Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Fëmijët dhe temperamenti i tyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fëmijët dhe temperamenti i tyre

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:43 pm

Çdo fëmijë vjen në botë me një personalitet dhe mënyrë të mësuari të veçantë. Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar, por ka vetëm mënyra të ndryshme.Temperamenti mund të kuptohet si stili personal i fëmijës, i qetë, i gjallë, i ndrojtur, këmbëngulës etj. Temperamenti nuk vendos sjellje, por vendos disa zgjedhje për fëmijën dhe mjedisin që na rrethon.
Sipas temperamentit fëmijët mund të jenë të qetë, të ndrojtur dhe “rebel”.
Fëmijët me temperament të qetë:
* Janë fëmijë të qetë, të kënaqur.
* Kanë një rutinë që kuptohet p.sh. kur duan të hanë, të flenë.
* Përgjigjen butë ndaj problemeve dhe përshtaten mirë me ndryshimet p.sh. kur ndryshojnë shtëpinë, çerdhen, etj.


Fëmijët me temperament të ngadaltë/të ndrojtur:
* Janë fëmijë që largohen ose stresohen përballë eksperiencave të reja.
* Janë të ngadaltë dhe në të njëjtën mënyrë reagojnë.
* Kanë një lloj parregullsie në rutinën e tyre si p.sh. në mënyrën e të fjeturit.
Fëmijët me temperament të vështirë “rebel”:
* Janë fëmijë që qajnë shpesh, grinden shumë.
* Kanë regjim të çrregullt dhe janë të vështirë për t’u qetësuar.
* Nuk i përshtaten mirë situatave apo njerëzve.
* Nuk duan të shkojnë në shtrat, duan të përkunden apo të mbahen në krahë.
* Reagojnë shumë kur janë me njerëz të tjerë, ndaj zhurmave apo dritave të forta.


Këto karakteristika mund të kapërcehen në moshën 4-vjeçare. Në fakt, pjesa më e madhe e fëmijëve është mes temperamentit të qetë dhe atij të vështirë.
Si duhet të veprojmë?
* Çështjet e të rriturve duhet të mbahen larg fëmijëve.
* Mundohuni të ruani rutinën e tyre.
* Mundohuni t’i paralajmëroni për ndryshimet që do të ndodhin psh. ndryshimi i kujdestares.
Ju mund t’i ndihmoni këta fëmijë në eksplorimin e botës, sepse ata kanë dëshirë të luajnë, këndojnë, kërcejnë dhe kohë pas kohe kanë dëshirë të qëndrojnë vetëm të qetë, të shikojnë një libër me figura etj.
Gjithashtu, kujdes duhet të tregohet dhe për fëmijët me temperament të qetë. Duhet të bëjmë kujdes sidomos ku zhvillohen lojëra që kërkojnë gjallëri dhe energji. Në këto raste duhet parë reagimi dhe nëse nuk i pëlqen, duhet të respektohen dëshirat e tij.
Megjithatë, ju mund t’i ndihmoni këta fëmijë nëse duan të luajë, të dëgjojnë muzikë, të kërcejë duke i zhvilluar këto aktivitete bashkë me ta, por dhe duke e nxitur që ta bëjnë vetë.
Mënyra më e mirë është të zbuloni se çfarë duan dhe t’i ndihmoni që ta arrijnë këtë sipas mënyrës së tyre.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi