Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:27 pm

Stërvitja e fëmijës së mitur

Fëmijë të mitur nënkuptonim fëmijën dy vjeç e deri sa të filloi me shkua në shkollë, fëmija qe gjendet në periudhën shtytëse e deri të periudha e rritjes së parë.
Në periudhën e parë shtytëse fëmija është i bukur, i rrumbullakët “si shalqi”, i plotë dhe me zhvillim të mirë të indit yndyror qe gjendet nën lëkurën e tij. Në këtë periudhë fëmija i mitur është i bukur, i “ëmbël”, i dashur dhe i këndshëm. Me ta është kënaqësi te lozet dhe të stërviten. Kjo periudhë zgjatë nga viti i dytë i lindjes e deri në vitin e katërt. Në këtë periudhë fëmija lozin në mënyrë të pavarur, në ndonjë këndë, me lodrat e veta. Ata nuk duronin shoqërimin e fëmijëve tjerë, nuk donin dhe nuk dinë të lozin me te tjerët. Kjo është periudha e lojës së pavarur.
Vetëm pedagogu dhe prindi i shkathtë dhe i ditur ka mundësi të lozë me fëmijën e kësaj periudhe, njëkohësisht të lozë dhe ta argëtonin fëmijën e tillë. Mirëpo, patjetër duhet qe fëmijës së tillë ti epet kohë të mjaftuar për të lozur vet.
Në vitin e dytë fëmijën duhet mësuar si të ecë nëpër teren jo të rrafshët, nëpër bari, kalldrëm, gropa, gurë, rërë, zhavorr etj. Duhet mësuar të ecë përpjetë dhe tatëpjetë, shkallëve lartë dhe poshtë. Në rrugë ku ai ecë duhet vendosur pengesa të ndryshme në mënyrë qe ai të mësohet ti tejkaloi dhe ti mposhtë ato.
Kur ai forcohet pak, duhet mi shtuar pengesat qe ai të mësohet se si ti eliminoi, qe të kaloi ato, të depërtoi përmes tyre. Ti kaloi në pozitën e shtirë apo të hip mbi to. Në situatë të tillë përfiton lëvizshmëri dhe rrotullim të mjaftuar dhe aftësohet të përvetësoi çdo gjë me trupin e vet.
Topi është një mjetë mjaft sportiv gjatë kësaj periudhe. Fëmija i tillë gjithmonë duhet të jetë pran tij. Duhet ti epet topa të madhësisë së ndryshme, ashtu dhe të cilësisë dhe peshës së ndryshme: të mëdhenj, të vegjël, të lehtë, të rëndë, të butë dhe të fortë.
Për të përshkruar në këtë rast të gjitha stërvitjet e mundshme me top, kishte me qenë materie shumë e gjerë, sepse topi jep mundësi të madhe dhe të llojllojshme të lojërave. Gjithsesi çdo prind duhet gjetur atë çfarë mund të lozë me fëmijën për ta argëtuar atë në periudhën e caktuar zhvillimore.
Në vitin e katërt fëmija fillonin të interesohen për fëmijët tjerë. Ky interes është jetëshkurtër dhe gjithmonë përfundon me ngacmime dhe duke qarë. Qysh se në vitin e pestë fëmija mund të grupohen për punë, lojëra dhe stërvitje të përbashkëta.
Në institutin e kulturës fizike për fëmijë ekzistojnë grupe të ndryshme të fëmijëve me moshë të vogël dhe atë parashkollore. Në ato grupe pranohen fëmija pesë vjeç, sepse në këtë moshë fëmija mund të lozë në shoqëri me të tjerët.
Fëmija qe është katër vjeç mund të lozë me tricikël sepse me te është lehtë të lozet. Një vit më vonë mund të sigurohet trotineti, si mjet qe i nevojitet mençuri, mund dhe forcë më e madhe po edhe qëndrueshmëri.
Ka fëmijë qe në vitin e gjashtë mësohen me notuar, të rrëshqasin me ski dhe akull.
Pse fëmija i ynë nuk rrëshqasin me ski dhe nuk notonin në këto vite, për atë fajësohen kushtet nën të cilat jetonin dhe zhvillohen. Kur fëmijës do i ofrohen kushtet e nevojshme, qe ti kenë mjetet përkatëse të madhësisë qe atyre ju përshtatën, lartësia e përshtatshme, prindi të kushtoi mjaft kujdes, ata deri në fillimin e ditës së parë shkollore kishin mi mësuar të gjitha disiplinat sportive. Rrëshqitjet e vogla, me ski të madhësisë së vogël qe ju përshtatën fëmijës, në biçikleta të vogla, në trotinet përkatës, në varkë po ashtu të vogël, me top të vogël në fushë të vogël, me heshtë të vogël, me sferë të vogël, pengesa të ulëta të cilat të gjitha i kishin përvetësuar për ti kaluar, kështu qe fëmija i ynë kishte muajt me mësuar çdo gjë: të vraponin, kërcenin, rrëshqasin, skitari, të ngasin varkën, ngasin biçikletën, të lozin top dore, kosh, etj. Mirëpo, niveli shoqëror, ekonomik, po edhe ai arsimor nuk është i zhvilluar mjaft dhe nuk ka arritur at nivel qe i nevojitet fëmijës tonë.
Ka shumë prind dhe mësues të stërvitjes fizike qe frikohen ti ofrojnë fëmijës lloje të ndryshme te sporteve, gjithnjë nga frika se fëmija do lodhen, dhe nga ngarkesat e ndryshme. Kjo frik ekziston edhe të shumë punëtor shëndetësor, e sidomos te ata qe merren me qeshte sportive duke u thirrur ne mundin fizik të fëmijës dhe qëndrueshmërinë e organizmit të tyre. Për këtë mos njohje të mundit sportiv për fëmijën paraqitën edhe dukuri paradoksale qe disa sporte lejohen e disa jo. Mirëpo, pas shumë analizave te saktë është vërejt se lejohen edhe ato sportet të “rënda” dhe të mundimshme si ato qe ndalohen.
Ngasja e trotinetit bënë pjesë në sportet më të mundimshme si dhe gjithë sportet tjera për fëmijë qe radhitën në sporte të “rënda”. Por, trotineti për fëmijë lejohet qysh ne ditët e para qe ai mund ta ngas, ndërsa ngasja me varkë ndalohet! Mirëpo, kur të rriturit kishin me ndërtuar një trotinet të madh për ta dhe do e ngasin aq sa e ngasin fëmija, kishin me vërejtur se sa sport i mundimshëm kishte me qenë për ta në raport me ngasjen e varkës, skijimit, vrapimit, kërcimit të pengesave, ngasjes së biçikletës etj.
Duke ju falënderuar verës qe është me vapë, çfarë është kënaqësi e madhe noti dhe larja në ujë e qe është pa pagesë, fëmija qysh se në ditët e para kishin mu mësuar të notojnë dhe kishin mi bind të rriturit se noti për ta nuk është i rrezikshëm. Po ashtu në vendet veriore, duke i falënderuar borës, fëmija me një shpejtësi marramendëse ndërtonin skitë, dhe tregonin se skijimi për ta nuk paraqet kurrfarë rreziku.
Kur fëmija kishin me pasur varkë të vogël, fushë të lojërave dhe rekuizite të vogla, kishin me treguar se si noti, skijimi, e të ngjashme këto nuk kishin me paraqitur kurrfarë vështirësish për ta.
Nga këto qe ne shkruam këtu, del se fëmijës qysh se nga viti i pestë mund tu ofrojmë të gjitha disiplinat sportive me kusht qe tu ofrohen mjete sportive adekuate qe i përshtaten moshës dhe mundësisë së tyre duke filluar në mënyrë graduale nga sporti më i lehtë në drejtim të atyre qe paraqesin vështirësi më të mëdha, vetëm në mënyrë sistematike dhe me plan, sipas të gjitha rregullave stërvitore qe vlen edhe për të rritur.
Pasi qe rekuizitat sportiv kanë kosto të madhe, ashtu dhe terrenet sportive janë të rralla, nga fëmijët duhet formuar grupe në mënyrë qe tu mundësohet zhvillimi i drejtë dhe i nevojshëm trupor. Për atë preferohet qe fëmija të regjistrohen nëpër klube të ndryshme për fëmijët parashkollor dhe të krijohen kushte çfarë u nevojitën atyre.
Në ato grupe fëmija do mësonin rend dhe disiplinë, mësim dhe punë sistematike dhe kolektive, stërvitje dhe lojë të ndryshme. Do mësonin përsëritjen e vetëdijshme të lëvizjeve dhe stërvitjeve të ndryshme, për të përvetësuar lodhjen dhe mundin dhe të bëjnë gara me moshatarët e vet.
Stërvitja fillon qysh se në ditët e para kur ajo ka mundësi, bëhet në mënyrë spontane duke ju falënderuar frymës stërvitëse qe nxitë fëmijën në çdo fushëveprim gjatë tërë jetës. Këtë e bëjnë prindërit qysh se në ditët e para të zhvillimit të fëmijës me qellim qe fëmija të kapë rezultate sa më të mëdha dhe të mira.
Gara është pjesë e edukatës, për atë është shumë e natyrshme qe me gara të fillohet qysh se në çastin kur fëmija përvetëson një mjeshtri. Në momentin kur përvetëson ndonjë mjet sportiv, si të filloi me not, për rrëshqitje, të ngas biçikletën, trotinetin, skinë, si të mësohet të lozë, kërcen dhe vrapon.
Gjatë garave fëmijën e vogël duhet ta përgatisim për të garuar mundësisht me moshataret fiziologjik dhe zhvillim trupor të barabartë. Koha, kohëzgjatja, gjatësia e garës duhet të jetë në përputhshmëri me aftësitë e fëmijës së mitur. Atë vet e rregullonin dhe ndërpresin vet atëherë kur aty lodhën.
Garës së fëmijëve të mitur nuk duhet frikuar, sepse këto gara janë të ndjeshme të qeta dhe bëhet me fëmijët nga viti i pestë deri në vitin e shtatë. Në garat grupore marrin pjesë fëmija qe ka arritur shtatë vjet dhe në ato sporte dhe mjeshtri qe fëmija i kanë përvetësuar mirë.
Mjeshtëria dhe lëvizshmëria janë veçori trupore në të cilat duhet organizuar garat, sepse lëvizshmëria është veçoria e parë qe fitohet dhe mësohet gjatë jetës.
Njeriu bënë lëvizje në tri mënyra siç janë: të shpejta, të forta dhe me kohëzgjatje të mëdha (maratonike). Ato janë lëvizje të thjeshta dhe të vrazhda nga të cilat varet lëvizja dhe mjeshtëria e njeriut. Për atë lëvizja dhe mjeshtëria janë veçori të njeriut qe duhet mësuar dhe përvetësuar qysh se në ditët e para të jetës së tij. Fëmija atë e bënë. Loja e tij, stërvitja dhe mësimi i tij nuk janë asgjë tjetër vetëm se përvetësimi i lëvizjes dhe mjeshtërisë. Qëndrimi i trupit, kapja, ulja, qëndrimi në këmbë, ecja, vrapimi dhe lëvizja trupore janë mjeshtri qe fëmija duhet stërvitur pa ndërpre duke i përvetësuar ato në mënyrë graduale. Shpejtësinë, forcën dhe qëndrueshmërinë fëmija i përvetëson gjatë jetës në mënyrë graduale. Nevojitën rreth 23 vite të jetës qe njeriu të arrijë shpejtësinë më të madhe; rreth 30 vite me arritur lëvizshmërinë maksimale; rreth 35 vite me arritur forcën maksimale dhe më në fund në vitin dyzet të arrijë qëndrueshmërinë maksimale.
Fëmija i vogël tërë kohën e vet e kalon duke lozur dhe stërvitur mjeshtri dhe lëvizje të ndryshme. Te fëmija nuk vërehet qe ai lozë për ta zhvilluar shpejtësinë, forcën dhe qëndrueshmërinë. Fëmija i vogël, nëse garonin, garonin në mes vete me mjeshtri dhe lëvizje të ndryshme, kurrë nuk garojnë për atë qe të vërehet forca dhe qëndrueshmëria.
Prindërit duhet pasur parasysh këtë zhvillim natyror të aftësive trupore kështu që stërvitjen trupore ta drejtonin në atë kuptim. Te fëmija i vogël duhet stërvitur vetëm mjeshtëritë dhe lëvizjen, duhet mënjanuar stërvitjen e vetëdijshme të forcës dhe qëndrueshmërisë. Këto veçori fëmija do ti përvetëson më vonë në vitet më të moshuara.
Në çastin kur fëmija përvetëson disa mjeshtri dhe lëvizje, disa disiplina sportive, si të filloi të vrapoi, notoi, ngas trotinetin, biçikletën, ai me moshataret e vet do organizoi gara për shpejtësi: kush do arrijë më i pari dhe më i shpejtë. Gara zakonisht fillojnë në vitin e shtatë duke filluar me masë të butë. Shpejtësia paraqitet si motiv i garës. Mirëpo, gara për shpejtësi duhet udhëhequr deri në momentin kur ata fillonin të marrin frymë me vështirësi. Përkundër, ata vet ndërpresin garën.
Kur disa fëmijë, shembull, mësonin të ngasin biçikletën, ata menjëherë kërkonin të shpejtojnë dhe të përcaktonin gjatësinë e ngasjes. Gjatësia e ngasjes përcaktohet deri në momentin kur ata lodhën. Në çastin kur ata lodhën, fëmija ndërpresin garën.
Për prindin dhe mësuesin lodhja ka për qellim të shërbej si masë e stërvitjes trupore sa duhet të jetë gjatësia e ngasjes, atëherë përcaktohet edhe numri i garave.

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:27 pm

Dielli, ajri dhe uji

Dielli, uji dhe ajri janë faktor natyror qe duhet ditur të shfrytëzohen gjatë stërvitjes trupore te fëmija. Për atë fëmija duhet zhveshur gjatë stërvitjes në mënyrë qe këta tre faktor të depërtonin drejtpërdrejt në trupin e tyre në lëkurën e tyre lakuriq. “Larja” diellore, ujore dhe ajrore kanë ndikim higjenik shëndetësor të dorës së parë. Mirëpo, duhet pasur kujdes se ky ndikim duhet të jetë sistematik, gradual dhe gjithmonë të shfrytëzohet në mënyrë të njëtrajtshme, duke u stërvitur, aklimatizuar, dhe të bëhet i përhershëm , apo stërvitje e qëndrueshme. Stërvitje e tepruar e këtyre tre faktorëve kishte me qenë shumë e rrezikshme për shumë shkaqe.
Sa më i ri të jetë fëmija, aq më i ndjeshëm është ne diell dhe ftohje. Ekspozimi gradual i trupit në diell, ujë dhe ajër fëmija bëhet më imun, i qëndrueshëm dhe gjithnjë më i fortë.
Të porsalindurin duhet kultivuar në dhomë. Pas një muaji ai fillon të nxjerrët jashtë dhe ti ekspozohet kushteve të jashtëm natyrore.
Larje dhe mbështjelljes së fëmijës së porsalindur duhet bërë në dhomë të ngrohtë. Këtë kohë duhet shfrytëzuar për stërvitjen trupore të fëmijës se porsalindur qe është për gjini. Duhet të zhvishet në tërësi për të eksponuar çdo pjesë të trupit lakuriq në ajër duke bërë larjen ajrore dhe njëkohësisht larjen ujore. Gjatë ditëve të ngrohta fëmija mund të zhvishet dhe vishet pran dritares së dhomës ku depërtonin rrezet e diellit. Ashtu fillohet me larjen diellore. Sa më shumë fëmija rritet, aq më shumë zgjatet koha duke e ekspozuar në diell, ajër dhe ujë. Gjatë tërë kohës fëmija në ujë, diell dhe ajër duhet të lëvizë, të stërvitët në mënyrë qe të mobilizoi muskulaturën, sepse më vonë shumë më lehtë do përvetësoi kushtet eventual natyrore qe janë të pa përshtatshme për te.
Gjatë pushimeve verore, në det, pran lumenjve dhe liqeve, duhet pasur kujdes me kultivimin e fëmijës së porsalindur.
Në ujërat e ftohta fëmija i vogël humbë sasi të madhe të temperaturës, andaj ata mërtisen, rrëqethen dhe dridhen. Nëse kjo stërvitje e pa përshtatshme bëhet për çdo ditë, fëmija humb në peshë. Në vend qe gjatë pushimit veror të përmirësohet ai përkundër dobësohet. Këtë do na tregon përllogaritja në vijim:
Nëse fëmija lahet në ujë të ftohtë njëzet minuta, ai humb rreth pesëqind kalori. Fëmija duke u ushqyer gjatë ditës nga të gjitha racionet përfiton dymijë kalori. Kjo është një pasqyrë e qartë, kur fëmija për njëzet minuta humb një të katërtën e kalorive të përfituara, për atë humb në peshë (dobësohet).
Në vendet tona dielli është mjaft i fortë. Dielli djegë lëkurën dhe lëkura skuqet. Djegëja mund të jetë e shkallës së parë dhe të dytë. Pas kësaj djegëse lëkura fillon të qërohet. Kjo është dëshmia kryesore qe me rrezitje është tepruar.
Dielli depërton përmes ashtit të kokës dhe dëmton trurin, kështu qe shpesh vjen deri te alivanosja e fëmijës. Fëmija i vogël është mjaft i ndjeshëm e sidomos gocat bionde. Për tu ruajtur fëmija nga alivanosja duhet bartë kapele të pambukut me ngjyrë të bardhë.
Disa nga këto këshilla mjaftonin qe të prindërit ta kuptonin se çfarë rreziku ju kanosët fëmijëve të porsalindur dhe në moshën e re, kur ata duke e tepruar shfrytëzonin faktorët natyror siç janë dielli, uji dhe ajri.
Kjo broshurë duhet të kontribuoi qe në mënyrë të drejtë të kultivohet dhe edukohet fëmija i porsalindur duke filluar qysh se ne djep. Ne në mënyrë të thellë jemi të bindur se me këtë do përfitohet një vlerë e madhe biologjike për organizmin e fëmijës. Për atë me stërvitjen trupore të fëmijës rekomandonim prindërit qe ta bëjnë atë për të ngritë gjenerata të reja me shëndet të fortë.

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:28 pm

ZHVILLIMI I KUPTIMIT PËR BUKURI
hyrje
Fëmija shumë herët fillon për tu interesuar për ngjyera të “gjalla” , për dritë, mjete të bukura, për zë harmonik. Ai gjithashtu qysh se herët në fillim fillon të përdorë fjalë të bukura, më herët se sa ta kuptoi kuptimin e plotë të asaj fjale. Mirëpo kuptimi e të bukurës te fëmija ka dallime në të shumtën e rasteve në raport me kuptimin e bukurisë të i rrituri. Për fëmijë është çdo gjë e mirë qe në te len përshtypje efektive: zëri, shkëlqimi, janë faktorët qe deri diku e eksiton fëmijën, edhe pse nuk është tërësisht e bukur në kuptimin artistik të fjalës. Dikur më vonë, dhe atë nën ndikimin e përshtatshëm të rrethit, fëmija fillon të krijoj shijen e vet. Te ai gjithnjë e më shumë zhvillohet kuptimi për bukurinë e drejtë. Ai gjithnjë e në mënyrë më të sigurt bënë dallime në mes të bukurës vetëm në shikim të parë për bukuri të vërtetë, dhe mëson se si duhet bërë përzgjedhjen nga shumë përshtypje qe i bie në sy. Ndihma e përhershme nga të rriturit për zhvillimin e fëmijës në këtë drejtim është më se e nevojshme. Pa këtë ndihmë shija e fëmijës dhe kuptimi për të bukurën, pa dyshim kishin me qëndruar në kornizën e vet.
Pse pran disa njerëzve jeta kalon vetëm në një bukuri të fshehur qe ata nuk e vërejnë? Pse në ta nuk bënë kurrfarë përshtypje të veçantë bukuria e natyrës, pikturat artistike, veprat muzikore apo edhe shkrimet letrare? Sepse nuk janë të edukuar në këtë botëkuptim. Njeriu i mençur ka thënë: “Nëse donë të jetosh në art, duhet të jesh i arsimuar në mënyrë artistike!”
Ndikimi i arsimit sistematik në drejtim të zhvillimit të shijes së fëmijës dhe kuptimit për bukuri bënë pjesë në rrethin e veprimtarisë së edukatës estetike. Çfarë do me thënë shprehja estetike, kur këtë shprehje për çdo ditë e dëgjonim (hapësira e ndërtuar në mënyrë estetike, pamje estetike, njeriu-estet i madh etj.)? Ekziston shkenca e quajtur estetika. Çfarë është edukimi estetik? Estetika në mënyrë më të thjeshtë nënkupton bukuri. Estetika-shkenca mbi të bukurën. Edukimi estetik – zhvillimi i kulturës estetike, dmth. Zhvillimi i shijes artistike në botëkuptim për të bukurën.
Edukimi estetik ka rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit. Nëse donim qe fëmijën ta shpiem në botën e të bukurës, ta fisnikëronim, të nxisim botëkuptimin e tij në aspekt veprimtarie, duhet qe ta edukonim në mënyrë estetike. Ndjenjat e kënaqshme qe përcjell çdo përjetim estetik ndikonin në pranim të thellë të përshtypjeve nga bota e jashtme, qe për fëmijën është diç e re dhe e pazakonshme, shumë interesant, por e panjohur. Edukimi estetik në fëmijën ndikon në pamjen morale të fëmijës, në vullnetin dhe karakterin e tij. Bukuria fisnikëron. Shumë veçori pozitive paraqiten të fëmija qe diç të kënaqshme përjeton. Kënaqësinë e vet ai e transmeton në mënyrë shumë gazmore në rrethin ku jeton, kështu qe më këtë kënaqësi afrohet më shumë dhe në mënyrë të hareshme çdo individi qe në mënyrë të lirë i bashkohet.
Me edukatën estetike fëmija duhet filluar qysh se në fëmijërinë e hershme. Rrethi ku fëmija jeton, shpesh e gati pa u vërejt, duhet jap mësim të drejt nga kjo lami. Pastërtia dhe rregulli në banesë, orendi, foto apo pikturat ne dhomë, lodrat e para, të gjitha mund të ndikonin në botëkuptimin pozitiv por edhe atë negativ të shijes së fëmijës. Krijimi i kushteve të përshtatshme për edukimin estetik të fëmijës në masë më të madhe varet nga shkalla zhvillimore e kulturës estetike të rriturit qe kanë të bëjnë me fëmijën, sidomos e prindërve dhe anëtarët e familjes. Gjer sa prindërit dhe anëtarët e familjes së fëmijës kanë shije të zhvilluar për estetikë dhe kulturë dhe botëkuptim për të bukuren, ata dinë se si duhet radhitur mobilet në banesë, në mënyrë qe të ruhet harmonia e përgjithshme: dhomën e fëmijës nuk duhet ngarkuar me shumë mjete dekorues, me të cilat do ta mërzisin fëmijën me to; duhet kujdesur qe në banesë dhe për rreth sajë të kultivonin lule; kujdesohen për pamjen estetike të lodrave për fëmijë etj. Esteti, pikësëpari në aspektin kuptimplotë, duhet pasur kujdes në estetiken personale, e pastaj për qëndrimin ndaj njerëzve tjerë. Veçoritë e tij duhet të jenë: modestia në veshje, masa e kuptimit në veprime të ndryshme, sjellja e bukur ndaj rrethit ku ai jeton dhe vepron. Fëmija qe rritet në këtë mes në mënyrë spontane merr shumë nga këto veçori. Mirëpo, pran veprimit pozitiv të rrethit në këtë kuptim, patjetër duhet të sigurohet ndikimi i organizuar edukues si dhe ndikimi për stërvitjen e fëmijës, fëmija duhet drejtuar dhe aftësuar për të vrojtuar çdo gjë qe është e bukur, po ashtu te kuptoi dhe përjetoi.
Gjatë edukimit estetik qenësore janë tri momente: vrojtimi, përjetimi dhe krijimi i të bukurës. Këto janë tri faza në proces nëpër të cilin duhet kaluar i edukuar për të cilin do shkruajmë në vijim.

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:29 pm

Vrojtimi i të bukurës
Çasti i parë në edukatën estetike është të vërejturit e së bukurës. Ndjenja dhe kuptimi për të bukurën nuk sjellët bashkë me fëmijën në këtë botë gjatë lindjes. Fëmijën duhet mësuar qe të vërej të bukurën herët në fëmijëri. Të bukurën e gjejmë gjëkundi rreth neve: në natyrë, në morfologjinë (pamjen) e njeriut, në pikturat artistike, në muzikë, në fjalën artistike. Vetëm duhet ditur të vërejmë atë qe meriton të vërejmë. Mirëpo, këtë fillestari nuk dinë ta bëjë: Ndërsa fëmija gjendet në rolin e fillestarit për nga edukata artistike. Për atë duhet ndihmuar.
Për të mësuar diç mirë, duhet në mënyrë të rregullt dhe sa më të mirë të vrojtohet. Ndoshta po duket diç e çuditshme, por është e vërtetë dhe e saktë se ekzistojnë dy lloje të vrojtimeve: vrojtimet e rëndomta dhe ato artistike. Vrojtimet, qe i bëjmë gjatë një apo dy vrojtimeve janë të ndryshëm. Vrojtimi i parë është semitik dhe i varfër me detaje, sepse zbulon kuptimin e jo edhe të vërtetën e sendit të vrojtuar, vrojtimi i dytë është më i begatshëm me veçoritë e veta dhe atë me cilësi qenësore qe zbulonin njëtrajtësisht formën edhe përmbajtjen. I njohur është shembulli nga psikologjia qe ilustron dallimin në mes vrojtimit të rëndomtë dhe artistik: takonim njeriun në rrugë ; ne nuk vërejmë në detaje fizionominë e tij, por në mënyrë sipërfaqësore e shikojmë dhe e paramendonim: kush ishte ai, e njohim apo jo. Nëse e njohim dhe ndalem për të folur me atë, atëherë në fytyrën e tij nuk zbulonim se çfarë forme ka hunda e tij, ose çfarë ngjyre kanë flokët e tij, por a është i disponuar ose jo, mos është ndoshta i sëmur etj. Nëse dikush më vonë na pyet çfarë ngjyre kishin sytë e tij – nuk dimë ti përgjigjem. Ky është vrojtimi i rëndomtë. Përkundër, të vrojtimi artistik në mënyrë të kujdesshme shikonin çdo detaj dhe bëjmë një analizë të thellë dhe të gjithanshme të formës qe nënkupton se është e lidhur në mënyrë të pandarë me përmbajtjen.
Për të qenë më të mirë të vërejturit, kusht është qe vrojtuesi të ketë të gjitha shqisat mirë të zhvilluara. Nga praktika e dimë se të gjithë njerëzit nuk i kanë të zhvilluara mirë të gjitha shqisat e ndjenjave, po ashtu ka dallim të fëmija dhe te të rriturit. Po ashtu edhe në mes individit të njëjtës moshë qëndrojnë dallime të mëdha sa i përket këtij fenomeni. Deri sa të disa, shembuj, shqisa për dëgjim është e zhvilluar mirë, te disa është e kufizuar. Këtë e kushtëzon në njërën anë baza gjenetike, dhe në anën tjetër stërvitja e shqisës përkatëse. Përvoja ka dëshmuar, ndërsa shkenca e ka vërtetuar qe me anenë e stërvitjes shqisa e dëgjueshmërisë mund të arrihet shumë çfarë. Edhe talentet e mëdhenj në fushën e muzikës, pikturës ose letërsisë, pran veçorive të shprehura gjenetike, kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme duke ju falënderuar qëndrueshmërisë, duke u stërvitur apo edhe me ndihmën e rrethit. Korsakovi në vitin e katërt të jetës së vet ka kënduar në mënyrë të saktë ashtu siç i ka bërë muzikë babai i vet. Mocarti në vitin e shtatë ka organizuar koncerte nëpër Evropë, kështu qe në familjen Korsakov dhe të Mocart-it është kultivuar muzika dem baba dem dhe kanë qenë këmbëngulës qe edhe fëmija e tyre qysh se në ditët e para të fëmijërisë kjo kulturë të kultivohet dhe stërvitën ndjenja e tyre shqisore. Edhe ata qe nuk kanë mundësi qe me anën e gjenezës së vetë të arrijnë zhvillimin e vet për të bukurën – me punë, stërvitje dhe kujdes të madh mund të arrijë shumë. Gorki, shkrimtar i madh rus, gjithnjë ka insistuar : “Çdo gjë qe kam arritur në krijimtarinë artistike, me duket se kam arritur me punë permanente dhe me këmbëngulje”
Fëmija duhet stërvitur për të vërejtur atë çfarë meriton kujdes. Nëse për të parën herë fëmija gjendet para një objekti, me një vrojtim, personalitet, portret, asgjë nuk ndien dhe asgjë nuk vëren diç të veçantë, atëherë për të dytën apo të tretën herë do të pranoi përshtypjen mbi to. Te veprat qe përmbajnë bukurinë, kryesore është të vërehet ajo çfarë është e bukur në to. Fëmija këtë nuk e dinë deri sa ne nuk e mësonim. Nuk dinë as njeriu i rritur nëse nuk ka stërvitur për këtë gjë. Marrim një shembull nga pikturimi. Kujt deri me tani nuk i ka ndodhë qe në ekspozitë piktura apo gjërat e ekspozuara në muze qe mendimi mos ti ngecë: “Çfarë është kjo qe njerëzit vërejnë në këto piktura?” Një piktor i madh i shekullit të kaluar shkruan qe gjatë karrierës së vet fillestare, kur ka arritur në Itali, ka qëndruar i brengosur dhe i humbur pran pikturave të piktorëve të mëdhenj italian, duke mos ditur për të definuar bukurinë e pikturave të tyre. Çdo njëri nga ne në çdo fillim gjatë edukimit artistik është gjend në këtë pozitë. Në çaste të tilla çdo njëri nga ne kërkon ndihmë nga dikush. Për të na treguar se çfarë është e bukur në atë pikturë apo figurë, apo edhe në veprën artistike, muzikë etj. Për të na drejtuar në bukurinë, forcën, ndjeshmërinë e ngjyerave, në kompozim, në përputhshmëri dhe harmoninë e toneve, në bukurinë e fjalës artistike në përshkrimin e tyre, ose në forcën e të shprehurit në analizën psikologjike të personalitetit.
Fëmijën, si dhe çdo fillestar tjetër, duhet edukuar në këtë drejtim. Me gjuhën qe i përshtatët, pa ja imponuar, edhe pa tentuar qysh se në fillim ti ofronim shumë çka, në çdo rast të përshtatshëm duhet drejtuar të shikoi atë çfarë meriton të vërehet. Duhet stërvitur që të vërej çdo dukuri të natyrës dhe veprat artistike.

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:30 pm


Bukuria në natyrë


Bukuria në natyrë. – Natyra ofron bukurinë e vet në çdo hap edhe çdonjërit. Ndjeshmëria e koloritit, shkalla natyrore e ngjyrave, “simfonia e shkëlqimit”, siç thotë një artist, shushurima dhe tonet, meloditë e zogjve dhe të insekteve, forma të ndryshme – ofronin mundësi të panumërta për vrojtimin e të bukurës. Fëmijës duhet treguar për të bukurën e natyrës. Për atë duhet shfrytëzuar shtinë, vikende, udhëtime etj. Peizazh vjeshtor me ngjyra të llojllojshme, pranvera me gjelbërim të freskët, dimri me bardhësinë kristalore të borës – japin aq mundësi sa qe edhe i rrituri kënaqet me ato pamje të bukura. Me fëmijën duhet folur mbi atë bukuri. Nganjëherë edhe radhitja e luleve në park, ngjyra dhe aroma e tyre, bëhen mjet për të folur mbi bukurinë. Pse është kënaqësi të ulemi në karrige pran luleve? Duhet ta shtyjmë fëmijën qe të përgjigjet. Ka mundësi të përsëritën forma të ndryshme artistike, ngjyrat e ndjeshme, krihet e fluturës laramane qe fëmija e ka zënë, bëhen motiv për të folur. Motivi është lehtë të gjendet, sepse fëmijën e tërheq bukuria e natyrës edhe ai shumë herë pyet për bukurin dhe fillon të flas për te. Fëmija në mënyrë të hareshme vrapon nëpër livadhe me plot lule. Është në gjendje të qëndroi shumë kohë pran bregoreve të bjeshkëve ose në bregdet duke mbledhur guralec me madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Fëmijën e tërheq cicërima e zogjve. Zogjtë kënaqen në lisa me kurorë të begatshme dhe në mënyrë të hareshme cicëronin duke lëshuar jehonë për rreth. Këtë harmoni dhe dashuri të lindur për lirinë dhe natyrën duhet shfrytëzuar. Fëmijën duhet shëtitur nëpër natyrë, gjithnjë duke ju treguar, detaj pas detaji, në bukurinë e saj, qe impresionon njeriun dhe inspiron artistin. Në natyrë më së miri mësohet. Aty pranohen përshtypjet më të forta, të cilat kanë kohëzgjatje të madhe. Pedagogu Frebel shpesh herë ka thënë: “Unë kurrë nuk e kam harruar leksionin qe ma ka sjellë natyra.”

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:30 pm

Bukuria në veprat artistike

Për të vrojtuar të bukurën, pran natyrës, mund të shfrytëzonim numër të madh të veprave artistike nga të gjitha degët artistike: muzikë, pikturë, skulpturë, letërsi etj.
Njoftimi i fëmijës me vepra artistike bëhet në mënyrë sistematike, gjithmonë duke pasur kujdes në moshën, mundësin për të kuptuar, përvojën dhe mundësit e tij psikike. Gjatë kësaj është me rëndësi qe fëmijës tu zgjedhën vepra të vërteta artistike dhe me to të mësohen. Gete ka thënë: “Shija nuk zhvillohet në diç relativisht të rëndomtë, por në diç pa kushtëzim për të bukurën.”
Takimet e para me vepra artistike, futja fillestare e fëmijës në art, duhet filluar qysh se në moshën parashkollore për të vijuar në të ardhmen edhe më tutje në këtë drejtim, përfshirja sa më e gjerë në të gjitha lëmit e ndryshme të artit dhe të numrit të madh të veprave artistike. Tregimet lirike të Anderson-it, shembull, qe i lexonim fëmijëve , strofat të cilat ja recitonim fëmijës, zilet dhe kompozimet e lehta muzikore qe i riprodhonim për të kërcyer sipas ritmit qe i kënaqin fëmijët, kjo do të ishte e para, e thjeshtë dhe pa imponim për të futë fëmijën në vepra artistike.
Si ilustrim në këtë rast do japim një sqarim më të gjerë për edukatën artistike në disa lëmi të artit, të njohura, të kapshme, dhe të preferuara për të futë fëmijën në fushën e përgjithshme artistike.

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:30 pm

Muzika
Muzika. – Për veprat muzikore thuhet qe kjo i flet njeriut në të gjitha gjuhët. Kjo në veçanti vlen për muzikë, për të cilën Platoni ka thënë: Njerëzit i ngritë në çdo nivel ajo çfarë është e mirë dhe e bukur, pasi qe as vet nuk është asgjë përveç formës së saj të pa parë”.
Fëmija pa masë e dëshiron muzikën. Aftësia e pranimit të përshtypjeve muzikore paraqitet shumë herët në moshë më të re. Nuk është mendim pa vend qe me edukatën muzikore të fillohet me ninullat e para në djep për të futur fëmijën në gjumë. Fëmija i vogël pranon muzikën edhe gjatë lojës. Ata i tërheq melodia. Gjatë podiumit të koncertit në park gjithmonë ka shumë fëmijë. Pas qetave të ushtarëve qe marshonin me ritmin e muzikës fëmija shkonin pas tyre. Jo aq për shkak të ushtarëve, por pas ritmit të muzikës qe ata e dëshironin. Dikur ne Kosovë kemi shikuar në mënyrë ngazëlluese nj pamje të mirë kur rrugës ës fshatit nga dera një shtëpie në derën tjetër kanë kaluar dy muzikant njëri me violinë dhe def, të mahnitur me ritmin e tyre muzikor pas tyre është grumbulluar një numër i madh i fëmijëve duke i përcjellë ata. Krijohej turma e fëmijëve të vegjël me këmbë të zbathura, përmes të cilëve mezi depërtonin muzikantët. Në sytë e tyre vërehej një gëzim i pa parë.
Fëmijës qe nuk ju është zhvilluar mjaft shqisa e të dëgjuarit, patjetër e dëshiron muzikën, qe dallohet për nga ritmi i ashpër. Krejt çfarë i këndohet dhe i bëhet muzikë fëmijës i pëlqen vetëm ajo ritmike e ngjyrosur me emocione. Fëmijës duhet sa më shumë ti këndohet dhe ti bëhet muzikë. Radio në shtëpi shumë ndihmon edukimin muzikor te fëmija. Muzika fisnikëron fëmijën, siç fisnikëron edhe të rriturin. Populli thotë: “kush këndon, keq nuk mendon” ka shumë të vërtetë. Fëmija duhet aftësuar qe të zbuloi të gjitha bukuritë dhe gëzimet qe ofron muzika njeriut.
Me keqardhje, duhet konstatuar qe edukimi muzikor për fëmijët dhe rininë tonë gjatë ju është kushtuar kujdes vetëm disave në veçanti e jo të gjithëve. Ajo nuk është interpretuar në mënyrë sistematike as në familje e as në shkollë. Për atë as fëmija, as rinia dhe në shumë raste as te të rriturit nuk e kanë kuptuar muzikën e mirë. Ndërsa dëgjuesi pa një kulturë elementare nuk mund ta kuptoj botëkuptimin muzikor, as qe të ndjej bukurin dhe thellësinë e veprës muzikore. Gjatë edukimit muzikor te fëmija me rëndësi është të fillohet nga ajo më e lehta dhe kompozimi më i thjeshtë, në mënyrë të lehtë duke ja shpjeguar bukurinë dhe simboliken e melodisë, pa shumë fjalë, duke kaluar në ato më komplekse, në mënyrë vijuese duke kultivuar te fëmija dashurinë për muzikën. Sot, kur veprat muzikore me lehtësi zgjerohen nëpër tërë botën, përmes radios, televizionit dhe mjeteve tjera siç është interneti, shumë lehtë mund ta edukonim edhe publikun për fëmijën. Fëmija me kënaqësi dëgjon emisione, duke përzgjedhur melodinë qe i pëlqen. Kjo është mjaftë dobiprurëse dhe e mirë. Fëmijën duhet stimuluar për të kënduar, kur ata vet nuk e bëjnë, sepse në këtë mënyrë stërvitin shqisën e të dëgjuarit dhe mprehin të vrojtuarit. Muzika e përzgjedhur qe emitohet në orët e pushimit në disa shkolla në mënyrë të kënaqshme ndikon në mënyrë të disponuar te fëmija dhe njëkohësisht kontribuon në edukimin e shqisës dëgjuese.

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio prej Mon Mar 14, 2011 9:31 pm

Piktura

Piktura. – Për të kuptuar këtë lëmi të artit dhe kërkimi i bukurisë në këto vepra të këtij lloji ka nevojë të stërvitet dhe edukohet syri, ashtu siç thonë piktoret, edhe preciziteti i të vrojtuarit. Mjeshtrit e mëdhenj kanë studiuar në detaje objektet qe kanë pikturuar. Thuhet kur ata qe kanë pikturuar trupin e njeriut, shembull, e kanë njohur anatominë e njeriut siç e kanë njohur profesorët e njohur të anatomisë. Të jetohet në art dhmth të keni mundësinë të vëreni precizitetin e potezit qe piktori e ka paraqitë, shembull, lehtësinë e trupit gjatë lëvizjes, raportet, harmoninë, forcën dhe bukurinë e formës duke shprehur atë përmes syve, ngrohtësinë e qeshjes: fluturimin rinor ose qetësinë e të moshuarit – në portrete, ngrohtësinë e koloritit dhe harmoninë e ngjyrave - në peizazh, ose me thënë në formë simbolike shprehjen e mendimit. Vepra artistike është ndërmjetësues në mes veprimtarit dhe vrojtuesit. A thua se vrojtuesi do e kuptoi veprimtarin? A thua se do ta dijë qe ta ndjej çfarë ka dashtë të i tregoi me këtë vepër?
Bota e formës magjike, shkëlqimi dhe hija, bartë në vete shumë bukuri, mirëpo atë duhet ditur për ta shikuar. Edhe në këtë drejtim duhet edukuar fëmijën qysh se në vitet e hershme. Fotografitë e para qe i arrijnë fëmijës në dorë, e më vonë ilustrimet e ndryshme qe i shikon në libra qe lexon, bëjnë një lloj të caktuar ndikimi në kuptimin negativ, apo pozitiv. Fakt është se krijuesit e fotove për fëmijë dhe ilustruesit e librit për fëmijë shpesh herë në mënyrë të papërgjegjshme paraqiten ndaj publikut të vet duke mos i respektuar ligjet e zhvillimit të tyre të drejtë, në të cilën bënë pjesë edukimi i shijes. Pranë kërkesave pedagogjike, aq ka rëndësi edhe estetika e tyre. Në librin për fëmijë ilustrimi përbën pjesën e sajë përbërëse. Andaj ndaj tyre duhet pasur kujdes të veçantë dhe të angazhohen artistët të cilët me ndërgjegje të plotë të kapin këtë punë. Në raste të tilla ilustrimet nuk dëmtonin shijen e fëmijës. Vizatimi duhet të jetë i bukur, interesant dhe literat, siç thotë një kritik. Prindërit gjithsesi duhet pasur kujdes të veçantë gjatë përzgjedhjes së librave me ilustrime të ndryshme që shërbehen fëmija, e sidomos ato libra qe nuk botohen. Në një këshillim ndërkombëtar mbi librin e fëmijës është dhënë një propozim për themelimin e Konzorciumit ndërkombëtar për botimin e fotografive ilustruese në libra, për të cilat duhet të angazhohen piktoret më të mirë në botë. Sepse kur fëmija është më kureshtar për të krijuar përshtypjet e veta nuk guxon ti bie në dorë libra me përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tij. Gjatë përzgjedhjes së fotove për fëmijë duhet pasur në mendje momentin e tyre psikologjik. A thua se libri me formën dhe përmbajtjen e vet është e afërt me moshën e fëmijës? A thua se fëmija mund ta kuptoi? Ilustrimet për fëmijën në moshë të re duhet të jenë sa më afër të vërtetës, edhe me një dozë të formës së thjeshtuar, pa stilizim. Po ashtu fëmija e dëshiron fotografinë me përmbajtje dinamike; fotoja duhet të flas. Kohë pas kohe fëmijës duhet sqaruar domethënien e fotografisë, por pa e tepruar atë, sepse atëherë kalon në fazën e “estetikës boshe, intelektuale, e jo përjetim artistik i artit pikturues”. Fëmija shkollore në moshë më të madhe pranonin në mënyrë më të lirë ilustrimin, janë në gjendje të kuptojnë dhe pranojnë edhe mënyrën më të lirë ilustruese, në gjendje janë ta kuptojnë idenë artistike dhe imagjinatën e sajë. Ne do ja shpjegojmë atë qe nuk e kanë të qartë, nëse jemi në atë gjendje, mirëpo në mënyrë të qetë dhe lehtë do ti adaptojmë dhe ti aftësojmë për përzgjedhjen autonome, për përjetimin e thellë të veprave pikturuese, çfarë në të vërtetë është detyrë themelore për edukimin e këtij lloji të artit.
Për të edukuar fëmijën në lëmin e pikturës shumë e dobishme kishte me qenë qe çdo shkollë të posedoi një shumë të fondit për art, reproduktim ose, nëse kjo nuk mund të sigurohet, mirë kishte me qenë qe të organizohen qendrat qe do posedonin përmbledhje të mëdha reproduktive dhe ekspozita lëvizëse, qe në mënyrë të përhershme ti vizitonin shkollat, me një planë mirë të përpunuar dhe me renditjen e ekspozimit, me metodikën organizative të punës në këtë drejtim. Sipas mundësive veprat origjinale duhet treguar fëmijëve përmes muzeve dhe galerive në ekspozitat e pikturës. Përmbledhjet e mëdha, qe më parë kanë qenë koleksione private, të shfaqura vetëm për një rreth të ngushtë të njerëzve, sot është pronë e kombit, qe i është prezentë rrethit më të gjerë të shikuesve. Këtë mundësi duhet respektuar dhe në mënyrë të gjithanshme të shfrytëzohet për edukimin e fëmijës si dhe rinisë.

SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:25 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi