Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Truri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:39 pm

Truri i njeriut eshte i formuar nga Hindbrain , i cili eshte i vendosur ne basen e kafkes .

Medulla: eshte e vendosur ne maje te shtylles kurizore, dhe kontrollon frymemarrjen dhe reflektet.

Pons: eshte e vendosur siper medulles , dhe ka efektin e kontrollit te balances, degjimit.

Cerebellum : dy struktura rrumbullake te vendosura mbas pons , te cilat kordinojne levizjet e muskujve, te mesuarin dhe kujtesen.

Midbrain: e vendosur siper hindbrain, dhe kontrollon reflekset e syrit dhe te vesheve.

Forebrain: Mbulon hindbrain dhe midbrain dhe mbush pjesen me te madhe te kafkes.

Pjese e Forebrain eshte Cerebral Cortex e cila eshte struktura me e madhe e Forebrain dhe kontrollon eksperiencen dhe inteligjencen dhe eshte e lidhur gjithashtu me sistemin nervor.

Brocas's area: kontrollon aftesine tone per te folur ( demtimet ne kete pjese te trurit shkakton veshtiresi te lezuari dhe foluri edhe nese te demtuarit ne kete pjese te trurit e kane kuptuar se cfare ju eshte then atyre)

Wernicke's Area: controllon aftesine tone te kuptojme se cfare eshte thene tek ne( demtimet e kesaj pjese te trurit u shkakton njerezve moskuptimin e gjuhes se folur , mgjths ata vete mund te flasin rrjedhshem)

Truri gjithashtu eshte i perbere nga dy HEMISFERA ( e majte dhe e djathte) te cilat jane te lidhura me njera tjetren nga Corpus Callosum.
Corpus callosum lejon te dy hemisferat te ndajne informacione midis njera tjetres.
( p.sh. Dora e majte eshte e kontrolluar nga hemisfera e djathte e trurit)

Truri i majte : ka zonen e gjuhes, i cili luan nje role te rendesishem ne emocionet positive. ( njerezit me demtime ne zonen e djathte depresionohen shume shpejt dhe shume lehte, por gjithashtu kane veshtiresi te kuptojne gjuhen ) gjithashtu pjesa e djathte e trurit njihet per : llogjiken, krijmtarine , shkencat

Truri i djathte : luan nje role te madh ne procesin e emocioneve negative, luan role ne identifikimin e emocioneve tek njerezit e tjere. ( njerezit me demtime te trurit te majte nuk behen shpejt te depresionuar) gjithashtu pjesa e majte e trurit njihet per aftesi ne fantasi, music dhe krijmtari.

Ne pergjithesi hemisfera e djathte e trurit luan nje rol te madh . Sic e thashe me lart pjesa e majte e fytyres e cila eshte e kontrolluar nga pjesa e djathte e trurit , luan nje rol te madh ne shpehjen e emocioneve. Pra me nje fjale te permbledhur pjesa e majte e gojes tone " buzeqesh" dhe " shpreh merzitje" me shume se pjesa e djathte.

Si psh piktura e famshme e Mona Lizes nga Da Vinci po ta shikoni me vemendje ajo buzeqesh me pjesen e djathte te gojes se saj dhe ne nuk jemi mesuar te shohim njeres te buzeqeshin ne kete menyre prandaj dhe kjo gje ka bere qe te terheqi vemendjen tone.

Por , historianet kane teguar se Da Vinci e ka pikturar Mona Lisen duke e pare ne pasqyre prandaj ne kemi sot ne ditet tona intrigusen Mona Lisa me buzeqeshjen e saj ne anen e djathte.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:40 pm

TRURI - "KY TOP MAGJIK"

I përbërë nga miliona neurone, truri është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik

Për t'i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i fut në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, përveç trurit.

Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm, por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, mund të themi se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.

Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor. Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetës psikike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bën të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.

Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më vonë dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2m2 dhe përmban rreth 14 miliard elemente qelizore.

Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10-vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencë. Truri peshon rreth 1.5 kg.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:40 pm

Forca e trurit

Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia e trurit. Njeriu mund të arrij rezultate fenomenale në moshë shumë të re dhe shumë të vjetër. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30-vjeçare. Mikelangelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80-vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi në vitet e 90 të jetës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë i njihte me emër të gjithë ushtarët e tij. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve të tjerë të Romës, me të cilët u takua.

Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, që në moshën 10-vjeçare e recitonte Kur'anin përmendësh, ndërsa në moshën 14-vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilin libër që e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë.

Moxarti që në moshën 14-vjeçare, në kishën e Shën Pjetrit në Romë, mbante mend gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikanti të madh, notat e së cilës ruheshin në fshehtësi. Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet 80) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.

Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn, japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit. Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.

Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesante se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.

Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vet. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati sa nuk u përjashtua nga kolegji.

Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi, duke punuar në tavolinë, por i shtrirë, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti veten se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit.

Kështu, fantazia e çoi deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majtë e trurit) e çuan atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur me detaje marrëdhëniet specifike, të cilat ka pretenduar t'i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shkruar shënimet e tij. Ekspertët që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t'i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë e pandërprerë, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.

Siç pamë edhe më lart, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterioz ose me fjalë të tjera, truri është i vetmi organ që studion vetveten.

Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas Prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i fjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.

Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 10 15% të mendimeve.

Se sa është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t'u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.

Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliard qeliza, të cilat po të vendosen në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.

Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes tyre ndoshta kurrë nuk do të zbulohet.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:40 pm

Historia e zhvillimi i trurit

Siç e pamë edhe më lart, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike, truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianët e mjekësisë e konsiderojnë si librin më të vjetër mjekësor në botë.

Ky papirus edhe u emërtua si "Papirus Edvin Smith", sipas emrit të personit, i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. s. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).

Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por edhe më vonë, në shkollën e Alkesandriesë, 335 - 285 p. e .s., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe që atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.

Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazorë gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaft herët, që në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.

Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët.

Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazorë, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme mbarten nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike.

Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën organizmat shtazorë nuk do të bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do të mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht, ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive.

Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është hequr truri i madh, është vënë re se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vet. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur si nje mumje, pra nuk tregon asnjë interes për ndodhitë që zhvillohen rreth tij.

Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet dhe nuk ka mundur të mësojë asgjë.

Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasojë jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i kores së trurit, mund të shkaktojë humbjen e plotë të kujtesës ose të shkaktojë rritjen maksimale të saj.

Neokirurgu nga SHBA, Dr. Wait, arriti i pari të izolojë trurin. Mbi 100 tru të majmunëve, Wait-i arriti t'i ndajë nga kafka dhe t'i largojë nga truri dhe për orë të tëra t'i mbajë në jetë.

Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa tru macesh t'i ngrijnë deri në -20º C, t'i ruajnë në frigorifer me ngrirje të thellë dhe prapë t'i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e shartimit të trurit.

Dr. Wait-i arriti i pari ta realizojë këtë eksperiment që në vitin 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.

Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë, nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit.

Duhet të theksojmë se, inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë "top magjik" dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t'i zbulohet njerëzimit.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:40 pm

Misteret e trurit njerëzor

Ligjet matematikore të një studimi të bazuar mbi probabilitetin

Prej shumë kohësh, ne, qeniet njerëzore, kërkojmë të kuptojmë se si funksionon truri ynë, organi më kompleks i universit deri më tani. Sot dimë se në çfarë mënyre ajo që perceptohet nga shqisat tona kthehet më pas në sinjale elektrike, se si pjesët e ndryshme të trurit i përpunojnë këto sinjale, si formohen kujtimet dhe se si i kontrollojmë muskujt.

Gjithashtu dimë se cilat pjesë cerebrale aktivizohen kur dëgjojmë dikë të flasë, kur shohim një pikturë, ose kur biem dakord për një çmim. Dhe kemi filluar të kuptojmë mekanizmat e neuroneve në bazën e të kuptuarit dhe të proceseve që marrin vendimet.

Por nuk kemi gjetur akoma mënyrën për t‘i bashkuar të gjitha këto teori dhe të krijojmë një të vetme. Në fakt, deri më tani shkencëtarët nuk kanë arritur të formulojnë një ekuivalent të ekuacionit të Skrodinger për fizikën kuantistike, pra një ligj matematikor që përmbledh funksionimin e trurit. Dhe as nuk kanë një projekt të prekshëm në përgjithësi.

Por, nëse jemi kaq pranë për të shpjeguar universin, pse truri njerëzor vazhdon të jetë akoma kaq shumë i vështirë për t‘u kuptuar? Sepse është një organ më i vështirë dhe i komplikuar se një sistem fizik. Ai është produkti i 500 milionë viteve evolucion.

Kryen shumë funksione, si arsyetimi, memoria, perceptimi, të kuptuarit, vëmendja dhe emocionet (këto sa për të marrë disa shembuj) dhe përdor një numër të pabesueshëm qelizash, lidhjesh dhe receptorësh.

Pra, nuk na lejon ta përshkruajmë me një ligj të thjeshtë matematikor. Por kjo nuk i ka penguar ekspertët shkencorë të provojnë e të provojnë sërish. Në këto vitet e fundit ata kanë formuluar një seri hipotezash për mënyrën me të cilën truri përpunon informacionet, me shpresën për t‘i aplikuar më tej në makineritë inteligjente.

Por asnjë nga këto ide deri tani nuk ka ngjallur entuziazëm të madh. Por ndoshta një ekip i Universitetit të Londrës ka arritur të zhbllokojë këtë situatë. Karl Friston dhe kolegët e tij kanë formuluar një ligj matematikor, që sipas disave mund të jetë studimi më i afërt i teorisë unike.

Puna e tij e ka bërë Stanislas Dehaene të ndërrojë mendje (ky i fundit, një psikolog dhe neuroshkencëtar i "College de France" të Parisit) mbi mundësinë se ekziston një ekuacion i Skrodinger për trurin.

Friston u nis nga një teori që ekzistonte më parë, e cila e konsideronte materien gri si një makineri për llogaritjen e probabilitetit në gjendje të bëjë parashikime të vazhdueshme për botën dhe t‘i rifreskonte në bazë të perceptimeve të shqisave.

Kjo teori lindi në vitin 1983, kur Xhefri Hinton, i Universitetit të Torontos dhe Terri Sejnovski, që në atë epokë punonte në universitetin "Johns Hopkins" të Baltimorës, e përshkruan trurin si një makineri që i merr vendimet në bazë të stimujve që vijnë nga bota e jashtme.

Në vitet nëntëdhjetë, të tjerë kërkues hodhën hipoteza se truri dijet e tij i ka përftuar me anë të probabilitetit: në vend të llogarisë distancën e një objekti, duke përdorur një numër, ai e trajton atë si një gamë të mundshme vlerash, disa prej të cilave janë më të mundshme se të tjerat.

Truri përdor një mekanizëm rrjedhimor për të ndërtuar modele gjithmonë e më shumë precize për atë se çfarë po ndodh tani dhe do të ndodhë në të ardhmen, mendon Friston.

Me fjalë të tjera, truri mendohet se llogarit mundësitë me formulën e Bayes (që e merr emrin nga matematikani britanik i viteve 1700, Tomas Bayes), një sistem për të përditësuar llogaritë e probabilitetit të një ngjarjeje në bazë të informacioneve të reja.

Nga një seri eksperimentesh mbi perceptimin dhe të kuptuarit është zbuluar se njerëzit e llogarisin pozicionin ose shpejtësinë e një objekti në lëvizje me një metodë korrespondente me teorinë e probabilitetit të Bayes.

Madje është vërtetuar se truri formulon parashikime dhe i përditëson sipas teorisë së Bayes. Për shembull, kur dëgjojmë dikë të flasë, truri ynë nuk limitohet së marri informacione, madje parashikon se çfarë do të dëgjojë tjetër dhe modifikon në mënyrë konstante parashikimet e tij në bazë të informacioneve që do të marrë në vazhdim.

Kjo influencon thellësisht në atë se çfarë dëgjojmë dhe na lejon t‘u japim kuptim edhe fragmenteve të bisedave ku nuk jemi përqendruar plotësisht. Kapaciteti për të bërë parashikime dhe për t‘i rifreskuar ato duket si një karakteristikë universale e trurit, që vlerëson në vazhdimësi informacionet dhe i krahason me parashikimet e tij të brendshme për të krijuar një kuptim.

Gjithsesi, ligji i Bayes nuk është një rregull i përgjithshëm, por më së shumti është një kompleksitet metodash që bashkëveprojnë dhe përdorin teorinë e probabilitetit, si për shembull kuptimi i fjalëve, njohja e objekteve ose tingujve. Por askush nuk ka arritur deri më tani t‘i unifikojë këto teori dhe as të shpjegojë përse turi funksionon kështu.

Por këtu futen në lojë kërkimet e Friston, që në vitet nëntëdhjetë punonte bashkë me Hinton në Universitetin e Londrës. Në atë kohë Hinton kishte filluar të eksploronte konceptin "energji e lirë", që aplikohej në rrjetet nervore artificiale.

Një model që vjen nga termodinamika dhe nga mekanika statike, ku tregon sasinë e energjisë së vlefshme të një sistemi, si për shembull një makineri me avull, që është e barabartë pak a shumë me diferencën ndërmjet energjisë totale të prodhuar dhe energjisë "së panevojshme".
Hinton kishte kuptuar se energjia e lirë ishte ekuivalenti matematikor i diçkaje që e njihte mirë: diferenca ndërmjet parashikimeve të bëra nga një rrjet nervor artificial dhe perceptimet e tij reale.

Ai dëshmoi se ishte e mundur të zgjidheshin disa problem më të rëndësishme që ishin shfaqur me makineritë, duke e konsideruar "gabimin në parashikim" si energji të lirë dhe e minimizoi atë.

Ndërsa Friston shpenzoi shumë vjet për të kuptuar nëse mund të aplikohej i njëjti koncept në funksionimin e trurit. Filloi të kuptonte se përditësimi konstant i llogaritjeve të mundësive mund të shprehej edhe në terma të minimizimit të energjisë së lirë.

Në vitin 2005 sugjeroi idenë se një "princip i energjisë së lirë" do të shpjegonte të paktën perceptimin e shqisave. Le të marrim një shembull kur shohim diçka me bisht të syrit.

Në fillim nuk kuptojmë qartë se çfarë është, ose për të përdorur terminologjinë e Friston kuptojmë se është një hapësirë gabimi ndërmjet asaj që truri parashikon dhe asaj që percepton.

Për të zvogëluar këtë hapësirë gabimi, Friston mendoi se truri ka dy alternativa: të ndryshojë parashikimin e tij, ose të ndryshojë mënyrën me të cilën mbledh të dhënat nga ambienti përreth.

Nëse zgjedh të dytën, do ta kthejmë kokën instinktivisht për ta vendosur objektin në qendër të fushëpamjes tonë. Kjo është një mënyrë për të pakësuar sa më shumë mundësinë për t‘u vënë në befasi. Ndërsa nga këndvështrimi matematikor, energjia e lirë është gjithmonë superiore ndaj befasisë.

Pra, nëse mund ta pakësojmë në minimum, do të jemi në gjendje të evitojmë përballje tepër të shpërqendruara me botën e jashtme.

Në ato kohëra, Friston zhvilloi principin e energjisë së lirë për të shpjeguar perceptimin, por tani mendon se kjo mund të shtrihet edhe në tipe të tjera procesesh cerebrale.

Sipas tij, në fakt, sot çdo veprim i trurit ka tendencën për të minimizuar energjinë e lirë, ose gabimin e parashikimit: në brendësi të tij do të ndryshojnë të gjitha ato që mund të eliminojnë gabimet e parashikimeve, që nga aktivizimi i neuroneve, deri te lidhjet e tyre, nga lëvizjet e syve e deri te vendimet e marra në jetën e përditshme.

Marrim si shembull elasticitetin e neuroneve, që si ide tashmë është pranuar nga shumë shkencëtarë se, duke fituar eksperiencë, truri modifikon rrugët e tij të brendshme dhe gjithashtu lidhjet e tij.

Kjo teori, e propozuar në vitet 1940 nga psikologu kanadez Donald Heb, konsiderohet si mekanizmi me bazë në të kuptuarin dhe memorien. Principi i Frinston e shpjegon këtë proces duke përshkruar neuronet se si ndërveprojnë me njëri-tjetrin kur përballen me një stimul të ri. Neuroni A "parashikon" se neuroni B do të reagojë ndaj stimulit në një mënyrë të caktuar.

Dhe nëse parashikimi është i gabuar, neuroni A do të modifikojë forcën e lidhjes së tij me neuronin B, për të pakësuar hapësirën e gabimit.

Praktikisht, truri do të modifikojë parashikimet e tij të brendshme, deri sa ta pakësojë gabimin në minimum dhe rezultati është krijimi i një arsyetimi ose magazinimi i një kujtimi.

Në teori, gjithçka shkon mirë, por si do të dimë nëse truri real funksionon pikërisht kështu? Për t‘iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Friston dhe të tjerë kërkues janë përqendruar në koren e kokës, shtresa prej tre milimetrash që formon sipërfaqen e jashtme të trurit.

Ajo është qendra e funksioneve "të larta", si të njohurit, të kuptuarit, perceptimi dhe të folurit.

Ka një anatomi precize, një hierarki shtresash me neurone, ku çdokush prej tyre është i lidhur me neuronet e niveleve të tjera. Friston ka krijuar një simulim kompjuterik të kores së kokës me shtresa neuronesh, që marrin dhe transmetojnë sinjale: ato që shkojnë nga nivelet më të larta drejt niveleve më të ulëta përfaqësojnë parashikimet e brendshme të trurit, ndërsa ato që shkojnë në sensin e kundërt përfaqësojnë perceptimet sensoriale.

Kur vjen një informacion, neuronet e nivelit të lartë rregullojnë parashikimet e tyre në bazë të teorisë së Bayes. Mund të duket si një simulim abstrakt, por ka një qëllim konkret: kjo i lejon shkencëtarët të kuptojnë se cilat skema duhet të kërkojnë në trurin njerëzor.

Në vitin 2007, ekipi kërkimor përdori imazhe të marra nga rezonancat magnetike për të ekzaminuar se çfarë ndodh kur sytë tanë janë duke parë.

Vullnetarët shikonin dy seri pikash në lëvizje, të cilat ndonjëherë lëviznin në sinkroni dhe disa herë në mënyrë më të çrregullt. Skema e këtij aktiviteti korrespondonte mjaft mirë me modelin e Friston dhe kështu u vërtetua hipoteza se sinjalet që shkojnë nga lart poshtë vlejnë për të korrigjuar ndjeshëm gabimet e parashikimeve.

Madje është vërtetuar se e njëjta gjë vlen edhe për sinjalet akustike. Por disa të tjerë nuk besojnë se principi i "energjisë së lirë" është i vlefshëm. Gjithsesi, ka shumë për t‘u punuar, por deri më tani puna e Friston është ajo më shpresëdhënësja. Do të duhet kohë për të vlerësuar punën e tij, por deri më tani ajo mbetet hipoteza më e rëndësishme.

Pjesa më e madhe e modeleve të tjera është tepër e limituar, duke marrë në konsideratë vetëm një aspekt të funksionimit të trurit. Ndërsa ai i Friston i afrohet më shumë një teorie të përgjithshme, asaj çfarë të gjithë shkencëtarët duan të formulojnë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:40 pm

Misteret e mendjes

Misteret e mendjes mbledhin shkencëtarët dhe fetarët për të zbuluar fuqinë e njeriut!

Si përmirësohet çrregullimi hiperaktiv i deficitit të vëmendjes?

Për herë të parë bashkohen në një studim njerëz të rëndësishëm nga dy grupe të kundërta të shoqërisë: shkenca dhe feja.

Këtë e ka realizuar e para qendër në botë që merret me studimin e ndërgjegjes së njeriut, Qendra Oksford për shkencën e mendjes (OXSCOM). Mendja e njeriut, edhe pse me përmasa të vogla, është burim i një pafundësie misteresh.

Me anë të fantazisë apo besimit ajo jo vetëm mund të prodhojë histori, por edhe mund të shërojë sëmundje apo dhimbje që hasen kur nuk ka shkaqe të përgjithshme për to (dhimbjet neuropatike).

Por të dy këto grupe nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë saktësisht ekzistencën e disa njerëzve anormalë, që thuhet se mund të shndërrohen në kafshë apo mund t'i mbijetojnë kohës.

Edhe pse kanë qindra vjet që diskutohen, ata akoma quhen pjellë e fantazisë së njeriut. Qytetarët e thjeshtë, që janë viktimat e fenomeneve të tilla, shpeshherë i bien ndesh këtij opinioni prej "ekspertësh".

Vampirët kafshojnë jashtë Brumit

Mitet urbane rastësisht po i shtyjnë paksa kufijtë e besimit, por për njerëzit e Birminghamit nuk është e lehtë të qeshin me mundësinë se një vampir po strehohet në qytet.

Historitë e një njeriu që krekoset rrugëve, duke zhytur dhëmbët të kalimtarët, filluan të shfaqen në zonën Uard End të qytetit muajin e kaluar.

Sipas zërave, ai kafshon një njeri që ecën në rrugë, më pas u hidhet banorëve të afërt që vijnë në ndihmë të tij. Media lokale është "përmbytur" me thirrje nga banorët e qyteteve Saltlei, Smoll Heth dhe Alum Rok, që kanë dëgjuar për sulmet dhe njerëzit e kafshuar që kanë dalë për ndihmë para dyerve të tyre.

Policia e Uest Midlandsit beson se ata po ndikohen nga një rrëfenjë se sa nga një gjakthithës që sillet rrotull.

"në nuk kemi marrë më thirrje nga banorë që ankohen e janë kafshuar. Kjo duket se ka qenë një mit urban", tha një zëdhënës në "Birmingham Evening Mail". Ata që deklarojnë se kanë parë një sulmues, thonë se ai është i zi dhe afër të tridhjetave. Edhe pse policia mendon se ai është një lugat, disa banorë nuk janë të sigurtë se duhet ta besojnë këtë.
Opinione

"Ajo që kam dëgjuar është se ka një burrë që del rrugëve dhe sulmon njerëzit si qen i tërbuar dhe i kafshon ata", tha Xhozefina Mekneli, që punon në pubin "Old Barlei Mou" në Uard End. "Të bën të dridhesh".
"E dëgjova historinë të berberi dje", tha Atë Antoni Rohan, i kishës "Holy Family Catholic" në Smoll Heth. "Ata më pyetën nëse unë besoj në vampirët dhe unë u përgjigja jo. Më pas shitësja e ëmbëlsirave më shpjegoi gjithçka. Nuk jam i shqetësuar, mendoj. Kam një tufë me kryqe në shtëpi".

Testi biologjik për çrregullimin e vëmendjes

Është zhvilluar testi i parë për çrregullimin hiperaktiv të deficitit të vëmendjes (ADHD).
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:40 pm

Pranë krijimit të trurit artificial ndodhen shkencëtarët



Sipas vlerësimeve të pedagogut të Universitetit Politeknik të Lozanit, Henri Markram, drejtor i programit “Blue Brain” dhe Institutit “Tru – Mendje”, një tru i zakonshëm njeriu mund të ndërtohet brenda një dekade. Pedagogu i cili ka ndërtuar deri në një shkallë trurin e një miu midis të tjerave deklaroi se një tru më i ndërlikuar do të jetë mjaft i vlefshëm për zbulimin e terapive kuruese për sëmundjet që lidhen me trurin si Alzheimer etj.

Programi “Blue Brain” që drejton filloi në 2005 dhe ka si synim parësor krijimin/ndërtimin e trurit, dhe veçanërisht të pjesës më bashkëkohore dhe ndërlikuar të tij, të membranës së re, me miliarda neurone. Programi “Blue Brain” ka krijuar një model software tredimensional i cili përbëhet nga dhjetëra, mijëra neurone, secili prej të cilëve është i ndryshëm, fakt i cili ka bërë të mundur shikimin dixhital të një pjese të membranës së re. Për “gjallërimin” e modelit ushqyerja realzohet nëpërmjet një super kompjuteri.

Grupi kërkues përdor një super kompjuter “Blue Gene” të IBM, që disponon 10 000 përpunues. Tashmë kanë filluar krahasimet që të kuptojnë se si funksionon truri njerëzor dhe se si mund të riprodhohet funksionimi i tij artificialisht. Për shembull tregojnë një imazh dhe pastaj vërejnë aktivitetin e tij elektrik në kompjuter. Një zbatim i ardhshëm praktik, në qoftë se gjithçka shkon ashtu siç parashikohet, do të përkufizojë eksperimentet tek kafshët, dhe do t’i jap mundesine shkencetareve te studiojnë krijimin e një truri njerëzor
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:41 pm

Truri përgjegjësohet për obezitetin

Sipas një kërkimi shkencor rrënjët e epidemisë së obezitetit duhet të kërkohen në ndryshimet progresive që ndodhën në trurin e njeriut para 2 milion vjetësh, në kohën kur paraardhësit tanë zhvilluan për herë të parë një tru më të madh dhe kompleks. Pikërisht kjo ishte ajo çka i detyroi të adoptojnë mënyrën më aktive të jetesës, atë të gjahtar-koleksionuesit, me qëllim që të kënaqenin nevojat deri diku të pajustifikueshme të trurit për më shumë energji. Në botën bashkëkohore, kryesisht në vendet e zhvilluara ushqimet e pasura me minerale dhe kalori të tepërta e mbingarkojnë me energji trurin e njeriut, për shembull jeta e palëvizeshme e pengon metabolizmin normal duke rezultuar në obezitet të menjëherëshm. Sipas dr.

Leonardit “truri i njeriut bashkëkohor konsumon mesatarisht pothuajse ¼ e nevojave të energjive tona, kundrejt 8-10% të trurit të majmunëve dhe 3-5% të kafshëve të tjera’. “Të “afërmit” tanë si majmunët dhe gorrillat mund të mbijetojnë me fruta dhe gjethe, ndërsa ne nevojitemi të konsumojmë patjeter mish dhe ushqime të tjera të pasura me energji për të mbështetur nevojat e metabolizmit tonë”, theksoi dr. Leonard. Për të gjetur këtë dietën e cilësisë së lartë, paraardhësit tanë duhej të lëviznin më shumë se majmunët. Gjatë historisë progresive të njerezve, nevoja e ushqyerjes së trurit me energji i drejtoi në hapjen e oreksit të madh, dhe i bëri të kërkonin ushqim në distanca tepër të largëta. Por në botën e sotme, kjo tendencë progresive ka treguar anën e saj negative duke i drejtuar njerëzit në mbingrënie, obezitet, diabet dhe sëmundje kardivaskulare. Paraardhësit tanë lëviznin të paktën 13 km në ditë për të siguruar ushqimin e përditëshëm, ndërsa tani përtojmë të ngremë receptorin dhe të porosisim ndonjë ushqim nga jashtë…
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:41 pm

Truri, a eshte e vertete se na funksionon vetem 10% i tij

A eshte e vertete qe ne veme ne perdorim vetem nje fraksion te vogel te trurit tonee Cili eshte funksioni i pjeses tjeter te tije A mund ta detyrojme veten qe te veme ne funksion edhe pjesen tjeter per teu bere super te zgjuare

Shume nga ne kane degjuar se qeniet njerezore vene ne perdorim vetem 10% te kapacitetit te trurit te tyre dhe e kemi marre si nje te vertete.

Nese do te mendosh se kjo eshte nje perqindje reale, atehere te bejme pyetjen e duhur per kete rast: Si mund te funksionojme me nje organ vital, i cili eshte ne pune vetem me 10% te kapacitetit te tije Po ne fakt eshte e mundur, pasi ka njerez qe jetojne me nje veshke per shembull.

Por nga ana tjeter, po tei referohemi rastit te zemres, nuk mendoj se mund te ekzistonte ndonje qenie e gjalle, jo vetem njerezore, me nje zemer qe do te kishte nje kapacitet pune prej 10%.
Po nese, 10% i meparshem eshte i vertete, atehere me se merret 90% i mbeture

Nga pikepamja ekonomiko-biologjike kushton shtrenjte te kesh nje tru. Ne jemi kafshe te kesaj Toke. Kemi lindur per te qene ne te njejtin ekosistem si edo qenie tjeter e gjalle, apo edhe si edo bime. Si qenie qe jemi, na duhet qe te harxhojme energji metabolike per te rritur trurin tone, pra na duhet te shpenzojme kalori, te pakten 30% e kalorive qe ne shpenzojme, shpenzohen nga truri.

Keshtu nese ne e leme 90% te trurit pa pune, me gjithe energjine qe i japim, do te thote qe nje pjese e energjise, nje pjese jo e vogel e saj shkon kot. Ndoshta miti se ne kemi vene ne pune vetem nje pjese te vogel te trurit tone, vjen nga frika qe kemi per faktin se nuk po mendojme aq thellesisht sa duhet te mendonim ne te vertete.

A e keni vene re here pas here se do te avanconit me shume ne rast se do te mendonit me mire dhe me shumee Ndoshta mund te beheshit edhe me inteligjente nese do te arrinit te zbulonit se si ta vinit ne funksionim pjesen e "fjetur" te trurit.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:41 pm

A e ka fajin shkenca

Ndoshta nje mit i tille e ka origjinen te vete shkenca. Shkencetaret qe jane marre me studimin e trurit qe nga shekulli i 19-te e deri ne vitet e39 te shekullit te kaluar, kishin pohuar se ata nuk mund te kuptonin se cili ishte funksioni i 90-te qelizave cerebrale te trurit te njeriut.

Kesisoj, doli ideja qe truri funksionon vetem ne 10% te kapacitetit te tij. Shkencetaret kryen shume eksperimente edhe me kafshe, duke i hequr pjese te trurit, e duke pare me pas sjelljen e tyre.

Nga disa eksperimente u vu re se edhe po teu hiqej lepujve nje pjese e trurit, ata nuk do te demonstronin ndryshime ne sjelljen e tyre pas operacionit. Bazuar ne keto eksperimente, hamendesime dhe hipoteza te tjera te ketij lloji, shkencetaret dolen ne perfundimin se pjesa me e madhe e qelizave te trurit ne korteksin cerebral nuk kane nje funksion te percaktuar.

Por fakti se nuk eshte gjetur misioni i ketyre qelizave, nuk do te thote se ato jane te pavlera dhe te kota. Per te qene te ndershem deri ne fund, shkencetaret nuk kane thene se zonat e siperpermendura nuk kunderpergjigjeshin, por se nuk kishin ndonje funksion te dukshem.

Sapo shkencetaret dolen ne nje perfundim te tille, ai u perhap ne variantin tashme te njohur se truri yne punokerka vetem me 10 te kapacitetit te tij dhe madje eshte shkuar edhe me tej, kur eshte deklaruar se po te arrihet menyra e identifikimit te venies ne perdorim te pjeses tjeter te trurit, njerezit do te mund te beheshin super te zgjuar.

Mjeket sharlatane u munduan qe me kete teori te benin nje dore te mire parash, duke u thene njerezve qe mjaftonin disa terapi te posaeme, euditerisht te zoteruara vetem prej tyre, qe tei jepnin fuqine e plote per te vene te gjithe kapacitetin e trurit ne pune.

Tani pa mendoni gjithe punen qe ben truri juaj, jo vetem kur jeni zgjuar, por edhe kur jeni ne gjume. Truri komandon gjitheka qe nga zemra, qarkullimi i gjakut, frymemarrja, muskujt e deri tek endrrat. Nje pjese e madhe e tij merret me gjene me te bukur qe kemi, emocionet dhe kujtimet, duke i ruajtur, forcuar e aktivizuar ato.

Nje tjeter pune shume e rendesishme eshte te menduarit, te reflektuarit. Gjitheka, gjithmone eshte ne levizje deri ne momentin e fundit. Dhe kjo nuk eshte pak. Ndaj duaje, ose humbe trurin tend.

Po ta shohesh trurin ndersa punon, ai eshte si nje muskul gjigand, i pershkuar nga degezime te pafundme enesh gjaku e pulsimesh. Vetem duke pare pamje te tilla, duhet te jemi skeptike ndaj thenies se vetem 10% e ketij organi jetesor eshte ne pune.

Por nje fakt eshte i vertete. Neuronet e trurit duhen vene ne pune. Sikurse edhe qelizat e tjera te trupit. Nese nuk i ve ne pune, ato do te "vdesin". Nese ndaloni se menduari, se kryeri ushtrime te ndryshme, do te humbisni aftesine e cilesise se veprimeve, do te humbisni aftesine e te menduarit, ndaj keshilla e vetme eshte: vereni ne pune trurin tuaj dhe mendoni se thenia e mesiperme eshte thjesht nje mit.

Keni gjitheka ka ne dispozicion, keni 100% nje organ te mrekullueshem, nga i cili varet e gjithe jeta juaj. Perdoreni si duhet dhe do teia kaloni mire. Ah, por mos harroni zemren.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 6:42 pm

A mund të stërvitet truri?


Shumë njerëz përpiqen dhe mendojnë se kanë bërë përparim. Por një studim tregon se disa nga këto përparime mund të jetë vetëm në mendjen e tyre.

Pyetja që bëhet ndonjëherë është se a funksionon truri me kapacitet të plotë? dhe a përdoret ai plotësisht?

Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve ekzistojnë një numër programesh e lojrash që premtojnë se ndihmojnë që truri të punojë më me shpejtësi dhe efektivitet, njësoj si ushtrimet fizike ndihmojnë muskujt e trupin.
Por një studim i ri botuar në revistën Nature tregon se shumë nga këto programe janë të paefektshme dhe qëllimi i prodhuesve të tyre është thjesht tërheqja e konsumtarorëve për fitime financiare.

Në studim u përfshinë rreth 11 mijë vetë. Shkencëtarët u dhanë atyre detyra të ndryshme kompjuterike të projektuara për të përmirësuar kujtesën, arsyetimin, planifikimin, dhe aftësitë vizuale. Shkencëtarët vunë re se pjesmarrësit arritën të përmirësonin aftësitë për kryerjen e disa detyrave të veçanta mendore për të cilat ata ishin ushtruar. Por kur atyre iu dhanë detyra për të cilat mendja ishte e papërgatitur, shkencëtarët vunë re se pjesmarrësit nuk ishin në gjendje për t'i transferuar këto aftësi në kryerjen e detyrës së re. Studiuesit argumentojnë se pa një transferimi të tillë, nuk ka trajnim të vërtetë e trurit.

Shumë njerëz vazhdojnë të zgjidhin fjalë kryqe, kriptograme apo lojëra matematike, që janë argëtuese dhe nxitëse, megjithëse nuk ka ende asnjë provë bindëse se këto ushtrime e bëjnë njeriun më të zgjuar.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Truri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi