Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:08 pm

Dëshira

Të gjithë hulumtuesit dhe praktikuesit e botës mendojnë se për arritjen e vetëdijshme të projeksionit astral faktori më i rëndësishëm është dëshira e zjarrtë që të lëshohet trupi fizik!

Pa vendim të vetëdijshëm e të fortë kurrgjë nuk ka për të ndodhur. Kur njëherë dëshira e zjarrtë e pushton tërë trupin, ajo rëndom rrëshqet nën pragun e vetëdijes, duke u bërë “trampulinë” për atë që veç duhet të pasojë.

Dhe, vërtet dëshira e zjarrtë mund të shërbejë si karburant për procesin misterioz të projeksionit astral. Muldoni, për shembull, e ka shfrytëzuar mundësinë e dëshirës së ndrydhur duke pirë ujë të njelmët para vetë shkuarjes për të fjetur. Trupi i tij fizik në këtë mënyrë është bërë inert, por, shkaku i dëshirës tejet të madhe për shuarjen e etjes, trupi i tij astral vetvetiu është liruar.

Njëherë kur të arrihet projeksioni astral, dëshira që përvoja të përsëritet bëhet dukshëm më reale e më e fuqishme. Shëtitjet jashtëtrupore në situata të tilla janë shumë më të lehta dhe më pak të rrezikshme. Megjithatë, në arritjen e projeksionit astral ekzistojnë tri stadiume shumë të rëndësishme.

Stadi i parë

Kjo është gjendje kur trupi astral është krejt pak i ndarë nga ai fizik dhe ekziston vetëdija e thellë se trupi fizik po fle. Ky është regjenerim i fuqisë mentale dhe i energjisë intelektuale.

Jo rrallë, kur trupi fizik është i rraskapitur, kurse gjumi menjëherë nuk na merr, mendja vazhdon të grumbullojë fotografi e pamje në tru, duke i reprizuar të gjitha ato situata të cilat trupin fizik e kanë rraskapitur.

Në këtë proces të ndërlikuar mental ndodh diçka e çuditshme, bëheni të pavetëdijshëm për lodhjen, indiferent ndaj gjithëçkahi që ju rrethon, të zgjuar ndërsa fleni, me vetëdijen e cila gdhin mbi trupin. Dhe kjo fuqimisht ju shlodhë...

Stadi i dytë

Ky stad është, ndoshta, më karakteristiku për përjetimet jashtëtrupore të provokuara me vdekjen klinike. Kjo është gjendje kur dublanti astral gdhin përmbi trupin fizik duke mos u larguar së tepërmi.

“... Të parën herë jam zgjuar në krevatin spitalor me dhembje të forta në kraharor. E kam shtypur sustën në skaj të krevatit, se kam dashur t’i thërras motrat; ato kanë nxituar rreth meje. E kam pasur jopërshtatshëm të qëndroja shtirë në shpinë ndaj jam rrotulluar, por kur këtë e kam bërë, më është ndalur frymëmarrja dhe zemra më ka pushuar së rrahuri. Në atë moment i kam dëgjuar motrat sesi bërtisnin.

Derisa ato zhurmonin, e kam ndier sesi dilja nga trupi dhe rrëshqisja në mes të dyshekut dhe rrethojës së krevatit, në të vërtetë, m’u ka dukur se kam kaluar nga rrethoja dhe ashtu kam zbritur në dysheme.

Atëherë kam filluar ngadalë të ngrihesha. Kam parë sesi vinin ende motra në dhomë – kanë qenë së paku dymbëdhjetë. Pikërisht ka qenë vizita mjekësore, ndaj e kanë ftuar mjekun tim.

E kam parë sesi hyri dhe kam menduar: çfarë bën ai këtu? Kam rrymuar kah vendi ku ka qenë e përforcuar drita – e kam parë qartë nga profili - dhe jam ndalur. Kam pezulluar nën tavan dhe kam shikuar poshtë. Jam ndier pothuajse si copëz letre së cilës dikush i ka fryrë kah tavani.

Prej aty kam soditur sesi provonin të më ringjallnin. Trupi im qëndronte shtrirë në krevatin, që shihej mirë, dhe të gjithë qëndronin rreth tij. Njëra motër ka thënë: “O Zot, ky e pati!” kurse tjetra është gërmucur dhe më ka dhënë frymë artificiale përmes teknikës gojë më gojë.

E shihja zverkun e saj gjersa vepronte. Kurrë nuk kam për ta harruar flokun e saj, ishte shkurt e nënqethur. Atëherë kam parë sesi e sillnin një aparat dhe m’i kanë vënë në gjoks dorëzat e tij elektrike. Kur e kanë bërë këtë, kam parë sesi trupi ka kërcyer nga krevati dhe kam dëgjuar sesi në të kërcisnin eshtrat.

Kjo në mua ka ndikuar tepër pakëndshëm.

Duke shikuar sesi ma shtypnin gjoksin dhe sesi m’i fërkonin duart e këmbët, kam menduar: përse po mundohen aq shumë, kur unë jam kaq mirë?!...”

Kjo dëshmi tronditëse, të cilën në librin e tij e ka shënuar hulumtuesi amerikan, Raymond Moodi, është tipike për stadin e dytë të projeksionit astral.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:08 pm

Stadi i tretë



Kjo është gjendje në të cilën trupi astral bën shëtitje në viset më të largëta. Është karakteristike dëshmia e John Hopkinsit nga Caramarthena:
“Një mbrëmje në pranverën e hershme, pasi kam rënë e kam qenë me shëndet shumë të mirë, i kam parë qartë nënën e përlotur dhe motrën e vogël.

Kam qenë në Karamarthenë, kurse ato tetëdhjetë mila më larg, në Monmouthshire. E kam kuptuar se janë të pikëlluara dhe në vend e kam pasur të qartë se në familje më kishte ndodhur diçka tragjike. Të nesërmen heret nga babai në Monmouthshire kam marrë letër me lajmin se atë ditë kishin mësuar për vdekjen e nipit tim!”

Projeksionet astrale në largësi të mëdha më së shpeshti janë të sforcuara e të motivuara me dëshirën tepër të madhe për t’u ndodhur në vendin e caktuar, apo për t’u ndodhur me persona tjerë të caktuar. Faktori – dëshirë këtu është i shprehur edhe shumë madje. Ai bëhet burim energjie i llojit të vet i cili e dërgon trupin astral deri tek qëllimi i tij.

Imagjinata kreative

Mund të thuhet lirisht se pa imagjinatë kreative nuk ka shëtitje astrale. Kjo është e rëndësishme sa edhe vetë dëshira që të mbërrihet gjendja e ndarjes së trupit astral nga ai fizik, kurse shumica e marrin si një lloj autohipnoze.

Pamjet të cilat mund t’i përdorni që të mund të provokoni projeksionin jashtëtrupor mund të jenë të ndryshme: arratisja nga një mjedis në tjetrin, shpëtimi nga rreziku potencial...

Paramendojeni, ta zëmë, sesi në ndonjëfarë mënyre keni hedhur spirancën në fund të detit dhe sesi me dëshpërim luftoni për të dalë në sipërfaqe.

Apo, se ndodheni në shkretëtirë, jeni të rrethuar me mur të lartë, kurse nga ana tjetër e atij muri ofrohet begatia që ju ju tërhjek... ju tërhjek... dhe ju duhet, gjithsesi, përmbi mur...

Koncentrimi dhe përsëritja janë faktorë me rëndësi madhore për arritjen e projeksionit astral.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:08 pm

Ushtrimet hyrëse për çlirimin e dublantit

Si thekson Anthony Martini, koha më adekuate për të provuar projeksionin është në çastet kur trupi fizik është i lodhur, por edhe i aftë për relaksim të shpejtë. Mendja duhet që relativisht të jetë e zgjuar, kurse dëshira për arritjen e projeksionit astral mjaft e fortë.

Koha më e qëlluar ashtë pas mesit të natës, kur organizmi përgjithësisht fundoset në pushim.

Bini në dysheme. Kjo është më mirë sesa të bini në krevat. Shtrihuni dhe relaksohuni. Provoni t’i dëboni të gjitha mendimet të cilat nuk kanë lidhje me dëshirën tuaj për ta arritur çlirimin e dublantit astral. Në dhomë duhet të mbizotëroj qetësia e butë, kurse gjysmerrësira është veçanërisht e rëndësishme për përjetimin e projeksionit.

Harrojini të gjitha shqetësimet dhe brengat që ju kanë përcjellë atë ditë. Muskujt tuaj dhe mendja juaj duhet të jenë të relaksuar, pasi që çdo shqetësim, madje edhe ai më i vogli, mund të ndikojë negativisht në rrjedhën e eksperimentit.

Dhe, edhe pse dëshira, siç kemi thënë, është e një rëndësie të madhe, në rastin e mossukseseve të para mos lejoni që kjo të ju persekutojë dhe të ju bëhet opsesion. Përfundimisht, krejt këtë duhet kuptuar si një lojë të vogël, interesante, e cila mund të ketë apo të mos ketë sukses.

Përndryshe, kur veçse flasim për d ë s h i r ë n , ka ndodhur në rastet e jashtëzakonshme kur ajo e mobilizon tërë energjinë mentale për t’i shkaktuar të ashtuquajturat paraqitje. Rasti më i njohur është i lidhur për shkrimtarin e famshëm suedez të teatrit, August Strinberg, dhe është përshkruar hollësisht në shumë vepra kushtuar projeksionit astral.

Drejtpërdrejt pas ndarjes me gruan e tij të dytë, në gjendje çrregullimi mental intensiv, Strinbergu më 1895, ka udhëtuar për Pariz që sa më lehtë ta “mbijetonte” shpartallimin sentimental.

Kjo, siç do të shihet, nuk ka qenë edhe gjithaq e lehtë. Një natë ka ndier gjakimin e papërmbajtur që edhe njëherë të ishte në rrethin e familjes së vet, dhe, shih çudinë: befasisht e ka parë veten në shtëpinë e tij të dashur! Është ulur në kolltukun e tij të adhuruar gjersa vjehrra e tij qetësisht ka muzikuar në piano.

Disa ditë më vonë ka marrë letër nga e vjehrra ku pyeste për shëndetin e tij, pasi që: “Para disa netësh, gjersa i kam rënë pianos, e kam parë hijen tënde sesi pushonte e hedhur në kolltukun tënd të preferuar”!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:08 pm

Vizuelizimi

Hulumtuesit e projeksionit astral mendojnë se vizuelizimi është çelësi i dytë i rëndësishëm për krijimin e gjendjes në të cilën me sukses përjetohet shëtitja jashtëtrupore. Është e njohur se vizuelizimi është zemra e të gjitha ushtrimeve okulte dhe ai paraqet portën kryesore për në hapësirat e brendshme të njeriut.

Të imagjinuarit kreativ, i cili e krijon vizuelizimin, paraqet stimulim të përsosur për ndarjen e trupit astral. Kjo është gjendje në të cilën poetët i shkruajnë vjershat e tyre më të bukura, piktorët i pikturojnë pikturat e tyre më impresionuese, kompozitorët komponojnë muzikën e pavdekshme...

Në kohën e sotme të jetës dinamike në të cilën me ndihmën e kompjuterëve edhe vetë bëhemi pjesë e tyre, të imagjinuarit kreativ është dhuratë e rrallë natyrore. Për këtë arsye Antony Martin i propozon këto ushtrime.

Merreni një libër dhe shikoni me kujdes në kopertinat e tij. Pastaj, mbyllini sytë dhe provoni që në ndërdije të krijoni përfytyrimin e kopertinës, të saktë në çdo detaj.

Keni për të zbuluar se para vetes keni detyrë mjaft të rëndë, por nëse do të jeni këmbëngulës dhe do t’i vazhdoni ushtrimet, keni për të ardhur gjer tek përfundimi se fotografia mentale gjithnjë e më tepër e fiton qartësinë dhe saktësinë.

Në fund, do të ju shkoj për dore që ta shihni saktësisht me të gjitha detajet, gati si të ndodhej para syve tuaj të hapur. Kjo është shenjë se e keni zotëruar vizuelizimin, dhe ushtrimet për arritjen e projeksioneve astrale mund të fillojnë.

Mundësia e vizuelizimit do të ju ndihmojë që “ta lironi” trupin astral, derisa të shtrirë në dysheme e stimuloni ndarjen e tij nga trupi fizik. Njëkohësisht vështroni se çfarë po ndodh gjer në detajin më të fundit, duke përfshirë këtu edhe ndryshimet në rrethin tuaj.

Derisa e bëni këtë, largojeni ndjenjën e krevatit apo të dyshemesë nën shpinën tuaj; largoni çdo mendim nga vetëdija juaj se jeni të lidhur me trupin fizik!

Koncentrohuni, pra, intensivisht në trupin tuaj astral gjithnjë derisa ai butësisht të mos fillojë të lirohet nga porti fizik e të ngrihet në ajër.

Anthony Martin mendon se këtë ushtrim mund ta përsërisni sa herë të doni, e që kurrgjë të mos ndodhë.

Kjo është shenjë se fuqishëm jeni të mbyllur në trupin fizik dhe se duhet intensifikuar ushtrimet e vizuelizimit. Tek disa njerëz trupi astral është fort i lidhur për trupin fizik dhe nevojitet vizuelizim më i madh që ai të fillojë të lirohet. Insistimi, megjithatë, gjithmonë paguhet...
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:09 pm

Bartja e vetëdijes

Derisa e vizuelizoni trupin astral sesi fluturon mbi atë fizik, duhet të gjakoni që vetëdijen tuaj ta bartni në trupin astral, por ashtu gjallërisht sa të mund ta shihni trupin tuaj fizik sesi qëndron shtrirë në dysheme, duke vërejtur çdo detaj të tij.

“Jini të kënaqur me suksese të vogla e me hapa të vegjël”, këshillon Martin. “Çdo hap gjer tek projeksioni astral është i rëndë dhe kërkon angazhim të madh mental.

Paramendojeni trupin tuaj astral sesi po lëviz, po sillet, po rrotullohet; barteni tërë energjinë tuaj në të, duke e lënë trupin fizik guacë të pajetë – çfarë ai në të vërtetë edhe është.”

Të gjitha ushtrimet e deritanishme bëhen me sytë mbyllur, kurse hapi tjetër kërkon vizuelizim me sytë hapur. Ky është vërtetë dukshëm më i rëndë, por kur të përvetësohet njëherë teknika e tillë, arritja e projeksionit astral është shumë më e thjeshtë dhe më e lehtë.

Pra, shtrihuni në dysheme me sytë hapur dhe filloni ta lironi trupin astral duke vizuelizuar ndarjen graduale të tij nga dublanti i vet fizik.
Fillojani nga shputat.

Paramendojeni dublikatin tuaj të tejdukshëm, të ndritshëm sesi po lirohet nga trupi fizik. Krijohen së pari shputat, pastaj këmbët, duart, trupi, koka... Vetëdija bartet në duplikatin astral dhe përnjëherësh e shihni trupin tuaj fizik nën ju dhe i vëreni tëra detajet në të!

Shumë autorë e hulumtues, siç është, ta zëmë, Crookall, autor i manualit të llojit të vet “Teknikat e projeksionit astral”, mendojnë se rrjedha e lirimit të trupit astral është spirale.

Pikërisht shkaku i kësaj ai edhe i këshillon fillestarët që të fillojnë të vizuelizojnë një këso rrjedhe, sepse “nëse dikush p a r a m e n d o n sesi trupi po lirohet në mënyrë spirale, ai përfundimisht edhe ka për ta lënë gëzhojën fizike”.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:09 pm

Koncentrimi dhe mantrat

Metodat tjera të cilat mund të provohen, duke i zbatuar ushtrimet e përmendura këtu të vizuelizimit, përfshijnë vështrimin e fiksuar, gjegjësisht të shikuarit vetëm në një objekt të vënë në largësi të caktuar.

Kjo mund ta sjell shumë shpejt ndarjen, duke qenë se sytë, pas një kohe të caktuar, e humbasin forcën e tyre të të fiksuarit qartë, kështu që uni i ndërdijshëm niset në aksion...

Qiriu i vendosur në njërin kënd të dhomës më në largësi paraqet objekt ideal fokusimi. Kur ta ndieni se vetëdija juaj veçse është lodhur, filloni ta vizuelizoni trupin tuaj astral sesi po e lë atë fizik e sesi ngadalë po i ofrohet objektit në të cilin po shikoni, pra, qiriut!

Metodë tjetër, e pranuar nga shumë praktikantë, na udhëzon për përdorimin e diskut të ngjyrosur të vendosur në mes të vetullave, në të cilin vështroni gjithnjë derisa nuk fundoseni në gjendjen e përshtatshme për projeksionin jashtëtrupor.

Tekniakt e lashta, ndërkaq, na e këshillojnë thënien kolektivisht të mantrave apo të shprehjeve magjike. Të thënët monoton dhe njëritmik i mantrave në interval më të gjatë kohor e sjell vetëdijen tonë në gjendje transi në të cilin trupi astral me lehtësi ndahet nga ai fizik. Këtë teknikë që nga fëmijëria e tij e ka zbatuar lordi Tennyson për të arritur projeksionin astral.

“Në atë gjendje kam ardhur duke përsëritur qetësisht emrin tim personal. E kam përsëritur gjithnjë derisa në një çast individualiteti im të mos ketë kërcyer nga trupi fizik e të mos ketë filluar të pezullojë...”

Në manastiret budiste dhe lamaiste të Azisë thuhen mantrat, por shpesh edhe fjalët e shenjta: “Om mane padme om, om mane padme om...”

Tespihet dhe rruzaret, të cilat në ritëm të caktuar zgjidhen me gishtërinj derisa thuhen (apo këndohen) vargjet mistike, është edhe një mënyrë-shtesë e bartjes së planit astral dhe shpesh zbatohet me ushtrime specifike të frymimit, të cilat kanë për qëllim që ta rrisin sasinë e dioksid karbonit në gjak!*
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:09 pm

Teknika e hapjes së portës

Teknika që mban këtë emër të pazakonshëm veç është e njohur kaherë dhe e preferuar në meset që e kultivojnë okulten, sakaq veçanërisht me zemër na e rekomandon Aleister Crowley. Personi që projekton trupin astral në murin e zbrazët duhet t’i paramendojë dyert e mbyllura.

Në dyer ndodhet ndonjë shkrim i cili më parë ka qenë objekt i meditimit të durimshëm. Pastaj është e nevojshme të vizuelizohen dyert të cilat ngadalë hapen, e pastaj provoni që vetveten ta shihni sesi po kaloni nëpër to.

Nëse jeni këmbëngulës dhe nëse do të keni pakëz fat të kaluarit ka për të ndodhur dhe ju keni për t’u ndodhur në anën tjetër të dyerve joekzistuese.

Kenneth Grant, i cili me anë të kësaj teknike e ka përjetuar ndarjen e parë astrale të veten, ka rrëfyer pastaj sesi befas e ka ndeshur vetveten “të privuar nga trupi i vet fizik” e sesi lëvizjet e tij i ka përcjellë “ndjenja e lehtësisë ekstreme dhe e lirisë”.

“Ka qenë ajo diç si të ndodheshe në gjendjen e papeshë në të cilën fluturoja me ndihmën e vetëdijes, e jo të forcës fizike...”
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:10 pm

Stimulimet-shtesë

“Është zbuluar”, thekson Anthony Martin, “se pamjet e caktuara të cilat i imagjinojnë ata të cilët dëshirojnë të përjetojnë projeksionin e vetëdijshëm astral e lehtësojnë tërë procesin.

Dorën në zemër, disa pamje janë më të zbatueshme nga disa persona, kurse disa nga personat tjerë. Unë do të jua sugjeroj vetëm ato që në praktikë janë treguar të suksesshme.

Provoni, ta zëmë, valëzimin e ujit, apo farfuritjen e dritës. Koncentrohuni gjer në atë masë saqë pamja të marrë përmasat e realitetit. Apo: paramendojeni veten si pikë në hapësirë e cila lirisht pezullon; apo si pjesë të resë, mundet edhe si shtjellë avulli e cila ngadalë ngrihet, ngrihet...”

Martini mendon se edhe lëvizja, sidomos rrotullimi në hapësirën e zbrazët, ka efekte të qëndrueshme me rastin e kërkimit të projeksioneve jashtëtrupore.

Nëse përcaktoheni për këtë, atëherë paramendojeni fruljetën (fuzën) sesi rrotullohet. Përcilleni rrotullimin e saj dhe spontanisht identifikohuni me të. Pastaj mendoni sesi po e lëshoni trupin dhe po silleni, silleni... gjithnjë e më ngadalë, e pastaj sesi po ngriheni e po e shikoni rrethinën prej së larti.

Duke iu falënderuar lojës në rreth, dervishët bijnë në trans. Silluni edhe ju, këshillon Martini, gjithnjë derisa trupi juaj astral nuk ngrihet nga gualli fizik (gëzhoja fizike).

Dëshira po ashtu mund të jetë stimulim-shtesë në eksperimentet e këtij lloji. Muldooni i dallon dëshirat aktive dhe pasive. Thotë:
“Ndoshta do të mendoni: hej, paj ky po dëshiron të na bindë se projeksionin astral mund ta përjetojmë thjesht, sipas dëshirës, kur ta dëshirojmë këtë!

Në njëfarë dore kjo është e saktë, pasi që forca e imagjinatës ia hap dyert trupit astral!... Kurse dëshira në krejt këtë është ajo që e bën të mundur fillimin themelor.”

Fotografia e tunelit të cilit i ofroheni e në të cilin hyni lehtas ndoshta është mjeti më i thjeshtë e më efektiv stimulues i imagjinatës së vullnetshme.

Nuk është prandaj kurrfarë çudie që në dëshmitë tronditëse për ndjenjat e veta pacientët të cilët nën anestetikë kanë përjetuar shëtitje jashtëtrupore të flasin sesi iu është dukur se po kalojnë nëpër tunel të gjatë, të errët, në fundin e të cilit ka vezulluar rrezja e dritës.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:10 pm

Frymimi dhe “numërimi i hapave”

Kontrolli i frymimit, siç është thënë më herët, e mundëson hyrjen në gjendje transi dhe e nxit lirimin e trupit astral. Mbajtja e thjeshtë e frymës ka për të prodhuar efektin e lirimit butësisht të dublikatit astral.
Ja se ç’thotë për këtë Swedenborg:

“Mbajtja apo zmbrapsja e frymës paraqet ekuivalentin e interferencës me shpirtin, duke ia dhënë trupit.”

T’i përkujtojmë përvojat e Lindjes – niveli i ulët i jogës dhe meditimit u japin theks të veçantë pikërisht efekteve psikike të kontrollit të frymimit.
“Shinto-magjistarët” japonezë e kanë përsosur metodën e udhëtimeve jashtëtrupore të njohur si “numërimi i hapave”.

Një variant i kësaj teknike është shumë i përshtatshëm për fillestarët. Bazohet në vizuelizimin preciz të udhëtimit të caktuar, rëndom vizita tek personi i dashur. “Shinto-magjistarët” kanë vendosur që udhëtimi të kryhet me anë të numrit të caktuar të hapave, sakaq largësia nuk është absolutisht e rëndësishme.

Duke parafytyruar sesi po e lë shtëpinë e vet, magjistari e përcjell vetveten sesi i numëron hapat e vetëbërë (që vetes ia jep për detyrë) e sesi arrin gjer tek dyert e shtëpisë së caktuar. Ai pastaj duhet të trokasë në dyer e të hyjë në shtëpi.

Kur ta dorëzojë mesazhin duhet të bëjë numër të njëjtë hapash për t’u kthyer në shtëpinë e tij.

Për këtë teknikë është i nevojshëm koncentrimi i përsosur si dhe vizuelizimi tejet preciz e i gjallë.

Natyrisht, për fillestarët duhet ndryshuar diçka kjo “skemë”. Para së gjithash duhet zvogëluar rruga, ta zëmë, në hapësirën në mes të dy dhomave në banesën tuaj. Pastaj, njiheni atë rrugë, të gjitha detajet në të, dhe provoni t’i shtypni në memorien tuaj.

Shtrihuni, koncentrohuni dhe nisuni. E keni përcaktuar numrin e hapave dhe ju pikërisht sipas tyre edhe shkoni. Rrugës, regjistrojini detajet që janë në rrugën tuaj. Kështu arrini deri tek qëllimi...

Nëse nuk shkon, Anthony Martin rekomandon që shtegun ta vizatoni në një copë letre dhe ta përmbushni me të gjitha karakteristikat. Pastaj maksimalisht të përpiqeni që në mendime vetveten ta familjarizoni me shtegun që duhet astralisht ta kaloni.

Nëse as kjo nuk shkon, mos e humbni vullnetin. Gjatë rrugës suaj përcaktojini pikësynimet, vendin ku duhet shkuar. Një pikësynim mund të jetë ndërprerësi elektrik, i dyti radiatori, i treti ndonjë fotogarfi në mur, i katërti ndonjë vazo...

Para çdo pikësynimi ndaluni dhe në të vështroni pesë-gjashtë minuta që t’i mbani mend të gjitha detajet. Ditën tjetër përsëri ndaluni para pikësynimit dhe këtë herë pandërprerë shikojeni dhjetë minuta.

Këtë ushtrim përsëriteni aq herë sa keni nevojë që pikësynimin e parë ta regjistroni në memorie. Pastaj, përkushtojuni të dytit, të tretit, të katërtit...

Kur të jeni krejt të sigurt se me themel i keni regjistruar të gjitha detajet në rrugë, shtrihuni në krevat dhe lirohuni. Dhe derisa trupi fundoset në internitetin e butë, vizuelizojeni veten sesi ngriheni nga krevati në trupin tuaj astral.

Në fillim ju keni për të vështruar trajtën e paramenduar të trupit tuaj astral nga këndi i trupit fizik, por nëse me kujdes jeni përgatitur dhe jeni adaptuar në vizuelizimin e gjallë, gjendjen e vetëdijes duale duhet ta marrë, i përcjellë me bartjen e lehtë të vetë vetëdijes, trupi astral.
Në të kaluarën me projeksion të vetëdijshëm astral janë marrë shumë hulumtues dhe dijetarë.

Natyrisht, të gjithë nuk kanë arritur rezultate të njëjta spektakulare. Ka pasur madje edhe asosh që gjatë gjithë hulumtimit të tyre përjetësisht kanë mbetur në fillimin e vet, por, sigurisht, ka pasur edhe të atillë që lëmin e projeksioneve astrale e kanë begatuar me përvojat e veta personale, jashtëzakonisht interesante. Ne do të flasim mbi përvojat e tyre...
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:10 pm

Oliver Fox: kontrolli i ëndrrës

Përvoja e Oliver Foxit, e përshkruar detajisht në “Parakalimet okulte” më 1920, bën pjesë në më të lexuarat në tërë literaturën përkushtuar përjetimeve jashtëtrupore. Artikujt në të cilët Fox hollësisht i përshkruan projeksionet e veta astrale –përmbajnë një numër mjaft të madh detajesh interesante.

Në fillim të tregimit të tij Foxi përvojave të veta të pazakonshme iu jep këto sqarime:

1. Kanë qenë këto ëndrra përplot jetë!
2. Apo kanë qenë këto përjetime reale të projeksionit astral!

Foxi për dallim nga shumë hulumtues të tjerë nuk ka provuar të argumentojë teorinë e trupit astral. Ai, thjesht, vetëm i ka ofruar përvojat e veta, duke e lënë lexuesin që vetë t’i kërkojë sqarimet e t’i sjell gjykimet.

Karakteristika themelore e përjetimeve jashtëtrupore të Foxit është se ato kanë buruar nga të kontrolluarit e ëndrrës. Teknika e tij, tashmë e njohur në botë, është bazuar në t ë p a r ë t e d i s a k e q k u p t i m e v e a p o të a n a k r o n i z m a v e n ë ë n d ë rr .

Me fjalë të tjera, për këtë teknikë e domosdoshme është v e t ë d i j a që të ëndërrohet.
Ja, çelësi i Foxit për ëndrrën:

“Gjatë kohës kur kam qenë student në kolegjin teknik, një ëndërr e pazakonshme më ka frymëzuar t’i filloj hulumtimet e mia. Kam ëndërruar se po rrija jashtë shtëpisë sime.

Duke shikuar poshtë, kam zbuluar se rrasat e gurta në mënyrë enigmatike e kanë ndërruar pozitën e tyre – ana e gjatë tashi ka qenë paralele me skajoret në vend se të ishin në këndin e drejtë – siç ishin në realitet! Si ka ndodhur kjo? – kam pyetur veten. E atëherë m’u ka përkujtuar – paj, unë po ëndërruakam!

Njëkohësisht, forca e jetës të cilën e kam përjetuar kurrë nuk ka qenë më impresive. Kurrë deti e qielli nuk kanë shfryrë bukuri ashtu madhështore; kurrë shtëpitë e rrugët nuk kanë qenë më harmonike; kurrë fushat nuk kanë qenë aq të pastra e të ndritshme...

Kurrë, përfundimisht, nuk jam ndier ashtu çuditërisht bukur, me tru të kthjellët dhe i fuqishëm si hyjni. Ndjenja, sakaq, nuk ka zgjatur shumë dhe kontrolli im mental e ka humbur fuqinë e është harmonizuar me trupin e lodhur. Atëherë më ka rënë në mend një ide e shkëlqyeshme – kam vendosur që të provoja “t’i kthehesha ëndrrës sime të shkëlqyeshme dhe sa më gjatë ta vijoja!...”

Prapa kësaj dëshire ka qëndruar detyra mjaft e rëndë dhe e ndërlikuar. Netëve ka tentuar që ta kontrollojë ëndrrën dhe që së paku pak ta vijojë, por kur kjo ka zënë t’i shkojë për dore, ëndrra është shndërruar në vetëdije të zgjuar duke liruar trupin astral dhe Foxi ka qenë i aftë të kalojë nëpër muret, në dukje, të forta dhe “ta modelojë materien sipas vullnetit të tij”.

Pas eksperimentimeve afatgjata ka zbuluar se tentimi për ta zgjatur ëndrrën po i shkaktonte dhembje të pakëndshme në zonën e gjëndrës së epifizës dhe kjo i ka shërbyer si signal se po kthehej në trupin fizik.

Foxi, po ashtu, e ka zbuluar se në sekondat e fundit të ëndrrës së zgjatur e të kontrolluar po përjetonte – vetëdije të dyfishtë.

Me fjalë të tjera, ai në ato momente të pazakonshme ka mundur ta ndiente vetveten sesi merrte pjesë në ëndrrën e vet, por, njëkohësisht, ka qenë i vetëdijshëm se po qëndronte në krevatin e vet e se madje edhe po e shihte – dhomën e fjetjes!

Oliver Fox, nuk ka dilemë, ka qenë tip i hulumtuesit të vërtetë. Dhembjet në zoën e gjëndrës së epifizës kanë qenë shenjë e padyshimtë se eksperimentin duhet ndërprerë.

Por, Foxin gjithnjë e më shumë e ka munduar çështja - çfarë do të ndodhte po qe se nuk do t’i dëgjonte signalet e trupit të tij e nëse eksperimentin do ta vazhdonte...!

Një natë ka vendosur që të shkonte gjer në fund: pas signalit me dhembje ka dëgjuar diçka si “klik” në zonën e trurit dhe në çast është ndier “i mbyllur” dhe i ndarë nga trupi i vet fizik!

Duke e humbur ndjenjën e vetëdijes së dyfishtë, i është dukur kinse ka pezulluar në një dimension të ri, në të cilin koha dhe hapësira nuk kanë paraqitur pothuajse kurrgjë. Foxi është gjendur në – projeksionin astral!

Përvoja jashtëtrupore, sakaq, nuk ka zgjatur shumë. Ndjenja e vetmisë dhe e panikut e kanë përcjellë, dhe Foxi pas “klikut” karakteristik përsëri është ndodhur në trupin e vet fizik, por në një gjendje plotësisht të shtaguar. Kontrollin mbi organizmin fizik e ka vënë me një angazhim tejet të rëndë:

“Kam kërcyer nga krevati i tejlumtur se shpëtova nga shtangimi i mundimshëm, por menjëherë kam dështuar. Pas kësaj dy-tri ditë jam ndier i sëmurë!”
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:10 pm

Bazuar në përvojën personale Oliver Fox ka krijuar listën e pasojave të mundshme:

1. Dobësimi i zemrës apo çmenduria
2. Varrimi i parakohshëm (nëse kohë më të gjatë mbeteni në
katalepsi)
3. Xhindosja
4. Prerja e fijes astrale
5. Dëmtimi i të ashtuquajturit “transportuesi fizik”.

Përvoja e Foxit tërheq vërejtjen se pas kthimit trupi fizik mbetet në gjendjen e pakëndshme gjysmë të shtangur. Edhe pse sytë janë të mbyllur, rrethina në njëfarë mënyre shihet qartë, e, ndër të tjera, edhe atmosfera – Foxi e përshkruan nga përvoja e vet sikur ekzistojnë thërrmiat e pluhurit të ndriçuara me diell.

Në pragun e pashmërisë Foxi ka regjistruar pamje të pazakonshme – diçka si grumbullim i veve të bretkosës, ngjyrë të kaltër në të hirtë, e ajo që është më e çuditshmja – i është dukur se po dridhëronin!

Çfarë do të ndodhte tjetër sikur Foxi ta vazhdonte përjetimin jashtëtrupor, është vështirë të thuhet. Frika, apo parehatia nga pasiguria dhe e panjohura, gjithmonë ka krijuar përshtypjen se diçka po e tërhiqte prapa, që të mos shkonte më tej, që ta ndërprente eksperimentin.

E megjithatë, dëshira e tij ka qenë që ta sforconte UN-in e vet jotrupor përmes portalit të gjëndres së epifizës, ashtu që ajo “klik” të mbetej prapa tij.

“Kjo më ka shkuar për dore në gjendje transi: UN-i im jotrupor ka nxituar kah pika e menduar në gjëndren e epifizës dhe është nisur kah dyert e paramenduara... Forca ka qenë e tillë saqë së frikti jam gjendur jashtë trupit.

Në eksperimentet e mëvonshme, në rastet kur forca ime nuk ka qenë mjaft shkatërruese që të shpërthej, kam mbetur në trupin fizik gjersa drita astrale shkallë-shkallë është zvogëluar dhe plotësisht është fikur.

Sipas rregullit, rëndom kanë qenë të nevojshme dy-tri tentime për të prodhuar mundësi mjaft të fortë të vetëdijshme që të shpërtheja dhe të tërhiqesha jashtë trupit fizik!...”
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:10 pm

Përvoja e William Gerhardiesë

Në vitin 1934 , William Gerhardie e ka botuar rrëfimin personal në tregimin i cili më tepër i ngjante novelës tronditëse.

E ka quajtur “Ringjallja”, e në të detajisht e ka përshkruar aftësinë që në kohën e ëndrrës të lirohej nga trupi i vet fizik edhe pse vetëdija – e fjetur dhe e zgjuar – i ka funksionuar në një mënyrë të çuditshme, por harmonike.

Sapo Gerhardie e ka mësuar se po ëndërron, ai është “zgjuar” – e ka zgjatur dorën e tij për ta shuar dritën mbi krevat, por do të rrokte hapësirën e zbrazët, që ka qenë shenjë se po funksiononte jashtë trupit të vet fizik:

“Prapa shpinës sime si të ketë ndriçuar reflektori. Rrezja e gjatë, vezulluese e dritës – ka ngjarë në tufë të ndritshme të cilin në sallën e errësuar të kinemasë e prodhon projektori i aktivizuar – qartë e ka ndriçuar fytyrën time fizike në jastëk dhe është fokusuar në mes të vetullave të mia. E kam parë veten me gojën butësisht të hapur sesi frymoja qetësisht...”

Gerhardie na njofton se në trupin e tij astral ka qenë i pafuqishëm që ta lëvizë rezën në derë, por për këtë pa mundim ka mundur të kalojë nëpër material të fortë. Në një moment është ndodhur përballë pasqyrës së madhe në banjë dhe, për befasinë e tij, e ka parë vetveten.

Ka qenë i veshur sikurse edhe trupi fizik të cilin e kishte lënë në krevat!

Përndryshe, është ndier i aftë që me lehtësi të lëvizë, por ka qenë i paaftë që t’i lëvizë objektet në dhomë.

Kur është ndodhur jashtë dhomës së tij të fjetjes, si dhe banesës, ndjenja e lehtësisë gjithnjë e më tepër është rritur me largesën nga trupi fizik.

Ka qenë i vetëdijshëm se nuk ekzistojnë kufij për “fluturimin” e tij – do të mund të fluturonte kudo që t’ia kishte ënda.

Megjithatë, ndjenja e butë e kujdesit nuk i ka lejuar shëtitje tejet të largët, e së frikti ka vendosur që edhe të kthehej në trupin e tij fizik. Ja, si e përshkruan ai kthimin:

“Vetëdija ime është turbulluar. Më është dukur sikur një dyzinë hamajsh, në mes të zhurmës dhe krikllimave, me kujdesin më të madh po e lëshonin një barrë të vlefshme nga peshëngritësi i zhurmshëm, i cili krijonte oshëtima të ndryshme.

Në njëfarë mënyre kam qenë i vetëdijshëm se në të vërtetë isha unë ajo barrë e vlefshme dhe se, në të vërtetë, më lëshonin në trupin tim fizik.

Me dhembje dhe dridhërimë, si në barkun tim të vendosej barra e rëndë më së paku një tonelatë, i kam hapur sytë dhe jam zgjuar...”

Eksperimenti i Hector Durvill-it

Hulumtuesi francez ka eksperimentuar me projeksionin astral në momentet kur trupi fizik ndodhet në të ashtuquajturën “transi i thellë magnetik”.

Provat e Durvillit kanë vërtetuar të ekzistuarit e fijes së argjendtë (“ajo rëndom është cilindrike, por ndonjëherë ngjan edhe në një lloj tufëze”). Në pyetjen e gazetarit se a është trupi astral i ndarë, hulumtuesi francez ka dhënë përgjigje pozitive.

Ai, në të vërtetë, mendon se “petku” është endur nga një lloj pëlhure fluide. Eksperimentet e mëtutjeshme kanë sjellë rezultate të reja interesante...

Në largësi të caktuara nga eksperimentuesi janë vënë perdet e kalcium-sulfatit, e pastaj trupit astral i është sugjeruar që t’i ofrohet njërës prej tyre. Rezultatet e këtyre provave të pazakonshme Darvilli i ka botuar në librin e tij “Fantazmat e të gjallëve”:

1. Projeksioni i trupit astral është akt i caktuar i cili mund të demonstrohet edhe me anë të eksperimentit të drejtpërdrejtë.

Përfundimi është se vetëdija, apo forca jetësore, e pavarur është nga materia e se individualiteti përbëhet nga fiziku, shpirti inteligjent dhe një lidhje vitale në mes të trupit astral dhe atij fizik.

2.Duke qenë se trupi astral, apo fantazma, mund të ekzistojë e të funksionojë ndaras nga trupi fizik, kjo na bind në fenomenin – jeta pas jetës. Pavdekësinë është aq e mundur që edhe shkencërisht ta verifikojmë!...

Pasojat që tërheqin vërejtjen

Projeksioni i përhershëm astral i ka edhe anët e veta të këqija për të cilat ne, fatkeqësisht, nuk dimë gjithaq. Udhëtari astral francez, Yram , ka shkruar për lehtësinë (për të cilën të tjerët thonë se është jashtëzakonisht e mundimshme, e kohë pas kohe edhe e rrezikshme) me të cilën ka qenë i aftë të projektohet pas eksperimentit të tejzgjatur:

“Kohë pas kohësh ka ndodhur që vetveten ta pikasja të projektuar sesi qëndroja para trupit fizik, gati në atë moment që mbyllja sytë, kurse zbatimi i të projektuarit m’u ka bërë shprehi gjer në atë masë sa ka pasur raste kur kam qenë i detyruar të kthehem në trupin fizik për të qenë i sigurt se nuk kam ecur në ëndërr...”

“Paaftësia” – shprehja është përdorur nga Sylvan Muldooni për të shënuar dobësimin e procesit fizik dhe të aftësive të projeksionit astral. Këtu nënkuptohet edhe të dobësuarit e të rrahurave të zemrës dhe pulsit.

Për këtë arsye hulumtuesit mendojnë se me eksperimentet e projeksionit astral nuk do të guxonin të merreshin ata të cilët kanë çfarëdo pengesash t ë z e m r ë s apo t ë f r y m ë m a r r j e s.

Megjithatë, ata të cilët janë të shëndoshë e kurreshtarë, mendon Muldooni, duhet sa më shpesh të lirohen e të shtrihen. Aftësia të qëndroni krejtësisht të qetë e t’i d ë g j o n i proceset trupore – para së gjithash pulsimin e rregullt të zemrës - nuk është e thjeshtë.

Ajo kërkon shkallë të lartë të koncentrimit si dhe ushtrime për kohë të gjatë.

Por, jo: kur ta arrini, insistoni që me anë të koncentrimit ta zvogëloni ritmin e pulsimit të zemrës. Pulsimi i n g a d a l s h ë m e i f u q i s h ë m i zemrës e lehtëson projeksionin, kurse të arriturit gjer në këtë gjendje është një nga metodat e vjetra për projeksionin e trupit astral.

Natyrisht, qëllimi i kësaj teknike është që ta stimulojë gjendjen në kohën e ëndërrimit, kohë në të cilën ndodhin shumica e projeksioneve astrale spontane.

Teknika e Muldoonit për ngadalësimin e ritmit normal jetësor mund të vihet në lidhje me zbulimin shkencor të Celie Green-it se ekziston një lidhje në mes të përvojës esomatike (jashtëtrupore) dhe zvogëlimit të peshës së muskujve.

Nja 33 % e të hulumtuarve kanë pohuar se përvojat e tyre kanë qenë të përcjella me lirimin e muskujve, e madje edhe në rastet kur stresi ka qenë faktor i fuqishëm në projeksionin e trupit astral.

Megjithatë, të gjithë pajtohen në një: teknika e relaksimit si dhe meditimi janë stimuluesit më të mirë për arritjen e projeksionit astral spontan...
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:11 pm

DRAGO PUAÇ: TEKNIKAT E MIA MË TË DASHURA

• Eksperiment interesant shkencor në Sarajevë
• Udhërrëfyesi praktik gjer tek përjetimi astral
• Si projektohet vetëdija?
• Ç’duhet ditur përfundimisht me rastin e arritjes së projeksionit astral?
• Pse është i nevojshëm ditari i punës?
• Si të ktheheni të sigurt në trupin fizik?
• Ku është kuptimi i ushtrimeve?


Kur më kanë shkuar për dore provat që në mënyrë të vetëdijshme e të kontrolluar ta hedh shikimin në “botën e së andejshmes”, duke qenë se isha edhe tejet i ri e i papjekur, as që i kam kuptuar rëndësitë dhe rreziqet e këtyre përvojave. Për mua kishte më së shumti rëndësi se unë ia kisha dalur.

E si edhe të mos ia dilja kur me këtë kam vërtetuar se shkrimet hermetike vërtet e ofrojnë çelësin për vrojtim më të plotë të botës në të cilën jetojmë. Ky fakt njëkohësisht edhe më ka gëzuar edhe hutuar. Jam djegur nga dëshira që sa më shpesh të përsërisja shëtitjet e vetëdijshme astrale!
Dhe i kam përsëritur.

Më kujtohet sesi në hovin rinor “i vizitoja” shoqet ndaj të cilave si çun ushqeja simpati të caktuar. Në një rast kam kuptuar se “loja” ime mund të ishte e kobshme dhe se shumë me lehtësi po i merrja aftësitë e mia që vetëdijshëm të provokoja projeksionin astral.

Në të vërtetë, në një vizitë timen jashtëtrupore (Nish, 1972) e kam realizuar materializimin e pjesërishëm të trupit tim – duart që miken e stërfrikësuar e kanë sjellë gati në skajin e shkatërrimit nervor.

Nga atëherë me verën yjore të shpirtit jam marrë në mënyrë eksperimentale dhe me qëllim të vetëzhvillimit.

Dyshimin për atë se në lëmin e së andejshmes po arrijnë të tjerët, por edhe që unë vetë po ia dal ta bëj, e kam mani të llojit të vet nga e cila me dëshirë do të lirohesha.

Kështu përvojat astrale më herët kam provuar t’i sqaroja nga pozicioni i psikanalizës dhe i drejtimeve tjera psikanalitike të ndryshme. Ku ta dish për të satën herë e kam bindur vetveten se ishte koha e fundit që përvojat e mia me të andejshmen t’i pranoja si diçka që është realitet i pamohueshëm.

Në prill të vitit 1975 i kam kryer të gjitha veprimet përgatitore për projeksionin e vetëdijshëm astral. Tashi këtë e kam bërë shumë më seriozisht dhe më me vëmendje, pasi që ndërkohë njohja ime për këtë fushë impresive ishte bërë larg më e begatshme.

Në ora një pas mesit të natës e kam lëshuar trupin tim fizik, kam dalur nga dhoma ime, e kam lëshuar edhe ndërtesën, e pastaj jam sjellë kuartit të qytetit në të cilin jetoja. Gjatë gjithë kohës i kam mbajtur mend të gjitha detajet në të cilat kisha qasje dhe ishin të dukshme.

Kur jam kthyer në trupin tim fizik, në ditarin tim i kam shënuar këto vërejtje: “Në rrokaqiellin fqinj tereshin ndërresat - jastukët, dy këmishëza dhe një peshqir.

Në ndërtesën përskaj rrokaqiellit shndritnin këto dritare... “atë që nuk kam mundur ta përshkruaj, atë e kam skicuar, e pastaj i kam marrë të gjitha shënimet e mia dhe jam nisur përjashta që ato t’i verifikoja.

Rezultatet kanë qenë fantastike. Gati çdo gjë është përputhur në të gjitha detajet. Këtë eksperiment e kam pasur si shtysë që më intensivisht të filloja të merresha me projeksionin astral, por tashi në operacione më të larta hermetike.

Së frikti, sakaq, kam ardhur gjer tek zbulimi fascinant. Projeksioni astral nuk është diçka që është i ndarë nga personaliteti. Përkundrazi, ai personalitetin e fisnikëron, duke u bërë armë e fuqishme për punë në vetvete – për provokimin e ndryshimeve të caktuara në harmoni me vullnetin dhe dëshirën.

Projeksionit astral, ndër të tjera, ndoshta duhet t’i falënderohem edhe që me efikasitet të madh merrem me praksën e terapisë bioenergjitike.

Duhet përfundimisht të jem i sinqertë dhe ta pranoj se nuk jam në gjendje që ta ndaj praktikën bioenergjitike – kërkimet dhe ekzaminimet të cilave për shumë vite u jam nënshtruar në klinikën neuropsikiatrike të spitalit “Koshevo” të Sarajevës – nga përvoja dhe praktika shumëvjeçare në metodat hermetike të vetëzhvillimit.

Kështu ka ndodhur që gjatë kohës përfundimtare të eksperimentit në kuadrin e projektit në të cilin përmes rrugës shkencore janë hulumtuar aftësitë e mia parapsikologjike – në fazën e transmetimit në largësi të energjisë dhe të mesazheve telepatike – të mos e bëj për shpirtin tim edhe projeksionin astral.

V. B . nga Sarajeva, pjesëmarrës vullnetar i këtij eksperimenti, rregullisht ia ka diktuar përcjellësit me shkrim të procesit të këtij eksperimenti të gjitha fotografitë, mendimet dhe fjalët të cilat gjatë kohës së provës i kanë pikur në vetëdije.

Disave prej tyre ua ka dhënë edhe vulën e personalitetit të vet, gjë që absolutisht nuk e ka pakësuar vlerën e të dhënave të fituara.

Por, në një moment kam vendosur që në trupin astral ta vizitoja V. R., e cila ndodhej disa dhoma më larg nga unë, e mbërthyer për poligraf. Në atë moment docent dr.

Xhemaludin Kantarxhixh, nën kontrollin e të citit janë kryer të gjitha eksperimentet shkencore, ka konstatuar se kam fituar teknokardinë dhe shpejt ka shkuar deri tek V. B., në dhomën e saj.

Është kthyer me shprehjen e fytyrës e cila “ka folur” se ka ardhur gjer tek rezultatet interesante. V. B. gjatë kohës së shëtitjes sime astrale, i ka thënë:

- Po shoh këpucë burrash... pantollonet, duart... mos ka ardhur Dragani?!
Ka qenë e qartë se shëtitjen time astrale V. B. shumë bukur e ka vërejtur.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:11 pm

A mund të shkruhet bukur një Doracak praktik për realizimin e projeksioni astral ?

I kuptueshëm dhe i pranueshëm për lexues me pjekuri të ndryshme intelektuale? Ndoshta edhe mundet. Kjo është vetëm sprovë që një pjesë të diturisë sime dhe të përvojës së begatë ta shndërroj në praktikum i cili – sipas kërkesave të autorit të këtij libri – u dedikohet fillestarëve.

Do të flas për fazat e përgatitjes që vetëdijshëm të përjetohen projeksionet jashtëtrupore. Metoda të cilën do t’ua paraqes nuk është krejtësishjt e re dhe e praktikojnë shumë në botë. Vërtet, kjo u është përshtatur disa përvojave të mia dhe është thjeshtësuar gjer në maksimum.

Kur njëherë ta zotëroni teknikën e projeksionit astral, keni për t’u ndier më të përgatitur për veprime e detyra shumë më të ndërlikuara. Megjithatë, duhet të kini kujdes që me projeksionin astral të mos e teproni. Kjo me vete bart edhe shumë rreziqe.

Vërejtje: projeksioni astral nuk iu preferohet personave të mjekuar nga sëmundjet shpirtërore si dhe ato të zemrës!

Vërejtjet hyrëse

Ekzistojnë tri plane në të cilat mund të projektohet vetëdija:

a) Plani eterik (i cili është më i afërt me atë fizik)
b) Plani astral (i larti dhe i ulëti), i cili karakterizohet me trajta tejet fluide. Në astralin e lartë “trajtat” rëndom nuk kanë trajtë.
c) Plani mental dhe plani kauzal nuk shfrytëzohen për udhëtime në të andejshmen.

Duhet po ashtu të dini:

- Planet apo ekzistencat e këtyre “trupave” nuk janë botëra jashtë njeriut dhe personalitetit të tij.
- Me projeksionin astral bartet vetëdija nga trupi fizik në atë yjor.
- Çdo eksteriorizim i vetëdijes nuk do të thotë të jetë projeksion jashtëtrupor.
- Duhet ditur t’i dalloni projeksionin e trupit eterik si dhe projeksionin në astralin e lartë e të ulët. Shumë teoristë dhe autorë nuk e vërejnë këtë dallim. Ndoshta, më së pari, shkaku se, më së shpeshti, në ta nuk flet përvoja persoanle.
- Parimet astrale në planet e larta - a t o j e n i j u v e t ë !
- Projeksionin astral nuk duhet realizuar vetëm shkaku të shkohet në një plan tjetër të ekzistencës.
- Bashkëpunëtori më i mirë në të fituarit dhe praktikimin e kësaj shkathtësie është – ditari juaj i punës, i cili është i domosdoshëm në punën tuaj.
- Mos iu impononi të tjerëve reçetë për arritjen e udhëtimeve astrale, derisa ata vetë këtë të mos e kërkojnë prej jush. Gjatë kësaj jini skajshmërisht të kujdesshëm që ai person të mos jetë i sëmurë psikik apo mental!
- Kurrë mos e shfrytëzoni projeksionin astral për të vënë kontakt me të vdekurit!
- Kur të përgatiteni për shëtitjen jashtëtrupore, në planin astral bartini të pesë shqisat.
- Ky kapitull paraqet udhërrëfyesin praktik për udhëtim jashtë trupit tuaj fizik.

E kush është ai që udhëton? Ndonjë trup tjetër?!

Mund të thuhet edhe kështu, por përvoja jashtëtrupore apo projeksioni astral është – psikiatrisht mirë e njohur – eksteriorizim i vetëdijes (ndarja e vetëdijes nga trupi fizik).

Ta ndash vetëdijen nga trupi fizik e të fluturosh botës së çuditshme “të astralit” është dëshira e shumëve që punojnë në vetëpërsosshmëri. Megjithatë, kjo u shkon për dore vetëm atyre më këmbëngulësve.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:11 pm

Ushtrimi përgatitor

Për të krijuar kushtet më të favorshme për projeksionin jashtëtrupor është e nevojshme të dini sa vijon:
- Errësojeni dhomën ku do të ushtroni. Duhet ta krijoni atmosferën e muzgut të butë.

- Nëse keni, ndizni shkopinj aromatikë (më të përshtatshmit janë ata që shiten në shitoret indiane) ose lëshojeni muzikën instrumentale për të cilën e dini se në mënyrë relaksuese ndikon në trupin tuaj.
- Frymoni në mënyrë të rregullt, në ritmin të cilin e quani më të përshtatshëm.

- Lirohuni gjithnjë e më shumë. Pjesë pas pjese të trupit. Fillojani nga gishtërinjtë e këmbës, sakaq kryejeni me kokën dhe kupën e kresë. Për atë kohë mos e ndryshoni ritmin e frymëmarrjes . Dorëzojuni vetvetes. Harrojeni jetën e përditshme. E keni dëshirën që ta lëshoni trupin. Ju këtë dëshirojeni... dëshirojeni... dëshirojeni...

- Përkujtojeni ndonjë objekt të zakonshëm. Sa më hollësisht mundohuni që ta vizuelizoni me të gjitha detajet.

- “Me syrin e shpirtit” shikojeni nga të gjitha anët. Përjetojeni trajtën e tij, ngjyrën, aromën, rëndesën, shijen... gjatë gjithë kësaj kohe mos e ndryshoni shkallën e relaksimit të vërtetë.

- Dukuria e fotografisë së mjegulluar “në pasqyrën e shpirtit” tek provat e para është dukuri normale. Përpiquni prandaj që fotografinë sa më shumë ta mprehni.

- “Zhvendoseni” objektin e caktuar nga njëri vend në tjetrin. Ndërrojani pozitën. Në çdo pozitë të re përsëri detajisht vështrojeni dhe përjetojeni në dimension të plotë.

- Zgjidhni edhe ndonjë objekt që e keni të dashur, të cilin e shikoni shpesh dhe e mbani në duar. Vizuelizojeni përsëri dhe “zhvendoseni” nga njëri vend në tjetrin.

- Kur për këtë të ndieni nevojë, në vend të objektit, mund t’i përdorni bimët dhe shtazët, por jo edhe njerëzit!

- Zgjatja e ushtrimit është çështje individuale. Shenjë e mirë se duhet ta ndërpreni është, gjithsesi, lajmërimi i mërzisë, humbja e motivit, ndjenja e lodhjes.

- Shenjë e sigurt se e keni arritur suksesin përfundimtar të këtij paraushtrimi është fakti se keni përjetim komplet të objektit si dhe foton e tij të vizuelizuar sipas nevojës, kurdo që e dëshironi.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:11 pm

Ushtrimi i parë

Filloni me relaksim të butë. Harrojini brengat e përditshme të cilat ju preokupojnë dhe mundojnë. Mos mendoni për to. Jini këtu dhe tash. Nëse nuk ia dilni që në plotni ta përjetoni relaksimin, shtyjeni ushtrimin për ndonjë rast më të volitshëm.

Po qe se keni vendosur të ushtroni gjatë ditës, gjithsesi errësojeni butësisht dhomën.

Duhet të jeni të sigurt që gjatë kohës së ushtrimeve nuk do të jeni të shqetësuar. Prandaj, çkyçeni telefonin si edhe zilen në derën hyrëse dhe mos lini ndonjë termin për atë kohë.

Filloni ashtu që pa rroba bini në dysheme. Merreni pozitën që ju duket më e përshtatshmja e që më së tepërmi ju përgjigjet. Praktikuesit më së tepërmi vendosen në pozitën shtriras, gjë që nuk është e thënë të jetë kështu edhe me ju.

Temperatura në dhomë duhet të jetë e përshtatshme.

Lëshojini duart pranë trupit. Mos i kryqëzoni këmbët dhe mos e kufizoni qarkullimin e gjakut me pozitën tuaj. Mbyllni sytë dhe filloni të liroheni gjithnjë e më shumë e më shumë.

Secila pjesë e trupit veçanërisht. Filloni nga gishtërinjtë e këmbës e shkoni kah kryet e kupa e kresë.

Posaçërisht përpiquni që sa më shumë ta lironi ballin dhe kupën e kokës. Këto vende janë më së shpeshti në shtangim të madh dhe për to duhet më së shumti koncentrim dhe kohë.

Gjatë thellimit të gjendjes së relaksimit kini kujdes që të mos flini. Filloni të koncentroheni në pamjen ku qëndroni një metër larg trupit tuaj fizik. Vizuelizojeni këtë pamje me sa më shumë detaje.

Kur ta arrini fotografinë ideale, provoni të vendoseni në atë fotografi të trupit tuaj. Provoni ta bartni vetëdijen, aftësinë e të vërejturit, shqisat, mendimet...

Ndihmojini vetes ashtu që do ta përjetoni, domethënë do ta krijoni ndjenjën sikur të jeni të futur në atë fotografi. Mund ta ndieni këtë si goditje të lehtë të rrymës apo si të rrahura të fuqishme të zemrës, ose, ndoshta, si tremë të lehtë në çastin kur jeni bërë një – vetëdija juaj dhe trupi juaj astral.

Në fillim kjo ndjenjë mund të zgjasë fare pak. Prandaj, provoni ta zgjatni qëndrimin e vetëdijes në atë trupin tjetër. Kontrollojini me kujdes ndjenjat tuaja.

Lehtë mund të ndodhë që të ndieni relaksim të befasishëm dhe së frikti bëheni të vetëdijshëm për veten dhe trupin tuaj sesi qeton në pozitën fillestare.

Kjo është shenjë se vetëdija juaj është kthyer në trupin fizik. Në këso rastesh tërë procedurën duhet edhe njëherë ta kaloni që nga fillimi. Mos u ngutni. Shtyjeni këtë për disa orë, apo, edhe më mirë, fillojeni këtë ta bëni ditën tjetër.

Por, nëse gjatë ushtrimit të parë keni patur sukses, në momentin e projeksionit do të ndieni gëzim që jeni plotësisht të lirë, që jeni jashtë trupit fizik të cilin e keni lënë si rrobën e vjetër.

Do ta vëreni edhe lidhjen e cila ekziston në mes trupit astral dhe fizik – fijen e argjendtë në zonën e “pleksus solaris”-it.

Pavarësisht sesa mirë jeni ndier, mos bëni shëtitje tejet të gjata dhe tejet të largëta. Në fillinm, periudha e të liruarit, e projeksionit, do të jetë mjaft e shkurtër – shumë shpejt do të ktheheni në trupin fizik.

Me praktikë këmbëngulëse dhe me koncentrim të fuqizuar – me angazhim të vullnetshëm të orientuar drejt – fluturimi juaj jashtëtrupor ka për të qenë gjithnjë e më i gjatë.

Kurse tashi diçka për kthimin në trupin fizik. Kthimi duhet të jetë gradual dhe pa lëvizje të vrullshme.

Më së lehti do të ktheheni nëse thjesht filloni të mendoni për trupin tuaj fizik. Afrohuni ngadalë dhe lehtësisht bashkohuni me të.

Gjatë gjithë kohës frymoni në të njëjtin ritëm. Nëse shumë shpejt keni hyrë në trupin tuaj fizik, një nga efektet përcjellëse është të lajmëruarit e kuqëlimit të syve.

Ngandonjëherë kthimi tejet i shpejtë vërehet në paqetësinë shpirtërore, apo, madje, përcillet me kokëdhëmbje. Nëse kjo ju ndodh, bëni tush me ujë të vakët, ose bëjeni një sy gjumë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:11 pm

Ushtrimi i dytë

Kjo metodë është shumë e sigurt për praktikuesin dhe nga eksperimentuesi nuk kërkon paranjohuri të veçanta okulte. Në mënyrë të caktuar kjo është metodë e modifikuar e së ashtuquajturës “metoda e numërimit të hapave”, të cilën më së shpeshti e përdorin “shinto-magjistarët” japonezë.

E tërë puna zhvillohet në planin eterik, kurse prej tij, siç është e njohur, mund të ndikosh në planet tjera, gjegjësisht të ngrihesh në plane më të larta.

Pra, këtë metodë duhet kuptuar edhe si bazë të jashtëzakonshme për eksperimente më të komplikuara të projeksioneve jashtëtrupore. Si edhe në ushtrimin paraprak, dublanti ynë astral nuk do të largohet shumë nga trupi fizik.

Punët përgatitore janë mjaft të thjeshta, por duhet kuptuar dhe kryer me seriozitet të plotë. Zgjidheni “shtegun” nëpër të cilin edhe fizikisht, por edhe dyshi juaj astral do të mund të lëvizë lirshëm dhe pa kurrfarë pengesash.

Pastaj, zgjidheni vendin për start dhe për qëllim . E përshtatshme është nëse gjatësia e shtegut nuk është më e gjatë se tridhjetë metra. Këtë distancë për çdo ditë kalojeni nga disa herë.

Përpiquni të zbuloni dhe të mbani mend të gjitha hollësitë në atë distancë. Le të shtypet në memorie secili, mu secili detaj. Në fund, në totalitet përpiquni ta memoroni tërë udhëtimin. Gjatë kësaj me rëndësi të madhe mund të jetë skica të cilën e keni bërë vetë.

Gjatë “shtegut” në largësi të barabarta, vendosni gjashtë objekte të ndryshme. Për çdo ditë, derisa lëvizni asaj rruge ndaluni shkurtimisht tek secili objekt. Vrojtojeni atë nga këndvështrime të ndryshme në atë mënyrë që do ta memoroni në gjithëpërfshirshmërinë e vet.

Domethënë, me të gjitha shqisat tuaja duhet ta përjetoni atë objekt. Vetëm atëherë do të jeni në gjendje që tërë këta orientues edhe t’i vizuelizoni detajisht, fillojani me pjesën praktike të eksperimentit: nisuni me mendime shtegut tuaj, duke u ndalur tek secili orientues.

I tërë veprimi “i kalimit” të shtegut duhet të zgjasë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë. Mos e shkurtoni atë periudhë. Me këtë nuk keni për të fituar asgjë, e shumë keni për të humbur.

Natyrisht, thirrja e vetëdijes dhe vizuelizimi i shtegut si dhe i tëra objekteve që e rrethojnë duhet të jenë të përgatitura në mënyrën siç kemi vepruar edhe në ushtrimet e mëparme. Pra, kusht është që gjatë kohës së eksperimentit të mos ju pengojë askush dhe të jeni mirë të relaksuar.

Kur të vini në fund të “shtegut” (në fillim keni për të përparuar hap pas hapi, nga orientuesi gjer tek orientuesi tjetër), kthehuni lehtë dhe ejani në start. Do të ktheheni rrugës së njëjtë, duke mos bërë lëvizje të vrullshme me dublantin astral.

Mund të ketë probleme të caktuara edhe me “shkoqitjen” nga vendi në të cilin ju ndodhet trupin fizik. Por, mos i jipni rëndësi, pasi që dëshira dhe koncentrimi janë të gjithëmundshëm. Krijojeni ndjenjën se diçka, diçka si magnet, po ju tërheq fuqimisht në shtegun me orientues të njohur. Dhe ju nisuni, hap pas hapi. Shtegun kalojeni disa herë. Përpara – përmbrapa, përpara – përmbrapa!

Përpiquni që vetë ta sillni vendimin se kur do të ktheheni në trupin fizik. Mos qëndroni tepër gjatë në dublantin astral. E po qe se edhe rrini tepër shkurt, përpiquni që çdo ditë ta zgjatni.

Kur njëherë ta zotëroni këtë metodë, çdo relaksim ka për të ju bërë barabarësisht të lehtë. Keni për tu bërë zotër “të astralit” dhe do të mund të shihni, të dëgjoni e të udhëtoni kudo që të dëshironi.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:12 pm

Ushtrimi i tretë

Po qe se nuk ju shkon për doresh të arrini efekt përfundimtar në ushtrimet e mëparme, në qoftë se, pra, nuk e përjetoni projeksionin e plotë astral, fillojani me ushtrimin që vijon, i cili, me sa më është e njohur, jep rezultate të jashtëzakonshme edhe tek amaterët klasikë.

Natyrisht, nuk duhet posaçërisht theksuar se praktikuesit që kanë më tepër përvojë për të arritur shkallë më të lartë të koncentrimit, të relaksimit, e të cilët veçse posedojnë përvojë të qëndrueshme, shumë më lehtë mund të vijnë deri tek qëllimi përfundimtar.

Për këtë metodë është e nevojshme të bëni si vijon:

- Lirohuni në pozitë të përshtatshme.
- Frymoni në ritëm të rregullt i cili ju duket më i natyrshmi.

- Me çdo frymënxjerrje lirohuni gjithnjë e më shumë e më shumë.
- Në ndërdije krijoni pamjen e kolovajzës e cila kolovitet në praninë tuaj. Përmasat e saj janë pikërisht aq sa i përshtaten shtatit tuaj.
- Përcilleni kolovitjen dhe kënaquni me të.

- Krijoni vizuelizim të fuqishëm të hapësirës që ju ndan nga luhaqa. Pastaj nisuni drejt saj që trupin tuaj ta vendosni në të. Këtë bëjeni ngadalë dhe pahetueshëm.

- Përjetoni luhatje të këndshme me tërë qenien tuaj. Bëhuni edhe vetë luhajë, proces i kolovitjes së butë, të kolovitjes së këndshme.

- Në çastin kur i arrini hovet më të mëdha të luhatjes, qëndroni në ajër, në trupin tuaj të lehtë astral. Me lehtësi të çuditshme keni për t’u ngjitur në hapësirë kah pafundësitë yjore. Spektakli ka filluar. Soditeni hapësirën përreth vetes të vetëdijshëm se të gjitha detajet keni për t’i shënuar në ditarin tuaj të punës.

Shumë hulumtues dhe autorë janë të gatshëm të besojnë se në kohën e projeksionit astral shpirti i njeriut pastrohet nga të gjitha papastërtitë, helmet dhe lodhjet. Për këtë arsye fluturimi astral edhe duhet përjetuar në këtë mënyrë, si gëzim i trupit dhe shpirtit. Apo, si rast për t’u “mbushur bateritë me energjinë astrale.”

Prandaj, gjatë kohës së shëtitjeve astrale, në këtë vendosje unike rrini aq sa ju duket e dobishme. Vizitojini hapësirat që ju shkaktojnë lumturinë dhe kënaqësinë. Kthehuni ngadalë, pa panik dhe nxitim. Në trupin fizik mos kërceni vrullshëm. Thjesht me të identifikohuni.

Shkrihuni!

Në fund, qëndroni në trupin tuaj fizik për disa çaste krejtësisht të relaksuar. Përkujtojini përjetimet tuaja jashtëtrupore, analizojini e më vonë shkruajini në ditarin tuaj të punës.

~ o ~

Ka praktikues të cilët kurrë nuk kanë pasur sukses ta realizojnë projeksionin astral, por kësisoji shumë me sukses kanë përparuar në disa teknika të tjera.

Porse, vlera e suksesit na i hapë dyert e kohës e të hapësirës, duke na ofruar përmasë të re të jetës dhe besim në absolutin unik, i cili është i endur nga – relativiteti dhe ndryshimet e përhershme.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:12 pm

REALITETI NË ËNDRRA

• Si të zgjidhet misteri i një fundosjeje?
• Dëshmitë enigmatike të oratorit romak Ciceron
• Ëndrrat që kanë folur për realitetin
• Çfarë ka shënuar tregimtari i lashtë kinez, Bo Xingjian?
• Si është kthyer në realitet një ëndërr fantastike?
• Ngjarjet të para në ëndërr – dritare për në ardhmëri?!


Djaloshi mund t’i ketë pasur dhjetë vjet. Bukurosh, me flokun e rrafshtë, të lëshuar, me fytyrë të kthjellët dhe disi rrezatuese, ka qenë i mbuluar me pelerinën e gjatë të shiut.

Dhe pikërisht kjo ka qenë detaji më i pazakonshëm i cili ka shkaktuar haptazi hutim tek Janeta si dhe tek i vëllai i saj më i vjetër, Yan Cotton. Ishte e stilit disi të vjetër, si t’ia kishte behur papritmas nga ndonjë kohe tjetër.

Por, as kjo nuk ishte e tëra. Edhe më e pazakontë ishte ajo se në këtë kohë të vitit pakkush në kontenë piktorale Derbyshire ka veshur pelerinë shiu. Ka qenë verë, nxeht dhe jashtëzakonisht thatë. Verë e cila në anale do të mbetet e shënuar për vargun e tërë të ngjarjeve të jashtëzakonshme.

Pasuria e familjes Cotton është ndodhur më larg se cilado tjetër, kurse shtëpitë e patronëve kanë qenë të vendosura në gjelbërimin piktoral pranë lumit jo të madh, por tekanjoz Vij.

Konteja angleze Derbyshire, me bregoret e veta të buta e fushat me lule, gjatë verës është dukur si ndonjë kopsht parajsor ëndrrash, dhe dy fëmijët e Hilda e Rolf Cottonit, nëntëvjeçarja Janeta dhe njëmbëdhjetëvjeçari Yan, e kanë kaluar pushimin e tyre shkollor në lojëra të pabrenga e në shëtitje të gjata.

E pastaj, një mëngjes, për të parën herë e kanë parë djaloshin enigmatik në anën tjetër të bregut të lumit. Ka lëvizur ngadalë, sikur të ketë hapëruar pa cak, sakaq është dukur disi i papranishëm dhe i tejdukshëm.
- Eeheeej! – i ka bërtitur Yan Cotton. - Eeheeej!

Djaloshi e ka ngritur kokën. Është ndalur. Pelerina e shiut në mënyrë diskrete i është hapur krah më krah dhe fëmijët kanë vërejtur kurmin zaif të veshur me veshjen e modës së vjetër.

Për një kohë memecërisht i ka shikuar vëllanë dhe motrën, e pastaj është nisur dhe ka vazhduar rrugën. Nuk ka folur asgjë. As gjest nuk ka bërë. Madje as kokën më nuk e ka kthyer. Është fundosur në fushën e blertë, duke humbur së frikti nga pikëvështrimi i fëmijëve.

- Ndonjë mendjemadh! – ka konkluduar më tepër për vete Janeta e vogël.

- Rrugaç ! – ka shtuar zemërueshëmYani. – Ç’lyp, vallë, ai në fushat tona?!

Fëmijët, megjithatë, nuk kanë menduar gjatë për djaloshin enigmatik. Kanë vazhduar të luajnë dhe së frikti e kanë harruar atë plotësisht. Madje edhe kur kanë arritur në shtëpi, nuk u është kujtuar.

Të nesërmen, sakaq, takimi është përsëritur. Djaloshin e panjohur përsëri e kanë vënë re sesi ka hapëruar në bregun tjetër të lumit Vij. Përsëri ka ecur pavullnetshëm, kurse veshur ka pasur po atë veshje të djehit. Edhe pelerina e shiut, natyrisht.

- Eeheeej! - i ka bërtitur Janeta. – Ku shkon?

Djaloshi është ndalur. Është kthyer disi rëndueshëm. Fytyra e tejdukshme i është dukur e kthjellët.

Janeta e ka ngritur dorën dhe hareshëm ia ka bërë me dorë. Atëherë edhe vetë i panjohuri e ka ngritur dorën dhe ia ka kthyer përshëndetjen.
- Eja, të luajmë bashkë! – i ka propozuar Yan.

- Lart është ura e drunjtë. Nëpër të mund të vish tek ne – i ka sqaruar Janeta.

Djaloshi nuk është përgjigjur. Është kthyer dhe është nisur drejt andej kah i ka treguar Janeta. Fëmijët kanë besuar se do t’i dëgjojë dhe se do t’u bashkohet në lojë. Por, jo. Përsëri është zhdukur në fushë, dhe atë ditë më nuk është lajmëruar në brigjet e lumit.

Kur në mesditë vëllai dhe motra janë gjendur në shtëpinë e tyre, u është kujtuar i vetmuari i pazakonshëm.

- Nënë, për herë të dytë që po e shohim një djalosh në fushat tona – iu rrëfye së ëmës Janeta.

- E çfarë po bën? – pyeti e interesuar e ëma.
- Po shëtit bregut të lumit, po na buzëqesh dhe po na e bën me dorë. E thirrëm që të na bashkangkitej në lojë, por ai u zhduk.

- Dhe çfarë ka këtu të pazakontë?
- Ka. Pse gjithmonë po ik prej nesh?! Sikur po ruhet prej nesh... E edhe veshja e tij... Është shumë qesharake!

- Veshja! – nëna e ka ndërprerë gatimin e brumin, i ka shikuar fëmijët e saj dhe kurreshtare i ka pyetur:

- Për çfarë veshjeje po flet, Janeta?!
Janeta spontanisht i ka hapur duart:
- Në vete bart një pelerinë shiu kaq të madhe! Si t’ia kishte vjedhur gjyshes...

Zonja Hilda Cotton ka menduar se fëmijët po mahiteshin. Në disa raste i janë lëshuar imagjinatës, por në këtë aspekt kurrë nuk i ka penguar.
- Ashtu, ë? – tha indiferente dhe filloi ta bëntë drekën.

Ditëve të ardhshme fëmijët kanë folur shpesh për të panjohurin e vogël.
Edhe më tej e kanë parë në të njëjtin vend, në anën tjetër të lumit Vij.

Do të rrinte në breg, ngathtësisht do të shëtiste, ua ka bërë me dorë, por kur kanë dashur t’i ofroheshin, ai ka shkuar në një mënyrë të çuditshme. Thjesht është tretur në gjelbërimin e bujshëm dhe prapa tij nuk do të mbetej asgjë.

- Po zhduket si fantazma! – me hidhërim i tha së ëmës një ditë Janeta e vogël. – Pse po e bën këtë?!

As nëna nuk e ka ditur përgjigjen. Por, që ta qetësonte Janetën, tha:
- Ndoshta është i ri në këto anë! Ndoshta po i vie turp t’ju ofrohet!...
Kësisoji kanë kaluar tri javë të nxehta në kontenë Derbyshire.

Në kohën e korrjeve Rolf Cotton për çdo ditë ka shkuar në arën Parson Nuck, e cila ka qenë e mbjellë me grurë. Fushat janë zgjatur përskaj lumit Vij, vetëm se në bregun tjetër të tij, pikërisht në zonën ku fëmijët shpesh e kanë parë të panjohurin e vogël enigmatik.

Ato ditë Janeta dhe Yan për çdo ditë i kanë dërguar bukë të jatit në arë. Shportën e ka bartur Yan, kurse ujin Janeta e vogël.

Kur atë ditë i janë ofruar urës së vjetër përmes së cilës ka qenë dashur të kalonin në anën tjetër, përsëri e kanë parë të panjohurin. Ka shëtitur përmes bregut. E atëherë ka ndodhur ajo që fëmijët kurrë nuk kanë për ta harruar.

Djaloshi enigmatik e ka humbur baraspeshën, ka rrëshqitur nëpër bregun e rrëpishëm dhe është hedhur në lumin e përhënur.

Yani dhe Janeta kanë vrapuar, por kur kanë ardhur gjer tek lumi, më nuk e kanë parë djaloshin, kurse uji veçsa ishte qetësuar.
Ai u mbyt! – ka bërtitur e frikësuar Janeta.

Fëmijët e kanë hedhur bukën dhe janë kthyer mbrapa, kah shtëpia e tyre. Të ëmën e kanë gjetur në kuzhinë.

- Ndihmë! – kanë bërtitur me tërë fuqinë gati pa frymë. – Ndihmë!
Nëna është lemeritur.

- Ç’keni?!... O Zot! Çfarë ju ndodhi?!

Kur arritën të merrnin frymë, fëmijët treguan se ç’kishin parë te lumi Vij.
- Ai, o nënë, u mbyt! – i shokuar e përsëriste Yani i vogël. – E kemi parë me sytë tanë sesi ka rrëshqitur dhe rënë në lumë.

Dy ditë policët e kanë hulumtuar lumin Vij, duke shtrirë hetimet edhe në fshatrat përreth. Megjithatë, kurrfarë gjurme, kurrgjë nuk kanë gjetur që do të dëshmonte tragjedinë. Ajo që tërë këtij rasti ia jepte dimensionin e misterit të llojit të vet fshihej në faktin se atyre ditëve, por edhe më vonë, në tërë kontenë Derbyshire kurrkush nuk është lajmëruar si i zhdukur. Askuah. Mu askush.

Përfundimisht policia e ka mbyllur hetimin, kurse inspektori kryesor policor ua ka mbajtur fëmijëve një lekcion serioz sesi nuk është mirë të trillojnë dhe t’i mashtrojnë prindërit dhe policinë.

Kot së koti Janeta ka qarë dhe është betuar se asgjë nuk kanë trilluar e sesi e tërë ngjarja ka qenë e vërtetë sa më e vërtetë as nuk mund të bëhet. Hilda dhe Rolf Cotton thjesht nuk kanë ditur si të sillen – t’i ngushëllonin fëmijët apo t’u jipnin vërejtje.

Pas disa javësh rasti ka rënë në harresë, por Janeta dhe Yan, nga koha në kohë, e kanë përkujtuar sesi ata dy një ditë nuk kishin trilluar e sesi vërtet kishin qenë dëshmitarë të tragjedisë së tmerrshme në lumin Vij.

- Jam e sigurt se nuk kemi pasur të bëjmë me fantazi fëmijërore – ka qenë e bindur edhe zonja Cotton. – I njoh mirë fëmijët e mi. Diçka të atillë ata nuk do ta trillonin kurrë. Jo, kurrsesi...

Ka kaluar vera. Ka ardhur vjeshta, e pastaj edhe dimri. Kurrë më kurrkush nuk e ka përmendur ngjarjen misterioze në lumin Vij. As fëmijët më aq shpesh nuk e kanë zënë në gojë. Vera pakthyeshmërisht është fundosur në harresë...

Dhe, po qe se në vitin 1962 nuk do të ekzistonte festa e Vitit të Ri, dhe po qe se familja Cotton nuk do të udhëtonte me atë rast në Çesterfild t’i vizitonin prindërit e plakur të zonjës Cotton, ngjarja verore në lumin Vij sigurisht përgjithmonë e jetë do të shkonte në harresë.

Por, ndodhi ajo që ndodhi.

Zonjës Cotton edhe sot i kujtohet:

- Në ditën e parë të pushimit Janeta dhe Yani disi u bënë të trazuar, u bënë të mërzitur dhe thjesht nuk dinim se si dhe me çfarë t’i argëtonim.

Në fund nëna ime nga një arkëz e vjetër e solli një kuti të madhe në të cilën ndodheshin të rregulluara fotografitë nga e kaluara e largët, ditarët, librat, revistat e vjetra. Kishte aty edhe disa fotose shumë të vjetra fëmijësh...

Janeta dhe Yani ishin më shumë se të ngazëllyer. Në mesin e fotografive të zverdhura familjare Yani gjeti një sahat, dhe pastaj, papritmas, mua m’u ka ofruar Janeta duke mbajtur në duar një revistë të vjetër.

Menjëherë e pata të qartë se kishte gjetur diçka të pazakontë, meqë fytyrën ia kishte përshkuar një trazimi i fuqishëm...

- Nënë, shiko! – ka bërtitur duke treguar një fotografi në revistën e vjetër. –Ky është djaloshi të cilin verës e pamë duke u mbytur në lumin Vij! Nënë, ky është ai!...

Ka vrapuar edhe Yan. Posa që e ka parë fotografinë edhe ai ka pohuar me shqetësim:

- Po, nënë, mu ky është ai djaloshi...
E kam marrë fotografinë. E kam shikuar me kujdes fotografinë e vjetër. Në mua në mënyrë enigmatike buzëqeshte djaloshi në mantelin e vjetërsisë për shi. Kishte flokë të rrafshtë, të gjatë, ngjyrë kashte.

Qëndronte pranë një shtëpie fshati në mesin e përindërve të tij...
Nën fotografi ishte i botuar raporti i gjerë mbi tragjedinë e djaloshit tetëvjeçar i cili, në lojën e rrethanave fatkëqija, ishte mbytur në lumin e përhënur Vij.

Djaloshi siç duket e ka humbur baraspeshën, shkruante në revistë, duke shëtitur nëpër bregun e rrëpishëm.

Kufoma e tij është gjetur dy ditë më vonë një kilometër më poshtë nga vendi i tragjedisë.

Megjithatë, më i çuditshmi nga të gjithë ishte fakti se gazetat mbanin datën 22 korrik 1931!

Ngjarja e cila ishte zhvilluar në kontenë angleze Derbyshire është një nga ato për të cilat shkenca oficiele as deri më sot nuk ka gjetur përgjigje racionale.

Si dy fëmijët - Yan dhe Janeta Cotton – kanë mundur të marrin pjesë në tragjedinë e cila është zhvilluar tridhjetë e një vjet më parë?

Çfarë ka ngjarë atë verë të nxehtë dhe si fëmijët kanë qenë dëshmiratë të ngjarjes nga e kaluara e largët? Në ç’mënyrë ata udhëtuan kësisoji në kohë?!

A është kjo e mundshme?!
Ngjarja bie në radhën e mistereve të cilat shumë autorë i vejnë nën kapelën e – parapsikologjisë e të fenomeneve të saj.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:12 pm

Vetë fjala – parapsikologji – është me origjinë greke dhe mund të përkthehet vetëm si “psikologjia pseudoshkencore”, dhe derisa para disa vjetve nuk e ka marrë emrin e ri – psikotronika – për shumëkë ka pasur atë kuptim si edhe okultizmi, mesmerizmi, abraka-dabra, të besuarit në shpirtëra, jeta përtej varrit, alkimia, pseudomjekësia, pra, sharlatanizëm në të gjitha trajtat dhe ngjyrat e mundshme.

Porse, viteve të fundit psikotronika po e fiton përmasën e vërtetëm, po bëhet degë shumë serioze e shkencës në të cilën po investohen mjete materiale shumë të rëndësishme e me të cilën po merren edhe shkencëtarët me autoritet të padyshimtë botëror.

Në shumë vende – edhe në Lindje edhe në Perëndim – pranë universiteteve ekzistojnë institute zyrtare për psikotronikë, kurse hulumtimet në këtë lëmë japin madje rezultate fantastike, duke na e zbuluar një botë të tërë të fshehtë, hapësirat dhe mundësitë e së cilës vështirë që mund t’i imagjinojmë...

Por, t’i kthehemi ne temës qendrore të këtij libri – projeksionit astral.
Edhe pse udhëtimet astrale i kanë tiparet e caktuara të përbashkëta, çdo përvojë jashtëtrupore në mënyrë të veten është përjetim unik dhe i papërsëritshëm.

Megjithatë, shumë raste nuk janë edhe thjesht të zgjidhshme. John Fairley dhe Simon Welfare sjellin shembullin vijues:

“Dy udhëtarë vendosin të bujnë në vendin e quajtur Megara. Njërin e kishin marrë për të buajtur miqtë, kurse tjetri ka qenë i detyruar të buante në hanin e afërt. Udhëtari që ka bujtur tek miqtë ka ëndërruar një ëndërr të pazakonshme: i është shfaqur bashkudhëtari i tij dhe e ka përberë që ta pengonte hanxhiun që të mos e vrante.

Në ëndrrën e dytë bashkudhëtari përsëri i është lajmëruar, por tashi e ka lutur mikun që t’i hakmerrej hanxhiut për vrasjen e tij që veç kishte filluar.

I ka thënë se kufoma e tij është e fshehur në karrocë. Kur udhëtari mbijetues ka shkuar në han, e ka zbuluar në karrocë nën kashtë trupin e shpuar të mikut të tij mu ashtu siç i ishtë shfaqur në ëndërr. Menjëherë janë ftuar organet e pushtetit, kurse hanxhiu është vënë në pranga...”

Këtë storje të pazakonshme e përmend edhe oratori i madh Ciceroni, nën titullin “Udhëtarët e Megarës” dhe sigurisht është një nga legjendat më të lashta të botës.

Dëshmi jo më pak tronditëse e enigmatike na ka lënë edhe tregimtari i lashtë kinez Bo Xingjian (776 – 826) në rrëfenjën e tij “Dëshmi për tri ëndrrat”. Ngjarja është zhvilluar në kohën e perëndoreshës kineze Wu Zetian, kurse personazhi kryesor është ministri i saj i parë, Liai Youjiao:

“...Një natë, duke kthyer nga detyra në shtëpinë e tij, ka kaluar përskaj manastirit budist në rrëzë të rrugës. E dëgjoi këngën me zë të lartë dhe të qeshurat. Në murin rrethues kishte të çara dhe përmes tyre ka mundur të shihej çdo gjë që zhvillohej brenda.

Duke u gërmucur përpara, Liai shikoi në oborr: pesëmbëdhjetë meshkuj dhe femra rrinin të përzier në hasra dhe gostiteshin me ushqime të begata. Ai pa gruan e tij ku qeshte dhe dërdëliste në mesin e të ftuarve, ndaj një moment të gjatë mbeti i shashtisur.

Pastaj mendoi sesi nuk kishte arsye që ajo të gjendej aty, por, jo: përkundër kësaj kjo skenë nuk pushonte ta preokupojë, ndaj u ndal që t’i vëzhgonte lëvizjet, mënyrën e të folurit dhe gazin e gruas, që me gjithçka u ngjanin atyre të gruas së tij. Kur dëshiroi që këto t’i shikonte nga afërsia, nuk mundi të hynte, pasi që dera ishte e mbyllur.

Atëherë rroki një copë tulle dhe e hodhi përmbi tavolinën festive. Tulla goditi disa shtamba me ujë dhe disa tabaka, të cilat u thyen, kurse përmbajtja u derdh. Të grishurit u shpërndan; të gjithë u zhdukën. Liai hipi përmbi mur dhe hyri në manastir.

Me ndihmën e njerëzve nga përcjellja e tij e kërkoi kapelën kryesore dhe sallonet sekondare. Nuk ishte më askush. Dyert e hymjes ishin forcërisht të mbyllura si edhe më parë.

Gjithnjë e më tepër i çuditur, me vrap shkoi në shtëpinë e tij. Me të arritur, gjeti gruan e cila veçsa ishte kotur paksa. Pasi me të i ndërroi disa fjalë për kohën, i tha duke qeshur:

- “Posa ëndërrova se kam shëtitur nëpër oborrin e një manastiri me dhjetëra persona të panjohur dhe me ta gostitesha në sallonet solemne. Befas dikush nga jashtë hodhi një coptë tullë e cila i theu shtambat e pjatat dhe unë u zgjova!” *

Diçka e ngjashme i ka ndodhur mikut dhe bashkëpunëtorit tim në këtë libër, filologut Josip Svoboda, një njeriu krejtësisht korrekt dhe serioz, i cili nuk është i prirur për tregime “të lehta”. Ja informacioni i tij:

Është viti 1981. Fundi i gushtit. Të gjitha përgatitjet për pushimin veror janë kryer. Natyrisht, përsëri në vend të parë është Greqia;

pesëmbëdhjetë ditë. E pasandaj, me t’u kthyer nga Greqia, fluturimi nga Sarajeva për në Kopenhagë. Ndërrimi i aeroplanit dhe do të jem në Odense tek mikja ime e vjetër, piktorja e njohur daneze Greta Knakegord.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:13 pm

* Rrëfenjën “Dëshmitë për tri ëndrra” e ka përkthyer Gordana Popoviq në kuadrin e librit “Fuqia e ëndrrës” të Roger Cailloisit – GZH, Zagreb, 1983

Në të dalë nga zona doganore e aeroportit të Athinës më pritnin miqtë e mi të vjetër grekë, Janisi dhe Nikosi.

Me përqafime e të rrahura shpatullash dhe shpuplime miqësore, me T i k a n i s –in e detyrueshëm; I s e k a l a ? T i n e a m a s f e r i s ? gazi i ngrohtë si dielli i Greqisë.

“File” m’i rrahu Janisi shpatullat, “kemi për ty një befasi të këndshme. Nesër në ora njëmëbëdhjetë nisemi me shoqëri fantastike, miqtë Akisin dhe Petrosin, nga Pireja për në Eginë.

Unë atje me grupin tim folklorik luaj në ora njëzet në hotel, kurse pas kësaj bëjmë “ene vradi thamvasino.”

Si gjithmonë kur jam në Athinë, vendosem tek Janisi. Në disponim e kam tërë katin e ndërtesës tipike greke, me tri ballkone rreth secilit kat, dhe – frizin përplot.

Veçse të njëjtën mbrëmje e tërë shoqëria ndodhet në hotelin “Maratona” në Maratonë, ku Janisi ka program me grupin e tij.

Aty është venezuelania atraktive, e bukur si perëndeshë, si dhe burri i saj – spanjoll, dy vasha – spanjolle, italiani Xhyzepe, Petrosi, Akisi, Janisi dhe unë. Miqtë e mi për mua thonë se jam “serbos”, se vij nga Serbia – kështu grekët më me qejf na quajnë ne jugosllavëve.

Sigurisht mbetje e kujtimit për qëndrimin e ushtrisë së lodhur serbe në Greqi, në kohën e Luftës së Parë Botërore.

Me pije, duke shikuar vallëzimet greke – çamika, zejbekika, sirtakija, kasaviko-servika - me gaz e duartrokitje për miqtë tanë, të cilët janë yjtë e programit, meqë janë edhe në mesin e vallëtarëve më të mirë të folklorit grek – atmosfera bëhet intime. Së shpejti na mbuloi fluidi i miqësisë, sikur të gjithë të njiheshim me vite.

Duke patur parasysh shumësinë e gjuhëve që fliten, unë jam edhe një lloj përkthyesi i përbashkët.

Me “kali nihta”u ndamë në orët e hershme të mëngjesit; secili me shoqërinë e vet me veturë kthen në Athinë dhe në krevatin e vet.

~ o ~

Saktë në ora 10 para ndërtesës së Janisit u ndal mercedesi i madh me regjistrim italian. Xhuzepe ka ardhur që të na merrte për në Pirej. Përpos Janisit dhe meje, i mori Akisin dhe spanjollen Karmen, e pastaj venezuelanen Huana dhe bashkëshortin e saj – spanjollin Antonie.

Në veturë ishim shtatë. Shtatë persona, pesë nacionalitete. Pertrosi dhe spanjollja e dytë Rosita do të vijnë në Eginë me anijen tjetër, së bashku edhe me dy anëtarë të tjerë të grupit të vallëzimit: dy greket, Rula dhe Helena.

Në limanin Pirej arrijmë plotësisht në kohën e duhur që në feribotin e madh të vendosim veturën e që për ne të blejmë biletat e anijes. Ulemi në kiçin e anijes, në karrige të buta, para bifesë që ndodhej me hapësirë të madhe restoranti.

Puhia, shushurima e valëve të prera të cilat stërpiknin bordon e anijes, dielli i ngrohtë grek, sasitë e mëdha të dritës, gazi e mahitë e Janisit e të Akisit si dhe të miqve të sapoardhur më përshkojnë plotësisht, hyjnë në çdo pore të organizmit i cili është i dëshirueshëm të akumulojë energji të cilën e kishte shterrur në ata gjashtë muajt e gjatë sarajevas të dimrit.

Gotat me lëngje dhe plot akuj, birra të konzervuara, sendviqë, djathi grek, pak feta – djath i njohur nga tëmbli i dhisë – si dhe një orë e gjysmë vozitje deri në Eginë kaluan si në ëndërr.

Po, mu sikur në ëndërr. Ndoshta unë krejt këtë edhe po e ëndërroj! Jo; gazi, dielli, mahitë e Janisit në llogarinë time dhe shikimet e mahnitura që kohë pas kohësh i hedh kah Huana, mezja greke dhe lëngu i ftohtë në dorën time nuk mund të jenë ëndërr.

Duke qenë se deri në mbrëmje ka ende mjaft kohë, shëtisim nëpër port, qëndrojmë nën kulmet me plato të restorantit dhe me pije të ftohta e shikojmë rrëmujën e masës turistike dhe dëgjojmë gurgullimën e të gjitha gjuhëve të mundshme botërore.

Egina është ujdhesë e bukur, e begatë me vegjetacion, dhe shëtitore e preferueshme për shumicën e turistëve të cilët e vizitojnë Athinën. Xhuzepe na dërgon në një xhiro në pjesën më interesante të Eginës, me shumë kampshtëpiza të ngjashme me kacijendat spanjolle dhe gjithkund të pranishëm ullinjtë.

Njeriu nuk mund t’i shqitet kuptimit se Greqia dhe ullinjtë janë një e se ata njëri pa tjetrin nuk mund as të merren me mend. Me miliona trungje ullinjsh e mbulojnë Greqinë dhe ulliri është begatia e saj më e madhja.

Për fjetje nuk brengosemi. Janisi dhe lojëtarët e tij i kanë të siguruara dy dhoma në një pansion në vetë limanin. Ne të tjerët me ta do të kontrabandojmë disi. Po qe se veç do të lajmërohet nevoja për gjumë.
Biseduam për darkën pas përfundimit të programit folklorik.

Huana dhe unë e morëm për obligim të siguronim mish për skarë, pemë e perime për sallatë; Xhuzepe ka për të siguruar thëngjillin , kurse Janisi e Akisi enët, skarën dhe fetën (djathin). Antonio, Petrosi dhe spanjollet do të kujdesen për pijet.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:13 pm

Është viti 1972. Pas qëndrimit, gati dy-vjeçar, në Keni, jam përsëri në Sarajevë, në redaksi dhe me problemin e vjetër, mungesën e banesës.
Iu drejtohem për ndihmë dhe këshilla kolegëve në redaksi.

Kolegia Dilka më thotë se do të mund të më pranonte e motra e saj e cila kishte shtëpinë dhe kopshtin e bukur në Pothrastovinë. Gati se nuk mund të besoja në këtë mundësi, por ajo u tregua reale.

E fitova të tërë katin me pesë dhoma për çmim diç më të madh se gjysma e rrogës sime.
Ndërrimi i kushteve klimatike është më shumë se drastik. Pas nxehtësisë afrikane prej 50o në hije, kam ardhur në temperaturën 28 – 30o C në hapësirë të hapur.

Banesa është e gjerë dhe komode. Jam i kënaqur. Kjo kënaqësi imja bartet edhe në ëndrra. Po ëndërroj paqesisht dhe bukur.

Pas zgjimit mund ta replikoj tërë ëndrrën. Në gjendje baraspeshe fizike dhe shpirtërore, të cilën po e ndiej, madje edhe po mundohem t’i mbaj në mend ëndrrat e mia.

Disa po ua rrëfej miqve të mi dhe po diskutojmë për to. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të ëndërroni se në rrugë keni parë personin e caktuar, personi i cili ka bërë saktësisht gjestin e caktuar ndaj jush apo ju ndaj tij, e që më vonë, pas një kohe të caktuar, qartë apo mjegullueshëm ta përjetoni pikërisht atë situatë të caktuar?

Apo, a keni përjetuar që të gjendeni në ndonjë vend apo qytet, në vendin tuaj apo në botën e jashtme, dhe ta keni ndjenjën se ju aty veçse keni qenë e se atë vend në ndonjë mënyrë e keni të njohur?

Shikoni, gjëra të tilla unë mjaft shpesh kam ëndërruar dhe në jetë i kam përjetuar. Natyrisht, jo të gjitha me intensitet të njëjtë, por megjithatë i kam përjetuar. Një ëndërr, sakaq, të cilën aso netësh e kam ëndërruar, me qartësinë e vet ka qenë e barabartë me përjetimin real.

~ o ~

Është mbrëmje e ngrohtë e verës. Konturet e errëta të tokës ngrihen nga deti nëpër sipërfaqen e të cilit derdhen rrezet e argjendta të hënës, njëllojësinë e së cilave në intervale saktësisht të caktuara e then drita e reflektorit nga vendfenerdeti i cili qëndron rrëzë kontures së errët tokësore.

Drita e tij laramanon nëpër sipërfaqen e detit dhe i rrok pjesët e kreshtës shkëmbore në tabanin më të lartë të së cilës qëndron.

Në një rrafshirë të bokërinës shihen edhe dy pika të shndritshme: automobili me dritat e ndezura. Fotografia më ofrohet dhe i shoh detajet e rëndësishme: shumë meshkuj e femra të cilët “mbështilleshin” në kreshtë rreth veturës. Fytyra të bukura, të hareshme.

Fuqimisht e ndiej se edhe vetë jam pjesë e tyre, pjesë e kësaj fotografie. Dikush e ndizte skarën, i fryente zjarrit, i vendoste në të copat e mishit.

Tymi e flaka, drita e reflektorit, hëna, zhurma e herëpashershme e motorit nga anijëza dhe lundërza të cilat kalonin jo fort larg kepit, muzika e kthjellët e cila depërton nga vetura gjerësisht e hapur, personi i cili qëndron në veturë dhe diç flet në një objekt të ngjashëm me mikrofonin.

Pastaj skena sesi i zoti i skarës i ndante secilit nga një copë mishi nga skara, ndarja e pjatës me sallatë, figurat e përziera qëndrojnë në batanien e thjeshtë nëpër tokë dhe hanë, qeshin, këndojnë, pin...

Edhe një skenë e qartë: në njëfarë kohe ngrihen të gjithë, kapen me duar për krahët e hapur dhe nën ritmin e njëfarë muzike nga vetura ngrehin këmbët, përkulen dhe krijojnë figura të ndryshme sikur vallëzojnë. Këtë skenë po e shihja si nga njëfarë lartësie dhe kjo më mbeti thellësisht e skalitur në kujtesë.
~ o ~

Derisa Janisi dhe grupi i tij ekzekutonin programin folklorik, Huana dhe unë i kemi blerë dhjetë brinjëza të mira, një bostan të madh, banane dhe pemë të tjera, si dhe material për sallatën greke.

Në ndërkohë, edhe Xhuzepe ishte kujdesur për thëngjilldrurin, sakaq së bashku me Antonien i kishin siguruar edhe pijet. Pas mbarimit të koncertit Janisi nga drejtori i hotelit i ka huazuar pjatat, kompletin e ushqimit si dhe enët tjera të nevojshme, disa tavolinëza, batanien, skarën, bukën...

Problemi i vetëm ka mbetur sesi ne të dhjetëve të na vendosnin në vetëm një veturë. Edhe këtu në ndihmë na doli drejtori i hotelit, Kostasi, i cili Petrosit i la në dispozicion një motoçikletë të vogël, në të cilin ai me vete mori njërën nga spanjollet. Ne të tetët disi “u ndrydhëm” në veturë.
Vendi të cilin Janisi e kishte zgjedhur për piknikun veror është ndodhur jashtë zonës së qytetit.

Pas vozitjes për nja pesëmbëdhjetë minuta, përcjellë me muzikën temperamente greke nga radioja dhe kasetat, duke shqyer erën me dritaret plotësisht të hapura e me zallahinë e gjithëmbarshme në veturë, Xhuzepe me fishkëllimë e ka ndalur veturën gati para vetë rrëpirës prej shkëmbi. Arritëm në vendin e planifikuar.

Dolëm duke lënë në veturë dritat e mesme të ndezura.

Hapësira në të cilën u ndodhëm gjendej në vetë bregun e detit dhe ishte në të vërtetë një kreshtë bregdetare me pllaka të mëdha guri, në mesin e të cilave ndodheshin oazat prej rëre, toke dhe bari plisor.

Në pjesën e lartësuar të bokërinës ndodhet ndërtesa e lartë me kupola - vendfenerdeti. Reflektori i fuqishëm në majë të ndërtesës rrotullohet në këpujën e vet të fuqishme dritëshpërndarëse nëpër sipërfaqen e detit e në një pjesë të tokës nga e cila kreshta binte pingul në det.

Vendi të gjithëve na ka mahnitur dhe ia kemi uruar Janisit zgjedhjen e qëlluar. Kur kemi mbërritur këtu ka qenë afër gjysmës së natës. Nata, sakaq, ka qenë e ngrohtë, nëpër të ka përshkuar aroma e njelmët e detit mbi të cilin derdhej hëna e argjendtë.

Atë dhe qetësinë e fuqishme e thenin vetëm gjurmët e dritës nga reflektori i cili bënte rrugën e vet të programuar rrethore si dhe tingujt e herëpashershëm të lundërzave motorike e të anijeve, të cilat kalonin atypari.

Kjo pamje e këta tinguj m’u kanë bërë përnjëherësh të njohur, pothuajse intimë. E kam pasur përshtypjen e fuqishme se këtë unë njëherë, në ndonjëfarë rasti, tërësisht e kam përjetuar. Dhe atë, pikërisht kështu dhe këtu.

Dhe përnjëherësh e kam njohur këtë vend. Madje edhe e kam ditur se çafrë tashi ka krejt për të ndodhur: ndezja e skarës, fryerja zjarrit, përgatitja e sallatave, loja sirtakia nën hënëz me muzikën nga radioja e kasetofoni i veturës, shëtitja nëpër kreshtë...

I trazuar fuqimisht, i kam lutur shokët që për një moment të më dëgjonin, se kisha diçka të rëndësishme t’ua komunikoja. Po, vërtet kisha se çfarë t’u thoshja.

Të gjithë kanë qenë të mahnitur kur u kam rrëfyer sesi unë para nja dhjetë vjetësh veçse kisha qenë në këtë vend e se veç atëherë isha shoqëruar me ta. Vetëm se, në atë rast, në ëndërr, nuk e kam ditur saktë se kush ishte kush dhe kush çfarë ka bërë gjatë vetë piknikut.

Mahnitja të cilën tashi e ndieja me atmosferën e vendit e të shoqërisë ishte mahnitje identike nga ëndrra ime nga viti 1972, në banesën time në Pothrastovinë.

Në Greqi për të parën herë kam udhëtuar më 1974. Pra, ka qenë plotësisht e pamundur të kisha patur çfarëdo parafytyrimi për këtë vend më herët, e atëherë akoma nuk kam mundur as të imagjinoja se në të ndonjëherë edhe kisha për të udhëtuar.

E megjithatë, dy vjet më parë se të shkilja në tokën greke, e nëntë vjet para ngjarjes së vërtetë, unë kam qenë këtu dhe jam kënaqur në këtë natë e cila ishte para nesh.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:13 pm

KA NDODHUR– E PAMUNDSHMJA

• Ngjarjet misterioze që presin shpjegim racional
• Përjetimet fantastike të yjeve të filmit: Elka Sommer, Telly Savallas, Gurd Júrgens dhe Shirley Meclaine
• Dëshmitë më të pazakonshme për shëtitjet astrale
• Përjetimet jashtëtrupore tronditëse të juristit amerikan, Brown
• Çfarë kanë zbuluar hulumtimet shkencore?

Steven Selfer me bashkëshorten Marien dhe me çupën tetëvjeçare Sarën kanë jetuar jetë harmonike dhe të lumtur. Ka qenë njëri nga drejtorët e agjencisë për sigurime dhe me rrogën vjetore prej dyzet mijë dollarësh ka mundur që familjes së vet t’i sigurojë jetë relativisht luksoze. Selferët kanë jetuar në shtëpinë e re në mjërin prej kuarteve të pasura të Denverit (Colorado).

Befasisht, një pasditeje verore familjen Selfer i ka goditur një fatkeqësi e madhe...

Zonja Selfer ka qëndruar në dhomën e ndejës dhe ka përcjellë në televizion emisionin e saj të adhuruar, kurse Sara e vogël është rrezitur në oborrin e gjerë, kohë pas kohësh duke u larë në pishinën e madhe, të gjelbër.

Nga oborri fqinj është dëgjuar zhurma e kositëses së vogël motorike me të cilën fqinji i tyre Doni e kosiste barin e oborrit. I ka ndarë rrethoja e bukur, e stolisur, prej dërrasash mbi të cilën Doni dhe Sara e vogël për diçka me hidhërim diskutonin. Pasi që çupa nuk i është përgjigjur në pyetjen e fundit të përsëritur, Doni ka hipur mbi rrethojë që ta shihte, por atë më nuk e ka parë në mbështetësen e pëlhurtë pranë pishinës.

Ka menduar se ka hyrë në shtëpi dhe ka vazhduar ta kosisë barin.

Porse, kur për të tretën herë është ngritur mbi rrethojë që të shihte se ç’ndodhi me Sarën, ka parë trupin e palëvizshëm të çupës sesi me fytyrën teposhtë pluskonte qetësisht mbi sipërfaqen e ujit në pishinë.

Shpejt e shpejt e ka kaluar rrethojën dhe ashtu i veshur është hedhur në pishinë.

Zonja Selfer, e cila e ka parë përmes dritares së madhe të qelqtë të dhomës ditore, ka kërcyer nga kanapeja e saj duke parandier se diçka i kishte ndodhur Sarës së saj. Pothuajse pa frymë ka vrapuar në oborr, ku Doni veçse ishte përkulur mbi çupën e pajetë, duke tentuar ta kthente në jetë me anë të frymëdhënies artificiale.

Duke parë orvatjet e tij zonja Selfer vetëm ka qëndruar e nemitur për anësh, gojën e mbuluar me duar dhe me sytë e mëdhenj, të zgurdulluar në të cilët pikturohej paniku dhe llahtaria.

- Mos qëndroni aty si statujë! – ka bërtitur Doni. –Thirreni ambulancën!

Megjithatë, çdo gjë ishte e kotë. Sarës së vogël më askush nuk do të mund t’i ndihmonte. Vetëm pas kontrollit detaj mjekësor dhe obduksionit në spital, është zbuluar se ka vuajtur nga të meta serioze të zemrës.

Sigurisht uji diçka më i ftohtë i asaj dite ka marrë pjesë në përshpejtimin e pikës në zemër. Ka qenë e qartë se është fundosur si pasojë e humbjes së papritur të vetëdijes!

Me vdekjen e papritur të Sarës së bukur për prindërit e saj ka filluar ferri i vërtetë shpirtëror. Stiven Selferit i janë dashur më tepër se disa muaj për t’u kthyer nga shokgjendja, kurse zonja Selfer ka rënë në depresion të tillë sa nuk është përmirësuar as pas dy vjetësh. Thjesht, në jetën e saj nuk kishte më gëzime...

E atëherë Sara e vogël përsëri është kthyer!
* * *
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:13 pm

Atë vit vjeshta ka qenë shumë e këndshme dhe e butë. Më tepër ka ngjarë në një lloj vere të tejzgjatur. Në oborrin shkollor të internatit amerikan “Sant Joseph” ka qenë në rrjedhë ora e edukatës fizike. Djelmoshat dhe vashëzat kanë ushtruar sallton në të cilën u kanë ndihmuar dy arsimtarë me përvojë, ish-gjimnazistë.

Sakaq, dhjetëvjeçares Alica Perkins siç duket i është ngutur shumë, meqë me kërcimin e saj e ka tejkaluar arsimtarin. Ka rënë aq keq sa pas kërcimit ka mbetur e shtrirë pa vetëdije.

Mjeku kujdestar në internatin “Sant Joseph” i padisponim ka konstatuar se vasha kishte rënë në një lloj kome e se urgjentisht duhej transferuar në spital.

Në koinçidencë rrethanash ka qenë ai i njëjti spital në të cilin para dy vjetësh ishte dërguar Sara Selfer! E kanë sistemuar në një dhomë të vogël fëmijësh, të rregulluar bukur, drejt së cilës ngutej ekipi i mjekëve kujdestarë. Megjithatë, pas afër dy minutash jo të plotë, sa mjekëve u është dashur të arrijnë – Alica Perkins më nuk ka qenë në dhomë!?

* * *

Pasdite zonja Selfer, sipas adetit të saj të vjetër, ka qëndruar pothuajse e palëvizshme dhe i kishte ngulur sytë e mëdhenj, të pikëllueshëm, diku në largësi, përmes dritares së madhe prapa së cilës ka valëzuar uji i gjelbër i pishinës në oborr. Akoma nuk ka mundur t’ia falë vetes pse atë ditë të kobshme është hutuar duke e shikuar emisionin televiziv.

E ka munduar ideja se do të kishte mundur ta shpëtonte fëmijën e saj po qe se në momentin tragjik do të kishte qenë pranë saj. Nga ai disponim melankolik e kanë shkulur tigujt e njohur të ziles në portën hyrëse. Vetëm Sara e saj ka cingëruar pikërisht kështu – njëherë gjatë e tri herë shkurt!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 7:13 pm

E tronditur ka kërcyer dhe ka shkuar kah dyert e hyrjes.

Përmes qelqit të ngjyrosur është dukur figura e çupës. Derisa shtypja e gjakut i është rritur me shpejtësi abnormale, i ka hapur gjerësisht dyert dhe e ka lëshuar brenda çupën e kthjellët, të ngjashme me Sarën e saj të ndjerë.

- Mirëdita, nanush! – ka thënë mysafirja e vogël e panjohur dhe, sipas adetit të atëhershëm të Sarës, është ngritur në majë gishtërinjsh dhe e ka puthur në faqen e djathtë.

Zonja Selfer nuk ka mundur të nxjerrë zë. Ka qëndruar si e paralizuar, e kur vajza ka vazhduar në drejtim të shkallëve, ajo qetësisht i ka mbyllur dyert dhe si e hipnotizuar ka shkuar pas saj. Nuk ka dyshim, vajza e ka njohur renditjen e dhomave dhe gjërat në to.

E ka hapur dhomën e Sarës, pastaj komodinën e saj ku dikur i ka mbajtur librat dhe çantën shkollore. Pastaj ka hyrë në banjë dhe ka larë duart. Përsëri është kthyer në dhomë, ka hapur një raft tjetër ku ishin të vendosura lojërat e Sarës.

Ia ka ledhatuar hundën e kuqe palaços së madh, e ka rrotulluar pak dhe nga kukulla janë dëgjuar tingujt e njohur të ninullës. Atëherë të gjitha kukullat i ka kthyer në vendin e vet dhe është ulur në krevatin e rregulluar bukur, duart të mbledhura në prehër, ashtu siç gjithmonë ka ndejur Sara e vogël.

- Kush je ti, o xhan? I është afruar e trazuar Maria Selfer kur ka ardhur në vete nga shokgjendja e papritur.

- Nanush, po unë jam Sara jote!... Vallë, më ke harruar?!...
- O Zot, natyrsisht se nuk të kam harruar – ka rënkuar gruaja e gjorë. – Krejt këto vite jam lutur që të më kthehesh... Tepër po më mungon, e dashur.

- Mos ji e pikëlluar, nanush. Çupa e ka ledhatuar butësisht nëpër fytyrën e lagur nga lotët. – Për shkak tëndin edhe jam kthyer që të them të mos mërzitesh! Dije, se unë në të vërtetë edhe nuk kam vdekur. Vetëm jam në një botë tjetër!..

Këto fjalë të çuditshme sikur e kanë ledhatuar zonjën Selfer, ndaj edhe vetë ka filluar ta fshijë fytyrën e përlotur. Papritmas, sakaq, fëmija e ka rrokur ballin dhe lodhshëm i ka mbyllur sytë e saj të kaltër.

- Duhet tashi të kthehem... – ka folur qetësisht, me tonin në të cilin është vënë në dukje një mungesë e çuditshme. – Nënë, duhet të shkoj tashi. Patjetër...

Zonja Selfer me shumë butësi nëne ia ka ngitur këmbët në krevat. E ka bërë këtë disi hutueshëm, por jo pa butësi. Pastaj, si e magjepsur, as vetë duke mos e ditur pse, e ka kyçur ekranin televiziv, të cilin dy vjet nuk e kishte kyçur.

Pikërisht ka qenë në rrjedhë emisioni i lajmeve dhe vëmendjen e saj e ka tërhequr fotografia e çupës e cila ka qëndruar shtrirë në dhomën e saj. Spikeri ka lajmëruar se është zhdukur çupa me emrin Alica Perkins...

Zonja Selfer i është ofruar telefonit dhe i ka sjellë disa numra. Kur e ka marrë lidhjen, qetësisht ka deklaruar:

- Ju lajmëroj se vajza që këroni ndodhet në shtëpinë time. Rruga është...
Kur për dhjetë minuta ka arritur vetura e Sherifit, para dyerve veçse i ka pritur zonja Selfer.

I ka drejtuar për në dhomën e Sarës së vogël. Njerëzve të befasuar u janë dashur disa çaste që të ktheheshin nga tronditja, meqë aty gjetën vërtet Alica Perkinsin, e cila atë ditë ashtu çuditërisht ishte zhdukur nga dhoma e spitalit...

E kanë kthyer në spitalin e qytetit. Provat që me anë medikamentesh t’ia kthenin vetëdijen, nuk kanë dhënë rezultate. Pas dhjetë ditësh përpjekjeje që ta kthenin nga koma çupa ka ndërruar jetë. Ka shkuar në ndonjë botë tjetër... Në ndonjë dimension tjetër...

Autori i veprës “Projeksioni astral” Anthony Martin mendon se projeksioni jashtëtrupor mund të ketë format më të ndryshme e se shpesh mund t’i arrijë kufijtë e mundësive më të pabesueshme.

Prandaj, shumë forma të tij hasen në okultizëm, në telepati, në koincidencë, radiestezi, në parathënie fati apo, madje, në atë që në botë quhet – fenomeni i shpirtërave të bujshëm. Nga “efektet” e tij fascinuese nuk janë të kursyer as figurat më të njohura të botës.

Artistja dikur e famshme gjermanolindore Elka Somer, sot jeton në Shtetet e Bashkuara, qyshmoti merret edhe me artrin e pikturimit.

Figurat e saj, me tiparet bizantine të fytyrës, më së shpeshti i vizaton pas shëtitjeve astrale në kohët shumë të lashta, në kohën e perandorisë bizantine, në të cilën, siç thotë, “bardhoka fatale” e ka jetuar njërën nga jetërat e saj të mëhershme!

“Qerosi” i papërballueshëm, artisti Telly Savallas, i cili shikuesit televiziv jugosllav i është imponuar si inspektori policor mendjehollë e këmbëngulës “kojaku”, në jetën e vet të bujshme ka përjetuar diç që është më së afërmi me – përvojën astrale.

Një natë, derisa me automobilin e vet luksoz ka vozitur nëpër kuartet përiferike të qytetit, i ka ndodhur që të mbetet pa karburant. Ka qenë kohë e pakohë e natës dhe Telly ka dalur nga vetura i hidhëruar që veten e ka sjellë në këso situate të pakëndshme.

Sakaq, pikërisht në momentet kur ka menduar se nuk ka kurrfarë gjasash që dikush t’i dilte në ndihmë, prej diku nga errësira ka lindur i panjohuri në “cadillak”-un e zi dhe i ka ofruar që ta transferonte.

Natyrisht, artisti i popullarizuar menjëherë e ka pranuar ofertën, kurse gjatë dërdëlisjes së padetyrueshme, derisa kanë vozitur rrugëve të kotura të qytetit, i panjohuri ka rrëfyer sesi e njeh mirë një atlet lokal.

“Telly është befasuar së tepërmi kur të nesërmen ka lexuar në gazeta se atleti ka vdekur në rrethana enigmatike pikërisht në vendin ku shoferi i lartpërmendur e ka marrë në veturë”, kanë shënuar John Fairely e Simon Welfare, autorët e librit “Bota e fuqive enigamtike”.

“Por, jo vetëm kjo: kur Telly e ka ftuar numrin të cilin shpëtimtari ia ka dhënë, që edhe njëherë t’i falënderohej, gruaja e trazuar në anën tjetër të linjës, i ka komunikuar Savalasit të habitur se burri i saj, me të cilin, siç duket, vozitësi i “cadillak”-ut ka qenë jashtëzakonisht i ngjashëm, ishte veçse – tri vjet i vdekur!”

“Fëmija – çudi” i dikurshëm i botës filmike – Shirley Maclaine – me vite merret me shkrime, kurse librat e saj – për përjetimet astrale dhe reinkarnimet e mëhershme – anë e kënd planetit tonë pothuajse brenda natës bëhen bestselerë.

Kolegu i tij, Curd Jurgens i shkathët, gjatë kohës së vdekjes klinike ka përjetuar shëtitje – deri në ferr e prapa. Për këtë në atë kohë ka shkruar gjerësisht “Kurieri” vjenez:

“Në tavolinën e operacionit të një spitali në Texas ka vdekur më 20 janar të vitit 1967 Curd Jurgens.

Pas disa minutash artisti i popullarizuar megjithatë është kthyer në jetë. Për përjetimet e tij gjatë kohës së vdekjes klinike ylli i njohur i filmit e ka rrëfyer rrëfimin fantastik:

- Kupola e qelqtë e sallës së operacionit përnjëherë është ndryshuar. Është bërë e kuqe si prushi. Prapa qelqeve kam parë grimasat e fytyrave të deformuara të cilat zgurdullonin sytë në mua. Ka rënë njëfarë shiu i zjarrtë, por pikat nuk më kanë prekur.

Janë shpërndarë gjithkah rreth meje, kurse gjuhët tmerruese të flakës janë vërsulur kah unë si kobra të panumërta. Gjithkah kam vënë re numër të madh figurash të panjohura me grimasa të dhembjes në fytyrë.

Padyshim, figurat u përkisnin të mallkuarve dhe kjo njohje më ka përmbushur me tmerr i cili ma ka shtrënguar fytin, duke m’u kërcënuar se do të ma zinte frymën. Sigurisht, kam qenë në ferr!...”
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Udhëtimi Astral (Jashtë Trupit)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi