Kënaqesia juaj në portalin tonë!

Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Bimet mjekuse

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 12:07 am

Bimet mjekuse

Aloa Vera - Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksionevet të ndryshme.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 12:08 am


Kopra e rëndomtë - Foshnjeve të posalindura iu jipet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjen në muajt e para të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:24 am

Trumëza - Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:24 am

Këputja e arrave - Në organizëm vepron si hemostatik, si adstringent, si diuretik, si depurgativ, si bar pulmonal, si anti inflamator, etj

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:24 am

Kamomili - Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, poashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jasht dhe brenda, kundër hemorroideve, te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve...

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:24 am

Makthi i egër - Në mjekësinë popullore për ndaljen e rrjedhjes së gjakut, kundër diarresë e dizenterisë, kundër tuberkulozit, si qetësues i dhembjeve të zorrëve dhe lukthit, kokës, kundër gurit në mëlçinë e zezë etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:25 am

Mendra - Përdoret si spazmolitik (kundër gërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:25 am

Luleshurdha - Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas,aperient i butë, etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:25 am

Eufrazia - Vepron si: antikataral, antiseptik, adstringent, tonik, digestiv, medikament për sy, tonik mukosal...

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:25 am

Rrika - Stimulans i qarkullimit të gjakut dhe lëngjeve të tjera, diuretik, antiseptik, stimulator digjestiv, lokalishtë është rubefacientë, citofilaktik..

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:26 am

Molla - Përgatitja e uthullës së mollës dhe ndikimi i saj në organizëm...

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:26 am

Mugujt e bimëve - Mugujt e bimëve - koncentrate vitaminore.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:27 am

Aloa Vera ( Aloe Barbadensis Miller)

Kleopatra e përdorte këtë bimë për tretmane kozmetike, krema të prodhura nga Aloa, ndërsa Hipokrati si dhe mjekët tjerë arabë nga kjo bime përgatitnin ilaqe që përdorej për qetësimin e dhimbjeve të nyjeve.


Veprimi mrekullibërës i bimes Aloa Vera

Aloa Amerikane



Aloa Vera, emri shkencor i të cilit është Aloe Barbadensis Miller, është bimë tropike me gjethe të gjata të ngushta ngjyrë të blertë dhe me gjilpëra nëpër buzë të tyre, ndërsa lulet i ka të verdha.
Shumë i përngjanë kaktuseve. Kjo bimë në vete përmbanë rreth 200 përbërës aktiv në formë të lëngu apo zheleje.
Geli (zheleja) përfitohet nga pjesa e brendshme e gjethes dhe i përngjanë një përzierjeje të dendur zhelatinore. Përbërës tjetër i bimës është lëngu i idhët i verdhë që ndodhet në lëvoret e gjetheve të aloës dhe ka efekt laksativ.
Hulumtimet shkencore kanë treguar se kjo bimë poashtu në vete përmbanë edhe shumë lloje të vitamineve si: kompleksin e vitamins B, A, C dhe E. Nga mineralet këtu bëjnë pjesë: zinku, magneziumi, bakri, kalciumi, hekuri etj. Është e pasur edhe me aminoacide dhe karbohidrate. Prandaj kjo bimë logaritet si produkt dietetik-ushqimor. Janë të njohura më se 300 lloje të kultivuara të kësaj bime në Afrikë. Llojet e ndryshme të bimës Aloa, kanë koncentrim të ndryshëm të materieve mjekuese.

Emri i kësaj bime vje nga fjala arabe e cila fjalë e përshkruan materien e lëngët të idhët ngjyrë të çeltë të trendafiltë. Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksionevet të ndryshme.
Përdorimi i bimës Aloa Vera në kohëra antike me sukses ka zgjidhur problemet e ndryshme të sëmundjes së lëkurës si dhe ka qenë shumë e dobishme si laksativ. Spanjolët e kanë bartur njohurinë për këtë bimë në perëndim. Madje një legjendë thotë se Aleksandri i Madh e ka pushtuar një ishull në Oqeanin Indian, ishullin Sokotra, për shkak se aty ndodhej plantazhi më i madh i bimës Aloa, e cila në mënyrë mrekullibërëse kishte mjekuar plagët e ushtarëve të tij. Vend të rëndësishëm kjo bimë kishte zënë edhe në Mjekësinë kineze. Mjekësia tradicionale indiane këtë po ashtu e ka përdorur si laksativ, anihelmintik, kundër hemorroideve dhe për qetësim të mestruacioneve me dhimbje etj. Me gelin e kësaj bime Arapët kanë mjekuar kokëdhimbjen, plagët ethet ...
Kulminacionin e popullaritetit në SHBA, Aloa e ariti në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar. Banuesit e atjeshëm e vërejtën efektin mrekullibërës të saj dhe mundësinë e gjerë të përdorimit.
Sot biologjikisht Aloa kultivohet në Afrikën jugore dhe në Amerikë. Ajo po ashtu kultivohet në masë të vogël gjithkund në botë përveq në shkretëtira. Janë të njohura disa plantazhe të Aloas në Teksas. Për ta arritur pjekurinë e vet, bimës Aloa Vera i duhen 4 vite, ndërsa gjatësia e jetës së kësaj bime është 12 vjetë. Pesha e gjethes së pjekur është 1.5 kg. Gjethet e saj duhet mbledhur me dorë.

Janë të njohura dy lloje të aplikimit të kësaj bime në shëndetësi: për përdorim lokal dhe për përdorim peroral. Lëngjet dhe gelli i kësaj bime janë pjesë përbërëse të kremave dhe losioneve për lëkurë që veprojnë kundër kallove, e sidomos çregullimeve të lëkurës të shkaktuara nga rrezatimet, e cila i regjeneron pjesët e lëkurës së dëmtuar dhe qetëson dhimbjet, vepron si qetësues dhe ftohë lëkurën. Gelli i fituar nga kjo bime ka veprim kundër rrudhave ngjashëm sikurse edhe derivatet e vitaminës A. Si prodhim natyror, Gelli nga kjo bimë e arinë pastërtinë 90%, dhe është shumë i efektshëm në puqërza etj. Lëkura e thatë dhe e dehidruar e pëlcitur thjeshtë "e adhuronë" këtë gel. Përparësia e saj është se nuk është i yndyrshëm dhe nuk përlyen robet. Në kozmetikë ky gel përdoret edhe për mirëmbajtje të lëkurës normale.
Për përdorim peroral përdoret në formë lëngjesh, tabletash dhe po ashtu në formë gelli. Nga disa produkte të aloës largohet aloina e cila është laksativ dhe nuk preferohet t'i jepet fëmijëve më të rinjë se 12 vjetë, shtatzënave, dhe lehonave.
Prodhimet nga aloa, nuk logariten si barëra po si produkte ushqyese - dietetike, mirëpo megjithkëtë ato rregullojnë gjendjen e çrreguluar të organizmit.
Si burim natyral i vitamineve, karbohidrateve dhe enzimeve preferohet për gjithë ata që mjekohen pas operacioneve të ndryshme, pastaj te lodhjet pranverore, çrregullimet e jashtëqitjes etj. Para se të vendosim që t'i hjekim qafe hemoroidet me skalpel, mund ta aplikojmë aloën në mënyrë lokale për mjekimin e tyre.
Edhe veprimi i saj baktericid, fungicid apo virusal nuk është i dyshimtë. Me këtë bimë me sukses mund të rritet imuniteti i organizmit dhe të forcohen mekanizmat e saj mbrojtës.
Është interesante edhe studimi mbi aloën dhe ndikimi i daj nëpakësimin e nivelin të sheqerit në g jak. Mirëpo te ata që tashmë përdorin barëra kundër sheqerit në gjak, nuk preferohet përdorimi i kësaj bime ngase menjëherë mund ta pakësoj krejt sheqerin në gjak! Prandaj nëse tashmë përdoret kjo bimë për qëllime të pakësimit të sheqerit, duhet njoftuar mjekun që ta kontrolloj sasinë e sheqerit në gjak sa më shpesh.
Përveq tjerash aloa është edhe bimë dekorative e shumë shtëpive. Kultivohet edhe te ne si bimë e dhomës, ndërsa të dashuruarit aloan e shohin si pastrues të energjisë së keq.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:29 am

Kopra e rëndomtë - Foeniculum Vulgare (Mill.)



Foshnjeve të posalindura iu jipet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjen në muajt e para të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Në trevat tona kjo bimë njihet edhe me këto emra: maraq, nedër, marackë, etj.(sipas fj. etnobotanik të shqipes-Sh. Sejdiu)
Është bimë aromatike. Kultivohet në tërë botën. Përdoret në radhë të parë si mëlmesë. Në mjekësinë popullore njihet kudo në botë qindra vjet më parë. Gjethet i ka fijore me degëzime, të gjata dhe me aromë karakteristike për këtë bimë. Rritet në lartësi prej disa dhjetëra centimetra deri në dy metra. Lulet e koprës së rëndomtë janë me ngjyrë të verdhë në të portokalltë, të imta, të përbëra me kurorë nga 5 petale, e në kupën e së cilës i hasim 5 thekë dhe 2 pistila. Fryti është në formë vezake e cila në gjendje të freskët ndahet në dy gjysmë fryte. Në mjekësinë popullore përdoret kryesisht fryti i tharë i koprës së rëndomtë (Fructus Foeniculi).
Vet aroma e fortë karakteristike e bimës tregon se sa është e pasur me vajëra eterike. Bima në fjalë përdoret si diuretik (ndikon në veshkë dhe rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, njëherit dhe pastrim të organizmit nga helmet dhe toksinet përmes urinimit), stimulues i qarkullimit të gjakut, ndihmon në tretjen e ushqimit (antidipepsik), i largon dhembjet dhe shtangimet në organet e tretjes, rrit oreksin, përdoret si kundërinflamator. Vaji eterik i kësaj bime është shumë i përshtatshëm për qetësimin e dhembjeve në lukth, për mjekimin e mukozës së traktit të jashtëqitjes. Foshnjeve të posalindura iu jipet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjen në muajt e para të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit. Sidomos është e përshtatshme për lehonat që nuk kanë sasi të duhura të qumështit për foshnjen. Me rëndësi është të ceket se bima në fjalë, përmes qumështit të nënës, ndikon pozitivisht në shëndetin e foshnjes. Me përdorimin së rëndomtë bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë, veshkëve, fshikëzës së urinës si dhe rrugëve tjera urinare. Me sukses, duke iu falenderuar bimës në fjalë, mund të luftohet guri në veshkë, fshikëz të urinës etj. Bima kryesisht përdoret si infuz, çaj apo si tinkturë. Të gjithë lexuesit që dëshirojnë t 'ia besojnë shëndetin e tyre bimëve mjekuese mund të shkruajnë në adresën e redaksisë, e ne do të mundohemi që përmes këshillave a mënyrave tjeratë mundshme, t 'ju dalim në ndihmë.
Bimët në shërbim të bukurisë
Pastrimi i fytyrës :
Merren 20 (njëzet) gram lule bliri, 40 (katërdhjetë) gram kamomile, 10 (dhjetë) ml. alkool 96% si dhe 500 ml. ujë. Përgatiten si çaje. Me lëngun e fituar pastrohet fytyra.

Kthimi i freskisë së lëkurës:
Merni 30 (tridhjetë) gram trumëz (thymus serpyllum L.), 15 (pesëmbëdhjetë) gram kamomile, 5 (pesë) gram kalendulë mjekësore (Calendula Officinalis), 400 ml. ujë. Të përgatitet si infuz (me ujë valë) dhe të shpërlahet lëkura.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:30 am

Trumëza ( Thymus serpyllum L.)



Trumëza, (Thymus serpyllum L. , çaj i egër, Lulë çaji), është bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre, kërcellin e ka të gjatë me bazë drunore të shtrirë. Në të zhvillohen rrënjët adventive dhe në maje mbaron me fletë rozete (të dekoruara). Ka lartësi deri në 30 cm. Degët me lule janë me gjatësi 4-7 cm dhe zhvillohen për së gjati me kërcellin të mbuluara me qime, fletët i ka të imta me madhësi 0.5-1.5 cm dhe gjerësi deri 6 mm dhe lule të përbëra me madhësi deri në 5 mm me qime dybuzore, ka mbajtëse të vogël dhe janë të shoqëruar në lulëza para majës së kërcellit. Lulet lulëzojnë gjatë gjithë verës. E gjithë bima është me shumë erë aromatike dhe me shije të këndshme, sidomos kur të fërkohet. Rritet në vende të thata me diell dhe në livadhe.

Mbledhja, tharja dhe ruajtja

Varësisht nga mënyra e mbledhjes, tharjes, ruajtjes dhe paketimit, varet edhe roli i saj veprues. Në qoftë se njëra nga këto, nuk bëhet në mënyrë të drejtë, atëherë edhe efekti i saj do të jetë i dobët ose do të mungojë fare, për arsye se substancat të cilat i përmban kjo bimë mjekuese janë shumë të paqëndrueshme dhe nga pakujdesia mund të eleminohen. Kjo edhe është një arsye shumë e madhe që shumica ankohen se çaji i egër nuk ka pasur efekt.
Mbledhja duhet të bëhet para dite kur nuk ka lagështi, në kohë të nxehtë dhe me diell. Nuk duhet të mblidhen në thasë, por në shporta. Bima nuk bën të shkulet për arsye se ajo zhduket dhe në anën tjetër fitohet drogë e dobët. Mund të prehet ose shkurtohet me brisk ose me gërshërë të mprehta vetëm pjesa e sipërme e degëzave me gjethe dhe me lule.

Tharja - pas mbledhjes duhet të bëhet menjëherë në shtresë të hollë, me rrymim ajri, në hije. Tharja më e mirë bëhet në tertore, mirëpo duhet të llogaritet që temperatura të mos kalojë mbi 40 C.

Ruajtja - droga e mbledhur dhe e tharë mirë duhet të ruhet e paketuar në kartuça të trashë dhe në vende të thata pa lagështi.
Përbërja - droga përmban deri 1% vaj eterik, taninë, përbërës të idhët, rrëshirë etj.

Vaji eterik i Luleçajit përmban: timol dhe karvakrol. Përbërësit e tjerë janë: timol, metil, etër, cineol, linalol dhe terpene të tjera. Përbërësi kryesor i vajit eterik të Luleçajit është cimeni.

Përdorimi: është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik.
Te ne është përdorur si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave. Sidomos rëndësi të madhe ka kur vaji etrik i cili fitohet me anë të ekstrakimit përdoret kundër kollit. Te ne çaji i egër përgatitet në mënyrë të gabuar, sepse bashkë me ujin e lëmë të vlojë edhe çaji. Mënyra e drejtë e përgatitjes është: merret një lugë e mbushur mirë me çaj, uji së pari të vlohet, e pastaj qitet çaji dhe mbulohet në mënyrë që të mos avullohen substacat avulluese, lihet të qëndrojë 2 orë.
Substancat mjekuese ndodhen kryesisht në gjethe të lules, kështu që parapëlqehet që të mblidhen vetëm lulet dhe gjethet, të cilat duhet të paketohen dhe të mbyllen mirë për të penguar largimin e materieve avulluese. Kjo bimë është shumë e mirë kundër barkqitjes, për arsye se ka sasi të konsiderueshme të tanineve. Eshtë edhe konservans i mirë për shkak të përmbatjes së materieve me aromë, jepet edhe kundër parazitëve të kuq, sidomos te fëmijët kundër skrrajave.
Çaji i egër si edhe temjani, kanë veprim në pastrimin e sekretit nga organet për frymëmarrje, për këtë është shumë e rëndësishme te sekretet e tepërta në organet për frymëmarje, te kalljet e mushkërive, kollitjet, katari bronkial etj.
Me rëndësi të veçantë është edhe te sëmundjet e lukthit dhe nervave, sidomos zvogëlon shtangimet e lukthit si edhe pagjumësinë.
Skrupfuloza, zbehtësia dhe pagjakësia, janë veprime të tjera mjekuese.

Për ftohje te fëmijët

Rp/
50 gr çaj i egër
20 gr plantago lancelota
20 gjethe drosera rotundifolia
20 rrënjë glycyrrhiza glabra

Nga kjo përzierje merret një lugë çaj për një gotë çaj dhe pihet me përtypje dy "sola" në ditë, të ëmbëlsuara me mjaltë.


Për pagjakësi

Rp/
50 gr çaj i egër
50 ithë

Përgatitet - një lugë e kësaj përzierje për një gotë çaj dhe pijet dy deri tri gota në ditë të ëmbëlsuara me mjaltë.
Çaji nuk duhet të zihet, por duhet të pregatitet me ujë të vluar dhe të mbylluar mirë, në mënyrë që të mos eleminohen materiet avulluese të cilat kanë rolin veprues.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:30 am

Këputja e arave - Equisetum arvense



Është e pasur edhe me vitaminën C dhe me shumë minerale të tjera. Në disa vende (Japoni, Rusi, etj), kërcejtë fertilë (të padegëzuar) përdoren për ushqim si perime. Që nga kohët më të hershme, kërcejtë sterilë të kësaj bime përdoreshin në mjekësi kundër shumë sëmundjeve.

I takon familjes primitive të bimëve (Equisetaceae), të cilat para më se një milionë vjetëve e kanë mbuluar Tokën . Ekzistojnë shumë lloje të Equisetum-it, por Equisetum arvense është më e përhapura .
Në gjuhën shqipe, sipas librit "Fjalorthi etnobotanik i shqipes" të autorit Shefki Sejdiu, kjo bimë njihet edhe me këto emra: bar' i idht, barimagari, barkali, bishtmini, piskatore, hormoç, gdhê i egër, cpirrak, thekç, grrêth, kândër, bargjan, hjekës, hjekës arash, nieskë, këputje, bishtkali, kripë, krips, kripth, kripëz, vgje, vgjedhë, çibuk, krizëm, bar i ashpër, bar sermajë, bar paresh etj.
Kërcelli i kësaj bime është i drejtë, me gjethe të shumta e të holla, të vendosura rreth boshtit të kërcellit. Për këtë dhe quhet barkali (sikur bishti i kalit). Është bimë shumëvjeçare dhe ka rizomin i cili depërton thellë në tokë. Bima ka dy lloje të kërcellit: atë sterile dhe atë fertile. Kërcelli fertil lajmërohet në pranverë para atij steril dhe është i padegëzuar, i gjatë rreth 10-30 cm, dhe në të ka spore. Pas shpërndarjes së sporeve, bima fertile (e plleshme) thahet dhe paraqitet bima e rrjepur sterile, që ka degëza. Kjo bimë rritet prej 50 - 60 cm. Këputja e arave mund të haset në vende të braktisura, kryesisht me lagështi, pastaj pranë hekurudhave, lumenjve, nëpër livadhe, e ndonjëherë edhe nëpër pyje e vende kodrinore. Kjo bimë është e përhapur në tërë Evropën, në Azi dhe Amerikë Veriore. Trungjet sterile të këputjes së arave mblidhen që nga mesi deri në fund të stinës së verës dhe përdoren për mjekime fitoterapeutike. Nëpër barnatore kjo bimë gjendet në shitje me emrin Equiseti herba.
Këputja e arave në vete përmban sasi të konsiderueshme të siliciumit, i cili ndodhet në formë të kristaleve në bimën e terur, dhe atë në sasi gjer në 10 %. Përveç kësaj, në vete përmban edhe saponine, flavoide, alkaloide, materie të idhëta, sterole, kalium, kalcium, natrium, sulfur, tanine, pektin, karotinoide. Është e pasur edhe me vitaminën C dhe me shumë minerale të tjera. Në disa vende (Japoni, Rusi, etj), kërcejtë fertilë (të padegëzuar) përdoren për ushqim si perime. Që nga kohët më të hershme, kërcejtë sterilë të kësaj bime përdoreshin në mjekësi kundër shumë sëmundjeve.

Veprimi: Këputja e arave në organizëm vepron si hemostatik (ndalon rrjedhjen e gjakut), si adstringent (mjet me veprim rrudhës), si diuretik (shkakton urinimin e shpeshtë dhe ndihmon në punën e veshkëve dhe rrugëve urinare), si depurgativ, si bar pulmonal, si anti inflamator, etj.
Përdorimi: Efekti primar dhe i rëndësishëm i kësaj bime është antihemorragjik (pengon dhe ndalon gjakderdhjen), duke ndikuar si lokalisht, ashtu edhe sistematikisht. Klinikisht është vërtetuar se marrja e lëngut të kësaj bime nxit koagulimin (mpiksjen) e gjakut, prandaj përdorimi lokal dhe i jashtëm i bimës së imtësuar, është edhe zëvendësim i suksesëm për aplikimin e inxheksioneve lokale në këto raste për qëllim të pengimit të gjakderdhjes.
Këputja e arave kryesisht aplikohet te plagët e hapura të cilat vështirë shërohen.
Përdorimin e suksesëm të kësaj bime në trajtimin e gjakut dhe të urinës, më së miri e tregon prania e acidit të strallit. Bima në fjalë kryesisht përdoret për mjekimin e sëmundjeve të hundës, veshit, fytit, mushkërive, për mjekimin e gjakut në urinë, gjakderdhjeve ekscesive nga mitra (uterusi), të dismenoresë (menstruacioneve me dhembje), etj. Është interesante se këtë bimë kinezët e përdorin kundër dizenterisë. Për shkak të sinergjisë së principeve të saja aktive, kjo bimë me sukses përdoret edhe te sëmundjet e traktit urogjenital, te cistitisi, prostatitisi, uretritisi, enurezioni, inkantinenca urinare, hipertrofia e prostatës. Në këto raste të përmendura tregon efekte të mrekullueshme. Ndërsa aktiviteti i këputjes së arave në sistemin urogjenital rrumbullakësohet me veprimin diuretik të saj me ç'rast ndikon në thyerjen e gurit urinar.
Këputja e arave është edhe agjens i rëndësishëm anti inflamator. Ajo rritë popullacionin (sasinë) e leukociteve, të cilat kanë për detyrë t'i largojnë nga organizmi qelizat e vdekura, bakteriet dhe ndytësirat tjera, duke penguar në këtë mënyrë burimin e kallove dhe çrregullimeve të tjera.
Acidi i strallit nga kjo bimë është i njohur për atë se e përforcon dhe e shëron indin e mushkërive. Për këtë arsye qysh edhe në kohët e hershme e kanë përdorur këputjen e arave kundër TBC-së (tuberkulozit).
Equisetum arvense është edhe depurgativ i mirë, dhe shpesh përdoret kundër sëmundjeve lëkurore dhe atyre reumatike. Nga organizmi, ky bar me sukses i largon ca helme dhe materie të quajtura metale të rënda. Nëse bimën e përdorim per or (gojarisht, duke e kapërdirë me ujë), poashtu edhe kur përdoret lokalisht, tregohet si hemostatik i mrekullueshëm. Me rëndësi është të përmendet se substancat që kjo bimë i përmban nuk janë të tipit vazokonstriktor (nuk i ngushtojnë enët e gjakut), e me këtë nënkuptohet se nuk ndikon në shtypjen e gjakut. Poashtu me sukses përdoret edhe te rastet e edemave hormonale dhe metabolike, te bronhitisi dhe sëmundjet e mushkërive.

Dozimi dhe përdorimi: Merren 1 - 4 (një deri katër) gram bimë të tharë, përgatitet si dekokt dhe pihet tre herë në ditë. (Dekoktet janë ekstrakte ujore të bimëve për përdorim të brendshëm, që përgatiten duke e zbutur drogën bimore në ujë të ftohtë dhe pastaj së bashku zihen rreth 30 minuta, kullohen dhe ftohen.)
Me sukses përdoret edhe tinktura e këputjes së arave, duke marë tre (3) herë në ditë nga 20 - 30 (njëzet - tridhjetë) pika.
Poashtu mund të përdoret edhe në këtë mënyrë: Merret një lugë kafeje bimë e tharë dhe e imtësuar, tretet në pak ujë dhe pihet para buke tre herë në ditë.
Vërejtje: Nuk guxon të tejkalohet doza terapeutike, ngase mund të shfaqen helmimet me këtë bimë. Simptomet e helmimit me këtë bimë, të cilat paraqiten disa orë pas marrjes së drogës bimore në organizëm janë: rritja e të rrahurave të pulsit, frymëmarrja e vështirësuar, diarrea (barkçitjet), etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:32 am

Kamomili - Matricaria chamomilla L.



KamomiliNë fjalorin etnobotanik të Shefki Sejdiut, për këtë bimë gjetëm emërtimet e shumta nëpër viset e ndryshme të banuara me shqiptarë. Ndër emërtimet janë edhe: kamomil, maraqe, lule e bardhë, lulë e sariht, pupak, lulë kapuçi, lulëkthince, lulë e barkut, lulë e çenit, lulë e qenit, lulë e Shingjergjit, kopër mace etj.
Kamomili është bimë njëvjeçare e gjelbër, me rrënjë të degëzuara, të thepëta e të holla. Kërcellin e ka të hollë, të drejtë e të gjatë gjer më 60 cm, zakonisht të degëzuar. Gjethet i ka pejëzore dhe puplore, 2-3 herë në segmente të thepisura të ndara. Lulet janë të imëta, të grumbulluara në lulesë në formë gjysmëtopi, me ngjyrë të verdhë, të rrethuara përreth me petale të bardhë, të lakuara nga poshtë. Fryti i kamomilit është arrëz e imët. Zakonisht lulëzon prej muajit V-IX.
Në mjekësi dhe mjekësi popullore përdoren lulesat e kamomilit të njohura me emrin mjekësor Flores Chamomillae vulgaris. Këto lulesa thahen nën hije dhe në vend me qarkullim të ajrit dhe më pastaj përdoren në formë infuzi, çaji, tinkture, vaji, etj., kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, poashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jasht dhe brenda, kundër hemorroideve (si banjo ujore e kamomilit), te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve, etj. Pra, siç po e vëreni, kamomili ka veprim të gjerë dhe njihet si njëra nga bimët më mjekuese dhe ndër të parat që e ka përdorur njeriu. Poashtu përdoret edhe si pluhur, në formë kompresash, për banjo nga kamomili, etj. Kamomili nuk bën të zihet, por çaji i saj përgatitet kur me 300 ml. ujë të valë përvëlojmë 2 lugë çaji kamomil. Lëngu i tillë qëndron 15 minuta, pastaj kullohet dhe pihet. Për banjo te hemorroidet apo te sekrecioni i organeve gjenitale, përdoren 100 gr. kamomil, përvëlohen me 1 litër ujë valë. Pastaj kullohet pas 20 minutash dhe lëngu i verdhë i fituar përzihet me 30 litra ujë të nxehtë, ku i sëmuri ulet dhe bën banjo. Për pastrimin e lëkurës së fytyrës nga miteseret, puçrrat dhe pengesat tjera të lëkurës përdoret kjo këshillë: në 500 ml ujë valë vendosim 20 gr. kamomil dhe 10 gr. lule bliri. Mbyllet ena për 1 - 2 minuta me kapak, pastaj hapet dhe vendoset fytyra mbi enë që ta godet avulli mjekues. Që të mos ikë avulli anash, bëreni një peshkir rrotull dhe vendoseni në mes të enës dhe fytyrës. Gjersa të ketë avull, mbahet fytyra. Kjo të përsëritet 1 herë në javë

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:32 am

Makthi i egër - Hypericum perforatum L.



Është bimë shumëvjeçare e degëzuar, e cila rritet në lartësi 20-100 cm. Gjethet e kësaj bime janë vezake, gjatore dhe lineare me plot pikëza në sipërfaqe, që nëse shikohen në burim të dritës duken sikur të jenë vrima apo perforacione. Nga kjo dhe ka marë emrin "perforatum". Këto pika në të vërtetë janë vrima të mbushura me vaj eterik të bimës. Lulet e këskaj bime kanë ngjyrë të verdhë, me pesë petale poashtu të mbushura me pikëza transluente sikurse edhe gjethet. Farat e kësaj bime kanë ngjyrë të zezë apo të errët. Është e përhapur në tërë Evropën, në Azi, prej nga është përndarë në tërë botën. Lulëzon prej muajit qershor gjer në gusht, dhe kryesisht i hasim gati kudo: në livadhe, në vende të hapura e të thata, rreth rrugëve, pranë pyjeve etj. Në trevat e banuara me shqiptarë njihet me emrat: Lulebasani, kantarion i verdhë, granabutë, mokth, mokth i egër, makth i egër, çajmali, çajbjeshke, çaj i egër, bar'i majasilit, etj. Në fitoterapi dhe mjekësinë popullore ka përdorim të gjerë. Kryesisht përdoret e tërë bima (lat. herba hyperici) si dhe vaji i tij (lat. oleum hyperici).
Makthi i egër përmban pigmentin e kuq të rrëshirës (hipericiumin), vajra eterike, karotine, materie të idhëta, flavoide etj. Ka veprim relaksues, timoleptik, hepatik, është bar antiinflamator. Siç shihet edhe nga emërtimi, përdoret në mjekësinë popullore për ndaljen e rrjedhjes së gjakut, kundër diarresë e dizenterisë, kundër tuberkulozit, si qetësues i dhembjeve të zorrëve dhe lukthit, kokës, kundër gurit në mëlçinë e zezë etj. Kjo bimë ka një valencë të lartë terapeutike, dhe është e njohur në tërë Evropën për veti mjekuese që nga kohët më të hershme, sidomos si relaksues i shkëlqyeshëm për shumë raste ku ekzistojnë presionet psikike, si pagjumësia, diarreja, epilepsia, urinimi në shtrat, shtrëngimet në stomak, psikozat etj. Me sukses përdoret edhe te neuralgjitë, ishijasi, ngase ka edhe aftësi analgjetike. Përdoret edhe në rastet e neurastenive dhe herpes zosteri (zona, zjarri i natës - sëmundje viroze e lëkurës). Rregullon rrjedhën e gjakut në inde, pengest në jashtëçitje, ka veprim mjekues te të gjitha kalljet e mëshikëzës së traktit digjestiv, te ulceracionet peptike, te hiatus hernie, gastritisi. Përpos veprimeve adstrigente, analgjetike relaksative, antiseptike dhe regjeneruese, është edhe hepatik i fortë, dhe me sukses përdoret te problemet me funksionin e mëlqisë dhe qeses së vrerit. Në formë vaji, makthit përdoret kundër kalljeve, djegieve dhe plagëve. Poashtu ka veprim të suksesshëm te stimulimi i rrjedhës së gjakut dhe te neurozat gjatë menopauzës.
Bima përdoret kryesisht në formë tinkture, si infuz. Për infuz përdoret një lugë gjelle bimë e tharë dhe e grimcuar në 250 ml ujë valë. Mbulohet ena për 15 munuta, pastaj kullohet dhe pihet 3 herë në ditë infuzi. Tinktura përgatitet duke përzier në 200 ml alkool 60%, 3 lugë gjelle të bimës. Pas 15 ditëve kullohet dhe merren 3 herë në ditë nga 25-40 pika në gjysmë gote ujë.
Vaji i makthit përfitohet duke vendosur në 500 ml vaj, 7 lugë bime të imtësuar. Lihet të qëndrojë 10-15 ditë. Me këtë vaj lyhet plaga, vendi i djegur etj.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:33 am

Mendra - Mentha piperita L.



Është mjaftë e përhapur në natyrë. Në trevat tona, sipas fjalorit etnobotanik të shqipes - (Shefki Sejdiu), njihet me emrin: mendër, serjushë, hith i butë, hith i egër, bar qeni, nenexhik, najazmë, dhijazmë, dhizmë, menderz, nane, mendër e butë etj. Në kuadër të llojit Mentha, dallojmë mendrën shtëpiake, mendrën e egër, mendrën e kënetave, mendrën e arrave etj.
Mendra shtëpiake (Mentha piperita L.) është bimë shumëvjeçare me rizome të zhvilluara. rritet në lartësi prej 30 deri në 150 cm. Gjethet e saja kanë formën vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. karakterizohet për nga aroma e mentollit, për këtë dhe kultivohet nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është tejet i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhet mbledhur para se të lulëzojë, përdoret si spazmolitik (kundër gërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj. Gjethet e saja janë përbërës të shumë preparateve dhe çajeve në farmakologji. Në formë çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhembjesve të stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, etj. Lulëzon në muajt korrik-nëntor. Çajin nga kjo bimë mund ta merrni të gatshëm edhe nëpër barnatore dhe shitore tjera.
Për dallim nga Mendra e butë, Mendra e egër rritet në vende me lagështi. Gjethet i ka më të holla dhe më të gjata. Lulëzon gjatë muajve korrik-gusht. Përdoret ngjashëm sikur mendra e butë.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bimet mjekuse

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Mar 13, 2011 1:35 am

Luleshurdha - Taraxacum officinale (ne gjuhen popullore PIPILIAT)



(Jan shume te dobishme mun te perfitohen shume gjera ede per ushqim po edhe ne mjeksi per lytha mundeni mi perdor jau hek >e kpusni trupin dikun edhe me ata qumshtin e saj e prekni lythen per 1 jav dite edhe ka ma ju hek)



Është bimë shumëvjeçare, nga kërcelli i sëcilës, nëse e prejmë, del një lëngë i bardhë qumështor, me shije të idhët në të ëmbël. Bimën mund ta gjejmë në gjatësi deri në 40 cm. Kjo bimë është e njohur gati për të gjithë, prandaj, gati pothuajse nuk nevojitet edhe ta përshkruajm. I takon familjes Compositae (Asteraceae). Rrënjët i ka të trasha dhe boshtore, me ngjyrë të verdhë dhe të kaftë, të futura thellë në dhe, e që riten gjer në 50 cm. Luleshurdha gjethet i ka karakteristike, të çara, dhe të radhitura në formë rozete, nga qendrae së cilave del një trugëz në formë gypi, e që në maje mbanë lulesën e cila në vete përmbanë mbi 200 lulëza hermafrodite. Lulesat janë me ngjyrë të verdhë dhe e arrijnë diametrin deri në 4 cm. Lulet e kësaj bime, në kohët me shi si dhe natën mbyllen. Kjo bimë lulëzon gjatë tërë vitit, e kryesisht gjat muajve prill-tetor. Prejardhjen e ka nga Azia qendrore, ndërsa sot mund ta gjejmë kudo në botë. Është e përhapur në vende me lagështi, në livadhe, buzë rrugëve, në vende të pasura me materie ushqyese etj. Është bimë tejet adaptabile. Në fitoterapi përdoren gjethet (Taraxaci folia), rrënja (Taraxaci radix) dhe lulet (flos).
Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitamin C, dhe mblidhen kur janë të reja. Pastaj ato po ashtu janë të pasura me kripën natyrore (28%) e cila i neutralizon thartësirat dhe e bën pastrimin e gjakut, prandaj dhe në shumë vende përdoret si sallatë (Francë, Holandë). Shumë ekspertë botërorë gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallatë) sidomos atyre që vuajnë nga anemia (pagjakësia) ngase sipas tyre anemia është pasojë e mungesës së kripërave që ndodhen në gjethet e kësaj bime. U preferohet edhe atyre që përdorin ushqim dietal. Luleshurdha në vete përmban edhe këto materie: glikozidet e idhëta, supstancat e ngjashme me hormonet (sitosterolin, taraxasterolin, taraxerolin), inulinën, taninet, vitaminën B, C, dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit sidomos në gjethe, karotinoide, proteine, pektinën,holinën etj.
Sipas librit Fitonomia Shqipe e Kosovës të autorit Shefki Sejdiu (Instituti Albanologjik në Prishtinë), kjo bimë shumëkund në vendet shqipfolëse quhet edhe: lulë verigu, tamëlçak i livadheve, tamëlçak i butë, lulë krahoshi, lulëpampure, carme, luleajce, luleshurdhe, luledylli, lulegomari, lule tambli, bartambli etj.

Përdorimi:
Luleshurdha (e tërë bima) përdoret si pjesë përbërese e shumë çajeve për prodhimin e ekstrateve e tinkturave të ndryshme. Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas,aperient i butë, etj. Rrënja e bluar imtë (pasi të thahet) e kësaj bime, e cila mblidhet në pranverë apo në vjeshtë, mund të pihet në vend të kafesë, ka shije të mrekullushme ndërsa ajo që është më me rëndësi, ndikon pozitivisht te sëmundja e reumatizmit, te gjakderdhjet e nsryshme, te sëmundja nervore, pagjumësia, çrregullimet e shpnetkës (lienit), te diabeti (sëmundja e sheqerit). Ndërsa ekstrakti i përgatitur nga rrënja e luleshurdhës përdoret në rastet e çrregullimit të mëlçisë së zezë, rrugëve të tëmblit, për nxitjen e oreksit, për pastrimin e fshikëzës së urinës. Kundër hemoroideve, ekzamave të ndryshme, reumatizmit, sëmundjes së mëlçisë së zezë, çrregullimeve në lukth, gurit në fshikëzës e vrerit (idhëza) etj, përdoret çaji i përgatitur nga bima e thatë.
Natyra, luleshurdhën e ka pasuruar me kripëra të kaliumit tre herë më tepër se bimët tjera të gjelbëra. Përmban rreth 4.28% të kripës së kaliumit, e cila në organizëm mbetet më shumë se që është humbur me diurezë. Si rezultat i kësaj vie gjer te humbja e natriumit, e kjo paraqet rastin e volitshëm, te tensioni i lartë i gjakut, kur akumulimi i fluideve në trupë është e përcjellur me disbalancin e raporteve kalium - natrium, në favor të natriumit. Luleshurdha është bar i mrekullueshëm edhe kundër sëmundje të artritisit, e sidomos jep efekte të mrekullueshme kur të kombinohet me sherpin (Apium Graveolans).
Indianët e Amerikës Veriore, luleshurdhën e kanë përdorur për çrregullimet e lukthit. Në bazë të disa hulumtimeve shkencore që u kryen në Angli nga Paeri, Rutherfordi, Brauningu dhe Vignali, është vërtetuar se kjo bimë jo vetëm që e forcon lukthin, por shumë mirë ndikon edhe në mëlçi si dhe në tajimin e vrerit. Mjeku dhe shkencëtari francez Leklerk theksonte se të sëmurit nga idhëza që kanë konsumuar çajet, infuzin, etj., të kësaj bime për një kohë të caktuara, gjendjen në fshikëzën e vrerit dhe mëlçi e kanë pasur të rregulluar. Në lëngun e rrënjës dhe gjetheve të kësaj bime ndodhet materia Taraksin e cila ndikon si agjens veprues për tajimin e vrerit. Ndërsa në bimën e thatë ndodhet një materie që ndikon në tajimin më të shpejtë të urinës. Pra për rëndësinë e kësaj bime te sëmundjet e "gurëve" është e tepërt të flitet më shumë.
Dr. Brismoure u preferon këtë reçetë të gjithë atyre që vuajnë nga: lukthi, fshikëza e vrerit, mëlçia etj. -Merret 100 g. lëng nga rrënja e freskët e luleshurdhës, 10 g. alkool 90%, 15 g. glicerin dhe 17 g. ujë. Të gjitha këto përzihen së bashku dhe nga kjo përzierje mirren 1-2 lugë në ditë. Nëse nuk mund të siguroni lëng nga rrënja e bimës në fjalë, mund të përdorni edhe ekstraktin e përgatitur nga bima e tharë.
Te sëmundja e mëlqisë, aplikohet me sukses dhe vepron si hepatorestorativ. Po ashtu e stimulon edhe idhëzën dhe është e vlefshme edhe si koleretik. Ja edhe një recetë. Merren 4 - 10 gr. gjethe të thara, dhe përgatiten si infuz. Pihen tre herë në ditë. Po ashtu, 2 - 8 gr. rrënjë të imtësuara, përgatiten si dekokt dhe merren tre herë në ditë. Preferohet edhe përdorimi i gjetheve të freskëta si sallatë, si dhe e rrënjës, të prerë në copëza më të mëdha, dhe fërguarja e saj si kafe.
Tinktura: merret tre herë në ditë nga 30 pika.

Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


Shiko profilin e anëtarit http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi