Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Pse shumë çifte ndahen?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pse shumë çifte ndahen?

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:37 pm

Një gjë në jetën e secilit është se ndonjëherë do të provoni ndarje apo zemër të thyer. Pa marrë parasysh se a pëlqejmë ose jo, ndarjet ndodhin, dhe ne, ose i tejkalojmë ato shpejtë, ose ngelim me dhimbjen për një kohë të gjatë, por ndoshta edhe përgjithmonë.Nëse dëshiron të shërohesh nga ndarja, atëherë duhet së pari të mbledhësh kohë dhe energji dhe ta zbulosh pse lidhja u prish dhe çka mund të bësh ndryshe në lidhjen e ardhshme.
Për t’ju ndihmuar në këtë proces do t’ju japim disa arsye pse lidhjet përfundojnë me ndarje:
1. Sfidat ekzistuese janë varrosur dhe nuk janë pastruar.
Shumë nga çiftet injorojnë të shikojnë dhe të bëjnë diçka për problemet, që ekzistojnë në lidhjet e tyre në lidhje me besimin, flirtet, xhelozinë, mungesën e pasionit, mungesa e interesave të përbashkët etj.
2. Secili person ka pritje të ndryshme për lidhjen.
Disa njerëz mendojnë se të njëjtat pritje që i kanë ata nga lidhja, i ka edhe partneri i tyre, por kjo nuk është aspak e vërtet. Dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet për dallimet në një lidhje.



3. Frikohen nga e kaluara.
Shumë njerëz në lidhje frikohen nga përvoja të kaluara. Këtu përfshihen frika nga mosqenia mjaft i mirë, jo mjaft atraktiv, etj.
4. Mungesa e komunikimit në lidhje.
Për shumë çifte mungesa e komunikimit është një faktor i madh. Njëri mund të pajtohet për diçka vetëm për ta mbajtur paqen dhe tjetri mund të dëshiroj të dashurohet dhe vlerësohet në një mënyrë tjetër, por nuk mund ta thotë këtë.
5. Nuk ndjehet i/e dashuruar, vlerësuar, kuptuar dhe çmuar.
Gjithkush dëshiron të ndjehet i çmuar, dashuruar, respektuar dhe kur nuk është kështu, atëherë jemi të prirur t’i vërsulemi personit tjetër, sepse nuk i takon nevojat dhe kërkesat tona. Nëse dëshiron të ndjehesh kështu, atëherë ti fillo i pari me respektim, dashuri, vlerësim …
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi