedija e te gjithe materies perfshire boten e gjalle, por kjo pavetedije e jona eshte vetedija e tij, dhe anasjelltas, pavetedija e tij eshte vetedija jone, me shume mundesi ai nuk e ka idene se çfare ekziston brenda tij, , ashtu si ti nuk je aspak i ndergjegjshem se çfare proçesesh ndodhin realisht ne trurin tend qe bejne te mundur mendimin, fantazine, etj etj dhe kete inteligjence superiore.

Dhe ne kete menyre me shtresa vazhdon ky evolucion i pafund inteligjencash dhe "zotash".
Shpresoj te kem qene sadopak i qarte.

P.S.Per ate punen e zotit te pavetedijshem jam frymezuar nga Baptist(mos me thuaj qe nuk i respektoj te drejtat e autorit ), edhe pse ne fakt del vetiu si karakteristike kur bejme analogjine me veten tone, pavetedija e proçeseve fiziko-psiqike qe krijojne vetedijen tone.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:13 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi