Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Filozofii personale

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:34 pm

Ai që më pranonte ashtu si jamë,lehtë mi vërente dobësitë,per ate ngritej duke më sulmuar në mënyra të ndryshme ndërsa “unë i besoja”,gaboja shumë duke e menduar si person të rangut tim,para syve më linte shkëlqim të prerë,gjersa mbrapa nuk e shihja!...e hetoja,për ate shpejt largohesha,mbyllesha në vehte duke u dirigjuar,sikurse most ë veproja ashtu,më largonte,e nëse lehtë largohesh atëherë edhe lehtë harrohesh.
Përshak të shpirtit të pastërt,ate me vehte nuk e krahasoja,isha e fortë por në vehte vështirë pajtohesha…qeshem: në fjalitë e mëdha,vetem njeriu i madh joton,të dobëtin ngrisin dorë në pluhurin që trazon era…çdo ditë duke qëndruar ëndërroja duke coptuar dhe bashkuar shpirtin,mundohesha më tepër ta studioj vehten,krahasohesha me gjithçka që shihja përeth,mbaja forcën time në pikën më të lartë.
Duke hulumtuar vetitë e sendeve dhe gjallesave,në moment humbja të gjitha arsyet e vuajtjes…prisja mëngjesin dhe këndimin e parë të gjelave duke pëshpëritur: po lindë një ditë e re,e me te do të lindem edhe unë! Mirëpo në shiqimin në jetë,pernjiherë mplakesha,lutja zotin që mos të pres nji mengjes të tillë.
Ditën tjetër duke marrur formën e nji të mençuri,fjalët e dikujt i përshkruaja,lehtë do t’ia arriti qëllimit…më duhet kohë!për ate mbyllja sytë dhe në vehte përsëritja:nuk i takoj askujt që vehten ta flijoj, “jam e imja për ate dhe jetoj”.
Në vetmi e rrethuar me pafundësinë,i ikja mplakjes,në rrugën e pafundme në shkretirat e padukshme,më tërhiqte aroma e trëndafilave të freskët,në hapsirat pa hije,lartë pluhurit dhe ujit aroma e trëndafilave të freskët të jetës ju takonte luleve më të bukura të kosmosit,duke I’u faleminderuar aryre largohesha nga depresioni psiqik…
I mençuri nxiton kah ngadhnjimi i betejës,ndërsa humb luftën gjersa i çmenduri ngutet kah humbja ndërsa në anën tjetër fiton,ate asgjë nuk e brengosë,edhe njëra edhe tjetra pale urrejnë kohën,vitet i kanë të vështira,dhe gjithçka çka kanë përjetuar,I’u vie rëndë që me kohën e humbur të bashkohen me shpirtrat e e shembura.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:35 pm

O humnerat e errëta dhe të pafundme të dëshirave të ulëta,ku qëndron fundi juaj?dhe kush gëlltit frytet e kësaj bote të rrejshme?...
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:35 pm

…Pse zonjushë kaq tepër je zbardhur?
Më pyesin kalimtarët.
Prej mundësisë së tepërt të kuptimit dhe realitetit përgjigjem!
Sigurisht e pafundme është vuajtja yte në rrugët e mundësisë më pyesin?
Po: e pafundme është vuajtja me kahjet e egra…pëshpëris
Dhe vazhdoj rrugën time të idhët të vyrtyteve të vetmisë…
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:35 pm

çka është e arrdhmja pyes?asgjë:vetem se mundësia e mprekjes së ylberit,bukuri hyjnore.Ajo bukuri më është e nevojshme për zhdukjen e realitetit të ngushtë,për fitoren gjerë në pafundësi të shpirtit të lirë,në flalë kamë qerdhen,ndërsa në poezi qetësinë…
Në vuajtje qetësohem,i drejtohem brendisë: në mua është realiteti-zëri i së vërtetës.Shëndrrimi i qenies në pluhur në erresirë përcakton FUNDIN,ngritja eshpirtit mbi maje të larta gjerë në horizont përcakton LINDJEN E SHPIRTIT TË RI-fuqi e pashtjerrur,ndërsa gënjeshtrat dhe e kaluara braktisen nëpër shëkuj…
Armiqët e mi nxihen si korba,në muret e larta zhurmën formojnë,për nga mënyra si flasin ju ngjajnë zogjëve të malit,nga ana shpirtërore lepujve dhe hijenave,jetojnë në grupe të pasigurtë.Unë jamë rreziku i tyre i shumëfishtë,qenia ime i hidheron dhe nga takti i largon.Jamë njeri lartë sepse kam shumq armiq,ndër rrezet e diellit asnji mik,prej ditës në ditë numri I tyre rritej,më tepër janë të ngurtë.Egzistimi i tyre më bënë me dije se jam qenie e gjallë dhe e vlefshme,jamë nji dru i lartë me fryte të embëla të mençurisë,gjumit dhe dashurisë.
Në degën më të lartë të qenies sime,nji gjeth i verdhë i menqurisë më bënë me dije dhe gjithnji më këshillon:Jeto me kujdesë sepse dhëmbët e humnerës kurrë nuk janë të ngopura. Luaj rolin e malit për nga rebusi i fuqisë,detit në fortunë dhe shpirtit të skifteritnë lartësitë që i okupoj,majet më të larta të maleve luhaten: “veprat e mëdha zgjerojnë kohën”.Në veprat e mëdha nga pluhuri ngriten hieroglifet e mundësisë.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:35 pm

Forca e bukurisë qëndron në shpirtë ndërsa fuqia në frytet e shpirtit,ato rriten prej natyrës së madhe jo vetjake.Tjerët jetojnë në të tashmen qëllimi i tyre është të “fitojnë”,unë jetoj në pavdekshmëri me qëllim të “egzistoj”.
Ku është thellësia ime? në zemër! Ku kam zemrën time? në flalë!, këndoj nga brendia e zemrës duke mos lëvizur buzët,fjala më është e lartë dhe e rrumbullakët sikur ylli në degën e artë të horizontit,më të aftësinë e jetës e shkëlqej.Në dyert e gjumit nuk kamë rojtarë,në poezi qëndron fuqia ime ndërsa në të vërtetën shpëtimi shpirtërorë.Nuk frigohem nga forca e të mallkuarve,duke më mallkuar vehten e dobsojnë.
Gjithçka që rrotullohet sipas rregullave të mundësisë,nuk është e luhatshme,besoj në mundësit a sajë,lëvizi në kohë dhe hapsirë dhe nuk mendoj per nji fillim apo mbarim, majtas- djathtas ,poshte- lartë është njejtë,me rëndësi është të qëndrosh.
Nuk egzistojnë mundësitë e pamvaruna nga rreti ku jetoj,të gjitha dukuritë mbështeten në aftësinë e egzistimit.Të gjith humben në vetmi,unë ngritem si mal i lartë,kush nuk mundet ti përmbahet vetmisë,most a quaj vehten NJERI…
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:35 pm

... Ndaloni orat mos te punojnë
ndaloni zogjët mos të këndojnë
defino horizontin me vijë të përhimtë
qiellin e kaltërt bëjeni të zymë

Ndaloni tokën mos të rrotullohet dot
zhurmën e lumenjve që gurgullojnë kot
dashurinë e vërtetë që shpie në amshim
...se pa ty..asgjë nuk ka kuptim

Shkëputni yjet mos të shëndrisin dot
paketoni hënën mos të ndriqojë kot
derdhini detrat e botës sa më parë
rrënoni kodrat të ngjajnë në Saharë

nxini diellin mos të ngrohë me nxitim
....pa ty më asgjë nuk ka kuptim???


Ngrijni oqeanet që janë të pafundë
zhdukeni gjelbrimin që mbretëron gjithkund
le të vyshken lulet që lulëzojnë pa fajë
gjersa fatin tim dreqi le ta hajë,

rritjen e foshnjës që sjell shumë gëzim
....SEPSE,PA TY ME ASGJE NUK KA KUPTIM!!!!!!!
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:35 pm

Ngris aftësitë lartë në horizont,toka më duket tepër e mallkuar,luhatem bmi te si mbi tehun e shpatës së mprehtë,fillimin nuk e shoh gjersa fundin nuk mund ta përcaktoj,Kamë frigë se nuk mund të lëvizi dot,koha disi nuk kalon.Mbylli sytë duke tentuar ta bashkangjes fundin me fund,se arrij …kot,diku kam gabuar por gabimin nuk mund ta gjej…edhe nëse e gjej do bëhet vonë…

Nga dita në ditë,nga ora në minutë,nga minuta në sekondë koha më eshtë ngushtuarë gjersa unë zvarritem në të.Në veshët e mi tingëllojnë zëra që dikur më pëlqenin dhe me ëndje i ndëgjoja,tani disi ndryshohen,bëhen të thekshëm dhe të pakuptimtë,para: imagjinoj fotografitë që dikur me shpresë i shiqoja,tani, nuk mund ti preki më gjithnji largohen duke mu turbulluar.Ngjitem lartë në shkallët pa bazë duke ndjekur fytyrën e kokës së kthyer nga unë gjithnji duke I’u afruar,fytyrë e njoftur e zezë dhe e djegur…bërtas nga friga me qëllim të zgjohem edhe pse nuk isha në gjumë,nuk arrija dot.Një gjë kuptova: isha vetëm dhe ajo fytyrë e djegur isha unë…
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:35 pm

Mungesa e miqëve të mirë në një anë më forcon,më drejton në vetpërsosjen time ndërsa në anën tjetër më Dobson sepse në çdo anë që rrotullohem,gjindem në mesin e të huajve,të bëhem e huaj pa fjalë mirëdashëse dhe udhëzime të miqëve!!!
Gjithnji një dhe për vehte më duhej vetë të flas,të paraqitem e të shifem…por gjithçka që flisja nuk më besonin.
Të kisha pasur miq besoj se do të kisha pasur më tepër veti,kisha përmisuar të mijat dhe të tyre i kisha pranuar.Në miqësi prania ime ishte e tepërt ndërsa në armiqësi e tejkaluar.Duke patur parasysh gjendjen e tendosur në privatizimin e diasporës së zgjuar të logjikës së gjërave,më duhej të qetësohem që forcën e shpirtit ta mbaj në gjendje stabile,kullohesha të arrij gjerë te vet vehtja ime,gjerë te madhësia e egzistimit të vetive të vërteta njerëzore.
…Unë jamë e fortë dhe e ngritur nga brendia, përpara nga se dallohem nga mendimet e nji grupi të mallkuarve,luaj: me qëllim cakun nuk e qëlloj,nëse e qëlloj,loja nuk do të vazhdojë më.natyra e tyre e dobët pa brendinë e zjarrtë të shpirtit nuk më përballojnë,mes tyre dhe mua dëghohet zëri i bishës,nuk mund ta gjejnë vehten në arsyet e mia.
Është shumë me rëndësi së pari te ngritesh në vetvehten,e pastaj te të tjerët,ai që në vehte nuk varet sa duhet,kurr tjetrin nuk mund ta tejkalojë,armiqësia e rëndë do ti dukej,do të vuaj dhe anash të tërhiqet,harron se egziston në forcën e tij,Në vend se të këndojë për ate se askush nuk e kupton,ai vajton pse?sepse në vehte mbanë një fushë të gjerë në të cilin si parazit qëndron shpirti i tij!.
…Edhe pse ëndërroj,fat nuk kamë.E di se fat të madh pa luftë reale nuk ka,fatin e pastër që vie nga natyra nuk e dua,sepse nuk jamë frigacake të ëndërroj vetëm për të.Kisha më tepër përparsi të luaj në pa fat,sepse ajo nuk më befasonte, më pak para tjerëvë zbulohesha.
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Juѕт٠ prej Mon Mar 14, 2011 12:36 pm

Më kujtohet si fëmij isha tepër e dashur,njerëzit flokët mi përgëdhelnin,si e re isha e çmuar dhe e lavdruar,më vonë mundesha armiqët ti numroj në gishtrinj,numri i tyre vetëm se rritej nga dita në ditë,po të formonin nje rreth duke e mbajtur njeri tjetrin për dore,më duket se të gjitha fushat e fëmirisë sime do ti gëlltisnin…Nga ajo që frigohen,ajo do ti fitoj...kur lulja dhe krymbat jetojnë bashkë është një skenë mallëngjyese,kur madhësia ndeshet me madhesi, edhe për insekte bëhet ngushtë.
Të gjitha yjet në qiell të ngjajshme me farën e përjetshme të dritës,lajmrohen edhe nëpërmes reve të dendura,nganjëherë duke ndriquar vehten në të ska më as dhimbje e as pafundësi të afërt,sepse aftësia e ndriqimit është shumë e madhe,janë vetjake të largëta dhe të patrembura nga mprekja e ngushtësisë.Sikurse të kishin zë, në hapsirat e pafundme do të kishin fuqi mbinatyrore.
Për mua flitej gjithçka, qeshem! Ajo më pëlqen, më tepër shqetësohem kur nuk flasin, “fjalët ë thata nuk më trazojnë” e dij…çdo minutë në të ardhmen është nji memori e së kaluarës…kamë kohë nuk ngutem,të gjitha gjërat përsëriten dhe unë do ju bashkangjitem…
avatar
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofii personale

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi