Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Karakteri

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:45 pm

THELBI DHE TË QENURIT E KARAKTERIT


Karakteri është nocion social që manifestohet me shfaqjen e formave të caktuara të shprehjes së psikës njerëzore, që synon shtrimin e detyrave vetëvetes. Për karakterin mund të flasim vetëm atëherë kur të kemi në mendje lidhshmërinë me të cilën njeriu është i lidhur me rrethin. Karakteri është mënyra me të cilën sillet njeriu ndaj mjedisit të tij. Nuk është si mendon shumica : dhunti e lindur nga natyra e dhënë

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:45 pm

RËNDËSIA E NDJENJËS SË AFILACIONIT PËR ZHVILLIMIN E KARAKTERIT

Përvec synimit për fuqi rol me rëndësi për karakterin luan edhe ndjenja e bashkësisë. Njeriu është pranues i jashtëzakontë i ndjenjës së inferioritetit të cdo lloji. Mu në castin kur të paraqitet ndjenja e vlerës së pakët fillon procesi i vërtetë i jetës së tij psikike. Nga kuptimi i ndjenjës së vlerës së pakët rrjedhin rregullat se si duhet të sillemi ndaj fëmijës. cështja kryesore e këtyre rregullave është kërkesa e përgjithshme që të mos i bëhet fëmiut jeta aq e idhët, që fëmiut tëi ruhet prezentimi kryesisht i anëve të errëta të jetës dhe që në masë më të madhe tregohen edhe anët e ndritshme të jetës

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:45 pm

DREJTIMET KAH ZHVILLOHET KARAKTERI

Sipas drejtimit kah fëmiu shkon drejt zhvillimit të tij psikik mund të jetë i drejtë ose i shtrembër. Presioni që gjatë edukimit shpesh aplikohet është mjet i vrazhdë dhe si rezultat i atij edukimi del se dëgjushmëria e imponuar është vetëm sa për sy e faqe. Njerëzit mund të ndahen edhe në mënyra tjera, simbas asaj se ëfarë qëndrimi marrin ndaj vështirësive. Optimistët janë njerëz te të cilët zhvillimi i karakterit rrjedh në linjë të drejtë. Duke ruajtur besimin në vete ata më lehtë gjejnë qëndrimin e volitshëm ndaj jetës.

Nuk kërkojnë aq shumë, sepse mirë i peshojnë aftësitë e tyre. Vështirësitë e jetës i sfidojnë më lehtë sesa të tjerët, që në vete gjithnjë gjejnë shkak që veten ta konsiderojnë si individë të dobët pa fuqi të mjaftueshme dhe mjete. Në situata të rënda ata mbesin të qetë, me bindje se gabimet mund të përmirësohen. Optimistët mund të dallohen edhe nga pamja e jashtme. Ata nuk frikohen, të tjerëve u flasin lirshëm dhe nuk janë të turpshëm. Lehtë shoqërohen me njerëzit e tjerë, lehtë formojnë miq, ngase nuk janë të pabesë. Të folurit e tyre është i lirshëm, ecja dhe qëndrimi i hapur.

Tip tjetër është ai pesimist, i cili paraqet problemin më të rëndë edukativ. Këta janë ata që nga përshtypjet dhe përjetimet fëmijërore kanë bartur ndjenjën më të fortë të vlerës së mangët dhe të të cilët për shkak të vështirësive gjithnjë e më të mëdha është zhvilluar ndijesia se jeta nuk është e lehtë. Sjelljet e padrejta dhe të këqija vërtetojnë tek ai botëkuptimin pesimist për jetën, kurse shikimi i tij gjithnjë do të bie në anët e errëta të jetës. Shpesh kërkojnë ndonjë mbështetje, sëmund të lëvizin lirshëm, për shembull, fëmijët kur e thërrasin nënën e tyre e shkojnë pas saj, janë të frikësuar, të ngadalshëm dhe flenë keq. Ky tip mund të njihet madje edhe sipas pozitës që merr kur fle. Shpesh ndodhë që këta njerëz kërrusen mbledhur dhe mbulesën e tërheqin kah koka.Nga këndvështrimi tjetër njerëzit mund të ndahen në sulumues dhe të sulmuar. Qëndrimi sulmues tregohet para së gjithash në shumë lëvizje.

Ndonjëherë tregojnë edhe vrazhdësi. Nëse janë pesimistë ndaj të gjithëve qendrojnë armiqësisht. Zhvillimi i njerëzve të tillë nuk është i lehtë. Shoqëria njerëzore nuk i do qenjet e tilla. Lehtë vijnë në konfliket me të tjerët. Jeta e tyre bëhet vargojë e pandërprerë e luftës. Faza e fundit e zhvillimit të tyre përfundon me ndjesinë se ndihen gjithnjë të sulmuar. Tipi tjetër është të sulmuarit të cilët e ndjejnë dobesinë e tyre dhe frikën. Kur ndodhen para ëfarëdo detyre fillojnë të dyshojnë dhe të luhaten sikur të donë të lirohen nga marrja e vendimit. Gëzimi i huaj ndonjëherë tek ata shkakton dhimbje dhe për këtë ndihen të lënduar.

Bëhet fjalë edhe për tipet e temperamentit që nga ndarja e Hipokratit në : sanguin, kolerik, melankonik dhe flegmatik. Më së shpeshti shfaqen rastet e përzierjes e jo tipet e pastra. Ndodhë që temperamentet të zëvendësohen gjatë periudhës së jetës. Për shembull një fëmijë në fillim shfaqet si kolerik, më vonë bëhet melankolik dhe ndoshta përfundon si flagmatik. Njohja e njeriut nuk mund të realizohet në bazë të të vetmes dukuri të shkëputur nga struktura psikike.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:45 pm

KARAKTERI TE NATYRA AGRESIVE


Mund të gjenden njerëz që gjithkund ankohen se si jeta është e vështirë dhe të cilët theksojnë se dikush diëka u ka mbetur borxh. Se edukimin sëe kanë pasur të keq. Ata sië pohojnë do të ishin në vend të pare po të kishin kushte. Këso dhe ankesash tjera ata shtrojnë gjithnjë. Gjithnjë gjejnë shkas që të mos dalin në frontin e jetës. Ekziston një shumë e madhe njerëzish, të cilët më së shumti kënaqësi gjejnë në atë që gjithkund të shkojnë elegant dhe të veshur në modën më të re.

Të tjerët mbajnë fotografi në ato veshje me shenja dhe emblema lufte arme, erotike etj. Madje disa ato i mbejnë në lëkurë të tyre me tetuazhë. Këta njerëz lënë përshtypje sikur duan në ëfarëdo mënyre të imponohen e të theksohen. Mjaft interesant është fakti që jo vetëm në përralla por edhe në realitet, psika njerëzore është e prirur kah synimi për fuqi-të kalojë në një lloj ideale perendie. Shpesh njeriu sillet si Zot ose sikur që po e zëvendëson Zotin. Kjo dukuri e synimit për përgjasim me Zotin është linja e fundit e tejkalimit të kufijëve të personalitetit të tij. Rrënjët e kësaj dukurie mund të kërkohen edhe në edukim ( priftërinjët shpesh ligjërojnë se si sipas rrëfimeve biblike njeriu është krijuar në formën e Zotit). Fuqia që luan rolin e ndikimit magjik te njeriu është paraja. Shumica mendojnë se me para mund të bëjnë gjithëka. Posedimi i fuqisë është i lidhur ngusht me të hollat dhe pasurinë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:45 pm

XHELOZIA

Kur flitet për xhelozinë nuk mendohet vetëm për atë në marrëdhëniet e dashurisë, por edhe për atë që mund të gjendet edhe në të gjitha raportet tjera ndërnjerëzore, e në veëanti në fëmijëri, ku fëmiu që të bëhet dominant përskaj vëllaut ose motrës, zhvillon në vete xhelozinë dhe me këtë rast shpall qëndrimin e tij luftarak (kundërshtues). Fëmijët pothuajse rregullisht janë xheloz në veëanti atëherë kur lind fëmiu tjetër që si më i ri tërheq më shumë vëmendjen e prindërve, kështu që fëmiu më i madh ndjehet si mbret i rrëzuar nga froni. Më së lehti bëhen xheloz ata fëmijë, të cilëve më parë u është kushtuar vëmendje e jashtëzakonshme.

Xhelozia shfaqet në forma të nduarnduarta. Cila formë do të shfaqet më tepër kjo varet nga ajo se sa i ka shkuar njeriut përdore që të përgatitet për jetë shoqërore. Xhelozia mund tëi shërbejë qëllimit që të tjerët të nënëmohen, që tëu bëhen vërejtje etj. Kështu xhelozia nuk është gjë tjetër veëse formë specifike e synimit për fuqi.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:46 pm

ZILIA

Në synimin për fuqi dhe dominim njeriu shumëherë vie gjer te zilia. Sado që për të gjithë ne për shkak të ndjenjës së përbashkësisë dhe religjionit ajo është e pakëndshme (sepse morali e ndalon), vështirë është ëlirimi prej saj. Duhet ta pranojmë se askush prej nesh nuk është i liruar nga zilia. Nëse njeriu vuan nga mungesa e të hollave, ushqimit, rrobave, ai nuk do të shoh atëherë kurrfarë rrugëdalje nga pozicioni i tij i rëndë dhe i vështirë, pos zilisë. Ndjenja e zilisë shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike dhe hetohet nga mënyra e të folurit. Organikisht, zilia shfaqet me ngushtimin e enëve të gjakut. Njeriu i cili tërë jetën është i mbushur me zili është i pafrytshëm për jetë shoqërore. Zilia mund të sjell njeriun deri në atë shkallë që ai në dhembjen e të afërmit të tij të ndjejë një lloj kënaqësie.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:46 pm

KOPRRACIA

Me këtë nuk nënkuptohet vetëm në atë lloj koprracie, e cila kufizohet në ndrydhjen e të hollave, por në formën e përgjithshme që kryesisht përqëndrohet në atë se dikush nuk mund ta durojë që dikujt të i bëjë ndonjë të mirë. Ndonjëherë mund të na duket se koprracia kur shfaqet në disa forma të jetës është madje cilësi e cuditshme, psh: kjo ndodhë atëherë kur dikush e ndrydhë kohën ose fuqinë e vet punëtore. Sot ekziston një drejtim shkencor dhe moral që e thekson ndrydhjen e kohës dhe fuqisë punëtore aq shumë sa kërkon që me to të shërbehemi ekonomikisht.

Ndonëse kjo tingëllon si teori e mirë, por më së shumti përdoret për të keq, sepse ai që ndrysh kohën me fuqinë e vet punëtore do të përpiqet, që barrët që janë të lidhura për të, nga vetja të i bartë te të tjerët. Tërë zhvillimi i epokës sonë teknike shkon në atë që me njeriun të sillet si me makinën dhe të i imponojnë atij parime teknike, të cilat jetës i sjellin shkretërim, kurse njeriut vetmi dhe shkëputje nga të afërmit.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:46 pm

URREJTJA

Ndjenja e urrejtjes shfaqet shpesh qysh në fëmijëri. Mund të shfaqet ndaj detyrave që njeriu mund tëi zgjidhë, ndaj personave të caktuar, ndaj ndonjë populli, gjinisë tjetër ose ndonjë race. Mund të fillojë në formën e sjelljeve kritike për të arritur deri në armiqësi ndaj njerëzve

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:46 pm

FRIKA

Frikshmëria është dukuri mjaft e përhapur, e cila e ndjek njeriun qysh në ditët më të hershme të fëmijërisë deri te pleqëria e thellë e që në masë të konsiderueshme ia ithtëson jetën, kështu që ia merr mundësinë për rehati dhe aktivitet të plotë. Frika mund të shtrihet në të gjitha raportet e jetës ndërnjerëzore. Në të vërtetë ka njerëz te të cilët gjithkund pikësëpari shfaqet frika kur duan të pranojnë diëka, ose kur e lënë shtëpinë, kur ndahen nga ndonjë që i shoqëron, ose kur kanë për të kryer ndonjë shërbim, ose kur i fton e dashura. Ata janë aq pak të lidhur me jetën dhe njerëzit rreth vetes sa që ëdo ndryshim i situatës së tyre u sjell frikë.

Kësisoj ëdo zhvillim i personalitetit të tyre dhe i aftësisë për punë mbetet i penguar. Disa fillojnë herët të mendojnë për vdekjen, gjë që i pengon në jetë. Agorofobia - është frika nga hapësira kur njerëzit nuk duan të dalin vetëm. Frika nga njerëzit mund të hiqet vetëm në lidhshmëri me individin, rrethin.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:46 pm

SHPIRTËNGUSHTËSIA

Paraqitet tek ata të cilat në detyrat që i presin gjejnë vështirësi dhe nuk besojnë se kanë forcë të mjaftueshme për zotërimin e atyre detyrave. Shfaqet në formë të lëvizjes së ngadalshme, luhatshmërie. Sillen si të lodhur e nuk e dinë se prej ëkahit, ngarendin dhe askend nuk arrijnë, sëkanë fuqi, duken nervozë. Mund të njihen në bazë të disa formave të veprimit të jashtëm: si kafshimi i thonjëve, kruarja e hundës, hudhja me turr në ushqim, përtypja e zëshme, e që janë pasqyrë e paedukimit.

Këto sjellje të paedukatë kanë prejardhje që nga fëmijëria. Ka raste kur fëmijët me sjelljet e tyre të pahijshme tentojnë që ta kthejnë vëmendjen e rrethit kah vetja e tyre dhe përmes kësaj të luajnë rol më të madh dhe të kalojnë në një pozicion më të volitshëm. Kjo më pas mund të formohet në të rritur si një shprehi që të krijojnë probleme dhe të nëpërkëmbin kërkesat e mjedisit.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:46 pm

NJERËZIT PEDANT

Janë ata që synojnë që të gjitha dukuritë e jetës së tëi marrin sipas një parimi. Ata ua diktojnë të tjerëve ligjet e veprimit të tyre. i shoqëron gjithnjë një disponim ndaj vetes dhe mjedisit. Mund të gjenden vetem në vende, të cilat nuk provokojnë iniciativa të shumta.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:46 pm

MËNYRA E TË MENDUARIT DHE E TË SHPREHURIT

Mënyra e të menduarit dhe e të shprehurit te disa njerëz le ndonjëherë aq përshtypje plastike saqë sëmund ta harojmë. Ata pandërprerë mendojnë dhe flasin sipas shablloneve të njohura, ashtu që njeriu paraprakisht e di se si do të shprehen ata. Ka njerët të cilët sëmund të ëlirohen nga kjo mënyrë e të shprehurit. Shumë shpesh mund të hasim njerët të tillë, të cilët lënë përshtypje se si kanë ngecur në një pikë të zhvillimit të tyre dhe se si nuk mund të ngriten nga stadi i nxënësit.

Kudo sillen si nxënës, përgjojnë me veshë.. me sy, sikur duan të japin shenjë se duan të thonë diëka. I shohim se si mundohen të gjejnë shpejt përgjigje në ndonjë pyetje që bie ndokund në shoqëri, sikur duan ta tejkalojnë (ose arrijnë ndokend) dhe të tregojnë se edhe ata dinë diëka dhe për këtë presin që të tjerët tëi vlerësojnë mirë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

MËNYRA E TË MENDUARIT DHE E TË SHPREHURIT

Mënyra e të menduarit dhe e të shprehurit te disa njerëz le ndonjëherë aq përshtypje plastike saqë sëmund ta harojmë. Ata pandërprerë mendojnë dhe flasin sipas shablloneve të njohura, ashtu që njeriu paraprakisht e di se si do të shprehen ata. Ka njerët të cilët sëmund të ëlirohen nga kjo mënyrë e të shprehurit. Shumë shpesh mund të hasim njerët të tillë, të cilët lënë përshtypje se si kanë ngecur në një pikë të zhvillimit të tyre dhe se si nuk mund të ngriten nga stadi i nxënësit. Kudo sillen si nxënës, përgjojnë me veshë..

me sy, sikur duan të japin shenjë se duan të thonë diëka. I shohim se si mundohen të gjejnë shpejt përgjigje në ndonjë pyetje që bie ndokund në shoqëri, sikur duan ta tejkalojnë (ose arrijnë ndokend) dhe të tregojnë se edhe ata dinë diëka dhe për këtë presin që të tjerët tëi vlerësojnë mirë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

KARAKTERET E NATYRËS JOAGRESIVE

Tërheqshmëria - introveriteti është figura e njeriut, i cili ndoshta askujt asgjë keq nuk i bën porse tërhiqet nga jeta dhe njerëzit. Tek ata agresiviteti armiqësor ndaj të afërmëve nuk lëviz në drejtim të qartë, por në një lloj armiqësie të izoluar. Njerëzit të cilët tërhiqen në vete flasin pak ose nuk flasin fare, askë sëe shikojnë, nuk e dëgjojnë ose nuk janë të vëmendshëm kur dikush u flet ëfarëdoqoftë. Në ëdo marrëdhënie tek ata gjejmë një ftohësi. Kjo shihet në atë mënyrë kur ata ia zgjasin dorën ndokujt, me tonin me të cilin ata u thonë diëka të tjerëve etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

NËNSHTRUESHMËRIA

Një lloj njerëzish ndjehen mirë vetëm aty ku ka ndonjë urdhër që ta kryejnë. Për ta ekzistojnë vetëm ligjet dhe rregullat. Sot e kësaj dite është vështirë të fshihet prej koke ndarja e njerëzve nga ata që shërbejnë dhe në ata që udhëheqin. Në një mentalitet të tillë është brumosur qysh nga botëkuptimi i vjetër se puna është gjë relativisht e ulët ( madje e turpshme ), ngase me të janë marrë skllevërit dhe se zotëriu sëbënte të ndotë dot duart me punë, ngaqë ai jo vetëm që jepte urdhëra, por se ishte edhe ai që në vete ngërthente të gjitha cilësitë e mira. Edhe Niëe kërkonte pushtetin për të mirët dhe nënshtrimin e të tjerëve.

Megjithatë, një dukuri negative që vlen të potencohet është fakti se për femrën në disa qarqe mentalitetesh është formuar bindja se ajo duhet të jetë e nënshtruar ndaj burrit, se ajo duhet të punojë dhe vetëm të punojë. Ata këtë pozicion të saj e konsiderojnë si fat i kurdisur e që nënkuptohet. Për të qenë paradoksi në zenit ndonjëherë hasim edhe në aso femra, të cilat e bartin në vete frymën e nënshtrueshmërisë në atë masë sa kërkojnë mu aso meshkujsh që janë brutal dhe duan pushtetin (mbi të tjerët ). Mirëpo jeta ndërmjet burrit dhe gruas duhet të jetë një shoqërim, një punë e përbashkët nga e cila askush nuk duhet të ndihet i nënshtruar.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

IMPONUESHMËRIA

Një tip i njerëzve që ngriten, të cilët gjithnjë duan të luajnë rol të parë dhe të cilëve jeta nuk u paraqet ëështje më të lartë sesa tëi nënshtrojnë të tjerët. Këta njerëz hasen zakonisht atje ku është e nevojshme ndonjë direktivë, ku kërkohet ndonjë pozitë urdhërdhënëse dhe ndonjë organizim. Në këto vende ata hudhen vetë. Këta janë ata të cilët qysh në shtëpi janë mësuar të komandojnë, që më parë nuk u ka pëlqyer asnjë rol në lojë, pos gjeneral, konduktor etj. Ata sëdo të gjejnë rehati gjersa kudo që ndodhen të mos e demonstrojnë dominimin e tyre jo vetëm në gjëra të mëdha, por edhe në të imta.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

AFEKTET

Një anë e afekteve është edhe ndjenja e vlerës së mangët, e pamjaftueshmërisë. Sië janë të lidhura njëri me tjetrin shpirti dhe trupi, ashtu edhe afektet janë të lidhura thellë me të gjitha ato që janë njerëzore. Dukuri përcjellëse fiziologjike të tyre janë: veprimet në enët e gjakut dhe në organet e frymëmarrjes, pulsi i rritur, skuqja, zverdhja etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

RELIGJIOZITETI

Disa mendojnë së tepërmi se atë të cilën ata e respektojnë jashtëzakonisht dhe të cilët me aq ngul i luten qëndron pikërisht në shërbim të tyre, se për ta bartë përgjegjësi dhe që kjo duhet fituar përmes mjeteve sië janë lutjet e ngrohta.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

DISPONIMET NJERËZORE - ZOGJËT KOBNDJELLËS DHE KORBAT OGURZINJ

është një tip njerëzish të cilët në cdo vështirësi jete fitojnë përshtypje se si ata janë pikërisht ata që do tëi godas e keqja: se si dicka e errët i përcjell vetëm ata, të cilët gjatë stuhisë mendojnë se stihia do të i godas mu ata, në raste konfuziteti se hajnat do ta kidnapojnë mu atë etj. Këso teprimesh mund ta përshkojnë vetëm atë njeri që në ndonjë mënyrë e konsideron veten si epiqendër e ngjarjeve. Këta janë ata njerëz që gjithëka e marrin për masë serioze dhe e vlerësojnë me shikim pesimist.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:47 pm

ZEMËRIMI

Ka njerëz të cilët nga ky afekt krijojnë sistem dhe zakonisht sillen sipas tij, ëka kurrsesi nuk dinë rrugë tjetër. Janë njerëz tejet të ndjeshëm, të cilët nuk e durojnë askë para dhe mbi vete. Rëndë i përshtaten rrethit dhe u druajnë ëdo detyre serioze. Nëse privohen nga diëka në të cilën kanë pasur të drejtë bëhe agresivë, për shembull thejnë, dëmtojnë gjësende me vlerë. Më vonë përpiqen të arsyetohen, duke thënë se si nuk kanë ditur se ëka bënin.

Kështu njeriu i tillë për shkak të afektit të tij mund të ndeshet me rrethin e tij. Ky afekt tregon pothuajse shkatërrimin e tërësishëm të ndjenjës shoqërore. Krijon qëndrim armiqësor kundrejt tjerëve. Gjer në këtë shkallë sëmund të mbërrijë ai që është i vetëdijshëm për aftësitë e tij dhe që mbështetet qetë në forcat e veta. Ndër faktorët të cilët lehtësojnë zemërimin duhet cekur alkoolin. Te disa njerëz janë të mjaftueshme edhe sasitë e vogla. Njeriu i dehur me alkool, sillet ashtu sikur që kurrë të mos ketë jetuar në botën kulturore. Ai e humb pushtetin mbi veten e tij. Zemërimi shumë më tepër shfaqet te fëmijët sesa te të rriturit. Kjo rrjedhë si pasojë se tek ata është më e theksuar ndijesia e dobësisë. Zemërimi i skajshëm mund ta ëojë njeriun deri në vetëvrasje.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:48 pm

TURPI

Pa këtë afekt shoqëria njerëzore do të ishte e pamundur. Ky afekt paraqitet te njeriu në situatë të atillë, kur ai në sferën e tij shpirtërore ndien rrezikimin e vlerës së personalitetit të tij dhe kur i kanoset që të humb dië nga dinjiteti i tij, për të cilën secili njeri është i vetëdijshëm. Ka njerëz që pos në fytyrë skuqen edhe në gjoks.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:48 pm

GËZIMI

Nuk duron izolimin. është pikërisht shprehja e parë me të cilën tregohet se vështirësitë janë mposhtur. Pas saj shfaqet buzëqeshja, e cila plotëson ndjenjën e ëlirimit. Me anë të gëzmit njeriu ngritet mbi vetveten dhe kërkon simpatinë e të tjerëve.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:48 pm

KEQARDHJA

është shprehja më e pastër e ndjenjës shoqërore. Ky afekt tregon sesa është dikush i aftë që të ndiej pozitën e të afërmit të tij. Në këtë kontekst vlen të ceket se ka njerëz, të cilët gjithnjë turren përpara kur të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ndonëse sëbëjnë pothuajse asgjë, duan veë të përmenden. Kështu ata orvaten që në këtë mënyrë më së liri ta arrijnë famën në opinion.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:48 pm

KEQËPËRDORIMI NË APLIKIM

Përdorimi i afekteve automatikisht mund të bëhet shprehi dhe të zhvillohet deri në atë masë që më nuk ndjehet si normale. Zemërimi dhe pikëllimi janë afekte që nuk bashkojnë, por që shkaktojnë kundërthënie dhe ndarje, ndonëse në shikim të parë duket se pikëllimi bashkon.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:48 pm

PIKËLLIMI

Shfaqet te njeriu kur ai privohet nga diëka, kur i ndodhë ndonjë humbje për të cilën ai sëmund të ngushëllohet lehtë. Sado që pikëllimi në qenien njerëzore është fundamentuar nga natyra, ai prapëseprapë në tepërimin e tij ka diëka që ndaj rrethit ka karakter të ndjenjës armiqësore. Njeriu i pikëlluar në masë të madhe kudo kërkon nga rrethi që të interesohen për të. Edhe ky afekt tregon linjën që ëon nga posht - lartë, që për qëllim ka të balancojë ndjenjën e dobësisë dhe pandihmesës në atë mënyrë që e tregon vetë njeriu.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Karakteri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi