Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:43 pm

Me fjalën parapsikologji jepet të kuptohet sektori i hetimit që studion aftësitë më të thella dhe të panjohura të shpirtit njerëzor

Parapsikologjia, zone e erret e trurit

Parapsikologjia dhe të gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin një interes të madh në ditët tona. Në mesin e shekullit XX filluan hetimet e para shkencore mbi këtë temë, por pa arritur në nivele të plota, në mënyrë që të krijohej një shkencë e re e veçantë. Për këtë arsye, parapsikologjia përbën një degë të psikologjisë.

Me fjalën parapsikologji jepet të kuptohet sektori i hetimit që studion aftësitë më të thella dhe të panjohura të shpirtit njerëzor. Marrja me këtë sektor nuk përbën ndonjë lloj initacion në "mrekullira", por përpjekjen për një kuptim sa më të mirë të njeriut dhe të jetës në përgjithësi. Kjo që në vitet e fundit përbën një zonë të re hetimi, në të vërtetë nuk është aspak e re.

Në lashtësi të gjithë qytetërimet e lashtë u morën me zhvillimin dhe ushtrimin e këtyre fuqive të njeriut. Dhe madje nuk bëhej fjalë për një studim në fenomene të vështira dhe të pakuptimshme, por për zbatimin e drejtë të Ligjeve të Natyrës, të dukshëm ose të padukshëm.

Por për të kuptuar më mirë idenë e parapsikologjisë (të gjendjeve domethënë që ndodhen përtej dhe më lart psikisë së njeriut), duhet të të studiojmë njeriun si një qenie e ndërlikuar që, përveç trupit të tij fizik, zotëron dhe një pjesë psikologjike dhe një pjesë shpirtërore.

Ky mendim është bashkëkohor, por dhe njëkohësisht edhe shumë i vjetër dhe tradicional. Lidhja harmonike e këtyre pjesëve ose "trupave" përbën krijesën e plotë njerëzore. Pyetja është se sa vetë njeriu njeh këtë krijesë?

Studime dhe mendime bashkëkohore na tregojnë se në të vërtetë njohim shumë pak gjëra për veten tonë. Njeriu zotëron një dinamikë, aftësi dhe mundësi që janë gati krejt të panjohura.

Le të përngjajmë njeriun me një ajsberg që 10% e ekzistencës së tij ndodhet mbi sipërfaqen e detit (koshiencë) dhe 90% ndodhet e fundosur brenda ujit (subkoshiencë). Në këtë zonë të madhe subkoshiente, pra, ekzistojnë dhe shfaqen të ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Në këtë mënyrë, kuptojmë se parapsikologjia si nje shkencë, është studimi i një zone "të errët".

Sigurisht kjo pjesë e errët subkoshiente, me edukimin e përshtatshëm, hetimin dhe kanalizimin mund të ndriçohet dhe kështu pjesa koshiente të mund të zgjerohet.

Hapi i parë në këtë përpjekje është studimi i botës psikologjike, të quajturit nga esoterizmi tradicional "trupi yllor/astral". Ky trup është kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenët e tij janë të dukshme tek vëzhguesit e aftë.

Ashtu sikur njeriu i verbër është i paaftë të shikojë fenomenet fizike, ose sikur shumë fenomene fizike kanë nevojë për makineri të veçanta për t'u bërë të dukshme, kështu dhe "i verbëri yllor/astral" nuk shikon asgjë dhe shumë gjendje të tilla i kalojnë konceptimit të tij sikur të mos ekzistonin kurrë.

Nevojitet që ndërgjegjja/koshienca të stërvitet dhe të mësohet të veprojë në këtë nivel. Dhe kur kjo gjë të ndodhë, duhet të përparojë më tej në studimin e trupit mendor dhe akoma dhe të trupit shpirtëror. Kuptojmë në këtë mënyrë se sa e gjatë është rruga e vetënjohjes dhe e diturisë së vërtetë mbi fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa këtë zhvillim dhe dije, të quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe i përballojmë për çdo ditë.

Nuk është e nevojshme një njeri i privilegjuar me aftësi parapsikologjike të jetë dhe i zhvilluar shpirtërisht, në mënyrë që të dijë të njohë dhe të kontrollojë këto fuqi të tij. Më e zakonta është të ketë lindur me to dhe me të vërtetë nuk i kontrollon dhe nuk i kanalizon sipas vullnetit dhe dëshirës së tij.

Kjo është një arsye e rëndësishme për të cilën shkencëtarët dhe studiuesit nuk kanë arritur në rezultate të caktuara dhe në konkluzione, por vetëm vëzhgojnë, regjistrojnë dhe testojnë, gjithçka që u përket këtyre fenomeneve parapsikologjike.

Esoterizmi jep përgjigjet e tij mbi këtë temë. Na jep mësime mbi ligjet universale (karma, rimishërimi), që influencojnë zhvillimin e njeriut dhe përcaktojnë elementët me të cilat ai lind dhe ndjek këtë ecuri.

Na mëson për zonat e padukshme të ndërgjegjes/koshiencës që lidhen ngushtë me nivelin e dukshëm fizik. Na flet për Një Jetë dhe për si mund të gjitha qeniet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Sigurisht që këto janë teori të pavërtetuara, sipas mentalitetit tonë, që i nevojitet prova shumë të "dukshme" dhe të kufizuara. Kështu do të na duhet për shumë kohë akoma të kërkojmë "në errësirë" deri sa të arrijmë të mundemi të zgjerojmë mënyrën e konceptimit tonë, të bëhemi më koshientë/ndërgjegjshëm në të gjitha nivelet dhe të fitojmë dijen thelbësore.

Tani do të referohemi mbi disa nga fenomenet më të njohura dhe më të shpeshta parapsikologjike.

Shpalosje astrale/yllore: është aftësia e veprimit aktiv të nivelit yllor/astral. Kjo ndodh kur trupi yllor çlirohet nga trupi fizik. Ka mundësinë e lëvizjes dhe të transportimit me një shpejtësi të pabesueshme në çdo lloj distance, ndërsa trupi fizik qëndron i palëvizur. Sigurisht që i njëjti fenomen bëhet dhe në një mënyrë jokoshiente, gjatë gjumit. Kështu shpesh herë duke u zgjuar, ekziston ideja e njeriut mbi diçka që ai jetoi, por pa pasur ndonjë kujtim të caktuar.

Mesazhe ëndërrore: Jung kishte thënë se: "Ëndrrat janë shpesh një paradhënie e të ardhmes". Ndodh shpesh që gjatë ëndrrave të fitojmë njohuri të duhura, përgjigje mbi problemet tona dhe madje dhe të udhëtojmë në kohë dhe të jetojmë ngjarje të së ardhmes në krahasim me kohën fizike "reale".

Psikometria: është aftësia e përjetimit të ngjarjeve të së kaluarës nëpërmjet çdo lloj objekti. Njeriu që ndodhet në këtë gjendje udhëhiqet nga një objekt i caktuar, që përfaqëson momentet dhe ndodhitë që u zhvilluan gjatë ekzistencës së tij të kaluar.

Parashikimi: mundësia për të njohur veprime të ardhshme. Në lashtësi përbënte një intitucion të fortë, që ishin Orakujt.

Intuita? (Insight): është mundësia e konceptimit dhe e njohurisë përtej shqisave dhe të mendjes sonë të kufizuar. Ka të bëjë me të quajturin syrin e tretë, zhvillimin e parandjenjës tek njeriu.

Telepatia: është aftësia e transmetimit nga një njeri tek persona të tjerë, me mjete jo fizike, të një figure, mendimi ose ndjenje. Për t'u arritur kjo, nevojitet të mbizotërojë dikush nivelin psikologjik dhe atë mendor, dhe gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij të jenë mjaft të forta dhe të pastra.

Këto janë disa nga fenomenet kryesore që quhen fenomene parapsikologjike. Por rrethi i tyre nuk mbyllet këtu. Kështu do të referohemi mbi fenomenet e tjerë në një artikull të ardhshëm. Përveç kësaj, ashtu sikur thamë që në fillim, vetë parapsikolgjia është në zhvillim e sipër, pavarësisht se në ditët tona ajo përbën një zonë hetimi dhe studimi mjaft të zgjeruar.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:43 pm

Parapsikologjia I

Parapsikologjia qe heret ka patur botime shume interesante, ndonese te copezuara e pa lidhjen e njejtesuara ne kete fushe, qe i perbashkon gjithe elementet e saj.

Parapsikologjia quhet keshtu ne te gjitha gjuhet e botes .

Pjesa e pare e kompozites para+psikologjia vetem ne gjuhen shqipe merr kuptimin e mirfillte qe edhe ka ne kete fjale !

Kjo domethenie rastesore na shtyn te mendojme se edhe kuptimi i sakte i parapsikologjise mund te perceptohet me lehte prej lexuesve shqiptare .

Njerezimi me ndihmen e parapsikologjise do te jete ne gjendje te ndertoje sisteme te reja te nderlidhjes ; te percaktoje diagnoza , prgnoza dhe profilaksi te tjera mjekesore ; te gjeje rrugezgjidhje krejt te tjera dhe parandaluese per krimet .

Parapsikologjia, kjo disipline ,as e njohur, as e pranuar ne boten akademike , nuk ka shume vended he institute ku mund te drejtohesh .

Ne shumicen e rasteve , ajo zhvillohet nga perpjekjet , pak a shume me vlere dhe te rastesishme te studiuesve te veçante dhe amatore .

Per shkak te mosnjohjes se saj “zyrtare” dhe per pamjen e saj shpesh “amatore” parapsikologjia vazhdon te shihet si nje fushe e lire , ku mund te gjuajne amatore te shumte ,te terhequr vetem nga nje interes i gabuar per çudira dhe mistere dhe jo nga dashuria n per dituri .

Paraosikologjia eshte “toke e askujt” : askush nuk ka te drejte te vertete ligjore te quhet parapsikolog dhe te gjithe mund ti futen kesaj rruge , pa themelet e pershtatshme kulturore .

Zhvillim

Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do te thote “para”-parne ,”psuch”-shpirt dhe “logos”-shkence ,dituri,mendim.

Parapsikologjia eshte dege e psikologjise ,e cila merret me studimin e dukurive ,te cilat jane jashte forces se te kuptuarit te shqisave njeezore e shpesh I kalojne dhe ligjet ekzistuese te shkences bashkohore e qe ne popull merrn edhe si çudira.

Perveç aneve positive qe ka per shkencen ,parapsikologjia ,ne qoftese keqpedoret ,behet arme e forte ,me pasoja te paparashikueshme per njerezimin .

Fatkeqsisht ,ne shume institute punohet intesivisht per krijimin e nje arme psikike ose si e quajne ndryshe “gjenerator psikotronik” .

Hipotezat per zhvillimin e armeve psikike definitivisht jane vertetuar ne simpoziumin e dyte “Lirite dhe kufijte e njeriut” ,te mbajtur ne France . Shkenctaret ukrahinas lajmeruan se ta krijojne te ahtuquajturin “gjenerator psikotronik” per kontradimin e gjendjes psikike te njeriut nga largesia.

Disa shkenctare mendojne se keto kerkime jane te pavlera ,se njeriu nuk mund te ndikoje ne njeriun tjeter nga largesia dhe gjithe diskutimet rreth “gjeneratorit psikotronik” nuk kane baze .

Mirpo me eksperimente te shumta eshte vertetuar se ,jo vetem njeriu por edhe secila qelize e gjalle posedon force per rrezatimin e informative ne largesi. Shumica e parapsikologeve ,parapsikologjine e ndajne ne disa grupe si: Hipnoze ,telepati , telekineze, spiritizem ,adiestezi etj .

“Ngopja mendore “ :nje dukuri parapsikologjike e nenvleresuar

Kje ceshtje filloi nderkohe qe punonin me nje subject , Pavel Stepanekun ,me te cilin kane eksperimentuar gjate forma te ndryshme te perceptimit jashte shqisor, duke nisur qe ne fillim te viteve 60-te.

Pas nje trajtimi hipnotizues , qe synonte te vinte ne levizje zotesit e tij jashte shqisore, ai arriti nje sukses te jashtezakonshem ne nje lloj te vecante eksperimenti:te percaktonte ngjyren e letrave te mbyllura ne zarfe.. Ndoshta Stepaneku eshte I pari subject ne historin e parapsikologjis qe jepte prova te zotesive jashteshqisore te besushme dhe te perseritshme .

Gjate eksperimenteve,Stepanakut I paraqitej nje tufe me zarfe te patejdukshmeqe kishin letra te ngjyrosura (p sh te gjelbra nga njera ane dhe te bardha nga tjetra) dhe I kerkohej te thoshte se cila ishte ,sipas tij, ngjyra e anes se siperme te letres. Ne teresi ai arriti nje mesatare pergjigjesh te sakta ,pakez me te larte se vlera 50% qe mund te pritej rastesisht.

Filimisht u mendua qe ,per ndinje arsye te panjohur ,disa shenja I nxitnin me mire aftesite e Stepanakut :ai perqendrohej me mire mbi disa faqe te letrave sesa mbi disa te tjera .Ky perfundim u quajt “veprimi I vaterzimit”.Por net e vertete dukej disi e çuditshme, meqenese ishin marre e gjitha masat paraprake qe zarfet te ishin te gjitha njesoj .Pastaj lini nje hipoteze e dyte .

Ndoshta pas çdo perpjekje te subjektit ,perqendrimi I tij mendor linte nje “gjurme” mbi shenje, nje “gjurme” qe permbante nje lloj informacioni .Disa psikologe e kundershtuan teorine e ngopjes ,duke kembengulur qe nuk behej fjale per nje gje tjeter veçse per nje kujtese te thjeshte nga ana e subjektit. “Ngopja”duket si nje lloj shenje me fuqishme se karakteristikat e zakonshme te letrave

Rendesia e nje gjykimi te mire

Shembull tipik I shkeljes se ketij parimi eshte besimi ne teorine spiritiste psh:Nje spiritist ne “hipnoze”personifikon ne menyre bindese gjyshin tim te vdekur ,thote qe eshte shpirti I tij qe me flet nepermjet spiritistit dhe me ne fund zbulon gjera qe vetem gjyshi im I dinted he qe do te pranohen te drejta vetem me pas.

Ne shek XIX teoria spiritiste dukej e pranueshme .Kishte nje besim te madh te te perkrahur nga feja ,tek shpirtat dhe ne qenie te mbinatyrshme .Per me teper psikolgjia ishte teper e kufizuar per tu dhene te drejte dukurive hipnotizuese ,ndryshimeve te ppritura te personalitetit ,levizjeve te pavetdijshme.Peparimet e psikologjise na japin nje shpjegim te natyrshem te ketyre dukurive te cuditshme mendore .

Dy teori per te kuptuar shfaqjen e tyre jane :

1)Behet fjale ne te vertete per shpirtin e gjyshit ;ai kujton dhe informacionet qe ka marre nepermjet gojes se spiritistit .

2)Besimi i tij tek shpirtrat ka bere qe pervoja e tij te shnderrohej ne shpirtin e gjyshit.Kerkimet per hipnozen dhe per sugjestionimin kane treguar qe nganjehere mund te besohet se jemi shnderruar ne nje tjeter njeri por kjo nuk do te thote se shpirtrat nuk ekzistojne .

Ndoshta perparimi I ardhshem shkencor do te provoje qenien e tyre.Ne vitet 1920 shumica e parapsikologeve pranomte si fakt te provuar vetem ate qe sot quhet “telepati” ku perms telepatise subjekti marres lexon mendimet e trasmetimit ,pa pasur perceptimit e pamjes se vizatuar .

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:43 pm

Parapsikologjia

Parapsikologjia, dhe te gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin nje interes te madh
ne ditet tona. Ne mesin e shekullit te 20 filluan hetimet e para shkencore mbi kete teme, por pa arritur ne nivele te plota, ne menyre qe te krijohej nje shkence e re e vecante. Per kete arsye parapsikologjia perben nje dege te psikologjise.

Me fjalen parapsikologji jepet te kuptohet sektori i hetimit qe studjon aftesite me te thella dhe te panjohurate shpirtit njerezor. Marrja me kete sector nuk perben ndonje lloj initacion ne ‘’mrekullira’’, por perpjekjen per nje kuptim sa me te mire te njeriut dhe te jetes ne pergjithesi. Kjo qe ne vitet e fundit perben nje zone te re hetimi, ne te vertete nuk eshte aspak e re.

Ne lashtesi te gjithe qyteterimet e lashte u moren me zhvillimin dhe ushtrimin e ketyre fuqive te njeriut.Dhe madje nuk behej fjale per nje studjim ne fenomene te veshtira dhe te pakuptimshme, por per zbatimin e drejte te Ligjeve te Natyres, te dukshem ose te padukshem.

Por per te kuptuar me mire idene e parapsikologjise (te gjendjeve domethene qe ndodhen pertej dhe me lart psikise se njeriut), duhet te te studjojme njeriun si nje qenie e nderlikuar qe, pervec trupit te tij fizik, zoteron dhe nje pjese psikologjike dhe nje pjese shpirterore.

Ky mendim eshte bashkekohor por dhe njekohesisht edhe shume i vjeter dhe tradicional.

Lidhja harmonike e ketyre pjeseve ose ‘’trupave’’ perben krijesen e plote njerezore.

Pyetja eshte se sa vete njeriu njeh kete krijese?

Studime dhe mendime bashkekohore na tregojne se ne te vertete njohim shume pak
gjera per veten tone. Njeriu zoteron nje dinamike, aftesi dhe mundesi qe jane gati krejt te panjohura.

Le te perngjajme njeriun me nje ajsberg qe 10% e ekzistences se tij ndodhet mbi siperfaqen e detit (koshience), dhe 90 % ndodhet e fundosur Brenda ujit (subkoshience). Ne kete zone te madhe subkoshiente, pra, ekzistojne dhe shfaqen te ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Ne kete menyre kuptojme se parapsikologjia si nje shkence, eshte studjimi i nje zone ‘’te erret’’.

Sigurisht kjo pjese e erret subkoshiente, me edukimin e pershtatshem, hetimin dhe
kanalizimin mund te ndricohet, dhe keshtu pjesa koshiente te mund te zgjerohet.

Hapi i pare ne kete perpjekje eshte studjimi i botes psikologjike, te quajturit nga esoterizmi tradicional ‘’trupi yllor/astral’’. Ky trup eshte kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenet e tij jane te dukshme tek vezhguesit e afte.

Ashtu sikur njeriu i verber eshte i paafte te shikoje fenomenet fizike, ose sikur shume fenomene fizike kane nevoje per makineri te vecanta per tu bere te dukshme, keshtu dhe ‘’ I verberi yllor/astral’’ nuk shikon asgje dhe shume gjendje te tilla i kalojne koceptimit te tij sikur te mos ekzistonin kurre.

Nevojitet qe Ndergjegjja / koshienca te stervitet dhe te mesohet te veproje ne kete nivel. Dhe kur kjo gje te ndodhe, duhet te perparoje me tej ne studjimin e trupit mendor dhe akoma dhe te trupit shpirteror.Kuptojme ne kete menyre se sa e gjate
eshte rruga e vetenjohjes dhe te diturise se vertete mbi fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kete zhvillim dhe dije, te quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe i perballojme per cdo dite.

Nuk eshte e nevojshme nje njeri i privilegjuar me aftesi parapsikologjikete jete dhe i zhvilluar shpirterisht, ne menyre qe te dije te njohe dhe te kontrolloje keto fuqi te tij. Me e zakonta eshte te kete lindur me to dhe me te vertete nuk i kontrollon dhe nuk i kanalizon sipas vullnetit dhe deshires se tij.

Kjo eshte nje arsye e rendesishme per te cilen shkencetaret dhe studjuesit nuk kane arritur ne rezultate te caktuara dhe ne konkluzione, por vetem vezhgojne, rregjistrojne dhe testojne, gjithcka qe u perket ketyre fenomeneve parapsikologjike.

Esoterizmi jep pergjigjjet e tij mbi kete teme. Ne jep mesime mbi ligjet universale (karma, rimisherimi), qe influencojne zhvillimin e njeriut dhe percaktojne elementet me te cilat ai lind dhe ndjek kete ecuri.

Na meson per zonat e padukshme te ndergjegjjes/koshiences qe lidhen ngushte me nivelin e dukshem fizik. Na flet per Nje Jete dhe pe si mund te gjitha qeniet te jene te lidhura me njera-tjetren.

Sigurisht qe keto jane teori te pavertetuara, sipas mentalitetit tone, qe i nevojitet prova shume te ‘’dukshme’’ dhe te kufizuara. Keshtu do te na duhet per shume kohe akoma te kerkojme ‘’ ne erresire’’ deri sa te arrijme te mundemi te zgjerojme menyren e konceptimit tone, te behemi me koshiente/ndergjegjshem net e gjitha nivelet dhe te fitojme dijen thelbesore.

Tani do te referohemi mbi disa nga fenomenet me te njohura dhe me te shpeshta parapsikologjike.

Shpalosje Astrale/yllore: eshte aftesia e veprimit aktiv te nivelit yllor/astral. Kjo ndodh kur trupi yllor clirohet nga trupi fizik. Ka mundesine e levizjes dhe te transportimit me nje shpejtesi te pabesueshme ne cdo lloj distance, ndersa trupi fizik
qendron i palevizur. Sigurisht qe i njejti fenomen behet dhe ne nje menyre jokoshiente, gjate gjumit. Keshtu shpesh here duke u zgjuar, ekziston nje ideja e njeriut mbi dicka qe ai jetoi, por pa pasur ndonje kujtim te caktuar.

Mesazhe enderrore: Jung kishte thene se : Endrrat jane shpesh nje paradhenie e te ardhmes’’. Ndodh shpesh qe gjate endrrave te fitojme njohuri te duhura, pergjigjje mbi problemet tona dhe madje dhe te udhetojme ne kohe dhe te jetojme ngjarje te se ardhmes ne krahasim me kohen fizike ‘’reale’’.

Psikometria: eshte aftesia e perjetimit te ngjarjeve te se kaluares nepermjet cdo lloj objekti. Njeriu qe ndodhet ne kete gjendje udhehiqet nga nje objekt I caktuar, qe perfaqson momentet dhe ndodhite qe u zhvilluan gjate ekzistences setij
te kaluar.

Parashikimi: mundesia per te njohur veprime te ardhshme. Ne lashtesi perbente nje intitucion te forte , qe ishin Orakujt.

Intuita ?(insight): eshte mundesia e konceptimit dhe e njohurise pertej shqisave dhe te mendjes sone te kufizuar. Ka te beje me te quajturin syrin e trete,
zhvillimin e parandjenjes tek njeriu.

Telepatia:eshte aftesia e trasmetimit nga nje njeri tek persona te tjere, me mjete jo fizike, te nje figure, mendimi ose ndjenje. Per tu arritur kjo, nevojitet te
mbizoteroje dikush nivelin psikologjik dhe ate mendor, dhe gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij te jene mjaft te forta dhe te pastra.

Keto jane disa nga fenomenet kryesore qe quhen fenomene parapsikologjike.

Por rrethi I tyre nuk mbyllet ketu.Pervec kesaj, ashtu sikur thame qe ne fillim, vete parapsikolgjia eshte ne zhvillim e siper pavaresisht se ne ditet tona ajo perben nje zone hetimi dhe studjimi mjaft te zgjeruar.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:43 pm

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomenet të ashtuquajtura "paranormale", fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe në rrjedhë të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë. Fjala "parapsikologji" është formuar në vitin 1889 ( më herët këto dukuri kishin emërtime të ndryshme si: "kërkime psikike" (psychicol research), "metapsikologji", "shqisa e gjashtë", "okultizëm" etj.), dhe nga atëherë gjër më sot, në më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiohen dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute.

Fjala "parapsikologji" rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë "para"- pranë; "psych"- shpirt dhe "logos"- shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore, e shpesh i kalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira. Në mesin e shkrimtarëve dhe personalitetve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri gjenden edhe emrat e A. Ajnshtajnit, M. Plonkës, A. Brenksonit, A. Shopenhauerit, J. Gëtes. K. Jungut, I. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor. Një zbulim epokal në këtë lëmë e bëri shkencëtari rus, S. Kilirian (bashkë me të shoqën). Ai para 40 vitesh, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë "aurën", energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla... Ne SHBA është shumë i njohur prof. D. Rein, dhe falë punë së palodhur kërkimore të tij, u zgjërua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe u përfshi në shumë universitete. Në Gjermani janë të njohur: prof. H. Beneder, E. Jance, P. Jordan, filozofi H. Drisch etj. Në Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. O. Lodzh; në Holand, prof. V. Teneat; në Suedi, prof J. Bjenhen; në Francë është i njohur psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sh. Risha etj.

Përveç anëve pozitve që ka për shkencën, parapsikologjia, në qoftë se keqpërdoret, bëhet armë e fortë, me pasoja të paparashikueshme për njerëzimin. Fatkeqësisht, në shumë institute punohet intensivisht për krijimin e një arme psikike ose si e quajnë ndryshe "gjenerator psikotronik". Hipotezat për zhvillimin e armëve psikike definitivisht janë vërtetuar në simpoziumin e dytë "Liritë dhe kufijtë e njeriut", të mbajtur në Francë. Shkencëtarët ukrainas lajmëruan se mund ta krijojnë të ashtuquajturin "gjenerator psikotronik" për kontrollimin e gjendjës psikike të njeriut nga largësia (bëhet fjalë për armën psikike, e cila mundëson që të ndikohet në psikën e ushtarëve, ashtu që ata të përmbushin çdo dëshirë të eprorëve të vetë). Edhe gjenerali amerikan pranë institutin ushtarak për informim, D. Grean e vërteton një mundësi të tillë kur thotë: "Do të ishte e palogjikshme po të mos merreshim me të". Ndërsa në revisten "Millitery revy", autori Xh. Alexander, ekspert ushtarak, shpjegon se sot funksionon një armë e tillë, e cila me forcën e trurit është paralizuese, por mund të jetë edhe vdekjeprurëse, si për individin ashtu edhe për masën...

Disa shkencëtarë mendojnë se këto kërkime janë të pavlera, se njeriu nuk mund të ndikojë në njeriun tjetër nga largësia dhe gjithë diskutimet rreth "gjeneratorit psikotronik" nuk kanë bazë. Mirëpo, me eksperimete të shumta është vërtetuar se, jo vetëm njeriu, por edhe secila qelizë e gjallë posedon forcë për rrezatimin e informatave në largësi. Prof. D. Rajni në librin e tij shkencor "Shpërndarja e shpirtit të njeriut" shkruan: "Është e pikllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do ta njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe".

Shumica e parapsikologëve, parapsikologjinë e ndajnë në disa grupe, si: Hipnozë, telepati, telekinezë, bioenergji, spiritizëm, radiestezi etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:43 pm

Ç’është parapsikologjia dhe fushat e saja?

Parapsikologjia, dhe te gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin një interes te madh ne ditët tona. Ne mesin e shekullit te 20 filluan hetimet e para shkencore mbi ketë teme, por pa arritur ne nivele te plota, ne mënyrë qe te krijohej një shkence e re e veçante. Për ketë arsye parapsikologjia përben një dege te psikologjise.

Me fjalën parapsikologji jepet te kuptohet sektori i hetimit qe studion aftësitë me te thella dhe te panjohurat shpirtit njerëzor. Marrja me ketë sektor nuk përben ndonjë lloj “initacion” dhe as ndonjë ‘’mrekullia’’, por përpjekjen për një kuptim sa me te mire te njeriut dhe te jetës ne përgjithësi. Kjo qe ne vitet e fundit përben një fushe te re të hulumtimeve shkencore që në të vërtetë nuk është aspak e re.

Parapsikologjia nga fjala e greqishtes vjetër “para” – pranë, kundër dhe “psikologjia” – shkencë për jetën e psikike, që nuk është asgjë tjetër përveç disiplinë e psikologjisë, që merret me studimin e dukurive e të proceseve parafizike, parafiziologjike dhe parapsikike, përkatësisht me dukuritë e proceset kulte, të çuditshme, të panjohura, që gjenden “pranë“ ose “përkundër” dukurive e proceseve normale e të natyrshme fizike, fiziologjike e psikike, ligjet, esencën dhe shkaqet e të cilave nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë shkencat natyrore (fizika, kimia, biologjia) dhe psikologjia empirike, shkencore.

Në dukuri e procese të këtilla bëjnë pjesë:

• telekineza (vënia në lëvizje e gjësendeve nga një largësi dhe pa kontakt të drejtpërdrejtë),
• levitacioni (çlirimi i trupit material nga pesha e tyre dhe, si rrjedhojë, mundësia që të qëndrojnë), materializmi (të bërit trup, materie e atyre entiteteve që janë jo-trupor – mendimi, shpirti etj.)
• parafizika;
• pastaj biokineza, përkatësisht shërim i plagëve dhe rritja e trupit apo e organeve (parafiziologjiike)
• dhe telepatia,
• psikokineza,
• kriptesteza,
• prekognicioni,
• etrogognicioni, leximi i mendimeve të tjetërkujt, hipnoza, trauma, sugjestioni, autosugjestioni, ekstaza etj. të gjitha këto dukuri e procese gjenden jashtë hulumtimeve të shkencës empirike të psikologjisë.

Tentativat e para që këto dukuri e procese të shpjegohen dhe të klasifikohen shkencërisht i gjejmë në veprat e vitalistit gjerman Hans Drishit (Parapsychologie, die Wissenschaft von den “okulten” Erscheinungen – Parapsikologjia, shkenca, dukuritë “okulte”), të parapsikologut I.B. Rhine (Neuland der Seele _ “Toka” e re e shpirtit) etj. Mirëpo, fjalën parapsikologji i pari e përdori Maks Dessoir.

Parapsikologët kanë zbuluar se, përveç shqisave normale, njeriu ka edhe një “shqisë“ tjetër të gjashtë, me anë të së cilës arrin të përftojë informacione të tjera për realitetin që e rrethon. Kjo shqise quhet “perceptimi i jashtëshqisor”, për të treguar që lejon kapjen e informacionit jashtë sferës normale të shqisave jashtëtëshqisor.

Për arsye praktike dallohet: “largpamësia”, kur kjo “shqise” lidhet me ngjarje të largëta, dhe “telepatia”, kur përdoret për të kapur përvoja subjektive të njerëzve të tjerë.

Për shekuj me radhë, shkenca ka përpunuar ecuri të veçanta dhe rregulla të forta për marrjen e saktë të informacionit si fjala vjen, nëpërmjet vëzhgimit ose eksperimentit dhe për vlerësimin e informacioneve të marra.

Shkenca nuk është vetëm një grumbullim i organizuar i informacioneve për gjithësinë, por është më tepër një ecuri metodike për të arritur në njohuri të vlefshme dhe të dobishme. Kureshtja e shkencëtarëve dhe kërkimi i tyre i vazhdueshëm e këmbëngulës i së vërtetës janë vetëm fillim. Ajo që në të vërtetë e bën punën e tyre plotësisht shkencore është zbatimi i metodave shkencore.

Ky zbatim nuk vlen vetëm për shkencën e parapsikologjive por për çfarëdolloj disipline tjetër. Para se një studiues i çfarë do shkencës ashtu vlen edhe për parapsikologjinë duhet të përvetësojë bazat e shëndosha të dijes, fryt i kërkimeve të brezave të shkencëtarëve, dhe të bëhet zot i teknikave eksperimentuese e të përsosura përmes shekujve, është i nevojshëm studimi i shumë vëllimeve dhe viteve në zbatim.

Këto rregulla do të drejtojnë jo vetëm vëzhgimin e dukurive (fenomenet) por edhe shkrimin e kërkimit i bërë, por jo e fundit, të mendimit të një hulumtuesit. Ashtu edhe parapsikologjia i nënshtrohet këtyre rregullave të lojës shkencore. Po ashtu si rregull në shkencë nuk njihet kurrë “e vërteta absolute”.

Rrjedhimisht, nuk mund të lihet pas dore një kundërshtim që ndeshet mjaft shpesh në letërsinë klasike për fenomene përkatësisht dukuritë e aftësisë, si fjala vjen, shpirtëfolësve fizike (shpesh të imituara duke bërë ndonjë hile): pohimi që këto dukuri, për vetë natyrën e tyre nuk kapen në rrethana kur mund të vërehen drejtpërdrejt dhe që humbasin nga fakti i thjeshtë që vështrohen prej dikujt.

Në qoftë se me të vërtetë këto dukuri nuk kapen nga syri i një qenieje njerëzore, sot ka telekamera dhe mjete të tjera teknike për t’i regjistruar. Edhe pse për ironi, sot shfaqen më të pakapshme se kurrë me gjithë proceset teknologjike dhe përsosmërinë e pajisjeve kërkimore.
Dhe, në këtë mënyrë, kthehemi në pikën e zakonshme: u takon eksperimentuesve të vendosin kushtet të tillash që e bëjnë të besueshëm vëzhgimin.

Më shumë se një shekull më parë, fizikani i madh dhe studiuesi psikik William Crookes e shpreh këtë nevojë në mënyrë shumë të qarë (Quarterly Journal of Science, 1870). “Shpirtrat na flasin me tinguj depërtues, të ardhur nga pjesë të ndryshme të një dhome, kur dy ose më shumë njerëz rrinë ulur rreth një tavoline. Eksperimentuesit ka të drejtë të kërkojë që këto zhurma të krijohen mbi membranën e aparatit të tij të regjistrimit automatik.

Spiritisti flet për dhoma dhe shtëpi të goditura dhe nganjëherë të shkatërruara, nga një fuqi mbinatyrore. Njeriu i shkencës kërkon vetëm që të vihet në lëvizje një lavjerrës i mbyllur në një kafaz xhami të varur në një mur.

Spiritisti flet për mobile të rënda të lëvizura nga njëra dhomë në tjetrën pa ndërhyrjen e njeriut. Ndërsa njeriu i shkencës ka krijuar instrumente që mund ta ndajnë gjatësinë e një gishti në një milion pjesë dhe ka të drejtë kur dyshon për atë që i është thënë në qoftë se ajo fuqi nuk arrin të lëvizë qoftë edhe një shkallë shigjetën e instrumentit të tij.

Spiritisti flet për lule të mbuluara nga vesa, për fruta dhe qenie të gjalla që lëvizin përmes dritareve të mbyllura dhe përmes muresh të forta. Studiuesi shkencor kërkon që një peshë (qoftë edhe e njëmijta pjesë e një kokrre gruri) të vendoset mbi pjatën e peshores së tij të mbyllur në një kuti.”

Pothuajse edhe pas 100 vjetëve edhe sot e kësaj ditët një konstatim i tillë mbetet aktual sa i përket shkencës parapsikologjisë.

Ta shikojmë se me çfarë merret parapsikologjia:

I. PARAPSIKOLOGJIA : Hulumtimet përkatësisht gjurmimet i percepcioneve jashtëshqisore, (ndryshe e quajtur si “ESP fenomene”, që është shkurtesë angleze e fjalëve: extra sensory perception – “ESP”). Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) Telepatia: gjurmimi dhe vëzhgimi i dukurisë së komunikimit mental nga largësia, ndërmjet dy a më tepër personave, pa kontakt fizik të drejtpërdrejtë;

b) Largpamësia: gjurmimi dhe vëzhgimi i dukurisë së regjistrimit të qartë mental të ngjarjeve nga largësia, që diku janë në ndodhje e sipër;

c) Prekognacia: gjurmimi dhe vëzhgimi i dukurisë për parathënien e ngjarjeve të ndryshme para se të ndodhin ato;

d) Retrokognacia: gjurmimi dhe vëzhgimi hulumtimi i dukurisë së qasjes së qartë perceptimeve në ngjarjet që kanë ndodhur në një kohë të kaluar.

II. PSIKOKINEZA : gjurmon ndikimi i energjisë mentale në lëvizjen e gjësendeve fizike Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshin hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) Materializmi- gjurmimi i dukurive të paraqitjes së gjësendeve materiale, pa qenë ato më parë të pranishme aty;

b) Dematerializmi: gjurmimi i dukurisë së zhdukjes së gjësendeve fizike, të cilat, paraprakisht, kanë qenë prezentë;

c) Levitacioni: gjurmimi i dukurive të ngathtësisë mbi forcën e gravitetit dhe qëndrimit të sendit fizik pezull mbi sipërfaqen e mbështetjes tokësore ( këtu më tepër hulumtimi orientohet kah dukuria e ngritjes së trupit dhe qëndrimi pezull mbi sipërfaqen e platesë tokësore);

d) Teleportacioni: gjurmimi i dukurive të dematerializimit të gjësendeve fizike dhe bartjes së tyre nga një vend në një vend tjetër;

e) Shërimi psikik: gjurmimi i shërimit të llojllojshme të sëmundjeve të ndryshme përmes metodave psikike të veprimit;

f) Fotografia mentale: gjurmimi i mundësisë së fotografimit në shiritin e celularit filmik të pamjeve të ndryshme të paramenduara si figuracione psikike.

III. PSIKOFIZIKA – gjurmimi i manifestimeve fizike të dukurive parapsikologjike dhe formave të ndryshme të shprehjeve paranormale të energjisë. Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen gjurmimet e shfaqjeve e llojllojshme të këtyre dukurive:

a) Parafizika: gjurmimi i dukurive të ndryshme të manifestimeve energjetike, të cilat janë evidente, por nuk përkojnë me ligjshmëritë e njohura të fizikës materiale;

b) UFO-Fenomentet: gjurmimi i ekzistimit të civilizimeve tjera jashtëtokësore në Univers dhe mundësia e vënies së kontakteve me ta;

c) Energjia piramidale: gjurmimi i dukurive të manifestimit të energjisë specifike në hapësirën e brendësisë së piramidave të lashta egjiptiane dhe ndryshimeve që ajo shkakton në strukturën substanciale të disa elementeve, me një theks të veçantë të ndikimit të kësaj energjie në psiken e njeriut.

IV. NOETIKA : është një njohuri specifike kërkimore që vepron në kuadrin e parapsikologjisë, e që merret me gjurmimin e shpirtit dhe të vetëdijes, si dhe dukurive të kësaj natyre. Në këtë fushë të veçantë kërkimore janë këto degë:

a) Psikologjia transpersonale: e cila merret me hulumtimin e potencialeve të ndryshme të zhvillimit njerëzor;

b) Tanatologjia: hulumtimi i ndodhjes së procesit të vdekjes;

c) Gjendjet e ndryshme shpirtërore: hulumtimi i gjendjeve të llojllojshme shpirtërore në momentin e transit psikik, qetësisë meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhëtimi i vetëdijshëm i shpirtit në hapësirat e pakufizuara jashtë trupit), krijimtarinë e ndërvetëdijshme dhe formave të ndryshme të këtij manifestimi, siç bie fjala të shkruarit automatizuar në gjendje të pavetëdijshme, etj.;

d) Sistemet e ushtrimeve tradicionale: kjo degë e lëmit të parapsikologjisë, ka të bëj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogës, hipnozës dhe autohipnozës, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.

Sikurse mund të vërejmë nga ky prezantim, lënda studimore e parapsikologjisë është tejet voluminoze. Që të jetë sa më e suksesshme në rrugën e vetë kërkimore, asaj i nevojitet një qasje multi-disiplinare. Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit të shkencave tjera ekzakte në këtë drejtim.

Një faktor tjetër i favorshëm në këtë drejtim, e që kontribuon në ngritjen kualitative të metodave hulumtuese të parapsikologjisë është, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshëm i teknikës së sofistikuar digjitale.

Dhe, për fund, lirisht mund të konstatojmë se, parapsikologjia sot, nuk është më një lëmi e individëve të papërcaktuar kureshtar, por një njohuri e re serioze që është në ekspansion të vërtetë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:43 pm

PSIKOLOGJIA PARANORMALE ose PARAPSIKOLOGJIA

Parapsikologjia eshte nje nenbashkesi e disiplines se psikologjise, e cila kerkon te studjoje apo tu jap shpjegim te gjitha atyre dukurive fizike e psikike te supozuara apo te parashikuara si anormale te cilat nuk bejne pjese ne ato qe quhen eksperienza te perbashketa, dhe qe shpesh here tentojn te rrezojne apo te kapercejn ligjet e fizikes.

Termi "parapsikologjia" u perdor per here te pare ne vitin 1889 nga filozofi dhe mjeku gjerman Max Dessoir, ku me vone doktor Rhine do te indentifikonte apo permbledhte me kete term dhe ate te metafizikes, per te kategorizuar ato funksione te psikes te cilat nuk kane origjine psikologjike por paranormale.

Parapsikologjia qe ne themelet e saj niset me bindjen se mendja humane shfrytezon vetem ne nje pjese te limituar te potencialit te saj, dhe si rrjedhoj keto fenomene anormale dhe kontradiktore ne ato raste kur ekzistojn me te vertete, munde te jene frut i nje aktivizimi spontan i jokoshences duke prodhar keshtu fenomene apo dukuri te fshehta te mendjes.

Parapsikologjia kerkon te studjoj dhe te shpjegoje fenomenet si telepatia, mbivendodhjen, psikofonin, telekinezine, parshikimet dhe shume dukuri te tjera.

Deri tani asnje nga keto fenomene nuk eshte mundur te vezhgohet ne kushte eksperimentale te mire kontrolluara.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:43 pm

Ç’ËSHTË PARAPSIKOLOGJIA?


Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomene të ashtuquajtura “paranormale”, fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu.

Fjala “Parapsikologji” është formuar qysh në vitin 1889, por në rrjedhën e decenieve të fundit është pranuar ndërkombëtarisht. Sot, në vend të fjalës parapsikologji, shumë shpesh e hasim edhe termin më të ri, “Psikotronik”, por që në fakt kanë të njëjtën domethënie. Më herët këto dukuri anglezët i quanin “kërkime psikike” (Psyxhicol resarch), francezët “Metapsikologji”, ndërsa prof. dr. Hans Beneder, nga Universiteti i Freiburgut, e quajti “Der sechste Sinn” (shqisa e gjashtë).

Në mesjetë këto dukuri të pashpjeguara i quanin “magji” dhe ishin të ndaluara. Dënoheshin të gjithë ata që merreshin me to. Që nga shekulli XVI, “për këtë punë të dreqit” u gjet emërtimi më i përshtatshëm: “Okultizëm”. Fjala është marr nga libri i shkrimtares gjermane A. Neteschein. Në këtë libër flitet për forcat e fshehta të materies dhe shpirtit, ndërsa fjala ka prejardhje latine, “Okultus” - sekret, fshehtësi, diçka e fshehtë.

Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë: “para” - pranë, “psycho” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave tona , e shpesh i tejkalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira.

Këto dukuri ekzistojnë që nga lashtësia, por qysh në fund të shekullit XIX, dhe në rrjedh të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë.

Parapsikologjia sot është në gjendje që disa nga ato dukuri, duke u bazuar në prova, t’i dokumentoj në mënyrë shkencore.

Është interesant të shikohen edhe disa enciklopedi të disa shteteve, të cilat bëjnë fjalë për dukurit parapsikologjike. Enciklopedia amerikane, botuar më 1973, jep një artikull mjaftë të zgjeruar nga prof, T. Rini, në të cilin parapsikologjia definohet si pjesë e psikologjisë. Ai jep historikun e parapsikologjisë, ofron shembuj bindës si dhe shpjegime shkencore nga kjo lëmi.

Sipas tij, parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me përjetimet dhe sjelljet paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi i ngjarjeve, bioenergjia etj., të cilat janë të pashpjegueshme e lidhën me ligjet e natyrës. Për këtë arsye ato quhen edhe shpesh paranormale, supernormale, pra aludohet se i përkasin anës tjetër, edhe pse në to nuk ka asgjë mbinormale, Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër veçse fenomene të natyrës normale.

Enciklopedia ruse e vitit 1975 jep një artikull trefaqësh, të shkruar nga tre psikologë dhe profesor të universitetit, V. P. Zincenko dhe A. Leontijev, në të cilin thuhet se parapsikologjia bënë gjurmime në lëmin i cila kryesisht studion: 1- Formën e ndjeshmërisë, e cila mundëson aftësinë e marrjes së informatave, të cilat nuk janë të shpjegueshme për shqisat tona organike; 2- Format e përshtatshme të veprimit të krijesave të gjalla në paraqitjet fizike, të cilat zhvillohen jashtë organizmit, pa forcën e muskujve.

Enciklopedia franceze e vitit 1967 shkruan: “Parapsikologjia është disiplinë që studijonë fenomene paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi, parandjeshmëria etj. Shumë mashtrues janë futur dhe e kanë shkatërruar këtë lëmi, të cilës shkencëtarët ia kanë kthyer shpinën, duke e lënë si fushë të hapur për manipulime të sharlatanëve”.

Enciklopedia jugosllave e vitit 1961 shkruan se parapsikologjia është pseudodituri për fenomenet e okultizmit, ndodhitë shpirtërore, të cilat shkenca e sotme nuk mund t’i sqarojë.

Në enciklopedinë shqiptare nuk ka shënime fare për parapsikologjinë!

Sipas shënimeve, sot më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiojnë dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute për parapsikologji, të pavarura ose pranë universiteteve, diku edhe në rang fakultetesh. Në botë, sot, janë botuar me mijëra libra dhe artikuj të shumtë gazetaresk, që flasin mbi këtë lëmi.

Midis shkrimtarëve dhe personaliteteve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri, gjenden edhe emrat e Albert Ajnshtajnit, Moska Plonkes, Anrije Brenksonit, Artur Shopenhauerit, J.V. Gëtes, Kami Flamarit, Karl G. Jungut, I. J. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor.

Një zbulim epokal në lëmin e parapsikologjisë e bëri shkencëtari rus, Sejman D. Kilirian (bashkë me të shoqen). Ai kah fundi i viteve të 60, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë “aurën”, energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla.

Parapsikologu amerikan, prof. D. Rajn, në librin e tij shkencor, “Shpërndarja e shpirtit të njeriut” shkruan: “Është e pikëllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do e njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe”.

Duke iu falënderuar punës kërkimore të këtij shkencëtari, u zgjerua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe kjo fushë u përfshi në shumë universitete, si p.sh. në universitetet e SHBA-ve, Anglisë, Holandës, Gjermanisë etj.

Në Gjermani është i njohur prof. Hans Beneder. Përveç këtij në këtë shtet duhet përmendur edhe tre profesorë: E. Jance, nga Marburgu, prof. P. Jordan nga Hamburgu dhe filozofin H. Drischi, i cili qysh në vitin 1932 shkroi librin për parapsikologjinë.

Në Amerikë, përpos D. Zh. Rajnit njihet dhe psikologu eminent, V. M. Dungel si dhe fiziologu me famë botërore, Kurt Djukas. Në Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. Oliver Lodzh. Në Holandë, udhëheqësi kësaj dege është prof. V. N. Tenacet, ndërsa në Suedi është prof. Jon Bjenhen. Në Francë me parapsikologji u muar, për kohë të gjatë, psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sharl Risha. Kohëve të fundit kjo degë filloi të shtrihet edhe në Evropën Lindore. Në Rusi, shkencëtari më i njohur në këtë drejtim është psikologu, I. I. Vasiljev, i njohur gjithashtu, si hipnotizues me famë botërore, si dhe M. Ryzel, i cili emigroi në SHBA dhe tash punon në Institutin për Kërkime të Natyrës Njerëzore. Janë të njohura fjalët e tij: “Civilizimi i sotëm i largon njerëzit nga jeta e brendshme e tyre”.

Në Austri, para ca kohësh, u paraqit libri i psikologur Georg Grodek, një ndër ithtarët e S. Frojdit dhe themelues i mjekësisë psikosomatike (psikofiziologjike) me titullin e çuditshëm “Libri mbi ES-in”. “ES” në gjermanishte do të thotë: “kjo”, “këtë”. Dr. Grodek-u thotë se trupi nga vetja nuk mund të sëmuret, sepse ai pa psiken është i vdekur. “ES”, që ai e përmend, është forca e cila na shtynë të punojmë, të mendojmë dhe na mundëson të jetojmë të shëndoshë, por njëkohësisht edha na i nxit sëmundjet. Me analiza duhet të zbulohet faktori i konfliktit dhe me largimin e tij të pamundësojmë shkatërrimin e të sëmurit.

Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:44 pm

ÇFARE ESHTE PARAPSIKOLOGJIA ?

Parapsikologjia, dhe te gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin nje interest e madh ne ditet tona. Ne mesin e shekullit te 20 filluan hetimet e para shkencore mbi kete teme, por pa arritur ne nivele te plota, ne menyre qe te krijohej nje shkence e re e vecante. Per kete arsye parapsikologjia perben nje dege te psikologjise.

Me fjalen parapsikologji jepet te kuptohet sektori I hetimit qe studjon aftesite me te thella dhe te panjohurate shpirtit njerezor. Marrja me kete sector nuk perben ndonje lloj initacion ne ‘’mrekullira’’, por perpjekjen per nje kuptim sa me te mire te njeriut dhe te jetes ne pergjithesi. Kjo qe ne vitet e fundit perben nje zone te re hetimi, net e vertete nuk eshte aspak e re.

Ne lashtesi te gjithe qyteterimet e lashte u moren me zhvillimin dhe ushtrimin e ketyre fuqive te njeriut.Dhe madje nuk behej fjale per nje studjim ne fenomene te veshtira dhe te pakuptimshme, por per zbatimin e drejte te Ligjeve te Natyres, te dukshem ose te padukshem.

Por per te kuptuar me mire idene e parapsikologjise (te gjendjeve domethene qe ndodhen pertej dhe me lart psikise se njeriut), duhet te te studjojme njeriun si nje qenie e nderlikuar qe, pervec trupit te tij fizik, zoteron dhe nje pjese psikologjike dhe nje pjese shpirterore.

Ky mendim eshte bashkekohor por dhe njekohesisht edhe shume I vjeter dhe tradicional. Lidhja harmonike e ketyre pjeseve ose ‘’trupave’’ perben krijesen e plote njerezore.Pyetja eshte se sa vete njeriu njeh kete krijese?

Studjime dhe mendime bashkekohore na tregojne se net e vertete njohim shume pak gjera per veten tone. Njeriu zoteron nje dinamike, aftesi dhe mundesi qe jane gati krejt te panjohura.

Le te perngjajme njeriun me nje ajsberg qe 10% e ekzistences se tij ndodhet mbi siperfaqen e detit (koshience), dhe 90 % ndodhet e fundosur Brenda ujit (subkoshience). Ne kete zone te madhe subkoshiente, pra, ekzistojne dhe shfaqen te ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Ne kete menyre kuptojme se parapsikologjia si nje shkence, eshte studjimi I nje zone ‘’te erret’’.

Sigurisht kjo pjese e erret subkoshiente, me edukimin e pershtatshem, hetimin dhe kanalizimin mund te ndricohet, dhe keshtu pjesa koshiente tem und te zgjerohet.

Hapi I pare ne kete perpjekje eshte studjimi I botes psikologjike, te quajturit nga esoterizmi tradicional ‘’trupi yllor/astral’’. Ky trup eshte kaq real sad he trupi fizik. Fenomenet e tij jane te dukshme tek vezhguesit e afte.

Ashtu sikur njeriu I verber eshte I paafte te shikoje fenomenet fizike, ose sikur shume fenomene fizike kane nevoje per makineri te vecanta per tu bere te dukshme, keshtu dhe ‘’ I verberi yllor/astral’’ nuk shikon asgje dhe shume gjendje te tilla I kalojne koceptimit te tij sikur te mos ekzistonin kurre.

Nevojitet qe Ndergjegjja / koshienca te stervitet dhe te mesohet te veproje ne kete nivel. Dhe kur kjo gje te ndodhe, duhet te perparoje me tej ne studjimin e trupit mendor dhe akoma dhe te trupit shpirteror.Kuptojme ne kete menyre se sa e gjate eshte rruga e vetenjohjes dhe te diturise se vertete mbi fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kete zhvillim dhe dije, te quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe I perballojme per cdo dite.

Nuk eshte e nevojshme nje njeri i privilegjuar me aftesi parapsikologjikete jete dhe I zhvilluar shpirterisht, ne mnyre qe te dije te njohe dhe te kontrolloje keto fuqi te tij. Me e zkonta eshte te kete lindur me to dhe me te vertete nuk I kontrollon dhe nuk I kanalizon sipas vullnetit dhe deshires se tij.

Kjo eshte nje arsye e rendesishme per te cilen shkencetaret dhe studjuesit nuk kane arritur ne rezultate te caktuara dhe ne konkluzione, por vetem vezhgojne, rregjistrojne dhe testojne, gjithcka qe u perket ketyre fenomeneve parapsikologjike.

Esoterizmi jep pergjigjjet e tij mbi kete teme. Ne jep mesime mbi ligjet universale (karma, rimisherimi), qe influencojne zhvillimin e njeriut dhe percaktojne elementet me te cilat ai lind dhe ndjek kete ecuri.

Na meson per zonat e padukshme te ndergjegjjes/koshiences qe lidhen ngushte me nivelin e dukshem fizik. Na flet per Nje Jete dhe pe si mund te gjitha qeniet te jene te lidhura me njera-tjetren.

Sigurisht qe keto jane teori te pavertetuara, sipas mentalitetit tone, qe I nevojitet prova shume te ‘’dukshme’’ dhe te kufizuara. Keshtu do ten a duhet per shume kohe akoma te kerkojme ‘’ ne erresire’’ deri sa te arrijme te mundemi te zgjerojme menyren e konceptimit tone, te behemi me koshiente/ndergjegjshem net e gjitha nivelet dhe te fitojme dijen thelbesore.

Tani do te referohemi mbi disa nga fenomenet me te njohura dhe me te shpeshta parapsikologjike.

Shpalosje Astrale/yllore: eshte aftesia e veprimit aktiv te nivelit yllor/astral. Kjo ndodh kur trupi yllor clirohet nga trupi fizik. Ka mundesine e levizjes dhe te transportimit me nje shpejtesi te pabesueshme ne cdo lloj distance, ndersa trupi fizik qendron I palevizur.

Sigurisht qe I njejti fenomen behet dhe ne nje menyre jokoshiente, gjate gjumit. Keshtu shpesh here duke u zgjuar, ekziston nje ideja e njeriut mbi dicka qe ai jetoi, por pa pasur ndonje kujtim te caktuar.

Mesazhe enderrore: Jung kishte thene se : Endrrat jane shpesh nje paradhenie e te ardhmes’’. Ndodh shpesh qe gjate endrrave te fitojme njohuri te duhura, pergjigjje mbi problemet tona dhe madje dhe te udhetojme ne kohe dhe te jetojme ngjarje te se ardhmes ne krahasim me kohen fizike ‘’reale’’.

Psikometria: eshte aftesia e perjetimit te ngjarjeve te se kaluares nepermjet cdo lloj objekti. Njeriu qe ndodhet ne kete gjendje udhehiqet nga nje objekt I caktuar, qe perfaqson momentet dhe ndodhite qe u zhvilluan gjate ekzistences setij te kaluar.

Parashikimi: mundesia per te njohur veprime te ardhshme. Ne lashtesi perbente nje intitucion te forte , qe ishin Orakujt.

Intuita : eshte mundesia e konceptimit dhe e njohurise pertej shqisave dhe te mendjes sone te kufizuar. Ka te beje me te quajturin syrin e trete, zhvillimin e parandjenjes tek njeriu.

Telepatia: eshte aftesia e trasmetimit nga nje njeri tek persona te tjere, me mjete jo fizike, te nje figure, mendimi ose ndjenje. Per tu arritur kjo, nevojitet te mbizoteroje dikush nivelin psikologjik dhe ate mendor, dhe gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij te jene mjaft te forta dhe te pastra.

Keto jane disa nga fenomenet kryesore qe quhen fenomene parapsikologjike. Por rrethi i tyre nuk mbyllet ketu. Pervec kesaj, ashtu sikur thame qe ne fillim, vete parapsikolgjia eshte ne zhvillim e siper pavaresisht se ne ditet tona ajo perben nje zone hetimi dhe studjimi mjaft te zgjeruar.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:44 pm

BOTA PARAPSIKOLOGJIKE E JUNGUT

"Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t'i nënshtrojmë për disa qëllime më të "LARTA", së pari do t'ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen do t'ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike".

▪ Për shumë dijetarë eminent botërorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkencës bashkëkohore, nuk mund të thuhet thjeshtë se kanë qenë vetëm gjeni të talentuar, por ata kanë zotëruar dhe janë marrë edhe me njohuri të fshehta okultiste, shënime këto që kurrë nuk janë publikuar haptas nga ana e biografëve të tyre. Nga lista e madhe e emrave të këtyre personaliteteve shkencore, pa dyshim, dallohet edhe psikiatri i famshëm me renome botërore Karl Gustav Jungu.

Karl Gustav Jungu, me profesion ishte mjek-psikiatër, nxënës i dikurshëm dhe koleg i Sigmund Frojdit, ligjërues, shkencëtar dhe studiues i madh në lëmin e psikologjisë dhe psikiatrisë, autor i shumë punimeve dhe studimeve shkencore që e kanë futur atë në radhët e emrave më eminent të shkencës bashkëkohore.

Por, nga ana tjetër, vetëm një numër i vogël i njerëzve dinte se, Jungu gjatë hulumtimeve të veta, për së tepërmi ka qenë i interesuar për fenomene paranormale dhe parapsikologjike, e veçanërisht për telepatinë (bartjen e mendimeve nga larg) dhe projeksionin astral (udhëtimin e vetëdijshëm shpirtëror duke e braktisur trupin).

Sigurisht nga droja se mos i rrezikohet reputacioni i madh që kishte si shkencëtar, ai këtë interesim kurrë nuk e ka shprehur publikisht. Por, edhe sikur ta dinte opinioni i gjerë për këtë realitet, dyshoj se mund të merrej si diçka e pabesueshme, sepse botërisht ka qenë e njohur se fenomenet parapsikologjike në përgjithësi dhe marrja me to, ishin si mani e trashëgimisë familjare.

Për nënën e Jungut thuhej se mbante një ditar ku regjistronte eksperiencat e veta paranormale, si dhe ato që i dëgjonte prej të tjerëve. Ka mjaft dëshminga bashkëkohësit e vet se edhe Jungu sa ishte fëmijë, dispononte me aftësinë paranormale të TELEKINEZËS (lëvizjes së trupave fizik përmes ndikimit mental).

Pasi që kishte një pasion të madh për Niçen dhe filozofinë e tij, qysh sa ishte nxënës në gjimnaz, intuitivisht ia qëllon se filozofi i famshëm kishte Zaratustrën si model identifikimi dhe se ai ishte sëmurë psikikisht, mu pse Zaratustra ka sunduar me qenien e tij. Më pas, një gjë e njëjtë i ka ndodhur edhe vetë Jungut.

Atij në ëndërr shpesh i paraqitej një plak me aftësi magjike që e këshillonte dhe udhëzonte në jetë. Plaku quhej "FILIMON". Tek dikur më vonë, Jungu ka kuptuar se plaku i ëndrrave të hershme ishte vetëm UNI i tij i dytë (Alter ego).

Andaj, aspak nuk do të jetë i çuditshëm fakti se pse pikërisht paranormalja dhe fenomenet parapsikologjike kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën dhe veprimtarinë e gjithëmbarshme hulumtuese të këtij shkencëtari të madh.

Ndoshta, nisur mu nga këto ndikime, ka ardhur edhe deri te shkëputja e tij definitive prej mësimeve të mësuesit të vet, S.Frojdit, i cili, atëbotë ishte tejet i popullarizuar me teorinë e tij famëmadhe të kushtëzimit të të gjitha raporteve dhe marrëdhënieve të sjelljes së jashtme të njeriut me veprimin e brendshëm të epshit seksual.

Duke e kundërshtuar ashpër teorinë e Frojdit, Jungu konstatonte se në këto sjellje dhe raporte të jashtme të njeriut, nuk ndikon kryekëput vetëm epshi seksual, por ato janë të kushtëzuara edhe nga "fuqia jetësore" që trashëgohet nga e kaluara mijëvjeçare e njerëzimit. Këtë fuqi ai e quan si "ndërvetëdije kolektive".

Në mbështetjen shkencore të kësaj teorie, Jungu, në veprat e veta, prezantonte shumë shembuk, si ato të eksperiencave vetjake paranormale, ashtu edhe ato të regjistruara dhe hulumtuara si përjetime të të tjerëve.

Nga visari i madh i këtyre shembujve praktikë, si njëra ndër dëshmitë më dramatike dhe më të pasqaruara të përjetimit personal të paranormales, është "Misteri i librave të kuqe".

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:44 pm

"Misteri i librave të kuq"

Një mbrëmje, pasi që e ndjente veten paksa më të lodhur, Jungu vendos të shkojë në shtrat më herët se zakonisht. Por, edhe përpos dhuntisë që me çdo kusht të flinte, atë nuk e zinte gjumi. Ishte i vërshuar tërësisht nga mendimet! Mu para disa orëve qe kthyer nga varrimi i një miku të vet që banonte afër.

Duke qëndruar ashtu i shtrirë në shtrat dhe me sytë e hapur, profesor Jungu i bluante në kokë kujtimet e paharruara që kishte kaluar me mikun e posa varrosur.

Derisa në mendje merrej me këto mendime, për momentin e ndjen se dikush është në dhomën e tij të gjumit. Posa e vështron me vëmendje hapësirën përreth dhomës, para tij, tejet qartë paraqitet hija e figurës së një personi trupgjatë dhe të hollë për nga konstruksioni fizik. Këtë figurë Jungu e identifikon si të mikut të vet, në varrimin e të cilit ishte para disa orëve.

- "Qëndronte përballë shtratit tim mu afër këmbëve dhe dukej i njëjtë sikur e kam njohur të gjallë. Butësisht më ishte drejtuar me pyetjen, mos vallë dëshiroj të shkoj diku me të" - shkruante më vonë Jungu. - "Duke e vrojtuar me habi këtë paraqitje të pazakonshme, nuk e kisha ndjenjën e një pamje trupore fizike.

Më tepërmund të thuhej se ishte si një vizion, të cilin vetes ia kumtova si fantazi. Meqë ende isha i shtrirë në shtrat dhe e vështroja këtë paraqitje me mosbesim, figura emikut vazhdoi të ecë deri tek dera e daljes duke më bërë shenjë me dorë. Në atë çast, për veten konstatova se isha tërësisht në gjendje transi.

Realisht nuk u ngrita nga shtrati, por ndjeva sikur shpirti im shkoi pas tij. Më çonte përmes rrugës, kah kopshti i shtëpisë së tij... dhe menjëherë, së bashku, u gjetëm në dhomën e punës së mikut. Hija përcjellëse hipi mbi një karrige dhe tregoi me gisht në librin e dytë nga shtatë librat e kuqe që ishin të vëna mbi raftin e fundit të librave."

Me këtë përmbyllet ky vizion. Jungu, tërësisht i habitur brof nga shtrati i fjetjes. E ndez llambën që e kishte pranë dhe me të në dorë hulumton nëpër tërë shtëpinë. Pasi konstaton se dera kryesore e hyrjes qe e mbyllur si zakonisht dhe vëren përreth se çdo gjë ishte në vendin e vet, sërish shtrihet në shtrat dhe tek dikur vonë e zë gjumi.

Të nesërmen në mëngjes, ende i hutuar me ngjarjen e përjetuar nga nata e kaluar, me padurim priste që ta vizitonte vejushën e mikut të vdekur. Pa i treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmë, nga ajo kërkon që në dhomën e punës së bashkëshortit të saj të ndjerë, të verifikojë se mos rastësisht aty e gjen një libër që i duhej.

Ai ishte gjithmonë i mirëpritur në këtë shtëpi dhe për këtë dëshirë nga nikoqirja nuk hasi në kurrfarë pengesash. Me kureshtje të madhe hyn në dhomën e punës së mikut tashmë të ndjerë dhe mbetet i befasuar nga ajo që vëren. Afër librave ende ishte po ajo karriga ku mbrëmë, miku i vdekur, kishte hipur që t'ia tregonte librin. Menjëherë, sytë i drejton në raftin e fundit me libra.

Për çudinë e tij edhe më të madhe, aty qëndronin të sistemuara shtatë librame kopertina të kuqërremta. Merr librin e dytë sipas radhës dhe në të lexon titullin: "Forca e të vdekurve".

Tashmë Jungu s'kishte dyshim në vete! Ajo që i kishte ndodhur mbrëmë, e tëra ishte e vërtetë.

Këtë rast të përjetimit vetjak, Jungu e ka publikuar me plot pompozitet edhe në literaturat e veta studimore shkencore. Meqë ai në jetën e përditshme ishte i njohur si njeri racional dhe serioz, ky rast edhe në qarqet shkencore është pranuar si prezantim i besueshëm.

I joshur nga këto fenomene që sot e kësaj dite mbeten ende të pasqaruara sa duhet, si një shkencëtar me reputacion, pa u frikuar fare nga normat rigoroze të standardeve shkencore, Jungu, në mënyrë origjinale, e ka trasuar rrugën e vet kërkimore kah thellësitë e panjohura të mendjes dhe shpirtit.

Edhe pse tejet i frytshëm dhe me një karrierë të bujshme shkencore, ndoshta mu për këtë shkas, ai edhe sot e kësaj dite, merrej si shkencëtar kontradiktor dhe alternativ në psikiatrinë bashkëkohore.

Dhe, për fund, do të ishte interesante të konstatojmë edhe një realitet tjetër: pikërisht teoria e vënë nga Jungu mbi ndikimin e ndërvetëdijes kolektive të qenies njerëzore në sjelljet individuale të individit, nuk mund t'i vishej origjinalitetit të tij.

Okultizmi, magjia, hermetizmi, alkimia si dhe njohuri tjera të urtësive të lashta, mijëra vite para Jungut e kanë njohur këtë fluid kolektiv dhe atë e quanin si "niveli astral gjithëpërfshirës". Andaj, fare nuk do të mbetej i pabazë konstatimi të cilin e dhamë në fillim të këtij artikulli:

"Për shumë dijetarë eminentë botërorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkencës bashkëkohore, nuk mund të thuhet thjeshtë se kanë qenë vetëm gjeni të talentuar, por ata kanë zotëruar dhe janë marrë edhe me njohuri të fshehta okultiste, shënime këto, që kurrë nuk janë publikuar haptas nga ana e biografëve të tyre".

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:44 pm

ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË

“Askush nuk ka të drejtë të nënçmojë shkencën, të cilën nuk e njeh”(Paracelzusi)

Duke filluar nga shekulli XIX, botëkuptimet shkencore mbi botën në përgjithësi kanë përjetuar ndryshime shumë të thella. Njohjeve të materies dhe energjisë si dhe të shumë ligjeve të fizikës klasike, iu bashkëngjitën edhe njohuri të reja, që, si pasoj, sollën edhe vështrim krejtësisht të ri dhe ekspansion të madh të horizontit.

Herci zbuloi vibracionet elektrike; Rëntgeni, dukuritë e panjohura të rrezatimit; çifti Curie, radioaktivitetin; pastaj, Ajnshtajni bëri të njohur se materia përmban energji të pamatur (gjë që solli deri te fizika nukleare, që në anën e saj pozitive mundësoi shfrytëzimin e energjisë përmes elektranave nukleare, kurse në anën tjetër, negative, e ballafaqoi njerëzimin me tmerrin e armës atomike).

Pastaj: telefoni, radioja, televizioni, automobilat, aeroplanët etj. u bënë dukuri të përditshme. U zbulua radio-teleskopi, që na mundësoi shikim në botën makrokozmike, ndërsa mikroskopi elektronik na i shpalosi thellësitë e mikrokozmosit.

Nëpër frigorifer me ngrirje të thellë u vendosën pjesë rezervë për trupin e njeriut, ndërsa kirurgët iu përveshën punës për transplantimin e organeve të rëndësishme për jetë. Kompjuterët (trurët elektronik) depërtuan në shkencë, industri, bujqësi etj.

Sakaq, amerikanët lansuan anijen e parë kozmike, me njerëz për në hënë: pastaj satelitë të tjerë për planete më të largëta, si dhe satelitë të shumtë që pandërprerë i sillen rreth e përqark planetit tonë Tokës. Zbulimet dhe prodhimet e ndryshme, të panumërta “çuditëse”, që deri më dje ishin “science fiction” u bënë realitet i kohës.

Megjithatë, përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit e ka kapluar një fobi e pakuptueshme. Trandjet psikike (streset), sëmundjet psikosomatike (psikofiziologjike), neurozat, psikozat si dhe vetëvrasjet janë në rritje e sipër...pra, lind pyetja: ku është arsyeja e gjithë kësaj?

Një kohë tepër të gjatë shkenca ishte e drejtuar vetëm në njërën anë të medaljonit. Në anën materiale të njeriut dhe natyrës në përgjithësi, pra në mikro dhe makrokozmos, duke e drejtuar shikim vetëm në paraqitjet dhe dukjet e jashtme fizike.

Ajo filloi të masë e të analizoj, pra të studioj njeriun dhe natyrën, duke u nisur vetëm nga pikëpamjet materiale dhe duke besuar se në atë mënyrë do të mund t’i zbulojë të gjitha sekretet dhe misteret e tyre. Kurse si masë e vetme vlente vetëm introdukta fizike me konceptet e pastra mekanike.

Përfytyrimi për botën, që në kohë dhe hapësirë zhvillohet sipas ligjit të shkakut dhe veprimit, u bë udhëheqës i shkencës bashkëkohore dhe me këtë ajo zgjodhi rrugën njëanësore.

Duke e ndjekur këtë rrugë, shkenca ka arritur përparime që s’merren me mend në kërkimet teknike, në industri etj. Por, shtrohet pyetja: Cilat nevoja i plotësojnë ato? A nuk janë vetëm nevoja të pastra materiale, fizike etj? A mund të jemi të lumtur vetëm me plotësimin e nevojave të tilla, materiale e fizike, duke lënë anash nevojat shpirtërore?

Pra, për shpirtin ajo u interesua shumë pak, për të mos thënë gati aspak.

Shpirti dhe të gjitha dukurit tjera paranormale mbeti në prapavijë. Gjithashtu, në prapavijë mbeti edhe ana etike e njeriut, sikurse të mos kishte ekzistuar fare. U harrua formula e ser Artur Edington-it në “New Path - Ways of Science” (“Rrugët e reja të shkencës”) se “bota fizike nuk është e vetme” dhe në “Psysics and Philosophy” se “bota e njohur për fizikën paraqet vetëm një prerje nga i gjithë realiteti”. Ajo gjithashtu harroi se pranë kuazalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut.

Duke e lënë prapa këtë drejtim shkenca, dhe duke e përdorë për nevoja të veta manipuluese grupe fetare, sekte të ndryshme etj., ndodhi që njerëzit, duke mos qenë të kënaqur me realitetin dhe duke kërkuar harmoni shpirtërore, të bënin përpjekje për ta shpërthyer këtë errësirë teknologjike dhe për të kërkuar rrugë të reja kah vetëvetja.

Por, duke kërkuar këto rrugë, shpesh silleshin nëpër shtigje të gabuara, rëndom duke iu dhënë drogës, alkoolit etj., që në instancën e fundit kishin pasoja të rënda, shpesh edhe vdekjeprurëse.

Shumë prej tyre shkuan edhe në Indi e vende të tjera për të gjetur atë harmoni shpirtërore të humbur, kryesisht nëpër,mjet meditimeve të jogistë të ndryshëm, guru etj., ku disa prej tyre edhe mbetën përgjithmonë nëpër tempuj e faltore të atjeshme.

Dhe të gjitha këto dilema hapën rrugë për një alternativë tjetër. Alternativë që shumë seriozisht do ju qasej mu këtyre dukurive për t’i zhveshur përfundimisht nga velloja misterioze që mbizotëronin për to, dhe për t’iu dhënë vlerësim të merituar logjik e shkencor. Kjo lëmi e re do të marr nocionin “Parapsikologji”.

Hipnoza dhe sugjestioni, të cilat shkenca bashkëkohore sot i ka pranuar në gjirin e vet, vërtetojnë se në nëndijen tonë ekzistojnë forca dhe aftësi, për të cilat vetëdija jonë nuk di pothuajse asgjë. Kjo është edhe një dëshmi e fuqishme se njohuritë tona për ligjet e natyrës janë të mangëta, posaçërisht ato mbi jetën shpirtërore të njeriut.

Fatmirësisht, me pranimin e psikologjisë si degë shkencore, kohëve të fundit edhe parapsikologjia filloi të zhvillohet dhe të pranohet edhe nga pikëpamjet shkencore, sakaq shkollat e tilla të përhapen kudo nëpër qendra të ndryshme të botës. Kjo bëri që sadopak të zbutet ky tension dhe, më në fund të fillojmë t’i kthehemi më shumë vetës, pra UN-it tonë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:44 pm

Parapsikologjia njohuri e re në ekspansion

Edhe pse konstituimi i psikologjisë si shkencë, i takon etapës së vonshme, ajo për një kohë shumë të shkurtë kishte arritur një reputacion të pakontestueshëm në opinionin e gjerë.

▪ Përveç lëndës dhe metodës studimore, që kryekëput mbështetet në parime të përcaktuara empirike, me kohë psikologjia si shkencë në vete, përveç lëndës së saj studimore, filloj të ballafaqohet edhe me dukuri të shumta të shfaqjeve paranormale.

Meqë ishte e ngushtuar nga principet e veta rigoroze mbi të cilat ndërtohej, marrja me këto dukuri u mohua në tërësi, duke i shpallur këto tendenca si sharlatanizëm.

Kështu, hulumtimi i këtyre fenomeneve paranormale, iu mbeti në duart e disa entuziastëve, të cilët, gradualisht, kërkimet e veta nga kjo lëmi i lartësuan në nivelin e njohurisë së re paralele të quajtur PARAPSIKILOGJI.

Nocioni parapsikologji, buron nga togfjalëshi "para"-që në gjuhën latine do të thotë jashtë, dhe "psikologjia"-njohuri që merret me studimin e psikes njerëzore. Pra, diçka që në njëfarë dore mund të jetë doktrinë në vete, por jashtë suazave të përcaktuara dhe të njohura zyrtarisht të psikologjisë.

Edhe pse kjo lëmi u braktis nga shkenca, shumë hulumtues me nam, duke rrezikuar reputacionin e tyre akademik, gradualisht filluan t'i ndërtojnë themelet e para të një lëmi të ri kërkimor, i cili, kohën e fundit, me një ekspansion të pa parë, ka filluar seriozisht t'ju bëjë konkurrencë disiplinave tjera ekzistuese shkencore, e në rend të parë psikologjisë dhe psikiatrisë.

Historiku retrospektiv i zhvillimit të parapsikologjisë është i gjatë, andaj, pa hyrë fare në kronologjinë e fillit dhe zënies së saj, përmes këtij artikulli, deshëm vetëm t'ju prezantojmë gjerësinë e fushave kërkimore, me të cilat ndërtohet trungu i saj struktural.

Sikurse edhe shumë shkencat tjera në konstituim e sipër, edhe parapsikologjia po ballafaqohet me çështjet terminologjike të emërtimit të saj.

Kjo ndoll ngaqë ende pa u definuar zyrtarisht në qarqet e ndryshme akademike, përveç termit parapsikologji, mund të hasim në emërtimet e ndryshme sikurse janë: "psikotronika", "metapsikologjia", "psikoenergjetika" etj.

Pa dashur të polemizojmë me përshtatshmërinë e këtyre emërtimeve, ne do ta përvetësojmë termin "parapsikologji", i cili tashmë është më i shpeshtë.

Lënda studimore e parapsikologjisë

Sqarimi teorik i lëndës tejet voluminoze studimore të parapsikologjisë, globalisht mund të përfshihet në katër grupe themelore:

I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE JASHËSHQISORE, (ndryshe e quajtur si "ESP fenomene", që është shkurtesë angleze e fjalëve: extra sennsory perception - "ESP"). Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisë së komunikimit mental nga largësia, ndërmjet dy a më tepër personave, pa kontakt fizik të drejtpërdrejtë;

b) QARTËPAMËSIA - hulumtimi i dukurisë së regjistrimit të qartë mental të ngjarjeve nga largësia, që diku janë në ndodhje e sipër;

c) PREKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë për parathënien e ngjarjeve të ndryshme para se të ndodhin ato;

d) RETROKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë së qasjes së qartë perceptive në ngjarjet që kanë ndodhur në një kohë të kaluar.

II. PSIKOKINEZA - hulumtimi i ndikimeve përmes energjisë mentale në lëvizjen e gjësendeve fizike Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshin hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive të paraqitjes së gjësendeve materiale, pa qenë ato më parë të pranishme aty;

b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisë së zhdukjes së gjësendeve fizike, të cilat, paraprakisht, kanë qenë prezentë;

c) LEVITACIONI - hulumtimi i fenomenit të ngathtësisë mbi forcën e gravitetit dhe qëndrimit të sendit fizik pezull mbi sipërfaqen e mbështetjes tokësore ( këtu më tepër hulumtimi orientohet kah fenomeni i ngritjes së trupit dhe qëndrimi pezull mbi sipërfaqen e platesë tokësore);

d) TELEPORTACIONI - hulumtimin e fenomeneve të dematerializimit të gjësendeve fizike dhe bartjes së tyre nga një vend në një vend tjetër;

e) SHËRIMI PSIKIK - hulumtimi i shërimit të shumë sëmundjeve të ndryshme përmes metodave psikike të veprimit;

f) FOTOGRAFIA MENTALE - hulumtimi i mundësisë së fotografimit në shiritin e celularit filmik të pamjeve të ndryshme të paramenduara si figuracione psikike.

III. PSIKOFIZIKA - hulumtimi i manifestimeve fizike të fenomeneve parapsikologjike dhe formave të ndryshme të shprehjeve paranormale të energjisë. Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:

a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve të ndryshme të manifestimeve energjetike, të cilat janë evidente, por nuk përkojnë me ligjshmëritë e njohura të fizikës materiale;

b) UFO-FENOMENET - hulumtimi i ekzistimit të civilizimeve tjera jashtëtokësore në Univers dhe mundësia e vënies së kontakteve me ta;

c) ENERGJIA PIRAMIDALE - hulumtimi i fenomeneve të manifestimit të energjisë specifike në hapësirën e brendësisë së piramidave të lashta egjiptiane dhe ndryshimeve që ajo shkakton në strukturën substanciale të disa elementeve, me një theks të veçantë të ndikimit të kësaj energjie në psiken e njeriut.

IV. NOETIKA- është një njohuri specifike kërkimore që vepron në kuadrin e parapsikologjisë, e që merret me hulumtimin e shpirtit dhe të vetëdijes, si dhe fenomeneve të manifestimit të tyre. Në këtë lëmi të veçantë kërkimore hyjnë këto degë:

a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE - e cila merret me hulumtimin e potencialeve të ndryshme të zhvillimit njerëzor;

b) TANATOLOGJIA - hulumtimi i ndodhjes së procesit të vdekjes;

c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTËRORE - hulumtimi i gjendjeve të ndryshme shpirtërore në momentin e transit psikik, qetësisë meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhëtimi i vetëdijshëm i shpirtit në hapësirat e pakufizuara jashtë trupit), krijimtarinë e ndërvetëdishme dhe formave të ndryshme të këtij manifestimi, siç bie fjala të shkruarit automatizuar në gjendje të pavetëdijshme, etj.;

d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE - kjo degë e lëmit të parapsikologjisë, ka të bëj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogës, hipnozës dhe autohipnozës, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.

Sikurse mund të vërejmë nga ky prezantim, lënda studimore e parapsikologjisë është tejet voluminoze. Që të jetë sa më e suksesshme në rrugën e vetë kërkimore, asaj i nevojitet një qasje multi-disiplinare.

Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit të shkencave tjera ekzakte në këtë drejtim. Pa marrë parasysh stagnimin e deritashëm ekzistues nga shkenca oficiale, kohëve të fundit vërehet një qëndrim më liberal në këtë drejtim. Ky liberalizëm i heshtur, ndikon dukshëm që kontributin e tyre në këtë drejtim, ta japin edhe shumë shkencëtar të njohur botëror.

Një faktor tjetër i favorshëm në këtë drejtim, e që kontribuon në ngritjen kualitative të metodave hulumtuese të parapsikologjisë është, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshëm i teknikës së sofistikuar digjitale.

Dhe, për fund, lirisht mund të konstatojmë se, parapsikologjia sot, nuk është më një lëmi e individëve të papërcaktuar kureshtar, por një njohuri e re serioze që është në ekspansion të vërtetë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Parapsikologjia, zona e errët e trurit!

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:15 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi